Dienstag, 20. Dezember 2016

Nehat - Jahiu - Deri ku duhet të hsht intelektuali?!...

Kurr gjat jetës sime nuk kisha besuar se në shumë çështje të rëndsishme për popullin e tij nuk do e ngrit zërin intelektuali dhe nuk do reagoj për shumë çështje që tangojnë në identitetin kombëtar e shoqëror duke mo e lejuar këto çështje me kaq shumë vlerë dhe rëndësi të madhe ti lihen në dorë që për ato të vendosin individ apo grupe njerëzish partiak, sepse intividët partiak vijnë e shkojnë, ndërsa çështjet me vlerë kombëtare mbeten në histori për gjeneratat e reja që vijnë brez pas brezi. Këto gjëra që po na përcjellin vite me radhë neve shqiptarëve këtu në Maqedoni dhe që nuk po marrin një zhjidhje përfundimtare njëherë e përgjithmonë po luhen gati për çdo cikël zgjedhor dhe përsëri shumëçka po mbetet pa zgjidhur duke mbetur vetëm në premtime . Duke qenë dëshmitarë të këtyre ndodhive unë po habitem se ku është zëri i intelektuali t që hesht dhe nuk ngritet asjëherë në përjashtime të disave që duhet vënë dorën në zemër gjithnjë e ngrisin zërin ndaj këtyre dukurive, kurse një numër imadhë kanë mbetur në heshtje dhe i ka kapluar një gjumë dimëror që kursesi nuk po mund të zgjohen nga gjumi dhe ta thonë fjalën e tyre të një intelektuali. A thua vallë pse ndodhë kjo heshtje?!... Ka shumë arsye për ta zgjidhur këtë nyje të lidhur, por edhe kjo është vështirë të thuhet. Jo që është vështirë të thuhet kjo gjë, por është shumë frikë të thuhet. Edhe nëse thuhet edhe ate thuhet me shumë popmpozitet aty ku nuk duhet thënë. Thuhet nëpër çajtore, kafiteri, oda, skuta etj , sepse nëse thuhet në opinion më të gjërë dhe aty ku dëgjojnë erarhia politike ose edhe nëse ata nuk janë aty prezentë dhe fjalë do të përcillen derei tek ata .Vaj halli do të jetë pastaj për këta intelektual ë që nuk do i marrë gjumi tërë natën, sepse u është future frika në palcë për shumë arsye. Nëse kanë ndonjë vend përgjegjës në punën e tyre frikësohen se do ua marrin detyrën që e ushtrojnë dhe vaj halli për ata (ato)  që nuk mendojnë dh ta heqin nga mëndja se vendin e punës që e ka përfituar me diplomën e tyre kurr askush nuk mund të ia marrë, kështu që heshtja e tyre nuk mund të quhet pos interes individual duke e mbyllur gojën para atij interesi që ka peshë kombëtare dhe historike për popullin e tij të cilit i përkasin edhe ata dhe femijet e tyre. Në shumtën e rasteve në shoqërinë tone sidomos në ate që prekin çështje shumë me vlerë dhe me rëndësi të madhe dhe historike përsëri heshtin intelektualët edhe ajo që është më e keqja heshtin intelektualët e profesionit të tyre për të cilët bëhet fjalë dhe nuk guxojnë ta marrin guximin dhe ta thonë fjalëmn e tyre qoftë me gojë nëpër mediume, qoftë me shkrim dhe ta shprehin para opinionit të gjërë. Kjo dukuri e heshtjes ka kapluar që me vite dhe intelektuali hesht dhe vetem hesht për ta thënë mendimin e tij para opinionit dhe nuk e di se kur do të thyhet ky akull i kësaj heshtje dhe të dëgjohet ose të lexohet  zëri i një intelektuali sëpaku në aspektin e tij profesional që do të jetë shumë i dobishëm mu në këtë kohë kur gjërat kanë marrë tatpjetën dhe populli ka mbetur në udhëkryq dhe pret zërin tonë të një intelektuali. Shumë çështje i kemi lënë në duar të disa individve të politikës ditore që fjalën e tyre e thonë vetëm gjatë zgjdhjeve duke bertitur nëpë r tubime partiake edhe ate një numër janë aq të aftë për të na prezentuar platforma dhe zgjithje të llojeve të ndryshme duke e prezentuar vetën si profesionista të të gjitha lëmive. Unë mendoj dhe qëndroj në ate se sot shqiptarëve nuk i mungojnë intelektualë të mirëfilltë gati të të gjitha lëmive dhe me përgjegjësi e them se janë edhe profesionisttë të përsosur në lëmitë e tyre dhe fjala e tyre duhet të dëgjohet, por nuk e di pse nuk e thonë publikisht, kuptohet duke mos i munguar atyre edhe mbeshtetja e te gjithë neve dhe mos të lihen shumë gjëra me peshë shumë të rëndësishme  në duartë e disave që nuk meritojnë  në asnnjë aspekt të marrin guximin dhe të flasin  në emrin e popullit, sepse disa as që meritojnë të thonë një fjalë, sepse ose u mungon dituria ose nuk guxojnë ta shprehin kurrën e kurrës, sepse mbi të gjitha mbrojnë interesin personal e jo ate kombëtar e shoqëror dhe troç e shqip të tillët gjithnjë janë në ankth se mos vallë do e humbin karrigën dhe privilegjet e tyre që i gëzojnë në funksionet e tye, kështë që edhe pse shumë kohë ka kaluar dhe numri i madh i intelektualve nuk e thonë fjalën e tyre publikisht është një dëmë i madh për ne si komb e si shoqëri. Fjalët e disave të ashtuquajtur intelektualë që thuhen dhe bisedohen nëpër çajtore, kafiteri, dhe skuta të ndryshme nuk janë asgjë pos një demagogjie derisa nuk thuhen publikisht për ti dëgjuar poppulli dhe derisa nuk shkruahen për ti lexuar opinion  gjërë. 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen