Mittwoch, 14. Dezember 2016

Nehat Jahiu - O sot,o kurrë duhet të ndodhë një kuvend historik në Sllupçan të komunës së Likovës




Të gjithë liderët e partive politike shqiptare me bashkëpunëtorët e ngushtë të tyre duhet të mbajnë një Kuvend Historik në Sllupçan të komunës së Likovës ku do të vendosin për të ardhmën e shqiptarëve. Nëse do të vendosin që të marrin pjesë në qeverinë e ardhme të Maqedonisë që unë besoj se për momentin duhet të bisedojnë dhe të marrin vendime të përbashkëta dhe ate me pikat e parashtruara ndaj dy partive politike maqedonase siç janë ajo e VMRO-së dhe LSDM-së. Cila nga këto parti politike maqedone do ti pranojnë kushtet e partive shqiptare që do i parashtrojnë , atëherë duhet të pranojnë që të futen bashkarisht me atë parti dhe të formojnë qeverinë e ardhme në Maqedoni. Nëse pala maqedone nuk i pranon kushtet e parashtruara nga pala shqiptare, atëherë shqiptarët nga asnjë parti poltike shqiptare nuk duhet të jetë pjesë e qeeverisë së ardhme me asnjërën nga këto dy parti maqedonase. Unë preferoj që takimi i parë të jetë me partinë maqedone LSDM-së dhe nëse kjo nuk i pranon të gjitha pikat e parashtruar nga shqiptarët, atëherë të fillohet me negociata me partinë e VMRO-së. Çdo pikë e shqiptarëve duhet të parashtrohet në mënyrë të shkruar dhe e nënshkruar nga të gjitha partitë pjesëmarrëse që do pajtohen për ti realizuar këto kushte. Njëherit secili lider pjesëmarrës duhet të hudhë firmën e tij me nëshkrim. Përfaqësuesit shqiptarë duhet ti parashtrojnë të gjitha kërkesat që kanë mbetur gjysmake pa u realizuar dhe të gjitha ato që aspak nuk kanë filluar dhe që është biseduar ndonjëherë për ti realiziar. Pas marrveshjes që do arrihet me cilën do parti maqedone patjetër të gjitha kërkesat që do bien takord për ti realizuar të kumtohen para mediave në një konferncë mediatike për ta njoftuar popullin e tyre. Pse propozoj që ky kuvend ose takim të mbahet në Sllupçan. Këtë propzim e bëj, sepse duhet të bëhet mu në këtë fshat të sakrificës ku pak metra mbi këtë fshat janë " Varrezat e Dëshmorëve të Kombit" të cilët dhanë jetën për çështjen kombëtare dhe amaneti i tyre që nga viti 2001 kur nuk u realizua. Njëherit të parët që do të njoftohen për këtë marrveshje historike që duhen të jenë gjithë ish ushtarët e ish Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare,të plagosurit dhe invalidët e luftës dhe kuptohet familjet e Dëshmorëve të Kombit nga të gjitha trojet dhe nga diaspora shqiptare, bijat dhe bijtë e të cilëve ranë në altarinë e lirisë për liri , komb e atdhe.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen