Alketa Maksuti Beqari NUSE DO T'MË SHOHËSH Ti më dashuron, që nuse të jem në Kosovë Ti e di sa shumë e dua Kosovën e bukur ndaj si me mote të mësuan të sakrifikosh e për Nënën biri, mundet bëhet fli, dashuron. Ti më do, që nga toka e lashtë të më kesh të dashurën tënde, të bëhesh deri në pafrymë argati im, se në mijëvjeçarë të mësuan një grua si ta duash deri në dhimbje, dhe palcën ta shkrish. Ti verbërisht, marrëzisht, por i dëshirueshëm shpirtërisht kokën time me kurrorë lulesh rugove do ta zbukurosh trupin tim me fustan ndër fije ari të qëndisur do ta hijeshosh se më ke dashurinë e hershme e të patjetërsueshme. Ti , oh, Ti - sa kohë ke që nuse do t'më shohësh - atje... n'Kosovën tonë!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen