Alketa Maksuti Beqari: U HARRUAM NË DASHURINË TONË
Alketa Maksuti Beqari U harruam në dashurinë tonë Një ditë, kur të kem pak kohë do të të dua edhe më shumë, ti më prit si unë të pres, jo gjatë mos më prit. Një natë, kur natën ta kem të lirë do vij, në shtrat me ty do bie e endshëm ngjitur me ty, unë do gëdhihem. Një kohë, kur kohën ta kem të lirë do rri me ty, netët- ditë e ditët- netë aman do jemi të dy, një varg poezish një poezi vargjesh. 20 shkurt 2018
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen