Freitag, 1. Juli 2016

Nehat Jahiu - Tre poezi


MË THONË...

Më thonë: Gojën ta mbylli në dry,
të mos shkruaj vargje satire në poezi.
Më thonë që të bëhem servil si nuse,
mos të ja prishi qefin në kolltuqe.

Më thonë: Mbylle gojën, o ta mbyllim ne,
nëse me ne edhe ti nuk je.
Më thonë që mos të dëgjojmë,
duke shkruar kritika për rehatin tonë.

Më thonë: mos na ngacmo me poezi,
se vendin e punës do ta ndrrojmë ty,
do ta bëjmë përgatitim ngadal tinzës
do ta bëjmë kurthën ne pas shpinës.

Më thonë që të mbylli gojë me gjithë sy
se për ty nuk ka ende demokraci.
shprehja e lire te ne shitet shtrenjtë,
ta lidhim teneqen në bisht shumë shpejtë.

Më thonë besa edhe… shumëçka tjetër,
rri urtë ti, or mik i jonë i vjetër.
mos na i thuaj gjërat e këqia në sy,
mos kërko tek ne në poltikë të gjeshdrejtësi.



NUK TA FALI...

Unë nuk dua që ta fali asnjëherë,
kur ma qet përpara ate që nuk ka vlerë,
kur më mëshon me thikë pas shpine
e nuk ma jep hakun e më bën‘ hile.

Nuk mundem që ty ta fali kurr.
Pse pas shpine më gjuan me gurë?
Pse më thua se nuk ta bëj me qëllim?
kur më vret  dorën e fsheh, o "trim".

Nuk ta fali njëmijë e njëqind vjetë.
Pse para meje më qet një analfabet,
Pse i jep hajnit aq shumë perparësi
e ma qet para një mashkull orrospi.

Nuk mund ta fali derisa të vdesë.
Pse për një koc më vret në besë,
e me lenë pas hajnit e pas pisit.
E mi shkurton krahët si të lisit.

Këtë nuk mundem kurr ta fali
E si mund të dal para kalit, gomari?

Ti jepësh të paditurit aq shumë vlerë
kur të gjithë dijmë se është një i pavlerë.
Nuk ta fali dhe hiqmu prej meje
se jam lis që nuk përkulem para teje,

Unë nuk dua pa meritë përparësi,
se nuk jam mashull e femër orrospi...




MOJ E MIRA...

Moj e mira, moj ti zeshkanja ime,
që ma dogje zemrën time.
seç ma dogje e ma kalle flakë,
edhe ty bjondinë të shoh ëndër çdo natë.

Moj bjondine, moj ti flokëbardhë,
po të pres në zyre për të ardhë,
eja ti shprishi flokët fije për fije,
të punësoj unë ty pa diplomë e lidhje.

Për këtë zeshkanja ime hiq mos ke dert,
për ty unë ministri do vendosi vet.
Do të punësoj bukuroshe unë ty,
aty pranë meje do të kem o syri i zi.

Të dua si një lule e bukur pranvere.
Sa herë që të na kaploj kjo dashuria,
me çelës do të mbyllet zyra,
perdet do i lëshojmë gjatë verës,
çelësin unë zeshkane do ia vë derës.

Për popull " seç u dogja e seç u treta",
me ty sebashku shpesh unë fjeta
seç po " vuaj shumë për vatan"
në prehër ty zeshkane kur po të kam.

Me ty dua të jem zeshkane për çdo natë
të ham djathë...e rrusht të thatë,
sa për milet e vatan nuk ma ndin fare,
për vete e kam mbushur një thes me pare.

Moj, zeshkane e ti, moj flokëbardhë
po ju pres në zyrë për të më ardhë,
për ju nuk duhet diplomë as lidhje,
vetëm flokët dua të ua shprishi fije për fije.

Unë nuk kam kohë të bëhem patriot,
për vatan e milet të derdhi lotë,
të dua ty zeshkane, bjondinën së bashku me lekun
me ju në zyrë dua ta ha me mish burekun.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen