Donnerstag, 4. Mai 2017

Ramiz Kuqi: Cikël Poetik

RRËSHQASIN

Gishtërinjtë e mi
Si tingujt
Mbi pianon e lodhur
Nga rrëshqasin këto pika shiu
Sonte?
Te Ura e Gurit
Ështe veshur nata
Me fondin e zi?
Në Tiranë
A bie udhëve ndonjë këmbanë?
Rrëshqasin
Si krimbat me një mijë sy!


DEGËZIM
Degëzohu ti lum andej
Rrjedhës së damarëve
Për Evropë
Do te mbetesh
Leckë
Dhimbjen mbi plagë
S'ti shëron asnjë fjalë
Shtrij duart
Në gurrën tënde
Mblidh
Ëndrrat tua e shekujve
Në një varg atdheu!
2017/05/03

Ç 'FRYN

Erë e lehtë e rëndë
Erë me tallaz
Tiranë
Ç'kanë udhët, ç'kanë
Seç duartrokisin fjalë
Zërat
Si tinguj të ngrohtë
Të egër
Ç'fryn moj erë
Erë nga deti
Nga malet
M'i frikëson zogjtë
Qiellin me shi!

KUR ZBRET NATA

Çadrat bien në heshtje
Hëna
Ulet në sofër
Ta gjej udhën e
Mbyllur mes shkronjave
Pa presje e pikes
Kur zbret nata
Grish diellin në Tiranë
Në një libër të pashkruar!


AKP VERË

E mira e detit e bukura pulëbardhë
Të grish sonte buzë bregut të luaj pak me valë
Ta vras ​​tim me pucrra qiellin e zi
T'i mbledh shokët e fjalës në sofër të pi
Pak verë sa gota nuk është thyer në tavernë
Ta deh fjalën kur jashtë oriz mbi shi qyngje
Bonjake është nata pa puthje në varg
Sojnike e heshtur c'më vjen me sonte me detin pulëbardhë llahtari!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen