Seiten

Montag, 18. November 2013

Poezi e kodit të vetvetes


Shkruan Fadil Curri 
 
  • Edmond Shallvari: "Mos e ndiqni hijen!” (poezi), e.b. “D.I.J.A Poradeci”, Pogradec -S elanik  2008, fq 95
 
    Gjatë një takimi letrarësh para dy vjetësh poeti dhe gazetari mërgimtar nga Shqipëria në Greqi, D. Sh., i shpërndau disa libra të poetit tjetër mërgimtar, bashkëkombësit Edmond Shallvari. Sa herë që më falin libra, më kujtohet thënia e një shkrimtari dhe profesori universitar që kishte thënë ose shkruar diku se ata që më japin libra, mendojnë se ua lexoj. Si për inat të tij, librat e falur i shfletoj dhe, nëse vërej diçka që më ngacmon kërshërinë, i lexoj kryekreje me vëmendje. Kësisoj më ndodhi edhe me poetin Shallvari, librat e të cilit i lashë në leximet e radhës. Si me short, e tërhoqa njërin nga ta, “Mos e ndiqni hijen”.
  Qysh në nismë të këtij shkrimi për librin e Shallvarit vërejta se poeti ka në laboratorin e tij hijen e objektivit objekt, hijen e dikujt real dhe kureshtar për poetin, hijen e vetvetes burimore e identitetore. Nëse e kuptojmë identitetin e krijuesit letrar, këtë herë poetik, si analogji ose sinonim i vetvetes, libri lë të kuptohet se hija e ndjek autorin në shumë dimensione mbarështrimi.
   Përshtypje qendrore që më lanë poesitë, është autori bën hospitimin e hijes së vet, pra vetes përmes dialogut zbërthyes me veten, ia mat e shmat mirësitë e ligësitë dhe është i vendosur që edhe nëse në parajsë dërgohet me të dytat, do të shkojë me veten. Sjell antiteza karakteresh, sikur një ekspozitë që lë lirshëm të pëlqejë të mirën, si del porosia poetike te “I verbëri unë”. Duke ndjekur qëmtimin e hijes, poezia del dëshmi e veçantisë gjenetike, bind se ndryshimi i moshes nuk e zhbën shpirtësinë e identitetit(vetvetes). Karaketri i hijes së vërtetë sheshohet edhe te poezia “Porosia ditarit” dhe tipizimi i poetit-bojaxhi te një tjetër ose i dytësuari i brendajashtë vetes, i veshur me guxim e thjeshtësi të pronarit të hijes, pra vetes. Identifikohet edhe dashuria, si kurrë e tepërt, dëshira e aspiruar nga ajo me përmbyllje fatlume.
   Poezia e Edmond Shallvarit e ka identitetin e vet që prodhon hijen origjinale, qoftë kur merr për zbërthim temat nga e veçantja drejt së përgjithshmes ose anasjelltas. Në letërpoezinë Skenderbeut stigmatizon ikjen nga vetja e derdemenëve, që as hija e fatosit nuk   janë.Skënderbeu është hija e vetes dhe nuk ka nevojë për balada e legjenda, sepse i rrezaton vet ato. Pasojë e mungesës së vetvetes është edhe mungesa e Kosovës së vërtetë, e cila nuk përmendet në poezi, por nënkuptohet me cilësimin e  fatit të saj si më mirë se dje e më keq se nesër, edhe pas pavarësimit të saj më 17 shkurt 2008. Lidhmëria historike e dy frymëzimeve lë të kuptojë se populli, kombi e prijësi i tyre duhet të jenë vetja e përbashkët, jo hija e tij e përdhosur, sikundër na porosit poezia “I dyti Atdhe”. Edhe statuskuoja, që poetikisht duhet të kuptohet si gjendje zombiane(as i gjallë e as i vdekur), nuk është vetja, bile në një poezi duket si kundërvetja, antistatuskuo. Si në të përgjithshmen, ashtu edhe në të veçantën, lirisht mund të themi personalen e autobiografizon, se vetvetja duhet të ruhet me palëkundje edhe kur te shajnë të tjerët, pra të kesh krenarinë e shqiptarit, se nuk duhet tëhuajësohesh me përrallat e Ezopit dhe as me xhyben e Nastradinit. Pra, prore je vetja, e ke hijen tënde të papërdhosur, është nënteksti i poezisë së shumështresuar të Edmond Shallvarit. Shkrimtari  këlthet e fshikullon impinuesit e puthadories e palaçollëkut, të cilët  heshtin edhe kur kanë të drejtë të flasin, pra e heshtin të vërtetën edhe kur duhet sheshuar. Në prizmin e veçantësisë drejt së përgjithshmes, ruajtjes së vetes dhe mbrojtes së saj, është edhe letërpoezia Omar Khajamit, të cilit ia jep të gjitha femrat e botës, pos njërës, në të cilën pushon hija e vet, vetetvetja.
   Në këtë qëmtim të nxituar dhe fragmentar librit “Mos e ndiqni hijen” nuk do të ishte e udhës pa e përmendur edhe një moment psikoletrar, identitetin e krijuesit, vetveten e rtij letrare. Poezia e Shallvarit përshkohet me gjuhë të thjeshtë, herë-herë me burimësi folklorike, tipike për thuktësinë e ëmbëlsinë e toskërishtes popullore. Poezia shpesh pas një enumeracioni, përmbyllet me gjykim karakteri, individi, rrethane e dukurie. Fjala e poetit ka fuqinë narrative pas përshkrimit, e përshkon loja e antitezave të fjalëve, shprehjeve dhe gjendjeve. Sidomos fjalët e përbëra e kompozitat e fundvargjeve të një strofe rimike (ëndërrkryer, zemërrahje, shpirtrrëfyer, skuqjefaqe) te poezia “Atë kohë” krijojnë ritmin emocinal e intelektual që zbojnë monotinë vargëruese te lexuesi, si e vërejmë shpesh me supersimbolikën e pashteg. Identiteti i krijuesit vërehet edhe në stilin kureshtar të poezisë-kronikë, si është ajo për shpërthimin në Gërdec.
   Sipas stilit, metrikës e ndërtimit, poezia e ka identitin shallvarian, e ka fjalën që ngacmon tema, karaktere e dukuri, që shpërfaqen me guximin shprehës dhe bukurinë e fjalës poetike, cilësi që joshin letërsidashësit. Në këtë libër përshkohet poezia me strofa katërvargëshe të rimuara. Kritika, as edhe në këtë libër, nuk e ka thënë fjalën e merituar për vlerat dhe joshjet letrare të Edmond Shallvarit, kodin e fjalës së tij në poezi.

1 Kommentar:

  1. Pasi që isha në një lidhje me të për shtatë vjet, ai u nda nga unë. U përpoqa me të gjitha forcat ta ktheja, por gjithçka ishte kot. Doja shumë që ai të kthehej për shkak të dashurisë që kam për të dhe iu luta me gjithë zemër, i bëra premtime, por ai refuzoi. Kontaktova një magjistar me emrin DR Dawn, i cili mund të më ndihmonte të hidhja një magji për ta rikthyer, por unë jam lloji i personit që nuk besonte kurrë në magji, nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të provoja. I dërgova një email magjistarit dhe ai më tha se nuk kishte problem, se gjithçka do të ishte mirë brenda dy ditësh dhe se ish-partneri im do të kthehej tek unë brenda tre ditësh. Ai e bëri magjinë dhe çuditërisht, ditën e dytë, ishte rreth orës 4:00 pasdite. Ish-partneri im më telefonoi, i zgjidhëm mosmarrëveshjet tona dhe tani jemi të lumtur së bashku. Kushdo që mund të ketë nevojë për ndihmën e një magjistari mund t'i dërgojë email në (dawnacuna314@gmail.com) ose në /WhatsApp në: +2349046229159

    Për magjinë e ribashkimit.
    Për magjinë e shtatzënisë.
    Magjinë fituese të lotarisë.
    Çështjen gjyqësore fituese.
    Bimë për të trajtuar të gjitha llojet e sëmundjeve si,

    HIV AIDS, kancer, herpes dhe më shumë.

    AntwortenLöschen