Montag, 20. Juni 2016

Buqetë poetike nga Xheladin Hamza

Xheladin Hamza
KOPSHTI I EDENIT
Në këngët e bilbilit
Shpirtra të dashuruar
Në pranverën e hershme
........................marrin hov...

E unë, takova fatin tim
Tek ecte hap pas hapi
Me këmbë të lodhura
Bash si jeta e ditëve tona...

Përmallshëm e shtrëngova
Në bukurin e syve të tij
Gjeta kopshtin e Edenit!


KËNGË LAMTUMIRËSE

Per ty
Loti qendron
Ne kendin e syrit tim...

Faqes se zbehur
Mengadale rreshqet
Si te ishte pika shiu
Qe ne toke perplaset
Dhe degjohet kercitja e tij
Sikur vale deti...

Eh, shtrengoj shpirtin
Dhe ngrehi dolli
Me goten mbushur
Perplot me helm...

Neper damaret
E gjakut tim
Ai do te kendoje
Kengen me te mire
Lamtumirese...


KËNGË LAMTUMIRËSE

Per ty
Loti qendron
Ne kendin e syrit tim...

Faqes se zbehur
Mengadale rreshqet
Si te ishte pika shiu
Qe ne toke perplaset
Dhe degjohet kercitja e tij
Sikur vale deti...

Eh, shtrengoj shpirtin
Dhe ngrehi dolli
Me goten mbushur
Perplot me helm...

Neper damaret
E gjakut tim
Ai do te kendoje
Kengen me te mire
Lamtumirese...


NASIHAT

Me gjuhë këputur nga gabzherri
Mbi supe të lodhura bartim
Në horizontin e çmendurisë
Hajnat e hajnisë që s’ngopen kurrë...

Mos kërkoni buzëqeshjen time
Mbi këtë kohë të kalbur
Në qelbësirën e saj
Verbërisht në çdo hap shkelim...

Përtej shtatë brigje të thepisur
Drita hyjnore në vaj iku përjetësisht
Ardhmërisë duke ua lënë amanet
Vetëm një nasihat – çrrënjoseni hajnin!


TË PRITA KOHË TË GJATË

Shumë kohë të gjatë të prita
Me gotë ujë të freskët jete...
S’kisha idenë shpirti
Para kohe si rrufeja

Me agun e mëngjesit
Në spektrin e të gjitha ngjyrave
Dhe mëngjesin e ri ty po ta fali...
Tani me shkronja të arta
Po ti ofroj duart e mija
Jeta filloi matjen e kohës...
Unë vrapoj pas mendimeve
Në frikë mos vallë ngatërrohem
Me kocka të thyera e të lodhura...
O ju, ëndrrat e mija
Ndaluni!
Më lëreni të qetë dua të zgjohem
Se në shtëpinë time lindi një foshnje


KUSHTUAR DESHMORIT GEZIM HAMZA

Gërvishte qiellin e murrmë me thonj dragonjsh
Ëndrrat e rrezeve të lirisë për të zbritur kraharorëve të tu
Zemrat e Salihut, Fetijës, Lenhardit e Benjminit
I mbushe si kupën e artë me krenari të përjetshme
Me gjakun tënd të njomë lage këtë Kosovë të bekuar.

Hijet e buzëqeshjeve tua u graviruan mbi pllakë të qytetit
Aty gjithmonë buzëqeshshëm përshëndet njerëz kalimtar
Mbanë shikimin drejt të patrembur e krenar
Zbërthyes dhe lakues në të gjitha rasat e fjalës LIRI
Agoni dhe frikë që dikur edhe nga gjumi në vaj na zgjonte.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen