Dienstag, 23. Mai 2017

Këlyshi në mesin e Dragonjve

Nga: Ilir Muharremi 

Bekim Fehmiu konsiderohet si yll i kinematografisë apo luan, sepse vërtetë bëri një famë të bujshme, me rolet që kishin ndikim të madh për Ballkanasit. Ai u ngjit në Hollivud, u veçua me rolin e tij kryesor në filmin “Xhingis Kan”, në regji të Ken Anakin., por filmi asnjëherë nuk e pa dritën në kinematë, për shkak mungesë së buxhetit.  

Nëse e lexojmë librin autobiografik të tij “E shkëlqyeshme dhe e tmerrshme”, asgjë nuk gjejmë për Hollivudin. Ai ofron një rrëfim tjetër, atë për fëmijërinë e tij që nga fillimet e para e deri në adoleshencë. Fehmiu asnjëherë nuk e vendos veten në pozicionin e luanit ose dragoit të aktrimit, por gjithmonë qe deve me shpirt të durueshëm, e të ngarkuar Ballkanik që i drejtohet shkretëtirës. Asnjëherë shpirti i tij ose talenti nuk u bë luan, ai i cili zotëron lirinë dhe bëhet pronar i shkretëtirës së vet. Aty gjejmë Marlon Brandon, Lorenzo Olivien, Al Pacinon, De Niron, pastaj dragoit e sotëm: Rasul Crow, Anthony Hopkins... Përplot luan është Hollivudi, e pak këlysh si Bekim Fehmiu i cili asnjëherë nuk u bë si padronët e aktrimit me të cilët duhet të armiqësohesh në skenë dhe në film, ngaqë vetëm kështu aspiron të fitosh mbi këta dragonj. 

Dragonj e mëdhenj thonë: “Ti duhesh”, kurse shpirti i luanëve “ne duam”. Drangojt nuk kërkojnë vlera të mëtutjeshme, kurse luanët nuk janë të aftë për vlera të reja, ata krijojnë liri dhe krijime të reja, për këtë kanë forcë. Për tu përballur me vepra të reja duhet të jesh shumë i durueshëm këtë e bëjnë yjet. Atëherë, këtu përfiton fëmija i cili s’mund të bëjë as si luani e as si dragoi. Luani nuk shndërrohet në fëmijë. E as dragoi. Fëmija rrotullohet rreth rifillimit dhe mbeti prapë si rifillim, ishte rrotë që vetërrotullohej. Ndoshta e kuptoni se ku dua të dal. Ballkani-Fehmiu-Hollivudi. 
Rasti i fundit që ndodhi me shfaqjen e një pulle postare të Serbisë, me shenjën “Të mëdhenjtë e aktrimit serb”, në rrjete sociale dhe në mediat tona ngjalli reagime të shumta. A qëndrojnë reagimet?  Nuk e ruajtëm, e humbëm Bekimin, ose ja mbyllëm dyert dhe nuk e deshëm, por po harrojmë se artisti tejkalon nacionalitetin e tij, ai nuk është më nacionaliteti, por është vet bota, kjo i bie sikur i ndjeri Brando të reagonte nëse do ta publikonin në ndonjë pullë postare në Gjermani, Kinë, Austri, Kosovë... Ai është i të gjithëve, këtë e kuptojnë vetëm shpirtrat e lirë, të cilët e duan vullnetin. Vetë figura e Fehmiut gjithmonë qe polemizuese, veçanërisht kur flitej për kontributin artistik. Shumë qe pa shije kjo. Kjo u dëshmua, atëherë kur bëri vetëvrasje dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk mbajti as një minutë heshtje. Ose në ditëlindjen e tij, apo përkujtimin e tij, të organizohet ndonjë ceremoni e thjeshtë si nderim, që preku Hollivudin e me etni ishte Shqiptar. Mjafton kjo. Nuk duhet të reagojmë kur artistin e përdorin nëpër botë sepse ai është vetë bota. Nga vetë heshtja e kuvendit për artistin, hapet vet debati tek etnitë, veçanërisht përkatësisë kulturore.

Është e padurueshme të flasim për përkatësinë e tij etnike, duhet shumë ta analizojmë atë kulturore. Është e ulët të mendojmë se sa e kultivoi etninë e tij, më mirë është të flasim për rolet e tij në raport me yjet tjerë. Ku qe ai krahas tyre.  
Një budallallëk tjetër i Bekimit ishte kur ofertat që ju bënë në filmin “Avanturier” për ndërrimin e emrit. Ai e ndërroi rolin. Dobësia e Ballkanit ngritë njeriun këtu në metaforë, kurse shumë aktor dhe shkrimtar i ndërruan emrat pa kurrfarë problemi. Madhështia nuk qëndron tek folklori, historia dhe ruajtja e emrit. Fundja, fuqia shpirtërore nuk ka emër e as mbiemër. Edhe fundi i tij u mendua të jetë historik e folklorik, me porosinë e hirit të hidhej në Lumëbardhë, në Prizren. Djepi i tij, jeta, përjetësia i takojnë kësaj bote dhe bota e tij është gjithkund në planet, por mendja shumë e varfër Ballkanike. Van Goghu ka lindur në Holandë, por ka vdekur në jug të Francës në Arl. Mirëpo, ai nuk vjen nga Ballkani, por nga Evropa, një mendje shumë më e hapur. Andaj, Bekimi vërtetë u ndje këlysh në mesin e Dragojve dhe Luanëve Hollivudian. (Bekimi-Brando-Olivie.) Ballkani e përzien gjithmonë gjakun, por Hollivudi dhe Evropa beson në shpirtin dhe gjuhën. Bekimi i deshi të tria. Atëherë, forca zbehët. 

Nuk duhet të krijojmë brenga a e vendosin serbët, italianët, amerikanët në pullë postare Bekimin, ngaqë ai është i gjithëve. Ne duhet ta rreshtojmë siç e thash më lartë si këlysh në mesin e dragonjve Hollivudian...


Vetëvrasja e Bekimit 

Bashkëshortja e tij Branka diku rreth orës 14:00 kishte shkuar te frizeri për t’i rregulluar flokët, si zakonisht Bekimi e kishte përcjell deri tek dera me një të puthur. Pas një ore e ajo kthehet në shtëpi. Kërkon nga Bekimi t’ja shikoj flokët e rregulluara. Me të hyrë në banesë, ajo nuk dëgjon kurrfarë reagimi. Hynë në dhomë të ditës Bekimi nuk ndodhet aty, pastaj kalon në dhomë të fjetjes prapë Bekimi nuk qe aty. Thërret nëpër banesë, nuk dëgjon kurrfarë përgjigje. Kur hynë në dhomën e tij të punës, e sheh Bekimin në krevat të mbuluar me çarçafë të bardhë, dhe në kokë kishte një peshqir. Ajo prapë kërkon që Fehmiu t’ja shikon flokët, ai hesht. Afrohet, heq peshqirin nga koka dhe sheh Bekimin të vetëvrarë. Nga tëmthi që kishte shtënë me pistoletë, sheh rrjedhën e madhe të gjakut. Në tavolinën e vogël kishte lënë  dy letra lamtumirëse, për gruan, fëmijët dhe vëllezërit në Kosovë. 

Ikjen nga kjo botë aktori e kishte përgatitur me perfeksion, ishte samuraj Ballkanik, por jo  Hemingway botëror, ose Stefan Cvajg. Krizat gjithmonë fillojnë nga diçka e pakontrollueshme, kjo dëshmon çastet fundit, vështirësinë në të pamurit. Ai kishte edhe brenga intime, apo sëmundje të pashërueshme, shpesh ndodh edhe nëse dikush gjatë ditës të flet ftohtë, kaq mund të mjaftojë për ta tërhequr këmbëzën e pistoletës.  

Ai ka pranuar se të jetohet më nuk ja vlen, natyrisht që nuk është lehtë të jetosh. Në fund ai ndjehej i paftë për jetën. Më kujtohet kur më thoshte derisa pinim kafe në Kino ABC në Prishtinë. “Nëse nuk je vital, energjik me trup dhe shpirt, nuk bënë të jetosh”. Kjo lidhet shumë me vetëvrasjen e tij. Edhe pse ky akt nuk është qesharak, por i përket njeriut me karakter dhe vendim të fortë. Asnjëherë nuk është lehtë ta braktisësh këtë jetë, sepse ne së pari e fitojmë zakonin e të jetuarit para atij të menduarit. 

Një poezi ineresante nga Mirko Gashi

Poeti Mirko Gashi, portret nga Sadri Hadërgjonaj

Mirko GASHI

R O N D O

                /Sabit Jakupit/

E dashura ime
kur ma afrove gëzimin e parë
e mbolla një lis

kur ma afrove gezimin e dyte
e mbolla
edhe një lis

kur ma afrove gëzimin e tretë
i stërlumtur
e mbolla edhe një lis

lis pas lisi
plis pas plisi
bëhet pylli

do të vijë koha
edhe deti do të jetë i vockël
për t'i larë mnelat e fëmijëve tanë.

____________
E falënderoj z. Bexhet Asanin që ma dërgoj këtë poezi të Mirko Gashit të cilën e am lexuar shumë vite më heret.

Montag, 15. Mai 2017

Poetët e mirë dhe poetët e dobët, vlerat, shpërblimet...

Sinan Sadiku
Nga: Sinan Sadiku

       Ibrahim Rugova, në librin “Strategjia e kuptimit” (1980), të gjithë librat me poezi të botuara deri në vitin 1979  nga shqiptarët në ish Jugosllavi i vlerëson me pesë nota: libër i dobët, libër i zakonshëm, libër interesant, libër i mirë dhe libër i mirë e me ndikim. Për vlerësimin e librave që janë botuar pas vitit 1990, kur ka rënë edhe censura artistike, nuk mjaftojnë vetëm këto nota. Kjo sepse deri atëherë përveç librave të tjerë janë botuar edhe libra të dobët, ndërsa tani përveç librave të tjerë dhe librave të dobët botohen edhe libra shumë të dobët. Me që tani ka poetë që shkruajnë vetëm libra të dobët dhe shumë të dobët,  unë të gjithë poetët do t`i klasifikoj në: poetë shumë të dobët, të dobët, të zakonshëm, interesantë, të mirë dhe të mirë e me ndikim apo shembullor.

   
Poetët shumë të dobët 

       Këta shkruajnë vargje, ua japin një titull dhe mendojnë që kanë krijuar poezi. Në realitet aty nuk ka asgjë poetike. Gjuha është e drejtpërdrejtë, e zhveshur nga figurat. Pra, nuk ka gjuhë poetike, nuk ka thurje interesante, nuk ka ndonjë ide, mendim apo mesazh të thënë bukur që do të na e zgjonte kërshërinë, që do na prekte në ndjenja, në shpirt duke na shkaktuar kënaqësi estetike. Shihet që ju mungojnë aftësitë dhe imagjinata krijuese. Thjeshtë ju mungon gjithçka që do të duhej të kishte një poet. Këta “poetë” janë shumë të dobët edhe sa i përket shprehjes së përgjithshme gjuhësore. Ju mungon kultura elementare gjuhësore, veçmas sa i përket shprehjes me shkrim. Në drejtshkrim qëndrojnë  shumë keq, në kuptimin që jo vetëm se nuk dinë ku t`i përdorin shkronjat q e ç, gj e xh, por shpesh në vend që ta shkruajnë çdo e shkruajnë gjdo, e të mos flasim për përdorimin e shkronjës ë dhe çështje tjera më të ndërlikuara. Këtyre ju mungojnë  njohuritë elementare sa i përket poezisë. Shpeshherë nuk mund ta dallojnë një poezi të dobët nga një poezi me vlera antologjike. Për vete janë të bindur që janë poetë të mirë, në mos shumë të mirë. Pra janë shumë larg njohjes së realitetit që ka të bëj me ta si “poet”. Falë kësaj ata mburren, e ndiejnë veten krenar që kanë arritur të shkruajnë poezi dhe të bëhen poetë. Pastaj fotografohen me sa më shumë poetë të njohur, fotografohen duke lexuar poezi në manifestime të ndryshme, fotografohen... dhe të gjitha këto i plasojnë në rrjetet sociale. Kur ndodhë që në ndonjë manifestim t`u jepen mirënjohje të gjithë pjesëmarrësve, duke i përfshirë edhe ata, gëzohen si fëmijët dhe gëzimin e ndajnë me miqtë e shumtë në rrjetet sociale. Pastaj pasojnë like-t (pëlqimet), komentet, urimet, përgëzimet... Shpesh marrin pëlqime, urime, përgëzime, lëvdata... shumë më shumë se poetët e njëmendët. Mund të them që në ambientin tonë social, politik dhe kulturor të tillët më së lehti gjejnë donacione dhe subvencione për botimin e librave, jo vetëm nga kryetarët e komunave, por edhe nga sektori privat. Këta njerëz në një aspekt kanë arsye të besojnë që janë poetë të mëdhenj. Në facebook marrin shumë pëlqime, urime, përgëzime. Kanë botuar nga disa libra dhe nuk kanë pas problem për donacione. Rrethi familjar dhe shoqëror ku jetojnë nuk është i atij niveli intelektual sa të jetë në gjendje ta dijë se krijimtaria e tyre nuk ka vlera artistike. Andaj na ndodh  shpesh të lexojmë nga  fëmijët, gruaja, nipat, mbesat, kushërinjtë, miqtë... e tyre se sa shumë e ndiejnë veten krenar që një familjar apo mik i tyre ka arrit të shkruaj poezi aq të bukura, të bëhet poet, të bëhet njeri i madh, i pavdekshëm! Këta e përbëjnë mbi një të katërtën e poetëve, apo së bashku me poetët e dobët, më shumë se gjysmën e tyre. Imponohen, i rrasin hundët kudo, duke ndikuar në shëmtimin e orëve letrare dhe manifestimeve të ndryshme kulturore. 


Poetët e dobët
  
       Në librin e shënuar më lartë Rugova ka shkruar “Libër i dobët, - që është nën nivelin e asaj që është shkruar apo shkruhet”. Më këtë notë Rugova i ka vlerësuar  14 nga 217 libra, apo 6.45% të librave të botuar deri në vitin 1979. Pra vetëm 6.45% e tyre kanë qenë nën nivelin e asaj që është shkruar, ndërsa pas vitit 1990, mbi  60% e librave të botuar janë libra të dobët dhe shumë të dobët. Më duhet t`i informoj lexuesit se disa nga poetët që kanë botuar libra të dobët deri në vitin 1979, sipas vlerësimit të Rugovës,  kanë botuar edhe libra të zakonshëm. Andaj numri i poetëve që kanë botuar vetëm libra të dobët mbetet vetëm 8 nga 91 poetë që kanë pas libra të botuar. Por as këta 8 poetë nuk mund t`i quajmë të dobët , sepse disa prej tyre ndërkohë e kanë përsosë krijimtarinë dhe kanë shkruar libra të zakonshëm, madje ndonjëri edhe libra interesantë. Unë, të dobët do t`i quaj vetëm ata poetë nga krijimtaria e gjithmbarshme  e të cilëve, nëse i zgjedhim poezitë më të mira, nuk e bëjmë dot  një libër të zakonshëm. Pra nuk do ta quaj poet të dobët atë i cili i ka botuar  5, 10, apo 15 libra të dobët me poezi, nëse nga krijimtaria e gjithmbarshme e tij mund t`i zgjedhim rreth 40 poezi për ta kompletuar një libër të zakonshëm. Poetët e dobët shkruajnë vargje, strofa, “poezi”, “libra”, duke u shërbyer me një gjuhë jopoetike, ku ka retorikë, deklarativizëm, patetikë, didaktikë dhe moralizime. Duket se nuk janë të përkushtuar ta shkruajnë një poezi sa më të bukur, sa më artistike, por përpiqen ta edukojnë lexuesin, ta mësojnë atë, t`i shesin mend, për gjërat më elementare. Në esencë qëllimi i tyre nuk është krijimi i poezisë, por përmes poezisë, me ose pa vetëdije, përpiqen të paraqiten të mençur, atdhetarë, humanistë, shpesh me qëllim që të arrijnë të bëhen të njohur, të famshëm dhe të zënë pozita sa më të larta, veçmas në politikë dhe pushtet. Pra këta nuk e dinë që përmes poezisë mund të bëhesh vetëm poet dhe nuk mund t`i kompensosh  deficitet intelektuale, njerëzore, patriotike... Andaj edhe pse shkruajnë vargje nuk arrijnë të bëhen poetë, sepse përveç talentit, ju mungon edhe përkushtimi, përkushtim ky që në kushtet e sotme shpesh duhet të kalojë në  sakrificë dhe heqje dorë nga disa veprimtari të tjera që të sjellin shumë më shumë përfitime ekonomike dhe përfitime të tjera. Kanë shumë gjëra  të përbashkëta me poetët shumë të dobët, por sa i përket  ngritjes intelektuale, kulturës së përgjithshme, janë pak më të avancuar. Sa i përket kulturës gjuhësore janë pak më të mirë se poetët shumë të dobët, si në aspektin e drejtshkrimit, formulimit të fjalive etj. Edhe këta kanë shkruar vargje pa vlera artistike. Duke shkruar poezi e kanë humbur kohën kot, ndërsa kanë mundur të japin diçka në ndonjë fushë tjetër, siç është publicistika, etj. Kuptohet gjithnjë me një mbështetje dhe mbikëqyrje të shtuar të redaktorit, lektorit... Ta zëmë ndonjëri prej këtyre, falë moshës dhe informatave që posedon, ka mundur ta shkruajë ndonjë kronikë të ndodhive në një komunë për disa dekada, ndonjë monografi për një shkollë dhe të ngjashme. Në poezi mundi ju ka shkuar huq. Ca prej këtyre  kanë botuar nga disa libra brenda një kohe të shkurtër. Pjesën më të madhe të librave që i kanë shkruar poetët e dobët dhe të gjithë librat e shkruar nga poetët shumë të dobët një botues pak më serioz nuk do t`i botonte fare.


Poetët e zakonshëm

       Rugova, për libër i zakonshëm shkruan: “që nuk vërehet mjaft në poezi, nuk sjell ndonjë element shques, të nxis diçka të re, po që inkuadrohet në situatën momentale”. Pra këtu hynë kryesisht librat me vlera mesatare poetike. Prej 217 librave që i ka vlerësuar Rugova, 131, apo mbi 60% e tyre kanë marrë notën libër i zakonshëm. Tani shumicë nuk janë librat e zakonshëm, por librat e dobët dhe shumë të dobët, librat të cilët në një shoqëri me sistem të konsoliduar të vlerave nuk do të botoheshin fare. Nëse nuk i llogarisim librat e dobët dhe shumë të dobët, librat e zakonshëm do ta përbënin prej 75%  deri në 85% të librave të botuar gjatë dhe pas viteve të nëntëdhjeta. Poetët e zakonshëm, pra shkruajnë libra të zakonshëm, libra me vlera mesatare poetike, që ia vlen të lexohen, dhe mirë që janë botuar. Edhe pse këta libra nuk kanë sjell diçka të re leximi i tyre e kënaq shijen estetike të një shtrese intelektuale që e lexon poezinë. Këta poetë  nuk sjellin ndryshime, por i ruajnë vlerat që fillimisht i kanë krijuar disa të tjerë, më të talentuar, para tyre. Te poezia e poetëve të zakonshëm hetohet, deri diku, njëfarë uni i tyre poetik, njëfarë mëvetësie, njëfarë bote poetike sa i përket, idesë, mendimit dhe ndjeshmërisë, botë kjo që ende nuk ka dhënë fryte të pjekura estetike. Poetët e zakonshëm janë intelektualë të mirëfilltë, janë njerëz të penës, por si poetë, ose nuk janë mjaftë të talentuar, ose për shkaqe të ndryshme e kanë filluar krijimtarinë poetike me vonesë, ose nuk kanë mundur t`i përkushtohen sa duhet për ta dhënë maksimumin në këtë fushë të krijimtarisë artistike. Disa nga këta me kalimin e viteve e kanë ndërprerë krijimtarinë poetike dhe i janë përkushtuar  kritikës letrare, studimit të letërsisë, ose ndonjë fushe  tjetër të artit, shkencës etj, ku kanë arrit rezultate të mira. Poetët e zakonshëm e njohin poezinë, i njohin vlerat poetike, i shijojnë ato,  veçmas vlerat e verifikuara, por zakonisht me vështirësi i kuptojnë dhe i pranojnë risitë, ndryshimet, veçmas kur ato janë më të theksuara, më të shpejta. Në kushtet e sotme është shumë më lehtë të vihet deri te informatat e reja, të përcillen risitë, të arriturat e të tjerëve në  gjitha lëmit, duke përfshirë edhe  të arriturat, trendet, stilet, rrymat, shkollat në artin poetik dhe kjo është ndihmesë që poetët e zakonshëm, në veçanti ata që i janë përkushtuar krijimtarisë poetike, leximit dhe shijimit të poezisë, ta zhvillojnë vetveten dhe të mos bëhen pengesë e afirmimit të vlerave të reja siç ka ngjarë në të kaluarën. Megjithatë edhe në kushtet dhe rrethanat e sotme shpeshherë më i madh është presioni nga vlerat mesatare se sa nga vlerat kulmore. 


Poetët interesantë 

       Për libër interesant Rugova shkruan: “Që përmban elemente të cilat heqin mendjen e kritikës dhe të praktikës poetike, po si tërësi nuk është i realizuar”. Në poezitë e këtyre librave janë të pranishme gjetjet interesante, të befasishme sa ju përket figurave poetike, sa i përket, mendimit, idesë, ritmit, sa i përket ndërtimit të vargut, strofës, poezisë. Te këta libra gjejmë fryte të pjekura poetike me shije të këndshme që na kënaqin, por edhe fryte të papjekura sa duhet që deri diku na e prishin shijen e të parave. Nganjëherë vargu nuk është i spastruar prej përbërësve joestetikë, që e dëmtojnë. Te disa poezi, heqja e ndonjë fjale, vargu, strofe, e te disa  të tjera zëvendësimi i ndonjërit nga këta përbërës, do t`ia shtonte vlerën asaj. Libra interesantë shkruajnë poetët e talentuar, të cilët po t`i përkushtoheshin më shumë krijimtarisë do të mund të shkruanin edhe libra të mirë dhe shumë të mirë. Pra janë njerëz që e kanë unin e vet poetik, që e kanë botën e vet  poetike, që e kanë stilin e vet, disa nga poezitë e të cilëve janë të mëvetësishme dhe origjinale. Pra, poetët interesantë janë  të talentuar dhe shumë të talentuar, por që për arsye të ndryshme nuk kanë mundur ta japin maksimumin. Arsyet mund të jenë të shumta si: mungesa e përgatitjes shkollore, leximi i pamjaftueshëm, pamundësia që t`i përkushtohen krijimtarisë poetike, sepse për shkak të gjendjes së rëndë sociale ju duhet të merren me punë të tjera, problemet shëndetësore, mungesa e mbështetjes institucionale etj.
     

Poetët e mirë 

       “Libër i mirë, - që ka mëvetësinë e vet artistike po nuk ndihet shumë në procesin poetik”- shkruan Rugova për  librat e mirë.  Pra te këta libra janë të bollshme frytet e pjekura poetike që e kënaqin dhe përsosin shijen estetike të lexuesit të formuar. Teksti i poezisë, gjegjësisht fjala, vargu, strofa, poezia, janë të spastruara nga shtresat parazitare që do ta dëmtonin atë. Poeti është kujdesur dhe ka investuar dije, përkushtim, talent, imagjinatë, përjetim,  jo vetëm në krijimin e poezisë, por edhe të librit si tërësi, ashtu që leximi i librit si tërësi ua shton vlerën poezive veç e veç. Të gjithë përbërësit e poezisë janë kombinuar dhe harmonizuar bukur. E kam fjalën për idenë, kuptimin, ndjeshmërinë, mesazhin, ritmin, gjuhën poetike etj. Poetët e mirë janë krijues të talentuar, që i janë përkushtuar deri në sakrificë krijimtarisë poetike, duke hequr dorë nga shumë të mira që do t`ua sillte marrja me veprimtari të tjera. Botën e pasur poetike, shpirtin poetik kanë arritur ta materializojnë në poezi.


 Poetët e mirë e me ndikim, apo poetët shembullorë 

       Për librat e mirë e me ndikim Rugova shkruan: “Libër i mirë e me ndikim, - që me mëvetësinë e vet artistike dhe me elementet inovative ndikon në procesin poetik, në kreativitetin e situatës poetike, pra jashtë kuptimit epigonist, ndikon në aktivizimin e ideve të reja dhe të akumulimeve poetike, natyrisht duke u aplikuar elementet e tij kreativisht”. Këta do të mund t`i quanim edhe libra shembullorë, që lënë shije të veçantë estetike te njerëzit të cilët e shkruajnë poezinë, duke ushtruar ndikim jo vetëm në shpirtin e tyre poetik, por duke e pasuruar edhe botën e tyre poetike dhe duke ushtruar ndikim në krijimtari. Librat e tillë e pasurojnë, e zhvillojnë dhe e përsosin poezinë e një populli. Libra shembullorë shkruajnë poetët me talent të jashtëzakonshëm, të cilët i janë përkushtuar krijimtarisë poetike me tërë qenien e tyre dhe falë kësaj kanë arritur të krijojnë poezi të veçanta, origjinale me vlera antologjike. Vetëm këta poetë, respektivisht poezitë e tyre meritojnë dhe do të duhej të përfshiheshin nëpër libra shkollorë, nëpër antologjitë e poezisë shqipe; të përkthehen në gjuhë të tjera dhe ta prezantojnë me dinjitet poezinë shqipe; të mësohen në shkolla, në fakultete; të studiohen në institute; të nderohen me shpërblime të karakterit kombëtar dhe ndërkombëtar; të shkruhen studime, libra, monografi për krijimtarinë e tyre etj. Vetëm poezitë e këtyre poetëve kanë gjasa të lexohen nga gjeneratat e ardhshme pas një gjysmë shekulli, pas një shekulli... dhe të zënë vend në thesarin e çmuar të vlerave të përhershme kombëtare. Prej 217 librave të shkruar deri në vitin 1979, Rugova vetëm 9 sosh, ose 4.14% i vlerëson me notën libër i mirë e me ndikim. Tani librat e tillë marrin pjesë me më pak se 2% të librave të botuar dhe së bashku me librat e mirë mund të arrijnë deri në 3% të pjesëmarrjes.  
       Në fund, të mos harroj pa shtuar, se sa më i dobët poeti aq më shumë beson në vlerën e krijimtarisë së tij poetike, ndërsa nevojën për ta përsosë atë, më së paku e ndiejnë poetët shumë të dobët, pastaj ata të dobët, e kështu me radhë deri te poetët e mirë e me ndikim. Pra derisa poetët e mirë dhe me ndikim, poetët e mirë... shpesh kanë dyshime, nuk janë të kënaqur me poezitë që i kanë shkruar, poetët e dobët dhe ata shumë të dobët, thuajse gjithherë janë të kënaqur dhe flenë rahat, nëse nuk kanë probleme të tjera jetësore. 


Shpërblimet 

       Në rrethanat tona të sotme, kur ekziston  kriza e sistemit të vlerave në të gjitha fushat, kur nuk janë të diferencuara vlerat nga jovlerat dhe nga antivlerat, edhe në fushën e poezisë gjendja është e çrregulluar, kaotike.  
       Është me interes ta dimë si shkon puna me rastin e ndarjes së shpërblimeve dhe çmimeve për artin poetik, kush i merr më shumë ato çmime, a i marrin poetët shembullorë, poetët e mirë, poetët interesantë, poetët e zakonshëm apo poetët e dobët dhe shumë të dobët Mund të them se prej rastit në rast i marrin të gjithë ngapak!  
       Sa ju përket konkurseve letrare anonime, që organizohen bukur shumë dhe bukur shpesh edhe në Kosovë,  edhe në Shqipëri, edhe në Maqedoni, e  më rrallë në Luginë të Preshevës dhe në Mal të Zi,  më duket se me çmime shpërblehen më së shumti poetët e zakonshëm, pastaj poetët interesantë, por shpërblehen edhe poetët e mirë, ata shembullorë, e besa nganjëherë edhe poetët e dobët!   
       Në orët letrare ku shpërblehen poezitë e lexuara (ndokund një poezi, ndokund tri),  përsëri më së shumti shpërblime marrin poetët e zakonshëm, pastaj  poetët interesantë e më rrallë poetët e mirë dhe ata shembullorë. Ka raste kur me vendin e tretë, apo të dytë shpërblehen edhe poetët e dobët!   
       Edhe te konkurset anonime, e edhe te orët letrare, poezitë e zakonshme e ndonjëherë edhe ato të dobëta shpërblehen ose për arsye që juria me vetëdije i shkel kriteret estetike, ose për arsye se anëtarët e jurisë e marrin punën me nguti,  shkel e shko dhe në fund ia ndajnë çmimin poezisë që nuk e meriton. Sa ju përket poezive të zakonshme, ato mund të shpërblehen edhe për shkak të mungesës së konkurrencës, por edhe për shkak se në disa raste shumica e anëtarëve të jurisë nuk dinë ta vlerësojnë poezinë, nuk dinë ta ndajnë vlerën e zakonshme nga vlerat e larta, nga vlerat e jashtëzakonshme poetike. Pra ka raste kur juria si tërësi nuk është kompetente, nuk ka dije të mjaftueshme, e besa as shije për ta vlerësuar poezinë.   
       Kur jemi te çmimet vjetore të karakterit kombëtar për libra poetikë, që i ndajnë Ministria e Kulturës, Lidhja e Shkrimtarëve, apo dikush tjetër,  mund të them se me këto çmime deri tani janë shpërblyer edhe libra të mirë, edhe libra shembullorë, edhe libra interesantë e edhe libra të zakonshëm, thuajse në  mënyrë të barabartë. Shpesh herë kjo bëhet sipas formulës “kësaj herë unë ty, herën tjetër  ti mua”, ose funksionojnë lidhjet e ndryshme politike, miqësore, klanore, lokale... Në njëfarë mënyre dikujt i jepet rasti që t`ia bëj një nder, t`ia bëj një të mirë mikut, të njohurit dhe shpesh nuk e lëshon rastin.     

Hile Lushaku Razi Rama: Pehlivanët e Gollobordës

Shoqata Sportive “Golloborda: promovoi me dt 14.05.2017, me sukses të plotë librin “Pehlivanët e Gollobordës”, të autorëve Hilë Lushaku e Razi Rama, sponsorizuar nga kompania “Astra Albania sh.a”, me përkujdesjen e zotit Skënder Rama, drejtor i kësaj kompanie.
Në promovim morën pjesë shumë miq nga Golloborda, Tirana, Elbasani, Peshkopia e Burreli. Ishin të pranishëm edhe trashëgimtarë të kampionëve të mëdhenj gollobordas Fiqiri Osmani, Osman Stojku, Haxhi Dani e shumë të tjerëve dhe heronjve të punës e të luftës.
Në promovim ishin shumë kampionë, midis tyre Mazllum Tola, Baftjar Bekteshi, Abedin Dehari, Mahmut Abdia, përfaqësues e trashëgimtarë të shumë kampionëve.
Nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe shumë intelektualë. Ishin te pranishen edhe perfaqesues nga FSHM dhe SHKM zoterinjte Ndricim Spahiu e Xhelil Cibaku
Aktiviteti u zhvillua sipas programit në vijim:
-Fjala e hapjes-moderatori Hilë Lushaku
-Recensues/vlerësues: Doktor Besnik Rama
-Recensues/vlerësues: Eduart Abazi
-Recensues/vlerësues: Mehmet Hasani,
-Përshëndetje: Kryetari i Shoqatës Kombëtare të Mundjes, Xhelil Cibaku
-Përshëndetje: Islam Rama
-Përshëndetje: Myqerem Tafaj
-Përshëndetje e falënderim: Razim Rama
-Fjala e mbylljes dhe falënderimi-moderatori
Aktiviteti u mbyll me një kokteil, mundësuar financiarisht nga zoti Skënder Rama

Sonntag, 14. Mai 2017

Kujtim Stojku: Cikël poetik

HIJA E PERSONALITETIT

Veten time e gjej n’mes ngjyrës qiellore të ndritshme,
Por ajo akoma nuk është një ngjyrë e bruzët,
Por s’mund ta gjej veten në një ngjyrë të murrët,
E cila është një hije që gjithmonë vjen e përdridhet.

Edhe pse në varësi të rrethanve,
 Unë shndërrohem në një hije shumë ngjyrësh,
Ku të tjerët pushojnë në një park me pemë artificial,
Një ngjyrë duket e tmerrshme në horizont,
E unë shaloj nëpër re kuajt e bardhë.

Hija ime e preferueshme është ajo e gurit të rubinit,
E cila shkëlqen fort me ngjyrën e saj,
E cila ndryshon si e pa besë nën hijen e vërrinit,
Ku të gjitha ngjyrat përzihen,
Kalben e unë hundën më dorë zë pastaj.

E zeza e kalbur kthehet në një bijë të kuqe t’ përhimtë,
Por në pikëllim ajo s’mund të ndryshojë me pahir,
Nëpër vena vërshon gjaku me tërbim të zjarrtë,
Gurgullon nëpër lëkurë duke na skuqur flakë.

Në vend që të bëhet një perlë trëndafile e qetë,
Që ta plotësojë rubinin e ta ngazëllejë zemrën e shkretë,
Unë qetësohem në trumzën e butë duke thithur luleshtrydhe,
Dhe atëherë më qetsojnë të gjithë duke kënduar,

Ca re ngjyrë qershie n’hapsirën qiellore dolën vetë… 

LULE NË MUR

Në murin e shtëpisë vjetër ndërtuar prej guri,
Ku gjyshi kishte derdhur gjithë mjeshtrinë e tij,
Gurët e gdhendur mjeshtrisht nga një dorë burri,
Peshuar me plumbçe hynë në shekullin e ri.

Shakullinat dhe tërmetet e kohës se shembën asnjëherë,
Por vetëm u plasarit nga tronditjet e mëdha,
Në plasat e tij mbinë lulë përhapin erë,
E unë sot me thinja i këpus nga këto të çara.

I mbaj në duart e mia gjithë rrënjë,
Lulet e vogla drejt në sy më shikojnë,
Me gjuhën e tyre të heshtur n’mendime më kanë vënë,
Lulet e vogla u mundova t’i kuptoj.

Pyetjeve të mia krye ylur iu përgjigjën
Duke përhapur përreth një të këndshme aromë,
-Ja - më thanë - ne edhe në gurë lëshojmë rrënjë,
E shpirtin tim m’a bënë që të këndojë…

CJAPI

Sa herë vjen pranvera dhe lulet lulzojnë,
Zogjtë këndojnë si të dehur këngët e tyre si nga hera,
Yjet e rastit në kupën qiellore xixëllojnë,
Cjapi hutohet kur sheh gjethet e gjelbra.

Ai bredh nëpër vragat e tij në shtigjet shkëmbore,
Mundohet të ngjitet nëpër frashra dhe lisa,
Në majë të kresë i zgjaten dy brirë në formë kurore,
Pas kurorës mbretrore e gjithë tufa e dhive nga pas e ndiqka.

Rrëketë për çudi të gjithë rridhnin qumësht,
Cjapi si kokoroç kalonte tutje me këmborë në qafë,
Kodrave dhe luginave bërtiste meee,që oshtinin kudo,
Përtyp gethe të njoma,pas ferrash fërkon mjekrën e gjatë.

Duke u endur nëpër pyje ai pa nimfat,
Që bashkë me lulet zbukuronin livadhet,
Atherë ai bërtiti meee me të madhe,kjo ishte gjuha e tij,
Rapsodinë  e tij t’gjitha nimfat e pranuan edhe kësaj radhe.

Kështu që ne dëgjojmë sot një muzikë me kompozim të ri,
Shohim nimfat nëpër pyje vardallë duke u sjellë,
E,më pas ky cjap i gjorë iu dorzua një kasapi shpirt zi,
Pasi e vari në çengela,pa mëshirë filloi me e rrjepë…


PSE OSHËTIN KJO KËNGË

Të shtirem e të gënjej nuk dua asnjëherë,
Kur shpirti rënkon në delir flet përçart,
Si i dehur këngës ia marr pandërprerë,
Prej ngricës së acartë gati sa nuk plas…

Ashtu siç linda e kam thurur melodinë,
Me zogjtë nëpër degë në zabele kemi kënduar bashkë,
Këto vargje prej të çmenduri ndosha ta shtojnë mërzinë,
Si i dehur prej rakisë,nga fillimi ia nisja prapë.

Me veten time unë flas vazhdimisht,
Si gënjështar kur kaloj unë s’të shoh në sy,
Deri tani u jam shitur si hipokrit me madhështi,
Por ju betohem or miq,unë nuk jam hënë bri kau,
Si vetull e zjarrtë mbi sy u jam kthy.

Fjala ime e shkruar shpesh më ka vënë në mendime,
S’i mashtroja njerzit me gënjeshtra pa u skuqur në fytyrë,
Me fjalë të mëdha  dukej se mburrja veten time,
Për  ta isha si dhelpra,në gjoks më përkundej mendimi i ligë…

Por vetvetja ime është tjetër nga ajo që ju thoni,
Si analfabetë s’kërkoj të më thoni çfarë them unë,aspak,
Janë tingujt e një shpirti krijues që ju tashmë e dëgjoni,
Por ngandonjëherë jam i rezervuar,dorëthatë.

Fjala nga pena ime fluturon si shigjetë,
Për  çfarë kam thënë janë rënkime që rënkojnë,
Do të isha i shpërfytyruar nga ai që jam në të vërtetë,
Klithmat e ëngjëjve qiellorë më shoqërojnë.

Për çfarë kam thënë,
Pena ime asnjëherë s’u thye,
Kryq e tërthor qiellin  i kam rënë,
Duke sjellë mesazh prej perëndie…
I dehur nga muza e qiellit,
Prandaj oshëtin kjo këngë…


JA ÇFARË DUA UNË…

Atë që dua unë si çmendur,
Ta thashë vetëm ty,
Besoj askujt s’do t’ia thuash,
Kockat dua të t’i bluaj deri në fund,
E,kjo është nga dashuria  madhe,
O Zot sa të ty dua unë.

Eshtrat e tua i dua deri në fund,
Sëbashku me dhëmbët dhe ato të çmendurat eshtra,
Si njeri i krisur që eci mbi bërryla dhe gjunjë,
Parakrahët si kurva në dolën shumë të pabesa.

Sot në modë është shumë leshi,
Disave u ka dalë,ca të tjerë e kanë vënë vetë,
Për syrin tim ngjajnë me kafshët,duken prej së vërteti,
Shpesh iu shoh shpinë kërrusur por jeni shumë të vegjël,
Më pas për çudi zgjateni dhe qëndroni drejt.

Sipërfaqen e ujit gjithmonë e ngatrroni me pasqyrën,
Sepse trupin e shihni të zhubrosur krejt rrudha – rrudha,
Në pasqyrën e krisur se njihni dot fytyrën,
Në mes këtyre labirintheve udhën e humba.

Duke vëshguar vorbullat e ujit ju shtypeni në çdo anë për çudi,
Unë dëgjoj thyerjet e kockave që aq shumë të gjithë vuajnë,
E paparë,mundoheni të mbuloni hënën me dhjetë gishtrinjtë,
Fluturoi një tufë korbash,krokamat pas janë duke ushtuar.

Sa herë vishni këpucë ju duket vetja se jeni rritur,
Edhe sot me hijen e mëngjesit mateni mjerisht,
Eshtrat tuaja therin,dhimbjet e tyre i dëgjoj i çuditur,
Viruse të ardhur nga vendet e huaja,e shpirti yt vetëm klith…

GURËT E RRUGËS

Gurët e vegjël nëpër rrugë dukeshin të gëzuar,
Lodronin me njëri tjetrin herë bashkë e herë vetëm,
Ata nuk e dinë se ç’është një shoqëri mendje turbulluar,
Nuk dinë ç’është ankthi dhe shqetsimi për ditën tjetër.

Rruga e veshur me një xhaketë ngjyrë kafe lecka-lecka,
Universi në heshtje mbi të kalon,
Dielli krejt i pavarur me shkëlqimin e tij pjesë merrka,
Në dekretin absolut të rastit,me naivitet firmos…..

ZEMRA E GRUAS

Zemra e gruas rreh bashkë me agimin,
Bashkë me zogjtë ia merr këngës anembanë,
Fluturon bashkë me ta,
Mundohet të coptojë litarët e shqetësimit,
Prej lotëve që i rrjedhin nga sytë, mbijnë lule,
Në gjoksin e saj e ardhmja ëndrra është duke parë.

Në sharapollin e jetës luginave bredh,
Nga jehonat e shpirtit buron një e ëmbël melodi,
Zgjohet prej tyre,
Një ëngjëll mbi buzët ngjyrë alle valle hedh,
Nektarin e jetës ajo sjell në shtëpi.

Pas natës kthehet dhe zemra e saj,
Në një kafaz të huaj tik- tak fillon e rreh,
Gjendja e vështirë asnjë hap s’i është ndarë,
Perëndeshë e botës, botën përkund në djep.

Ëndrrat për yjet janë ninullat e saj,
Kur nata copëzohet sytë i ndrisin bashkë me diellin,
Buzqeshja në horizont ia admiron fytyrën ,
Si mjellma, këngët e saj shpirtin ta ndezin…

DELIRUM

Arti i zbehtë është i mërzitshëm,
Hija zgjatet, matet me rrokaqejtë,
Me mendjen tënde ndërton një palë shkallë,
Që janë krejt të çuditshëm
E gjithë natën e gjatë hyp e zdryp në qiell…

Retë duket se po i mbledh vetë me dorë,
Bashkudhëtar përçartjesh është vetëm shkalla
që vjen e zgjatet vetë,
Por sytë i ke të ngulur këtu në tokë
Yjet kanë një tjetër lindje
Si sy të trishtuar ndryshojnë.

Akoma pa çelur lulet petalet vyshken,
Dikush mundohet hapat e diellit të numërojë,
Të lodhur nga koha degët e pemëve përkulen,
Në çdo britmë njeriu jehojnë
Dëgjoj të farktohen zinxhirët e mendjes…

DYFYTYRSI

Diku thellë nga brenda,
Një betejë që rezulton si askund,
Kontrolli është i humbur në këto beteja,
Midis këtyre fytyrave ka vetëm një monedhë,
Unë tërhiqen në skalionin e pasëm,
Mendja ime gdhend fytyrat mitologjike,
Nga bota fëminore tashmë kuçedrat janë harruar,
Por shihen të përgjunjur,
E ajo bredh akoma në mendjet tona,
 Si e vërtetë,por e gënjeshtërt,në personazhet mitike.

Copëza ëndrrash të thyera pamëshirë,
Përmes reumatizmës dhimbjet i ndjej thellë,
Kockat më therin,moti përherë është i ligë,
Fjala ime gdhendet nga fytyrat me vështrim të rreptë.
Shuplakat në fytyrë
Klasifikojnë pushtetin e dhunës,
Për këtë veprim s’kam guxim që të shoh qiellin,
Kur dashuria shprehet përmes kafshimeve të kurvës,
Pas buzqeshejes së shtirë dashuria ime është zhdukur,
Kulpëra pështillet pas trupit duke buzqeshur si debil,
Pemët kanë ditën e tyre për t’u lutur…

Tmerret që kemi kaluar akoma na vështrojnë si kandrrat,
Në mendimet e së kaluarës jemi gremisur,
Nëpër gremina gjithmonë si barbarë,
Turrem të mbledh copëzat e lotëve të tharë,
E,për këtë më quajnë se jam njeri i krisur.
Si hajdut nga sytë e skifteri vodha flakën e verdhë,
Shqiponjën e shoh kur Prometeut mëlçinë ia han,
Ndëshkim se për zjarrin e perëndive që ka vjedhë.

Jmi munduar të jetojmë si njerëz normal,
Natyrisht që edhe vdekjet i kemi dashur në këtë mënyrë,
E kemi ditur që në labirinthe ka nevojë të veçantë,
Çuditërisht iamgjinata më shtyn të mendoj larg.
Koha po skalit një fytyrë tjetër,
Neni ligjor i parë është gjymtimi i lirisë,
Na e tundin para syve si një paçavure të vjetër,
Astarët e xhakatevate janë mushur me argjend dh ar.

Një shtëllungë resh rend nëpër qiell e më tregon rrugën,
Na mëson të mos ia kemi frikën bubëllimës,
Vetëtima më shumë se kjo është e ligë,
Rrezet qiellore zhbllokojnë fuqinë e mendjes sime,
Duke notuar në një det të paqarë lotësh,
Pa vaj e pa klithmë.

Një rreze drite të re e kemi kërkuar vazhdimisht,
Për aluzionet e fatit,
Rrahjet e zemrës më duken se rrokullisen,
Fytyrat si kuptoj pse ndërrojnë shpesh,
Brenda njeriut shpirti dekompozohet,
Përpjekjet e xhindosura ta heqin atë vel,
Se çfarë duhet të bëhet mbetet akoma një mister,
Pabesia e qiellit,praverën e bën të ankohet.

Në betejat e pafund kemi parë shumë dyfytërsi,
Humbja e vetme o Zot është e imja,
Pasojat në çengela të varura rrinë,
Nxisin mendimet papushim që me mundim i lidhja.
Lahutës i këputet teli,
E varur në mur rri e vrenjtur,
Tingujt e saj të mprehtë shpirtin ta therin,
Ajri dridhet
Oshëtimat në ndryshkun e kohës varë kanë mbetur...

Moratorium politik për LDK!

Florim Zeqa
Shkruan: Florim Zeqa 13.05.2017

Prishja e koalicionit qeverisës ditën e merkure me 10 maj 2017, shënon abortin e dytë politik të LDK-së nga martesa me PDK-në.

Sikurse politika që nuk bëhet nga emocionet e çastit, ashtu edhe LDK-ja nuk mund të ribëhet nga emocionet dhe dëshirat e çastit, ngase në çast mund të ndodhin vetëm fatkeqësitë dhe fenomenet natyrore.

Katandisja e LDK-së është gjatë, e thellë dhe aq e dhimbshme, saqë vetëm një mendje e shëndoshë me një profeci hyjnore mund ta nxjerrte nga gremina e thellë, e fundosur në mënyrë sistematike pas shkuarjes në amshim të liderit historik dhe profetit të kohë sonë, Ibrahim Rugova.

Për fundosjen e "TITANIK-ut" kosovar, LDK-së rugoviane fajtor janë të gjithë nga pak, por pa dyshim më "meritori" është Isa Mustafa me sejmenët e tij, sahanlëpirësit dhe urithët e të gjitha pushteteve, të cilët për pak ambicie pushteti apo privilegji personal, rrënuan një trashëgimi të pasur politike dhe thyen shpresat e shumicës shqiptare në Kosovë.

Përgjatë këtyre viteve të pas shkuarjes në amshim të liderit historik të LDK-së, në veqanti pas Kuvendit të VIII-të zgjedhor të saj, u vrejt qartë se LDK-në nuk mund ta ribëjnë lakmitarët e pushtetit (të shumtë në numër në radhët e saj), të cilët i joshi pas pushtetit dhe më pas edhe i mashtroi lideri diktatorial dhe rrënuesi në thëmel i LDK-së rugoviane, Isa Mustafa me sejmenët e tij të pakurrizorë dhe padinjitet njerëzor.

Pra, përveq Isa Mustafës, bashkrrënues të drejtëpërdrejtë të LDK-së rugoviane u bënën të gjithë ata që mbështetën dhe e votuan marrëveshjen personale mes Isa Mustafës e Hashim Thaçit të 19 nëntorit 2014-të, për ta shpëtuar këtë të fundit nga rënja e sigurtë nga pushteti pas zgjedhjeve të 2014-s, kur i gjithë spektri politik shqiptar dhe popullata u bashkuan për largimin e tij. Për fatin e keq të vendit e më pak të LDK-së, të njëjtit votuan për zgjedhjen e kreut të SHIK-ut në krye të Kuvendit, e më pas edhe për zgjedhjen fatale të Hashim Thaçit për president të vendit.

Kështu pra, rrënues të LDK-së dhe shpresave të qytetarëve u bënë të gjithë ata që mbështetën liderin diktatorial në vendimet e dëmshme për vendin.

Klientela e Isa Mustafës në Kuvendin e VIII-të zgjedhor të LDK-së ua mbylli dyertë përfaqësuesve të dy degëve më të fuqishme të LDK-së në Diasporë (Zvicër e Gjermani), por e keqja më e madhe është heshtja ndaj në veprimi të tillë e mbi 300 "deleve" (delegatëve) të atij kuvendi famëkeq.

Për dhe rrethë LDK-së rugoviane mund të flitet e shkruhet për përiudhën 23 dhjetor 1989 deri me 21 janar 2006-të, si parti e vlerave unifikuese kombëtare dhe parti e hapjes së proceseve demokratike në hapësirat mbarëkombëtare, si parti që vuri thëmelet e shetit tonë-Republikës së Kosovës.

Pas 21 janarit 2006-të, përveq lidhjeve emocionale të elektoratit, LDK-së nuk bënë t'i atribuohet asnjë lidhje me të kaluarën e lavdishme të saj.

Kuvendi i VI-të apo siq njihet në opinion si kuvendi i karrigëve, ishte një paralajmërim ogurëzi për të ardhmen e këtij subjekti politik, mbase edhe për fundin fatal të frymës rugoviane në këtë subjekt.
Përderisa Kuvendi i VII-të shpërfaqi frymën e pabesisë dhe aktin e tradhëtisë, ku Isa Mustafa brenda natës i përgatiti "Puçin" politik ish kreut të LDK-së, zotit Fatmir Sejdiu për t'u katapultuar vet në kreun e LDK-së,...Kuvendi i VIII-të zgjedhor i kësaj partie instaloi dhunën, shantazhin politik dhe këcënimet si format më të vrazhda të diktaturës politike (post-komuniste).

Pabesinë e tij, Isa Mustafa e përseriti edhe në raport me subjektet tjera politike. Pas humbjes së zgjedhjeve nacionale të 3 nëntorit 2014, për t'i shpëtuar kërkesave të elektoratit rugovian për shkarkim, brenda natës e lidhi koalicionin mashtrues paszgjedhor fillimisht me AAK-në dhe NISMA, duke mashtruar më pas edhe Lëvizjen Vetëvendosje në koalicionin më të madhë të pasluftës në Kosovë, i cili PDK-në e solli në prag të rënjës përfundimtare dhe jo vetëm kaq, Hashim Thaçin e kishte shndërruar në një figurë të vdekur dhe të pavlerë politike.

Por, kësaj radhe pabesia e Isa Mustafës i kaloi kufijtë partiak. Me lidhjen e kurorës brenda natës me Hashim Thaçin për interesa personale i tradhëtoi mbi 70 % të vullnetit të shqiptarëve për ndryshimin e kursit qeverisë në vend.

Për të mos i permenduar të gjitha pasojat politike që janë të njohura për opinion publik, pabesia e Isa Mustafës ndaj spektrit politik shqiptar ka bërë që sot LDK-në e Isa Mustafës të mos e do askush, nuk e do asnjë parti politike shqiptare, madje as shoqëria civile, thënë ndryshe sot Isa Mustafa ka vija të kuqe nga i gjithë spektri politik shqiptar.

Kështu siq e ka katandisë LDK-në Isa Mustafa, kjo parti mund të përdoret vetëm si patericë e partive tjera për arritjen e kuotave të pushtetit e asgjë më shumë.

A ka mjerim më të madhë për partinë e traditës më të gjatë demokratike në vend, për partinë e besës dhe shpresës shqiptare kur i shef të ikin të gjithë prej saj!

Këtë rrezik të katandisjes së LDK-së e kisha vrejtuar pas zhvillimeve antidemokratike në Kuvendin e VIII-të të saj, me ç'rast pata ngritur shqetësimet e mia në shkrimin mjaft përmbajtësor "LDK-ja Post-mortum", botuar me 1 qershor 2015 në gazetën Kosova sot dhe publikuar në dhjetëra portale mbarëkombëtare, ku në fillim të këtij shkrimi shënova epitafin më sa vijon: "Lavdi LDK-së Rugoviane (23 dhjetor 1989-21 janar 2006), varrosur me 31 maj 2015-të nga Isa Mustafa me sejmenët e tij".

Ndërsa, për ata që nuk e kuptuan atëherë mesazhin e atij shkrimi, do ua përserisë edhe më qartë: "LDK-së nuk i mjafton "Rifreshi", duhet ndërruar komplet "Hard-Diskun"!

Mesazhi i mësipërm vlenë si alarm i fundit për Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së dhe elektoratin e saj, nëse vërtetë duan ta ruajnë vazhdimësinë e LDK-së me një formë dhe përmajtje të re, në të kundërtën, le të shërbehen me epitafin e 31 majit 2015-të, për ta kujtuar me pietet të lartë të kaluarën e lavdishme të LDK-së bashk me liderin shpirtëror Ibrahim Rugova, si dhe ta shpallin Moratoriumin politik në LDK para zgjedhjeve nacionale të caktuara të mbahen me 11 qershor 2017, që i bie abstenim i plotë nga procesi zgjedhor, i cili do të shënonte fundin e epokës së keqe post-rugoviane të LDK-së dhe fillimin e një kapitulli të ri demokratik në Kosovë.

Dikujt mund t'i duket paradoksale kjo kërkesë e sinqert e imja, por është e vetmja mundësi. Edhe pse në dukje të parë katër vite janë të gjata për të mbetur jasht parlamentit, do të jenë mjaft të shkurtëra për t'i rekuperuar të gjitha dëmet e shkaktuara në LDK për 11 vite.

Vetëm "Rifreshi" që përmenda më sipër dhe ndërrimi i "Hard Diskut", do ta mundësojnë kthimin në pikën zero të LDK-së dhe mundësinë për një fillim të ri, me çka Kosovës do t'i lindte një alternativë e re dhe shëndosh politike, e shkëputur krejtësisht nga e kaluara, me njerëz të rinjë, me vizion të ri për shtetndërtimin e Kosovës dhe një përspektivë të sigurtë për qytetarët, ku secili do të kishte mundësi të barabarta të kyçjes në proceset demokratike.

Pos tjerash, Moratoriumi politik, do të shënonte një standard të ri demokratik në skenën politike kosovare për shkëputjen nga e keqja, nga antivlerat dhe modelet e vjetruara qeverisëse.

Freitag, 12. Mai 2017

Bisedë me krijuesen e talentuar, Valbona Hykaj

Valbona Hykaj
“KAM LINDUR E JAM RRITUR NË MJEDISIN E MAGJISHËM TË MALËSISË SË GJAKOVËS…”

Nga: Murat Gecaj

Ku ke lindur ti, Valbona dhe çfarë di për prejardhjen tënde? Po, sa e si e kujton famijërinë?

- Përshëndetje, i nderuar Profesor Murati dhe faleminderit e është kënaqësi për mua, që po e zhvillojmë këtë bisedë bashkë!
Unë kam lindur në fshatin Shipshan, të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), në  afërsi të malit të lartë të Shkëlzenit. Mbaj një emër të bukur të luginës së magjishme e të lumit ujëkaltër, po me këtë emër. Ndaj dhe nuk më pëlqen, kur ma shkurtojnë atë e më thërrasin “Bona”…Më duket se, kështu, ma heqin një pjesë të atyre bukurive përrallore natyrore, dhuratë nga Zoti; më ngjan sikur ma shëmtojnë atë!?

Më pyesni për fëmijërinë time…Ajo ishte e thjeshtë, e zakonshme për ato anë, por e mbushur lot me mbresa e kujtime të pashlyera, e çiltër, e paqtë.  Nga ajo kohë, mbaj mend një kukull druri, e bërë nga një dërrasë pishe, gëdhendur nga Baba, ndjesë pastë! Pastaj, Gjyshja m’ia  kishte bërë duart kukullës sime prej një lecke dhe sytë e gojën me thëngjill e flokët me tufat e misërit!...
Ndërsa  për prejardhjen, ju tregoj se jam nga një familje e thjeshtë, por arsimdashëse. Rrjdh nga dy prindër punëtorë dhe të ndershëm, të cilët na rritën e na shkolluan me shumë sakrifica, siç ishte vetë koha! Baba ka qenë përkrahës i zellshëm i talentit tim, qyshë në fëmijëri dhe në vazhdimësi. Kurse Nënës, si të gjitha nënat, me një përkujdesje “të tepëruar”, nuk i pëlqente, kur merrja pjesë në veprimtaritë kulturore në shkollë, sidomos në kohën e gjimnazit!? Por tani, kur jam vetë nënë e dy fëmijëve, njërin nga të cilët vajzë adoleshente, mundem ta kuptoj mirë, kujdesin dhe merakun e saj. 
E, kështu, si pa u kuptuar rodhën edhe për mua: ditët e javët, muajt e vitet…

Cili është shkollimi yt dhe ku e si e ke kryer atë?

-Shkollën fillore dhe 8-vjeçare i kam kryer në fshatin Buçaj të Shipshanit,aty ku kam vendlindjen time.Mbaj mend, përveç mësuesit të klasës së pare (që normalisht askush nuk e harron.), kam në kujtesën time mësuesen e gjuhe-letersisë,Ajshe Kuliçi, e cila zbuloi aftësinë dhe talentin tim për të krijuar.S’mund të lë pa përmendur këtu,nëse më lejoni ju lutem,dhe një mësuese të fillores,Nurie Halili,që më ka dashur aq fort.Ajo ishte mësuese dhe edukatore krejt e veçantë për kohën..percillte aq shum dashuri e mirësi; ajo çdo ditë falte nga një pjesë të shpirtit të saj fisnik.Jo më kot e përmenda,sepse e kam takuar pas njëzet e ca vitesh, këtu në Tiranë.Ishte një çast tepër emocionues dhe i magjishëm!...Gjimnazin e kam kryer në Tropojë, ndërsa arsimin e lartë,në Universitetin e Tiranës, për histori, prane Fakultetit Histori-Filologji.Ne korrik mbroj diplomën e masterit profesional...

Lidhur përgjigjen e mësipërme: Cilat janë aftësimet tua profesionale, në fushën e mësuesisë?

-Të flas për aftësite e mia profesionale,pra ne fushën e arsimit,më duket pak e vështirë..sepse nuk mund të them se jam unë mësuesja “e mirë,idealja,shembulli”..etj!Por shprehem se e dua shumë këtë misionin hyjnor e fisnik. Kam punuar në disa shkolla të Kamzës dhe, kudo që kam shkuar dhe mbasi jam larguar, nxënësit nuk më harrojnë lehtë, për të thënë që nuk më kanë harruar asnjëherë!Sigurisht, kjo gjë është kënaqësi e veçantë për mua. Unë mendoj se bëj njëlloj si koleget e mia..por pasi largohem nga një shkollë,dhe shoh reagimin e nxënësve,vetëm atëherë arrij të kuptoj, se kam lënë diçka më shumë se profesionale,përtej pedagogjikes,kam lënë pjesëza shpirti!..Normalisht,nuk ka si ndodhë ndryshe,unë kam shpirt krjueseje e  artisteje dhe, kurrësesi, nuk mund të sillem ndryshe.Përpiqem te ndërtoj ura shpirtërore, ndërmjet meje dhe nxënësve dhe besoi që ia kam arritur.Kurrë nuk ka ndodhur që në mëngjeset e mia, në takimin e parë me nxënësit,ta filloi ditën me pyetjet:”Hapni librat,a i keni bërë detyrat?” Por u drejtohem me diçka më të ëmbël,më njerëzore,në mënyrë që t'ua bëj mjedisin sa më të ngrohtë dhe sa më të dashur.Çdo ditë, duke gjetur një mënyrë ndryshe, për t'ia filluar mësimit.Pa harruar dhe marrëdhënien miqësore me kolegët dhe drejtuesit.Etikën e komunikimit e kam pikën time më të fortë.

Ke mbaruar studimet e larta për degën e historisë…Në cilat shkolla ke shërbyer, deri tani dhe si e parashikon punën, në vazhdimësi?

-Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen...Por unë diplomohem në korrik të këtij viti.Pra, kam mbrojtjen e temës së diplomës,master professional dhe kam mbaruar me mesatare 9,6. Shpresoj shumë dhe s’kam pse dyshoj,që në këtë shtator do jap mësim në lëndën time,histori, të cilën e dëshiroj shumë dhe do jem mësuese e rregullt,pra përfundimisht.

Kur të lindi dëshira për të shkruar dhe çfarë kujton nga krijimet tua të para?

-Dëshira për të shkruar...? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, mund të them se, kur kthehem në fëmijëri,e gjej veten në mbrëmjet e majit, në rrugën e bukur afër shtëpisë. Quhej “rruga e bojlive”(qershive). Andej rendja pa ndalur, pas xixëllonjave dhe ndieja feshfërimën e kroit në përrua,aromën dehëse të luleve të kajsisë,këngën si simfoni të bretkosave... Ndërsa shihja një hënë të rrumbullakët, në “qiellin tim”,që më dukej se ecte pas meje,se ndiqte rrugën time dhe, herë-herë, më përngjante me një kulaç prej dhjami,që më rrëfente gjyshja, në përrallat e saj të bukura dhe unë si fëmijë,ëndërroja ta “haja” atë!?...
Pra, kujtoj se, që atëherë, kam filluar të shkruaj dhe jam ndikuar, pa dyshim, nga ai reliev i rrallë, ku jam rritur.Përballë isha me malin e bukur te Shkëlzenit,ku Gjyshja ime më thoshte,se janë ngujuar Gjeto Basho Muji e Halili...E unë rrija, me kohë të zgjatur, duke vështruar se ata kreshnikë do të dilnin dhe do t’i shihja e t’i takoja, një ditë!...



Je autore e 5 librave, në poezi e prozë…Cilët janë ata dhe a mund të më tregosh diçka, sigurisht shkurt, për tematikën dhe përmbajtjen e tyre?

-Kam botuar pesë libra.Përkatësisht, që nga 2007-ta e deri në 2015-tên.Libri i parë,”Etja e ëndrrës”,është m poezi nga koha e gjimnazit. Më tej, vjen libri i dytë,”Dhelëpra pa bisht”, me përralla për fëmijët(të rrëfyera nga Gjyshja).Libri i tretë,”Shtëpia pa dyer”,është përmbledhje me përralla,rreth 300 faqe,të gjitha një thesar i paçmuar i Gjyshes sime dhe, mund të them e bindur,tê sjella për herë të parë nga unë.Libri i katërt,”Rojtari i zemrës”, ka poezi shpirtërore, gati mistike, lidhja që krijon njeriu me tokësoren dhe hyjnoren.Libri i pestë, “Përtej ndalesës”, përmban poezi të zgjedhura dhe prozë artistike.E veçanta e këtij libri është se ka një tregim, që mbart një dramë aktuale për kohën, kur zhvillohen ngjarjet.”Duvaku i Hanës” është tregim, i bazuar në një ngjarje të vërtetë,të ndodhur në Malësinë e Gjakovës, diku nga vitet ’70-të, në shekullin e kaluar.Ky libër është përuruar në Gjermani,e ftuar nga kryetari i Shoqatës së Shkrmtarëve të Mërgatës Shqqiptare, në Diasporë, Hasan Qyqalla, të cilin gjej rastin ta falënderoj!

Si është çmuar dhe vlersuar krijimtaria jote e deritanishme?

-Krijimtaria ime mendoj se është çmuar, përderisa kam marrë mjaft kënaqësi shpirtërore..Ndërsa, të pretendojmë për tituj e çmime,mendoj se kjo gjë lidhet me periudhën, kur jetojmë në një kohë të rrëmujshme,vramull…Nuk dihet as kuptohet, se kush shkruan poezi,kush i publikon ato ose cili bën art a kush janë poetët a prozatorët e vërtetë?!

Në vijim të pyetjeve të mësipërme: Kur mendon se do të botohet libri yt i radhës dhe a do të jetë, në poezi apo prozë?

-Libri im i radhës do jetë roman, i bazuar në një histori të vërtetë të kohës së komunizmit, i cili trajton një dramë e dhimbshme...Kaq,se nuk dua të zbuloj më shumë për të. Por, romani ka filluar!..

Duke të falënderuar për përgjigjet tua, në bisedën tonë të përbashkët, në mbyllje të saj, mike bashkëkrahinase Valbona, a dëshiron të shtosh diçka tjetër?

-Në përfundim të kësaj bisede, mund të them se, ishte krejt e natyrshme dhe me solli emicione. Ka shumë rëndësi, se si ndërtohen pyetjet dhe ju, profesor Murati, i keni përzgjedhur ato, duke më “ngacmuar” e dhënë mua mundësinë, që  të jap përgjigjje, sadopak,  poetike. Ju falënderoj shumë dhe, nëse më lejoni, dua të përshëndes përzemërsisht, dy fëmijët e mi aq të dashur,Detjonin dhe Xhenetën! 
Faleminderit edhe një here e ju dëshiroj çdo të mirë në jetë! Njerëzit, si ju,janë përherë frymëzim, për të arritur më të mirën.

Tiranë, 10 maj 2017