Unë jam seksi i dytë? Ti që je seksi i parë më lakmon, sa më admiron. Në çdo petal të luleve Mbi trupin tim kërkon Të prekësh, të marrësh aromë. Në enigmë, në fshehtësi, Gjithë gjithëçka kërkon Lojën time të trupit e fjalës Misteri i lozonjares të frymëzon. Ti që je seksi i parë më dëshiron, sa më adhuron. Në çdo kurrorë dafine, ulliri Mbi kokën time kërkon Të ndjesh, në paqe të jesh. Në magnetizëm, në busull Gjithë gjithëçka do Tërheqjen time të orientuar si Toka rreth Diellit e ëndërron. Unë jam seksi i dytë?!!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen