Montag, 8. Mai 2017

Sadbere Gagica Spahija: Cikël Poetik

NË MËRGIM

Vetëm fjalët flasin
Pa fjalë
E rrokullisen ëndrrat
Si ortek lindi
Netët vijnë pa zë
Ku janë strukur zogjtë ton
E huaja në trotuare?
Mall i fshehur
Në bebëza sysh
Në vargje poeti
Ku jane strukur zogjtë ton?

TË KAM FALUR

Syrin e liqenit të thellë
Shpresat e mia me ëndrra
Diellin në fund të prillit
Rrezet e purpurta e shpirtit
Duart e mia të buta me penë
Vargjet me nota lirike
Një puthje fjale nëpër shkronja dashurie
Gjithçka të kam falur ...

DO TË VIJ

Vendi im i shkronjave të përziera
Kam lënë një rrugë shumë
Që m'i lag ëndrrat nëpër net pa strehë
Aty janë ngujuar germat e lirikës
Që s'i shkul asnjë tufan!

TË KËRKOJ

Nëpër udhëtimet e mia
Nëpër ëndrrat e hutimit
Kur s'të shoh o ylber pas shiut
Më thahen damarët e tokës
Që e lashë një ditë
Duke ndezur në kullën me zjarr!

MORA MË VETE

Sytë dhe ti nëpër skronja libri
Emri i trëndafilit me njëqind ngjyra
Një ëndërr më ndjek si hije pas
Nëpër këto rrugë kujtimi bredh
Në strajcë një shumë i madh
Shpirtin e rëndë nëpër neto pa gjumë
Do vij në korrik, do të vij
Si dallëndyshe në shtratin e vjetër
Ta gjej emrin tim strehuar nëpër vargje.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen