Freitag, 29. April 2016

Vëllamëri poetike - Musa Jupolli § Mentor Thaqi

Mentor Thaqi § Musa Jupolli
Musa Jupolli

" Unë President " !



Unë President i gramatikës shqiptare

"Unë President",
_nuk do të ndërhy në aferat e drejtësisë
_ banoj në shtëpinë e djersës sime
_ e dua Republikën laïke
_ do të investoj në kërkime shkencore
_ do ta respektoj fjalën e lirë të qytetarit
_ pa asnjë dyshim lirinë inividuale
_ Dardania do t'i ketë simbolet e veta
_ Flamurin me të cilin erdhi liria
_ Shqiponjën që flet gjuhën e lindjës sime
*
- shëndetësia
- arsimi
- mbrojtja
- do të jenë më të mirat në botë
_ në shërbim t'Atdheut të një populli me kulturë të lashtë !
"Unë President"
me lotin
me gjakun
me penën time
do ta nënshkruaj Bashkimin kombëtar,
do ti numëroj një nga një lisat, oksigjenin e Atdheut tim,
që ta këndojmë lirshëm Himnin tonë !

P.S.
Të tillë, e me shumë tjera të mira, do ta doja Presidentin e Atdheut tim !
paris, 28,04,2016
_______________________

Mentor Thaqi

LIRIA IME

(E vërteta dhe hija ...)

Liria ime
Pikturë e plotë
Larushi emrash e mbiemrash,
Ngjarje e t' bëra ...
Dramë e vërtetë ... skena tragji-komike !
E quajmë Liri
dhe vetën Ilir
gjatë, gjatë ... s´ishim t´lirë në lirësi !
Liria ime, me gjithë kremtat që bëjmë ,
nuk ka Ditëlindje ,
veq se ka Ri-Lindje,
e dijmë kur na u vra, sa e sa herë
e dijmë kur na u shkel,
na u vodh, na u vol ,
u sha e u përfol ,
sa e sa herë e gjetëm n´Arkivol !
Liria ime mbanë edhe Titull,
e quajmë Feniks,
mbanë edhe kapitull,
herë me prefiks, herë edhe pa te !
Mund ta ndajmë dhe mbajmë me miq ,
por, jo me armiq ,
e me mercenarë ,
edhe më ncëk, e edhe më hiç as hiq !
Liria ime ... është më e mira ,
sepse e njoh vetë më mirë se tjeret ,
e shtrenjtë sa ska më,
e shenjtë hë për hë ,
nuk paguhet ... nuk është mall ankandi publik ,
e as nuk u blehet .
Ajo, ka plagën e hapur ... të pa shëruar ,
plagë që kullon gjak ,
ende përanash e kafshuar ,
ka virusët, bakteriet ...
që ia sulmojnë arteriet !
Liria ime mbanë Djepat,
por edhe i ruan vorret ,
më shumë se oborret !
Liria ... e vërteta apo hija ,
nuk po e dalloj ...
më paska ikur fija... 
Fjala ime , Liria ime !
...

VS., 28 Prill 2016

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen