Llazar SILIQI TRIM MBI TRIMA Trim mbi trima ai Gjergj-o Kastrioti fuqi t’madhe qi m’i falka Zoti, s’e djeg flaka e s’e djeg baroti! Shpata e tij, tha, malin dyshë e çanë, me nji t’rame, nji ushtri përlanë... ç’bërtet sulltani i Turqisë, Skënderbeu me luaj t’Shqipnisë, po lufton-o hypun maje kali, s’e ndal lumi, s’e ndal det as mali, gjith’ ushtin’ ma çarti e ma faroi! Lavd, o Gjergj, o Skënderbe dragoi, krahu yt çdo ditë-o u forcoftë, lavdit yt-o brez mbas brezi u kndoftë!
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen