Mittwoch, 30. September 2015

Poezi nga Shukrije Gashi (1)

Shukrije Gashi

SHQIPTARI

(04.02.2013)

I vetmuar soditë muzgun
e trishtë Alien i kësaj bote
bashkë me zogjët 
e viseve të ngrohta trembur 
t’është kujtesa Dje
Sot mumje stepur rri
Karrshi vrasjeve me pahir
Ufo blu pezull n’Qiellin e Shtatë
As Hyjnitë Pagan të duan më
fëmi i braktisur n’ mjerim
Pa VARRE e NISHAN
Nën sqetull të Derrit
je zënë ngushtë
Europa përligjë me trumbetë
Harrimin për TY...




NJË OPUS DEI UFOSH GELBËR E ZI

(26.01.2015)

rebel nga Pragu Tjetër
tokës kërcënim 
i vjen çdo ditë
TRINIA mbanë pezull mllefin
për shkeljen e Premtimit
nga njeriu -mëkatin e abuzimit
me Llojin e Vetë “Brinjën e (S)Adamit”
Në emër të Tokës, Nënave dhe
të Bijave – përse nuk është i devotshëm
ky pagëzim Hirësi
Hazreti Mejreme Isain e ngjize
me Frymën e Shenjtë u bë
Vullnesa e Tij
e Sarën e linde nga Dashnia
a thua “Mitrën e Brinjës së Ademit”
me ç’karrem e pagëzoi TRINIA
“Zoti në Qiell Mashkulli në Tokë”
mbase kjo qe mallkimi dhe profecia
një ego çkordhje spermash mendësi
Në tokë Patriakati UFO Gjelbër e Zi 
po e shkatërron me luftra njerëzimin
për të fituar Xhenetin në Pragun Tjetër 
Hyria dhe Lumenjë Ari -Poligami 
e Akullnajat u shkrinë nga mërzia
Mitër e Adamit cila është pjella
e Brinjës së Tij
Një Opus Dei UFO-sh Gjelbër e ZI
TRINI lëshoja Fronin Matriakatit
në Meshihat e të Shenjtën Seli
në ARARAT s’ka zbulesë tjetër
veç një gumbulli klitorisësh të kastruar 
në Barkën e Re të Noas
Bota donë qetësi…




MË FALNI QË SYTË E MI KANË RETINË TJETËR

(05.02.Para Krishtit)

Me falni që sytë e mi kanë retinë tjetër
shohin vetëm gri 
qyeti im nuk ka as lum 
as det e kaltërsi të pa fund
Shtatore pikëllimi gjithmonë
është fjala ime ecjeve të mia nepër kohë
një kukuvajke muzgu që me hidhërim
përplasë krahët mbi qiellin e askujt
Kosovë tek nuk gjenë ngushëllim 
Në këtë anë të botës
dielli ose të bënë shkrumb
ose zgërdhihet me ty ftohtë borë
Një ajër gri me mushkëri të sëmuara
frymon rëndë mbi qytetin pa lum
turma njerëzish përjetësisht me tru virgjër
një copë mishi pa gojë heshtje hekur
ose britma shurdhuese vrarë me plumba
e helmë nje shfrim patetik
helmeta rrahur me gurë mllefi e karremi
Një monstrum i huaj pjellë e padijes
mbllaqitjesh paketë
Me falni që sytë e mi kanë retinë tjetër
shohin grumbuj muranash tash 2000 vjet
faltore, kështjella iliro-pellazgje 
kurrë të legjitimuara shqip
një këngë e re me avaz të vjetër
për kotësinë e flijimit dje
Ikje e çmendurë turmash
shtigjeve të harrimit pa cak
sërish një histori rrëfimi
në vetën e parë 
për blofin politik të një shteti perverez
as në karrocë as në kukëza
ylber ngjyrash blu dhe verdhë
me nyanca muzgu gri
Hymën 1244
Një shund i gjinisë së tretë AS
qyteti im është askush tjetër
edërra ime kryenqe
"Kur ta kthyem oj Kosovë shpinën"
Një kushtrim rebel mbrenda
grilave facebook 
Më falni që sytë e mi kanë retinë
tjetër një tablo muzgu gri
ku midja çdo ditë tkurret dhe fryhet
Kercen si “zorrët në prush”
nga trishti i pelimit pushtet
lajme dhe debate në TV
kryefjala dhe kallxuesi
një kolorit kastash partiake
kuq, bardhë, blu - blu e verdhë
vetëm pak kuq e zi 
epo nuk është në trend me kohën
të jesh vetëvetja
Më mirë një mumje misterioze
çdo heshtje në trazira e ka çmimin e vetë
Një shtet shpu në qiell
shtatore mallkimi
në tokë
Nuk kam faj që sytë e mi kanë retinë tjetër
që këmbanat e Katedralës shqip shënojnë
orën e sakt në mëngjes dhe mbrëmje 
vajtojnë ikejt çdo ditë
Apotheozë Migjeniane autobusësh karremi
bartin e tretin dallgëve të zhgënjimit
mijëra sy shpresëbjerrun tutje harrimit
shtigjeve të retinës time muzgu gri
Një këngën gurbeti e kënduar para Krishtit
në këtë anë të botës
me trastën në krah kah të na çonë era
Më falni që sytë e mi kanë retinë tjetër
nuk i dallojnë më ngjyra te tjera...




EJA TA MBYSIM VETMINË

13.02, 2015)

E braktisur nën pluhurin e harresës kohë
Vetmia rebele rri zgjuar dialogon zëshëm 
me heshtjen kryeneçe 
Burgosur në vorbullën e shpirtit
Ajo flet me muret
flet me jehun e vetë me askend
Ti unë dhe hija TRINI 
Ecjeve nepër kohë nuk u ndamë kurrë
Në lindje dhe perendim të diellit
në maja heshtash
e mësuam profecinë e qëndresës
një gotë pelim dashurie mbushur plot zbraztësi
për të ruajtur shijen e bukuisë dhimbje 
Vetmi dinake lumturia Anemonë qe aq
e bukur ndonëse vetëm një ditë
e shijoi jetën
Rrathëve të Ferrit e qetuar do zbres pa ndrojtje
në pragun tjetër 
veshur me këmishën e fantazmës sate
Nuse stolisur me gjethe dafinash kurorë
do më gjesh në pritje tek Udha e Siratit
zgjohu ta jetosh ëndërrën e pragut tonë
tek Lumnejtë e Arit nuk flë dashuria…

Eja ta mbysim Vetminë…




SHFAQJE TEATRALE

(26.03.2014)

Në Kuvend herë-herë luhet 
një Shfaqje Teatrale
plotë hire Mondane për Gratë e dhunuara
Një palë take Gruaje me Elegnacë
thyejnë heshtjen e harrimit për Ju
këpucë burrash zhyturë në shkëlqimin e rrem
me vrap Kali ngjiten në binë
dhe vrasin durimin Tonë me Krrokamë
Lojë Maskenballi e Parisë Folk luhet shpesh
tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit
Arenë Parazgjedhore
Gratë janë gratë një Emër i përgjithshëm
ATO nuk qenkan Dëshmore
Shumpalë Take dhe Këpuca Burrash “përunjësisht”
tek Krrokasin në foltore Standardesh
stolisen me Emrat Tuaj Murana 
Në Mejdanin e Drejtësisë Kosovë-Bruksel
Paqja zgërdhihet me Dialogun Monolog
bie perdja…



PËR FAJIN E PABËRË

(24.03.2013)

ATO edhe ndër varre sfidojnë HARRIMIN
ndër të gjallët e kësaj bote poltronësh
sot 
Me plagë të hapura tash 15 vjet jetojnë
në shikime qortuese të mbijeturash Golgote
durimit vegjetojnë me shpresa të bjerruna
Në numra muranash gjurmojnë emrat dhe mbiemrat
kërkojnë identitet dhe dinjitet
ATO nuk heshtin por mallkojnë Harrimin
ndër NE për vrasjet me pahir Dje 
Në Mbretërinë e Hadit nuk kanë frikë
nga terri për “Fajin”
ATO zgjuar rrinë gjithmonë
në heshtje kumbuese sfidojnë Mashtrimin sot
Të trishtuara me pezëm shohin 
tej dhimbjes dhe mohimit 
për “Turpin Kolektiv” kërkojnë
vetëm shpagim dhe drejtësi
Asgjë nuk u bë për Fajin e Pabër
Tryezave të Drejtësisë së rreme
karremit të shkopit dhe karrotës
një Teatër Meskin Kukullash Mondane
u luajtë i dremitur nga Mumje politikanësh 
me Trumpetë GALA SWISS DIAMOND 
për hir Standardesh moderne EU
ATO nuk heshtën as Dje as Nesër
kanë Emra dhe Mbiemra – Halle-lluja!
Janë mishi, gjaku dhe ashti Ynë
Ecjet tona mbi maja heshtash GJINORE
“shenjtërie morali” të rrem kolektiv
ZOTI nuk është Mashkull
nuk i fal të Mjerët në pendesë
Me vërshllima shurdhuese
Sirenash Miti Odise
ATO do të zhdavarisin Turpin Kolektiv
të Territ (S) ADAM 
HARRIMIN për ‘TO
Dënimin me Heshtje 
për Fajn e Pabërë
Halle-lluja….

Grave dhe vajzave të vrara dhe të të dhunuara nga paramilitarët, ushtria dhe policia serbe në prag të luftësdhe gjatë luftës në Kosovë dhe gjetiu në ish-Jugosllavi.




NE VOGELSINE E MIUT

(09.03.2015)

Rehatuar në lëkurë kameleoni
nuk di ç'kërkon më lugat
Tryezave të Paqës
Ecjeve të hijenës
thembrat të janë zbutur
me vazelinë politike
As në fëshfërimë gjethesh
lë gjurmë ndonjëherë
Një dyzinë vitesh karremi
shaluar i ke miqtë marë e mbrapshtë
me vesh curruar në rendin e mesëm
sensoret i ke të mjaftueshëm
për veti në vogëlsinë e miut
Kujton se edhe sot ua mjelë dhitë para syve
kastës BLP
Në lëkurë Kameleoni prapanica 
të pikon gjak majasili
një dyzinë vitesh kundërmon
bagla...




SI DJE
(N. Berishës)

23.07.2011

Në krahët e së djeshmes
dritaren e lash të hapur
për Ty dhimbje 
Kur ti ike ikën dhe zogjët
Aroma e përqafimit tënd
mbeti në nuhatje si dje
Pikëllimit derën as nesër ia mbylla 
Po erdhe as mos trokitë
malli do ta trembë heshtjen
Bukurinë e vetmisë do ta rrënojmë
me një gotë verë - HARRIMI
Më mungonë shumë 
si ta shkruaj këtë më thuaj?




NJË OFSHAMË MONOLOGU

(Babait, 3 prill 2015)

Sa të trishtë e ke këngën e vetmisë
Violinë
pleqëria një ujk i braktisur stepave të rënduara
nga bora e harrimi
një palë gjunjë këputur nga rrugëtimi
shtigjeve të rrëpinjëta në kërkim të mikut që iku
dje
Heshtje nën dritën e zbehtë të hënës
mbështjellur me pikëllim piano
për vetminë nesër uvertyrë
Dhimbje në vegimet e mia
kurrë të venitura gjithë shekullin
e jetës
Babai heroi im që lëvizte kodrat
tërhiqte peshë thesin 100 kilesh
me dhëmbë
mi mblidhte në pëllmbë dore yjet
saherë që deshta
në përralla fëmijërie
Tmerrësisht i bukur vaji Yt
violinë
një notë proteste në heshtjen
që nuk flet me mua
ah sa shumë kam mall
për sytë e tu të ngrohtë Baba
me ca shkëndijëza shkëlqimi
lotësh ngazëllyes në përqafimin
tënd
një ofshamë monologu
ecjeve nepër kohë
Më thuaj në cilin shteg të ta zë pritën
ta rrënoj murin që nuk bëzanë…




NË JARGË KËRMILLI U SHKOFTË MOTI

( 24.04.2015)

Dymij vjet shtegëtuar kam e prangosur 
ecjeve të mia nepër kohë për Ty Shqipëri
për ta jetuar ëndrrën e brigjeve tua detare
në stuhi, shi borë dhe diell
këmbët e mia gjithmonë çikën
vetëm ujin e shenjtë të ëndrrës për detin tënd
Me dallndyshe kam folur për mallin tim për Ty
në ardhjet dhe ikjet e tyre çdo pranverë
As në muzgje vjeshtash të zymta 
rreshta të këndoj për Ty
Ti palca dhe gjaku im
Një shekull pikëllim prapa grilave
kam qëndisur me vargje 
pajën për Dasmën Tënde Dje
një lum lotësh kapërdirë në gota pelimi
gjithë jetën
Me njëzetë e dy pranvera
veshur kam këmishën e hekurtë të betimit
për të paguar haraçin
e dashurisë për Ty nesër Mëmëdhe
Gjysëmshekulli i kam lidhur nyje
të gjitha shtigjet e gjelbrimit për mos t' shijuar 
asnjë pranverë tjetër deri në Ditën e Madhe
të ardhjes Tënde me Kurorë Dafinash
e sot nga ëndërra e larë me gjak
rrugicave ilegale me kalldërm
mbeti asgjë sërish shije pelim 
zhgënjimit për Lirinë shqip
kurrë të jetuar Kosovë
askund të prekur gjymtyrëve të trupit
tënd Shqipëri as nesër
mallkuar qoftë Froni i lakmisë shqiptarë
pa plang shtëpi dhe as varre për ata
që ranë dje
veç në jargë kërmilli u shkoftë moti
vazal të dreqit ju trutharë…




RRUGËTIMIT PA ZBULESË PRANVERË

(29.03.2013)

Ah pranverë çdo vit zgjohesh e trishtë n’mua
me cicërrim zogjësh ma pikëllon mengjesin 
muzën e dellit ma ngrysë ende pa perënduar dita 
Saherë vjen stuhi tundimi e trandë Arkën e Noas
Rrugëtimit pa Zbulesë në ecjet e mia
e unë askund të qetohem me ëdrrën për Ty
Sytë në sytha degësh zhuritur gjurmojnë Harrimit
aromë Lulesh Anemonë pushin mbi buzët Tua 
deremitur në dhembje Shekullit të Vetmisë.
As nesër as kurrë do të të dua parnverë
pas hirit të Stinës Tënde të Njëzet e Dytë
ngujuar me plumba në heshtjen që pëlcet
Mos trokitë me gjelbrim në derën time
kurrë mos trokitë më ta kam mbyllur atë tash 28 vjet
Asnjëherë t’i harrova klithamt përgjërimit për shpagim
peng për Moshën e Diellit Tonë Miturak 
Në Arkën e Noas asnjë copë druri vodha për Hajmali
profecinë e Zbulesës KOTËSI ma mësoi jeta 
megjithkëtë do e ngre një dolli verë për NE 
Gëzuar PASHKËT …!



TË MJERËT E KËSAJ BOTE

(29.04.2015)

Nuk po më pëlqen ritimi i njëtrajtshëm
i pikave të këtij shiu monoton prapa dritareve të mia
në pasnatën skëterrë
Ogurin e trishtë të kësaj stine pranverë vjeshtore
me rrebeshe lotësh me zor po e duroj
As gjumi po më zë nga dhimbja
për mjerimin migjenian strehuar në mbulojat gjithë arna
dhe erë myku
nën çatitë plot vrima tjegullash të thyera
zhgënjimi i harruar nga të gjithë lloji tjetër flet vetëm me vetëvetën
vegjeton në heshtje gjithë jetën pa strehë
për të mjerët e kësaj bote
Ka vetëm mëshirë ironike
lutjeje mondane nga "Zoti galuc në trutë e njerëzimit"



NJERËZIT E MI

(1 qershor 2012)

Miq mos ma vidhni dhimbjen sonte
e kam të shenjtë e dua vetëm për vete
Pikëllimin e vetmisë e ndaj vetëm me egozimin tim idhnak,
Njerëzit e Mi janë dhimbja ime e bukur
Kur ofshamë e trishtë grishë vullkanin e kujtimeve të pafjetura në mua
ATA trokasin në derë dhe përvidhen rrufeshëm në dritaret
hapur të shpirtit tim rebel
E di kërkojnë mallin e përqafimit të mbetur peng
Me sy qiparisi trandin etjen peshë për të shtërnguar
duartë sërsh me ta
Miq mos ma vidhni dhimbjen e vetmisë shekull as nesër
Në asnjë kohë nuk ua fal dhimbjen time për Njerzit e Mi
Nën qiparis vetëm kurmi u qetua me tokën
Ata janë me mua përjetësisht në përqafim 
Ecjet e mia autentike janë gjurmët që ATA lanë pas
Ne diten e shelbimit shpirteror per Njerezit e Mi qe nuk jane ma ne mesin tone, serish ne vend te epitafit po e ripostoj perkujtimin per ta.



EPITAF PËR VETE

( 25.09.2010)

Kur heshtja të më merr në krahët e harrimit
Mos m’i mbyllni sytë sipas zakonit
Dua t’ua shohë shpinën tek largoheni qetë, qetë
Nata e Vetmisë së Madhe kur të më merr në gji,
Mos më kërkoni më në kujtimet dje 
Isha sot dhe nuk u pamë kurrë
As në cingërrim telefoni do të më gjeni
Në brejtje malli do të shtegëtoni më lehtë
Netëve me shi kur uji të m’i shplanë
sytë nga dheu i parë i vetmisë
një dolli vere e ngreni për mua 
mos m’i mbyllni dritaret
unë do të vi tek ju...




NE SOFREN E PERSHPIRTJES
(Nuhi R.Berishës)

(06.07.2015)

Është natë vere e vonë
as gjethet në degë frymojnë
janë zënë ngushtë në këmishëm 
e zjarmisë përcëlluese
Në lëkurën që djersinë nga vapa
rrënqethje pikëlluese pikojnë
vargjet e raposodisë vajtuese:
“Zot ku knojke zogu i zi” 
Oqean lotësh trandë barkën e
e mallit eshkë kurrë të fjetur në mua 
për Sytë nën Qiparisë
mbuluar me dhe tash 30 vjet
Eu sa shumë më dhembë 
trishtimi për shtatin tënd lis
mbështjellur në akullnajën e vetmisë tonë
as nesër të dremitur ecjeve neper kohë 
Në fërshfërimë gjethesh harlisur
prapa dritareve të mia
sërish ta ndjej frymëmarrjen
rrënqethjen shtatit tonë veshur 
me pak jetë luleje Anemonë
këmisha e dashnisë shtatore Lirie
qëndisur me plumba 
e dogji profecinë e bukurisë flijim
dil shkundu e zhvishu nga fantazma
Qiparisit
Shkrije akullnajën e vetmisë
këtë natë vere përcëlluese
eja ta shuajmë etjen e mallit
për Ty me pak verë të kuqe ngushëllim
shtruar në sofrën e përshpirtjes 
për Ne
“…Unë ty kurrë s’kam me t’harrue”
ç’vargje të bukura trishti
kënga e Rizah Bllacës
nuk është dashnia nuse zakoni me shkuesi
Në pajën e kujtimit tonë
Nuk ka më pranverë tjetër veç teje 
për mua…



NË FRONIN E ZONJËS MËMË

(13 janar, 2013)

Me sytë e zemrës shtegëtoj palcës tënde 
djegur me zjarr e rimur me lotë Kosovë
N’përplitje qepalle mbërthyer kam
pezmin blasfemi për heshtjen hekur
t’ Zotërave Blu këta Dymbdhjetë Dimra
të Acartë
Tej maleve brigjeve dhe fushave pjellore
çdo ditë n’ pritje
shpalosur kam me trishtim prikën tënde
klithmat e mijëra frymëmarrjeve
që pushuan t’thithin ajrin tënd të bekuar
as n’burime uji freskojnë më
sytë e shetrrur nga malli për Ty
tretur e harruar n’tokat e huaja 
Tej mallkimit të Zanave
shndërruar në kukuvajkë e trembur
shtegetoj ëndërrave shqip që u shuan 
me plumb e gjak ndër shekuj
Me ngurrim edhe sot end dorën time
lëkurës tënde çdo natë për t’i mikluar varrët 
që nuk mbyllen tash dymijë vjet
për t’zbritur tek brigjet që çmendin
qetësinë time ILIRIANE
Në Mitrovicë kam dhimbjen 
Ibrin ndarë në Dysh
i trishtuar Ai shanë Zotrat Blu shtruar
qetë qetë n’ konaqet e Boletinit
e kënga “Kur ta kthyem oj Kosovë
shpinën…” si një stuhi deti me mllef
përplaset n’mua
Në Preshevë e Bujanoc Heronjtë
kanë zhveshur qefinin 
Kushtrimin e presin n’lapidar
Ne fronin e Zonjës Mëmë
Shqiponjat nuk rrinë më
Ah sa TURP
nuk qenkam në ëndërr jo
Mallkuar qofshin Zotrat Blu...!



NJE SAKRELIGJ NE NATEN E MADHE

(17.07.2015)

Kur ti ike pranverës iu dogjën sythët në degë
pikëllimi shterroi krojet në sytë e mi 
retinat u verbuan nga malli
Kur ti ike shtigjet e ecjeve tona
i more me vete 
në vizione t’i zura vetëm gjurmët
balsamosur t’i kam në shpirtin tonë
deri në ditën e ringjalljes
Kur ti ike vjedhurazitë erdha pas
ta mora prekjen tonë në lëkurë 
nuskën e feniksit dashuri
Kur ti ike edhe prapa grilave
t’i nuhata ofshamat
nga dhimbja braktisa
trupin tim për një çast
në krah të fantazmës tënde
u bëra fluture për ta shijuar
sërish eliksirin e ëndrrës tonë
kurrë të jetuar
puthjet e vjedhura shtigjeve ilegale
Kur ti ike fantazma ime i kaloi të
9 dyerët e burgut dhe të 2 mileniumet
e Zbulesës së Krijuest
Rrugen jetësore në toke
për të mbajtur fjalën e dhënë
kthimin e kurmit tonë
në Ararat në Barkën e Noas
Kuri ti e kalove pragun tjetër
të thash - t’i vodha gjurmët 
hartën e shtegut të pikëpjekjes tonë
Këtë Natë të Madhe përshpirtjeje
gotat e dollisë me verë
i kam vënë sërish mbi Tryezë
një sakreligj solidariteti me dashurinë
E di ti do të vish patjetër
si në çdo festë…




ME HIJEN TIME

(11 shkurt, 2015)

E more edhe hijen time me veti
Fyti me eshte thare nga etja
per ne
Shkurtit floket bore i jane
rrenqethur nga malli acar
per kohen kurre te jetuar
Po deshte kthehu bashke 
me hijen time
dritaren e ke te hapur
Aty jam ne pritje
gjithe Shekullin e Vetmise
nuk mberdhiva asnjehere...




NJE RREFIM TRAGJIKOMEDI

(25.02.2015)

Pritjes i janë vyshkur thinjat
shpresat ngujuar në paketën blu
një paqe karremi për monedhën heshtje
promovuar në tryeza biznesi politik
Sy pa lotë liqej shterrur
nga dhimbja braktisje ecjeve nepër kohë
Hije lugatësh pa numra pa emra
Ato-Ata
murana varrosur në tokat e urryera
dje dhe nesër
Një medalje në çivurin kolltuk
shfaqjes mondane luajtur çdo ditë
kastile nga Tregëtar Flamujsh
tash 15 vjet
askush u kujtua për plagën e harrimit
ende të zgjuar në fantazmën e heshtjes
për etjen drejtësi
kafshatë që kurrë skapërdihet
për fytin e tharë nga thirrje shurdhuese
Sirenash GRA rrugëve të trishtit Pavarësi
Një rrëfim kurrë i mbaruar tragjikomedi
as në Mileniumin tjetër vurratë djalli Grua...




NJE BLASFEMI PËR FAJIN

Ma dërgo pak gjellë poetike 
gatuar pa reçetë 
që ta zbërthej shijen e heshtjes
tej grilave me më pak dhimbje 
një namë e rëndë sa Bjeshkët e Nemuna
gjatë sa qefini i malësorëve të Rugovës
mbi trupin e djalit të vrarë
për hiq gjë rrëzuar përdhe
bashkë me lisin e jetës së tij
një rit arkaik lindur bashkë me plisin
"Kur lindë djali e mbjellë lisin
Kur vritet djali e pres lisin"
Ma vishë po munde harresën për dje
me ngjyra pranvere
që mos ta ndjej pelimin e hidhërimit
njësoj edhe nesër për kohën e pa jetuar
Një blasfemi për fajin e pa bërë
të jesh vajzë a grua...

Dienstag, 29. September 2015

Poezi nga Naxhije Doçi (2)


NË SHFLETIM KUJTIMESH

Në shfletim kujtimesh të ruajtura
brerore me frymëmarrje zemre 
më shfaqesh ti
dashuria ime e parë
larë në ishullin e nektarëve
me peizazhe të dëlira bukurie,
trokitje e papërsëritur magjike
me drithërimë të derdhur mitike.

Valesh të dalldisura me suvalë
madhështi rinore krejt çiltërsi 
e madhe sa bota,
sa yjet vezullues në gjithësi 
që na kishin lakmi.

Në zemren time të patravajë 
me dehje shpresash të pashuara
pranverë larë me rreze dielli,
krejt aromë bliri
ishte ajo kohë 
kur të pashë për të parën herë
kalorës i vrulleve të bardha. 
Zëri yt melodi e përcëlluar
gurrave të kristalta në gurgullimë,
thellësive të guximta vërshuar. 
Te lisi me rropatje motesh
brigjeve të fushëblerta
të dheut tim sublim
fjalët oshetinin edhe të heshtura, 
buzëqeshje me sy deti 
reflektonin 
stolisur me orkide zgjimi.

Vallë,
si nuk ma tronditi përballjen
edhe ndonjë herë tjetër 
një drithërimë e tillë
me radhë
si ajo dashuri e parë,
perlë me përflakje miklimi
si ylber i buzëqeshur pas shiut
mbërthyer në kornizë përmallimi?!

(Poezi që zuri vendin e tretë në Konkursin letrar të Drejtorisë për Kulturë, në Therandë -17. 02. 2015)



FLAMURI IM 

Flamuri im me fushë të kuqe 
e me shkabë të zezë dykrerëshe 
në sfond
ishe i gjyshërve të mi
lozë pas loze.
Kohëve të furishme
në ballë të trimave valoje
me hienat-lubi fyta-fyt 
që na suleshin pa pikë faji
stinëve të diellit 
për t’na i zënë diell e tokë

Në epoka tiranie 
të mbanim në arkë
forcën për t’na shtuar për mbijetim.
Dashurinë dhe mallin për ty
në qendisma 
e në sexhade e përjetësonim
si pajë nusërie
ku derdhej tërë mjeshtëria rinore
krenari brezave për jetën stërgjyshore.
Në shpalim kujtimesh të kallura
me zërin e zemrës,
këngët më të bukura t’i kushtonim.

Flamuri im
në dymijëvjeçarin në mbyllje
mbi ty edhe një sprovë e rëndë e historisë
nga zgjimi im i njëmendshëm
lodhur prangimit të rëndë.
Moti gjëmoi tmerrshëm 
në Kosovën 
ankthesh të trishta mbërthyer,
se t’parrënjët e përtej diellit
sërish na i përgjakën agimet
në shuarje ngjyrash të ylberit. 

Flamuri im 
hukamë shenjtërie 
mbi dheun arbëror. 
bimë në bulim në çdo stinë jetike
syprinë deti në hapsirat tua etnike! 



FRYMOJ LIRSHËM 

Kur shkoj në vendlindjen time
në Therandën e shekullit të ri XXI
malesh të larta rrethuar
e fushash pjellore zbukuruar
më duket vetja krejt e përtrirë, 
frymoj lirshëm kënd më kënd
me etje të dehura përmallimi,
e dua për së tepërmi këtë vend. 

Krenari të çmendura mitike
me rreze të zjarrta lumturie
më reflektohen në zemër
për lirinë e bardhë 
në flakërimë të derdhur, 
baladën e madhështisë së ndritur 
të trimave ballëlartë të kohës, 
Syshqiponjave Heroike.

Logut të kujtimeve gjurmuese
shpalos copëza jete të thepisura 
me dhembje të renditura 
sa një muranë,
si në pikturë shoh 
errësirat në përmasa hakërruese 
të robërisë së dalë kohe, 
ku zhvillohej procesi i mbijetimit
të bashkëvendasve të mij imagjinativë
me pranvera të vjedhura mizorisht
dhe ninulla të shpërndara.
Burgosje me shtresime të pakuptimta 
shkallë - shkallë
kthinave të tjetërsimit,
shpërngulje shfarosëse 
largësive të braktisura të globit 
hapësirave të harrimit. 

Në sfond shoh prangat në duart e babait 
shtrënguar thellë në mish e kockë
deri në mavijosje e nxirje,
se frymoi me zemrën piramidë 
për një epokë të re, 
pa stuhi  
në tokën e idhujve të dritës,  
për këngën e ndezur pa cenzurë, 
gardhin gur i palëkundur 
dhe shtizën me flamur.



KUR RIGON SHI

Kur rigon shi i fjetur
orëve të vona të natës 
dendësi e mbërthyer
nëpër pore të ndezura shpirti
me ledhatime të braktisura,
mbretëri e zbehur në pikturim.

Në fragmente kujtimesh të derdhura
hijet e patrajta 
hakërrojnë qetësinë e portretizuar
nga zbrazëti e heshtjes,
klithin e ulërijnë me trokëllimë shëmtie
mjegullnajave imagjinare
për syrgjynim pranverash
me etje blerimi,
për shdërrim vjeshtash tona 
sërishmi në shtektarë.

Kur rigon shi i rebeluar
çmendisë së pakëputur përmalluese
jehu në flakërimë të dehur
muraneve të gurta të zemrës
për agun e vonuar 
nga iluzione të gjembosura
hapësirave të kafshuara të pakohësisë.
Ngarendjet e buzëqeshura 
vrulle hovesh sublime 
me frymëmarrje të etura pranvere
në shpërthim shtigjesh të ngatërruara
edhe nëpër thepisje stuhish,
uverturë e dëlirë dashurie 
për plotni drite
matanë errësirës.