Donnerstag, 26. Mai 2016

Cikël poetik nga Fahrije Kllokoqi


Fahrije Kllokoqi
Fahrija dhe Poezia,
një binom-jete
Duke ecur me vëmendje në udhët e poezive të Fahrije Krasniqi-Kllokoqit, zbulova vetë-poeten. Ndodhi kështu se poezia e saj ka vërtetësi të sinqertë, ka dashuri dhe mall. Kaq i duhen poetit të krijojë qiellin e vetë-poetik dhe të jetë i lexueshëm… 
      Fahrija i ka shtruar mirë shinat midis trurit dhe zemrës, midis mendimit dhe ndjenjës dhe, në këto shina-krijimi ecën siç do ajo…. 
    Të gjitha poezitë kanë frymëmarrje, nuk u zihet fryma, as në maloret e as në kthesat e forta të jetës, se për to, i zihet fryma-Fahrijes, që ka bërë binjakëzim me poezinë. 
    Nuk shkrova shumë fjalë, për librin poetik “Aromë-burri” se poezitë e bukura dhe me mendim, nuk pranojnë stoli-mendimesh. Po vërejtje ka?-mund të pyes ndonjë lexues. Pa tjetër se ndryshe s’do të kishte më uitdhë-poezia. Ndryshe jeta nuk do e kishte më emrin-jetë dhe poezia nuk do të ishte më poezi…
Thanas Jani,redaktor i librit

ZGJUAR DO TË JEM 
E gjen, sërish, derën hapur dashuri
s’ke nevojë të trokasësh...
Eja, po s'më erdhe vërtet, 
eja në ëndërr...
Je lodhur?
Nuk ke çfarë të më thuash?
S'ke kohë?
Nuk do?
Mbyllur brenda boshllëkun tënd ...
Do torturosh veten nuk do të vish,
ndihesh vetë më mirë ashtu...
të kam lodhur 
fort, duke të dashuruar....
Si përherë, 
të bëj konak në zemrën time
do kesh vend, në shpirtin tim-det...
Zgjuar do të jem,
gjithmonë do të jem zgjuar...

S’E PRISH GJUMIN 
U bëra
këmishë e hënës, 
shtrat i ëndrrës, 
rojë-nate... 
në  këte qytet prej betoni 
dhe ti s’e prish gjumin...
Ulur jam në prag të agut,
thyej gishtërinjtë e heshtjes, 
dhe ti s’e prish gjumin ...

MIRË, A KEQ…
Thonë: flasim shumë,
bëjmë gallatë e zhurmë… 
kemi futur qoftëlargun në shishe,
të pa cipa,
flokëgjata e mendje shkurtëra,
të perdala dhe shtriga,
shumë të liga…
Tërmeteve e tornadove,
emra femrash u dhanë…
thanë e çfarë nuk thanë,
ata, që nga ne kanë dalë!
Mirë, a keq
femra jami, (për dreq),
që në ketë botë sjellim dhe jetë…

QIELLI IM
Qielli im
ma thuaj
me mua çfarë ke?
Herë me diell,
herë me shi,
qielli im
pse më mban mëri?!

DHEMBJE
Serish ha dhembjen, 
s'e kapërdij dot pa lot...
Ëmbëlsirë kam trishtimin,
për kafe helmin,
sa shumë dhimbje 
ka kjo botë...

DHE VJEN NJË DITË
Dhe vjen nje ditë kur rrudhat e ballit
kanë me t’u mbushë 
prej mallit...
E buza jote ka me u ça prej hallit
e shpirti ka me t'u djeg 
prej zjarrit....

EDHE KJO NATË 
Na iku edhe kjo natë,
në heshtje, pa fjalë...
Jemi aq afër e aq largë,  
vetëm malli na mbanë 
të gjallë...

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen