Montag, 9. September 2013

Fran Tanushi dhe "Ishulli im"

POETI QË IDENTIFIKOHET ME VARGUN,
APO VARGU QË IDENTIFIKON POETIN...

Shkruan Hasan QYQALLA

“Fran Tanushi një ishull, që se dij kur do të bëhet gadishull…!” – Ali Podrimja

Ligjërimi poetik i Fran Tanushit, është fare individuale gjithnjë karshi formës intonative dhe sonore përgjatë vargënimit narrativ. Poeti krijon komunikim të prajshëm përmes karaktereve, personazheve qofshin ato pozitive ose ...
negative, mbase mjshtërisht dhe ne mënyr të stërholluar arrin t’i ndërtoj. Apostrofohet si ndër poetët që preket nga ndjeshmëria përballë situatave, gëzohet, këndon, hidhërohet, qanë, rrebelohet, buçet, mvarësisht prej rrethanave, si reflektim i shprehjes së emocionalitetit. Subjektivizmi i krijimtaris së këtij autori, ka pëmbajtje, ka vlerë duke zhvilluar e pasuruar materialin artistiko – poetik dhe funksionalizimin e konkretes, mbase formëson lidhjen e personazheve, e situatave, e ngjarjeve dhe veprimeve, që janë elemente të domosdoshme drejt krijimtarisë artistike. Poeti, duke u perballë me përditshmërin jetësore, ngjarjet mbreslënëse, qofshin ato të drejtperdrejta apo edhe irreale, arrinë në përputhje me specifikën që ka vargu i tij, t’i transformoj në art. Për njohjen apo studimin e individualitetit poetik, kërkohet medeomoms që të depërtohet në thellësin dhe shtrirjen e artit të tij, të hyhet në laboratorin e krijuesit, që të zbulohen të fshehtat e mjeshtrisë së rrëfimit. Besnikërisht proçedon frymën ideoartistike në krijime, edhe kur imagjinon apo edhe mistifikon në vargjet e tija. Këtu, do parafrazoj poetin tonë të madh (të ndjerin) Ali Podrimja, që kur lexoi vargjet e poetit në fjalë, tha: “Fran Tanushi një ishull, që se dij kur do të bëhet gadishull ”! Specifikë tjetër që hasim tek opusi krijues i poetit Tanushi, është kur autori nuk shpalosë vetëm dukurit që janë të kapshme dhe përceptueshme për të gjithë, por sogjon edhe më tej, sheh veti e cilësi estetike, që i shpëtojnë syrit të njeriut të rendomtë. Ja si do të shprehet Bjelinski, në definimin e artit me filizofin: “Filozofi,- ka thënë ai,- flet me silogjizma, poeti me figura dhe tablo ”!
Akti i krijimtaris poetike të poetit Tanushi, është e përsosur, e pasur , në shtjellim me gjuhën e veçant, figura, metafora, alegoria dhe gjithë parametrat e formësimit të artit të mirëfilltë,që shprehet me forcën emocionuese e herë herë ekspresive. Kjo artin komunikativ të poetit që ka formuar kultin e vet, dhe ushtron ndikim hedonistik, që nënkupton knaqësin e vlerës morale, shpirtërore tek lexuesi gjersa provokon kritikën tonë letrare. Prandaj konkludoj me plot përgjegjësi se Fran Tanushi është Poeti që identifikohet me vargun, apo vargu që identifikon Poetin…

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen