Skënderbeu Këndo, ëngjëll, urtësinë, edhe mirësinë, Skënderben’ e trimërinë, q’i dha Shqipërisë dritë. Të lumtë goja, këndona, me gjuhë t’ëmblë si mjaltë, Skënderben’ e math tregona, Trimnë burrë, Zotn’ e naltë. Punëtë, që ka punuar Kordhëtari i vërtetë, Kombinë duke nderuar dhe Shqipërinë për jetë, nga gjiri i Perëndisë pa m’i sill nër mënt të mija, t’i ap dritë Shqipërisë nga shpirt’ i ndritshim i tija. Engjëll i bukur, pa xbritmë, Dhe me dritët të uruar Shko përpara mej’ e ndritmë, Të shoh gjithë ç’kanë shkruar. Që kur ngrehu gjithësinë Zot i math e i vërtetë, ka bërë dhe Shqipërinë e shqipëtarët në jetë.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen