Samstag, 31. Dezember 2016

Ajet Shala - Cikël poetik


KODI I URËS

Eci drejt qytetit të lashtë ku kodin mbajnë urat
E shikoj lartë mbi pragun e portës së kalasë
Shikoj dritaret e kohës nga errësira të mjegulluara
E buzët e zhuritura kërkojnë gurrat ujë kristaltë.

Shoh lisat shekullor që dhimbjet i mbajnë në gji
Dikur nëpër kohëra trimave plis bardhë ju bënin roje
Nën kurorën e blertë jehonte një këngë me çifteli
Valletdhekëngëtmajëkrahubashkonintrojet.

HapërojpërgjatëbreguttëIbritashtukuturu
Freskoj ballin me valët e lumit të Sitnicës
Loti nga malli për fushat dhe malet më rrjedh këtu
E nga Bajgora lart, dëgjoj gjamën e Mitrovicës.

Dikur andej lumi tupani binte e kënga na gëzonte
Plis i bardhë shkëlqente në nëtët stërrore pa hënë
Si abazhur minatori, qeleshja mbi koka na qëndronte
E ura Mitrovicën bashkonte si bacë hijerëndë.

Helmetat asnjëherë syri im s’i ka pëlqyer
Atu, si bjeshkë më dalin, si miq të paftuar përpara
Nga andej dëgjoi krokatjet e korbave të zinj të urryer
Që mbi fole shqiponjash po bënin gara.

Lart nga majat e Selacit më zë burri, bëra kushtrim
Si në kohen e atij trimit plisat të kem mbi kokë
Para kullave të gurit me frëngjia në Boletin
Para varrit të Baces Isë të biem në gjunjë e bëjmë betim.

Ramëpërkëtoshkrepa me foleshqiponjash
Më Besa-besë si dikur kur luftonte Baca
Shubarë e shajkas’iduronmë as toka
Nëdreqvaftë, bashkë me ta edheEvropa .



ZËRI I POETIT
(Para kullës së Adem Jasharit)

E di, edhe kulla ime mund të ishte djegur
Si e bacë Ademit
Cep më cep mund të digjej muri
Dhe guri i fundit i oxhakut
Po s’do ma vriste kurrë fjalën
Mes burrash në një log kuvendi
E mençurisë në Qiellin e Shtatë
Do ia vija bajrakun.

Dhe vetë një ditë mund ta kisha diku
Një varr të çelur
Nga një cifël predhe
E nga një plumb i mallkuar
O, po ashtin e fjalës
S’do ta lija asnjë cast të mbeste i mekur
Në gryka lahutën do e rizgjoja
Në shekuj me frymë e me duar.

Edi, edhe gruri i mbjellë në arë kalli më kalli
Do më ishte djegur
Cep më cep si kjo kullë e bacë Ademit
Shenjtor lirie
Po prapë do të ngrija me gurë më të fortë
E më të gdhendur
E zjarrin, për besë nuk do ta ljia
Të shuhej në troje shqiptarie.

Urrejtjen mund ta hidhja tej
Si të ishte një kafshë e coftuar
Po s’mund të hesht, joo, për varret,
Për tokën time të shtrenjtë
Se më vijnë në letrën e bardhë nënat
E fëmija e vrarë sylotuar
Se më zgjohet plaga e trimit në gjoks
Si të ishte det.

Mund të më digjej furka e gjyshes Havë
Dhe sofra e bukës
E plisi i bardhë i gjyshit Bajram në Tivar
Mund të bëhej një ditë pluhure hi
Po dhe me një dorë do të qëlloja
Me sëpatë në pyllin më të Bukur
Më të madhe do ta ngrija një kullë
Për miqtë e mi më të rinj.

Po fjalën, fjalën sërish nuk do ta lija
Të më flinte si macja të oxhaku
Në një hi të ngrohtë
Ku të thërret qetësia
Këtu bëhem kreshnik
E ulem në gjunj te bajraku
Këtu, gazmohem me vete
Se s’faron asnjëherë shqiptaria.



ËNDRRA IME

Ëndrrën ma freskon një melodi e vjetër
Vjen nga andej ku shqip këndon bilbili
Më vjen nga larg, kalon bjeshkë e male
M’i sjell freski ndjenjës, më sjell polen prilli.

Këto valë tingujsh mjaltë mbartin sa esa kujtime
Mbledhur nga fushat shqip ku rrezaton dielli
Më ëmbëlsojnë zemrën kah moti me hidhërime
Janë balsam plagësh të marra nga mërgimi.

Vijnë me aromë lulesh freskuar nga gurra
Veshur bukur me dy ngjyra që ka flamuri
Nga okarinë lashtësie vallëzon melodia si flutura
E nga teli i lahutës në dysh ndahet përjetsisht guri.

Ëndërr gjumi-apo syhapur me vete po më merr në krahë
Më fut në karvanin e mrekullive të tokës sime
Vallëzoj dhe unë me hapin ku fola fjalën e pare
Aty ku ninullat e nënë Fatës më sollën gjumë shenjtërie.

Aty ku gjuhen e ëmbël të Naimit e dëgjova
Me të eca në botë e këndova Himnin e Flamurit
Aty mësova alfabetin e Kristoforidhit me shkronja
Me betimin ”Atdheun brenda vetes” brenda gjoksit të burrit.



A THUA SE JAM ME ZINGJIRË?
(Monolog i braktisjes)

Nëntë muaj
E piva gjakun, u rrita,
E vadita shpirtin tim
Aq të përkëdhelur
Isha jotja e tëra
Tek thithja frymën tënde
Oh, sa të ngrohtë me dritë behari.

Sa e etur isha
Tek bëhesha pjesë e frymës
Si të isha lulja e parë e porsaçelur!
Zinxhir i lidhur isha
A si një valë kaltërore deti
Ku fluturonte pelikani.

E doja
Të ishe mirësia
Që në jetë kaherë më mungonte
Po ti doje
Vetëm, në duart e tua
Të ish princeshë dashuria
Me buzët e tua
Me puthe syrin që nga gëzimi lotonte.

E unë
grabita erën tënde
Si të vije nga zjarri me shkëndija
Ooo, kurrë
Kurrë nuk e harroj dorën, ftyrën, duart
Mbaja gishtrinjtë
Nga frika se mos më humbte në hone nata

Aty,
Në mollëzat e faqeve që butësisht i prekja
E dashuruar isha vetë valë deti
Në gjirin tënd ku karvani ecte para,
Vetëm përpara.




ZJARRI QË DUA

Më dogje një ditë, më zjarrmove
Me shpove në fjalë pabesi
Dije se kam vetëm një dashuri në mote
Që emrin e ka nënë, kaltërsi.

Ti ishe shoqe në qiell vetëm me re
Ti ishe shoqe me diellin dhe zjarrin
Të ishe shoqe me lulen që çel në bjeshkë
Për ty prisja ditën si udhëtari.

Të kam kërkuar në çaste sublime
Të kam kërkuar zgjuar dhe në ëndërr
E telin e lahutës për ty e kam shtrënguar
Që t’i jap udhë fjalës dhe këngës.

Të ishe e mbete këngë e maleve të bukur
Të ishe kënga e agimit që të pres me etje
Të ishe gurrë bjeshke dhe varg i mbrujtur
Notë e pentagramit ku ka vetëm lotë dhe heshtje.

Doja të isha…
Të isha poezi e bukur e një poeti
Të isha valë e kaltër dhe dallgë deti
Për ty të isha një bahçe me mollë të ëmbla
Që të të vija natë e ditë në ëndrra.

I Bukuri i Dheut të isha një here në jetë
Si fara e shëndetshme në tokën e mbjellë
Të isha një mbret dashurie që zjarrin ta jep
Mes buzëve të tua si luljaqë sapo çel.

Të isha si diell i bardhë ndër yje
Me trup si fidan bukurije
Gjak i zemrës tënde të isha në pyje
Të isha për ty dehje kaltërsie.

Doja të ishaaaa




KËRKOVA

Kërkova bulevardet me të bukura të botës
Me llojshmëri lulesh për rreth në blerim
Në kopshtet e pasura u deha mes aromës
Ti mbete lulja më e bukur, në vegimin tim.

Vizitova peisazhe me bukuri përrallëre
Në çdo meridian globi kërkova frymëzim
Hapërova mes yjesh a mes rrezatimesh ylberore
Por vetëm ti për shpirtin tim mbete i vetmi ushqim.

Hyra në biblioteka të pluhurosuara në kohëra
Lirikë me famë në botë i menduar i lexova
Qëndisje të bukura për personazhe gjeta
veç ti mbete më e bukura që unë krijova.
Dëgjova këngëtarë në melosin popullor
Më zë melankolie tek i këndonin dashurisë
Fjalët më të bukura që nxjerr shpirti hyjnor
Janë veç ato të vargut që shkrova me frymëzim.

Shpalosa natë e ditë faqe në fjalorë të rrallë
Kërkova pa pushuar me shumëpërkushtim
Më kot u raskapit edhe shpirti im i dobët i ngratë
Fjalët më të bukura për ty i shkroi netëve loti im.

Si zog shtegtar migrova në hullitë e botës
Kërkova kudo që ta gjej vetëm pak ngushullim
Por ishte e kotë, ishte vetëm humbja e kohes
Se ti ishe, je e vetmja ndjenjë në shpirtin tim.

Do të jesh tek unë në vargje që s’kanë mbarim
Si uji i gurrës në bjeshkë që mes shkumës derdhet
Je e vetmja gjurmë ku hedh hapat në kujtim
Kur s`shkruajmë, më sjell lule mbi dheun tim.




KËSHILLAT E AZEM SHKRELIT

Sukave të fjalëve të tua i kam hedhur armët
Diellin e kam pritur i ulur tek fjala e gjyshit mentar
Kam kapur fort frerët e kuajve në livadhet me kosëtarët
Jam skuqur si vogëlush tek dashuria ime e parë.

Me ty u bëra gardian për të keqen e Tokës
Urtinë e mbolla si farë në shkëmbinjtë e zemrës
Hapërova pa fund në tokën e Kosovës
Kumbar do të bëhem për djalin që rritet mes odës.

Nuk dua të jetoj vetëm me kreninë e fisit
Se, për besë, sërish toka pas borës kërkon farë
Atje, në parajsën e prekur nga fjalët që lëshojnë filizin.
Ia marr shqiptarçe këngës si gjyshi lahutar.

Merrma këngën , Bacë si amanet për djemtë që o rrriten
Me pëllëmbë do ta bëj në Drenicë një krua ujëkristali
Sukave të tua si feniks i ri Kosove dua që të ringrihem
Si të isha një Konstandin Kosove i rizgjuar.




VENDTAKIMET E NËNAVE

Nënat dardane takohen përherë në të njëjtin vend
E i shkëmbejnë dhimbjet e plagëve të zemrës
Të dashurve ua lajnë lulet me lotin e tharë që nuk resht
I bashkojnë bijtë dhe bijat nën pllakën e mungesës.

Drita e qirinjëve bashkohet me atë të hënës
Nga shkrirja janë krijuar figura të mërzisë
Aty numërohen kujtimët me ninullat e nënës
Me buzët e zhuritura puthin portretet e lirisë.




HESHTJA E FJALËS SË PATHËNË

Heshtja e fjalës magjike gërryen si valë deti
ani pse muajt heshtakë rrëshqasin nga kalendari
aty zhurma e heshtjes ka fuqinë e një tërmeti
Si stërkalat e ujëvarës lëshojnë freski flladi.

Heshtja e fjalës së pathënë ka fuqi sa një ortek
Zjarri i zemrës djeg çdo qelizë dhe bërthamë
Brenda mban një llavë prushi që krateri nxjerrë
E në trup shkrihen dhe digjen vena e damarë.

Nxirre nga thellësia e heshtjes atë fjalë magjike
E si një urë lidhëze brigje zemrash të bashkojë
Bien tupanat për valltarët e vonuar nën tela çiftelie
E drita e zjarrit të dashurisë shtigjet tona t’i ndriçoj.




BESNIK DERI NË VARR

Deri sa gjaku të më rrjedhë vrullshëm ndër vena,
Krenohem gjer në palcë që brez pas brezi të kam
Për ty Shqipëri shkruaj fjalët që rrjedhin nga zemra
Do të jem biri yt, në çdo lule, në çdo plis edhe në varr.




JETËN BORXH IA KAM ATDHEUT

Brenda atdheut isha për plot tre dekada 
Sa të jam gjallë malet e livadhet ia mbaj në shpirt 
Mua më ka borxh dy metra për varr me lulet ë freskëta 
Ndërsa unë i kam edhe jetën e fëmijëvetë mi.




BAJRAM E PASHKË

Ndër shekuj shqiptarët kanë Bajram e Pashkë 
Por festat i bëjnë gjithmonë bashkë. 
Si feston ngrohtësisht vëllai me vëllanë 
Armik i përbashkët mbetet turk, grek e shkja.

Mijëra vite tek ne është kisha qindra vite xhamia
Jemi rrapi shekullor, flet kultura, lashtësia 
Ku thonë bukës bukë edhe ujit ujë aty është Shqipëria.




ERDOGAN, S’JAM VELLAI YT

Erdogan s’jam vëllai yt, mos lëkund eshtrat shqiptare
Tokën pellazge të parët e tu ma mbushën me varre
Vëllezërit e mi flasin gjuhë perëndie, mbi kokë mbajmë plis
Disa shkojmë në kishë disa në xhami jemi një gjak e një fis.

Mbajmë mbi kokë qeleshe ilire, jemi gjak i Gjergj Kastriotit
Fes të zi si bajgë mbi kokë, mban ti, o bir i Stambollit
S'na lidhin doket, as gjaku, s'na lidh gjuha në Bosfor
S’ke ti flamurin kuq e zi dhe krenari shqiptari që më vlon.




RRAPI ARBËROR
(Poemë Atdheut)

Unë jam Rrapi Arbëror, kështjellë e lashtë plis Ilirie
Nga mermeri trimat zgjoj, me një valle shqiptarie.

Do t’i them zanave t`malit, të më japin pakëz gji
Të marr forcë t`mbroj pragun, t`mos më prekin më kufi.

Do thërras të vijë rrufeja, bashkë me trimat në Jutbinë
Bash aty në Lugje t’Verdha, prapë ta bëjmë Shqipërinë.

Do t`i them malit të gjerë, të më japë Syrin e Kaltër
Të shoh brigjet dritëlarë, që të shoh si lozin dallgët.

Në Labërinë bukuroshe, të shoh Jonin si buçet
Të puth tokën arbërore, në çdo fushë e në çdo shteg.

Do të ulem si fëmijë, të puth plisat të puth brazdën
Ja këtu do të rris lisat, ja këtu do të mbjell farën.

Do thërras Isën e Shotën e nga gjumi ta zgjoj fisin
Zgjoj Ademin n’ballë të odës, mos ma prekë kush kufirin.

Do thërras Adem Jasharin, t’këndoj Zhujën në frëngji
n`Kullë e në Zhleb ta mbroj vatanin, atëherë them “Bacë, u kry”

Bëhem hënë të ndriçoj varre, me një gjëmë sjell tërmetet
Shëron pragu kore plage, zgjoj nga varri amanetet.

Porsi zog në majë bjeshke, kërkoj trimat me zë grykash
Rënkojnë tokat nga sllavi e greku zgjoj kohë me flakë tytash.

Do zgjoj vrik trimat nga malet, thërras burrat e Arbërisë
Zgjoj kreninë te toka Çame, prek simbolin e lavdisë.

Do marr Vallen e Rugovës, mbi Çakorr të bjerë tupani
Kur ngre telin brenda odës, shkëlqen plisi, tundet shalli.

Do kërkoj lavdi në kullë, hap pas hapi rrëzë Vardarit
Ilirida zgjoka pushkë, vjen mes nesh Xhemë Gostivari.

Do vallëzoj n`Malësi të Madhe, do hedh hapin drejt Luginës
Do zgjoj ditët flamurtare, si në kohë t’Hasan Prishtinës.





SHKEL MBI ËNDRRAT E VDEKURA

Prushi i mallit për ty vitet m’i treti
Dua të shkel sot mbi ëndrrat e vdekura
Në skenën e tyre më shfaqet Hamleti
E unë si aktor i tragjedive të paprekura.

Luajta monolog për fatzinjtë në dashuri
Më duar një krodhë shtrëngova fort
U nguta për rrugë e lashë një porosi
Në hapa e njoha vdekjen e ftohtë.

Unë tani po vdes vetë nga zjarr i shpirtit
Zemra në gjoks është bërë si zgërbonjë
Sytë e hapur ju lutem, mos m’i mbyllni
Fjalën e pathënë e të ëmbël dua t’ia lexoj.




ELEGJI PËR TIVARIN

Tivar!!!
Në pellgun e gjakut të virgjër ende lundron
Vjen si arenë e verdhë e krimit makabër.
Dheu yt i kuq akoma erë kundërmon
Plisat dardanë skuqen nga gjaku i plagës.

Tivar!!!
Shoh tek ti qiej yllnajash të trishtuara mbi shpate
Shoh skena tmerri në lakun e egër në pusi.
Pse patën plisa të bardhë u prenë burrat në shpate.
Ushqeve me gjak hijenat sllavokarpate që kishin uri.

Tivar!!!
Vij të takoj gjyshin me prushin e mallit të mërzisë
E shkel putërzbathur ndër ëndrrat e vdekura të kohës
Në duar mbaj hirin e fatit e emrit ”shqiptar”
E varrin ia kërkoj në fushën e pabesisë a mes kodrës.

Tivar!!!
Më thuaj pse ju mbulove amanetet më të ziun plaf?
Dëgjoj kambanat e detit që bien sërish si dallgë
Katër mijë plisa si pulëbardha notuan valë mbi valë
Pa ceremoni varrimi, pa lutje, pa kortezh e pa epitaf.




DRITËRO AGOLLIT
(Kolosit të poezisë me rastin e 85-vjetorit)

I

Nuk e kam parë Devollin
me mollishte e livadhe
Nuk kam pirë unë
në krojet me ujë të kristaluar.
Ah, të ishe bir i Skënderajt
me ditë flamurtare
E unë të përkundesha
mes maleve borëruar!

II

Rakinë e fundit
të vreshtit për ty do ta ruaj
Verën më të ëmbël
do të doja ta shtroj në tryezë
Me një tel lahute
do thurja këngën e pambaruar
Nga një stan Kopiliqi
qumështin e deleve do të sjell.

III

Me mushtin e fjalës tënde
do të ngop shpirtin
Në fjalën e mençur
e shoh atdheun dhe më pranë
Me atë det krenarie
do ushqej djalin e nipin
Rrugës së pafundme
do i jap ngrohtësi dhe zjarr.

IV

Dëgjoj zërat e blertë të Devoll
në male mbi Menkulas
Ku liqeni i Prespës kaltëron
ku poeti mjalton muzën e art
Shkronja ari lartësuan atë pendë
në shtigje malesh dhe trotuare
Atje rizgjoj muzën hijerëndë
me shpirt poeti që bleron shpate.

V

Atje rizgjohen lutjet me këmbana
në qiparis vargu trokëllin
Tingëllojnë si rrufe malesh të larta
në piedestal rrinë me poezinë.
Si shandan shkronja ndriçon
vallëzon fjala mes kujtesës
Shkon vargu si mjellmë në liqen,
tek flakë e zemrës.

Giubiasco. Ch
13 tetor 2016




TY ATDHE

Loti i derdhur për ty, atdhe, u bë lumë.
Mes syve ngrita digë si drapri i hënës
E ktheva vajin në energji shpirti,
Për të shëruar plagët e pambaruara të zemrës.
Ah atdhe-atdhe, dhimbje e plagëve të mia




KALOVA

Shkela shumë shtete në kontinente të ndryshme
Preka bjeshkë shkëmbore me pyje dhe vullkane.
Dëgjova shumë metrostacione të zhurmshme
Dëgjova shumë gjuhë që fliste bota në ekrane.

Fjeta në shumë dhoma hotelesh me yje
U ushqeva me gjellë e pije të shtrenjta
Dëgjova histori që më bënë të mallëngjyer
Por ëndrra për mëmëdheun mbeti e njëjta.




NUK DUA

Nuk doja ta ngacmoja hirin e fatit
Dikur trastën me halle aty e mbuloja
Aty i mbështolla me prushin e mallit
Dhimbjen e zhveshur ta rindjeja s`doja

Goditjet shpirtin e patën ndezur flakë
Trastat qenë mbushur s’arrinin ta përballonin
Zjarrin e dhimbjes e ndjeja gjer në palcë
Ishin copa meteorësh që plagë më krijonin.

Në xhepin e zemrës flinin futur në zgërbonjë
Një ditë uragani i shkundi degët atë kohë
Gjethet ranë nga drurët e zhveshur si një rrënojë
Imazhet e trishta mbetën nën atë mbulojë.




NË GËRMADHAT E ÇAMËRISË

Shoh shtëpi me gjëmën e vuajtjeve tragjike
Mure të nxirë nën çatitë e nën rrënojë
Simfoni vaji kukuvajkash që sjellin eho klithme.
Në pellgun e errësirës mistike të gjithë i dëgjojmë.

Ai mall i vetmisë më djeg në çdo qelizë
Gjëmën e mortit në varret e shembura dëgjojnë
Ullinj të përzhitur nëna që shtrëngojnë fëmijë
Presin duart e dhembshura t’i mbledhin e ledhatojnë.

Dyert presin sopatat e harruara në tavan
T`ju presin ferrat që frymën ua kanë zënë
Fushat presin blegërimën e bagëtisë në stan
Tingujt mbytur të ziles që nuk kanë më zë.

Hingëllimën e doriut andej e dëgjoj mes brengës
Trishtuar nga ulërima e brigjeve me valë
Vajin e nënave s’mund ta mbaj, o njerëz
E ka mbjellë si një katil modern tmerri barbar.

Në natën e errët eci duke mbajtur në supe shpirtra
Hirin e fatit s`dua t`ua trazoj as dhe një grimë
Nën qerpikët e poetit dridhet fort dhimbja
Kafshoj me gjithë fuqinë e trupit grushtet e mi.

Zë flas me oxhaqet mes rrënojash si qiparis
Për tymin e zjarrit malli i ka marrë
Si burrin malësor kur këmbën ia djeg çdo plis
Tek thith llullën e tij mbetur pa duhan.

Djepat rënkojnë për një ninullë të pafajshme
Foshnjat t’i lidhin me pelenat e dhimbjes
Nën gërmadha sofrat presin bukën e dasmave
Rrugët presin karvane krushqish e valle çamërishte.

Si flakadan marr furkat e djegura nën çati
Këmbëzbathur vrapoja gurëve të sokakut
Me një eho çame zgjoj trimat çdo agim
Me lahutën e gjyshit këndoj për ty pranë oxhakut.




TË LIUTËM, MOS MA VRIT ËNDRËN!

Të lutem, mos ma vrit ëndrrën time jetike
Mos ma vrit dashurinë e shpirtit kristalor!
Nëse nuk arrita te ju dhe atë që s’e pata në vite
Ejani, ju lutem ju dhuroi jetën time si kurorë.

Bëjeni shirit të zi e lidhni lulet e freskëta
Bëje kordele të kuqe me gjakun tim si gurrë
Shpërndajuni një nga një dasmorëve në breza
Ta shijojnë si aromën e bukës që ndien të një furrë.

Bëjene zgalem lajmëtar gjithë botës t’i tregoj
Zemra është djegur si shkrumb në trupin e zgërbonjës
Asgjë në jetë nuk desha më shumë se ty, besomë.
Mos ma ngulfat ëndrrën me pëllëmbë të dorës.

Bëje abazhur ta ndriçojë ëndrrën e largët të rinisë
Vishe me mantelin tënd si një pëllumb të bardhë
Jepi fuqi të marrë krahët të ecë e të kthehet përsëri
Të përballojë stuhitë e kohën si ngricë, si acar.

Mos i vishni këmishë hekuri, po të lirë ta lini
Bëje djep për duart e lokes t’i këndojë foshnjës
Mos e mbushni me gjemba, zemrën mos ia drobitni
Mos e gjuani me meteorë në si zjarret matanë kodrës.

Mos i vishni rroba të zeza ëndrrën si zezonë lufte
Jepni dritë, t’ia japin djepeve që rrinë te vatra
Bëje notë në pentagram për Loken tinguj gjuhe
Kur fëmija dëgjon këngën gjaku le të marrë flatra.

Mos e copëtoni me jatagan ëndrrën që klithmon
Mos e vrisni pafajësinë se gurët mallkojnë ditë e natë
Kam një abetare që i bën plisat të vallëzojnë
Kthema që në zemër me shekuj si relikte ta mbaj.

Ooo, mos ma vrisni ëndrrën, buzëqeshjen mos ma helmoni!
Prehërin bosh mos ma lini se bij shqipesh aty dua
Kthemani në këngë që zërin e atdheut aty ta dëgjoni
Dhe në vdeksha më pastaj do të jem më i lumturuar në botë.

Kështu eci jeta si gurë të rëndë që në udhë na vihen.
Si ferrat që duan të drizojnë dhe pragun e babës
O të dashur, hidheni tej në humnerë helmin e gjarpërinjve!
Mos u fshihni pas fjalës që të jep copën e baltës.




NJË PLIS DHE

Atdhe, merrma lotin kristalor si litar shiu
Toka të më ndiejë dhimbjet gjer në palcë.
Ti je ëndrra që nuk ma than asnjë erë veriu
Ti je plisi që më del në ëndërr ditë e natë.

Toka ime, merrma lotin kristalor të tharë
O dhimbje e thellë e futur deri në palcë
Ti je ëndrra më e ëmbël që dikur kam parë
Të lutem, një plis dhe sillma si dhuratë.




PRITJE

Vatra e diellit zuri të digjte me rrezet e verës
Isha strukur në kafenenë me aq fjalë e duhan.
Porosita një kafe ta pija në skaj të tryezës
Po prisja që të më gëzoje si para një luleje të rrallë.

Prita atë ditë si foshnja pret dritën e parë
Në qerpikun e dhimbjes të pushonte mërzia
Kamarieri ju solli pjatën e mbushur pa fjalë
O, sa me pa durim atë ditë nga ti një fjalë e prisja.

As arrite të filloje bukën për ta prekur
Një lumë i vrullshëm lotësh nga qerpikët vërshoi
Në tryezë kafja e pambaruar më ka mbetur
Ngulfatje e thellë, thellë në damar më shpoi.

Dridhjet e trupit si thupra më përshkruan
Qielli i virgjër zu të humbë kaltërsinë
Për asnjë çast loti kristalor s`të shteroi
Gropë m’u bë si një zgërbonjë e nxirë.

Mbeti pa prekur fjala si pjata në tavolinë
Aty qëndron gjithmonë si relikte e robëruar
Në folenë e zemrës do ta mbaj natë e ditë
Si balsam plagësh i ëndrrës së mjaltuar.


Nehat Jahiu - Poltikanët luajnë me gogla dushku

Besoj se mjaftë vite më kaluan duke luajtur gogla dushku me popullin dhe duke e manipuluar me vite të tëra  dhe duke e ndarë e përçarë villain me vëllanë. Ju kisha lutur juve lider partiak të partive shqiptare në Maqedoni të uleni në një tryezë të përbashkët dhe të bisedoni siç e kanë traditë shqiptarët të ulen dhe të bisedojnë. Zgjatjani dorën njëri tjetrit se jeni të një gjaku dhe gjërat që prekin indin shqiptar duhet të zgjidhen bashkarisht, sepse janë interese kombëtare dhe jo individuale. Lerini me një anë liderizmat, bajraktarizmat dhe patriotizmat folkrorik, sepse këtyre u ka ka kaluar koha dhe populli me sy e veshë është drejtuar nga ju duke pritur një bashkim të të gjitha partive politike shqiptare për të zgjidhur statusin kombëtarë njëherë e përgjithmonë e kjo mund të bëhet vetëm kur ju bashkoheni mes vete dhe bëni një platformë të përbashkët dhe kjo platformë i dorëzohet palës tjetër, kështu që ajo që do e pranoj me ate edhe do futeni në bashkëqeverisje, perndryshe siç po dëgjojmë, lexojmë e shohim përsëri punët po vazhdojnë me fjalët siç të them unë e jo siç të thuash ti dhe kështu këtë kosto po e paguan i tërë populli shqiptarë që jeton në këto troje. Lerini patriotizmat poltik dhe kapnu për litarin e përbashkët kombëtarë se vetëm ky është patriotizëm, sepse partitë politike vijnë dhe shkojnë sëbashku me liderët e tyre, ndërsa historia shkruan për çështjet historike që mbeten për ti vlerësuar koha e gjeneratave brez pas brezi. Ka kaluar koha dhe populli shqiptar është lodhur më duke dëgjuar debate të poltikanëve , analistave dhe... për çdo natë duke dhënë mendime të ndryshme në aspekte të interesave partiake, grupore, klanore dhe. ..Lerini me një anë të gjitha inatet dhe mos fyeni me fjalët që nuk ju takojnë të fyeni vëllai me vëllanë me fjalët që nuk i posedon fjalori i shqiptarit duke e quajtur njëri tjetrin pa argumente  duke e quajtur tradhëtar, kriminel e çfarë jo tjetër ,sepse ky është një turp i madh. Lerejani historisë kur do i vë në pah të gjithë ata që kanë kontribuar për komb e atdhe dhe sipas veprimtarive do radhiten të gjithë në histori me vepra konkrete se kush ishte atdhetar e kush tradhëtar.Sot është kohe e bashkimi tkombëtar dhe jo e ndarjeve e përçarje. Sot është koha që shqiptarët duhet ta shfrytëzojnë për interesat kombëtare, për interesat e popullit të tyre. Sot të gjithë të ulemi dhe të japim mendimin e përbashkët për interes të popullit të cilit i takojmë duke i lënë të gjitha interesat partiake me një anë. Ky do jetë patriotizëm e jo të dëgjojmë fjalë fyese aq të rënda ndaj njëri tjetri që infekton përçarje dhe ndarje vëllazërore mes vete duke e dërguar ujin në mulli të tjetërkujt. Ju do jeni ata të cilët sot keni rastin që të bënë shumë vepra të rëndësishme historike për popullin tuaj dhe këtë mund ta arrini vetëm në mënyrë të përbashkët dhe duke i lënë të gjitha inatet dhe interesat personale për ta arritur ate që me vite e presim për tu realizar. Ato të drejta për të cilën u dha gjak e jetëra dhe vetëm kur ju të bashkuar i realizoni të drejtat e kombit tonë, atherë kenë bërë punë të cilën do e shkruaj historia dhe ju do jeni ata të cilët keni kryer  deyrën tuaj në aspektin politik duake realizuar dëshirat e bijave dhe bijëve më të dashur të kombit që luftuan gjatë vitit 2001 nën ëmblemën e një ushtrie të lavdishme që quhej Ushtria Çlirimtare Kombëtare, do e kryeni dëshirën e atyre që derdhën gjakun dhe duke mbetur me plagë të pashëruara në pjesët e trupit të tyre, invalidve të cilët mbetën pa gjymtyrë trupore dhe ata të cilët dhanë jetën që shqiptarët të jenë të barabartë me të tjerët në atdheun e tyre. Kontributin e atyre të cilët vuajtën  dënime burgosjesh nëpër kazamate të ndryshme për të drejtat kombëtare Ky është obligimi juaj për ta realizuar këtë dëshirë dhe amanet të cilin edhe e keni obligim për ta kryer, sepse edhe mu për këtë populli ua dha edhe votën e tyre. Besoj se të gjitha këto ua dha në duar që ju sot ti përfaqësoni denjësisht para palës tjetër popullin tuaj dhe të realizoni të drejtat tuaj dhe të kombit të cilit i takoni edhe ju, familjet dhe fëmijët tuaj . E gjithë kjo po e përsëris edhe njëherë mund të kryhet duke u ulur dhe biseduar për një platformë të përbashkët duke lënë çdo gjë tjetër anësh, sepse këtë e kërkon populli në tërësi. Edhe njëherë të nderuar lider partiak të të gjitha partive politike bashkohuni dhe merrni vendime të përbashkëta dhe mbylljani gojën të gjithë atyre po qofshin edhe shqipfolësa që besoj se ka edhe të tillë që nuk ju konvenon, por duan një përçarje vëllazërore për interese të tyre personale ose të shërbimeve të ndryshme që punojnë për ta shakatrruar identitetin tonë kombëtar. Në këtë aspekt pos juve të nderuar lider partiak të të gjitha partive shqiptarëve që përfaqësoni shqiptarët me votën që ua ka dhënë, njëherit në këto çaste vendimtare dhe historike nuk duhet të mungoj edhe ndihmesa dhe kontributi i intelektualve, gazetarëve, analiistave, opionistave, përfaqësuesve të shoqatave joqeveritare etj .,që bashkarisht të kontribojmë në të mirë të çëshjes sonë kombëtare duke dhënë secili në mënyrë të vet kontributin rreth këtij bashkimi dhe realizimi të drejtave të barabarta që duhet ti gëzojmë, sepse të gjitha këto të drejta barabarsie shqiptarët nuk i duan që dikush të ua dhuroj, por i kërkojnë, sepse ju takojnë. E tani ka ardhur koha për ti realizar. Jemi të bindur se vetëm të bashkuar mund ti realizojme. Ju priftë e mbara!

Freitag, 30. Dezember 2016

Petrit Ruka - Ëndërr me Vjosë

Petrit Ruka

ËNDËRR ME VJOSË

Kur ramë pashë barkun tënd që u nis,
si varka e Noes për tokë e fat,
pashë hënën si ngrihej nga vithet e tua,
si nga Mali i shenjtë Ararat.

Të dy jastëkët u bënë kuaj të bardhë,
me flokët  e tua -  jéle në erë,
hingëllin me flegrat e mia për “luftë,”
ç’kohë për të lerë!

Tri herë rënkove dhe tri herë krevati,
dysheku - qilim fluturues,
është çasti i vetëm që Zotin, prej fati,
unë vetë në zemër e fus.

(Të tjerat shkenca të gjitha do t’i bëj
këtë frymë, jo,… kurrë.
nuk është kjo punë kripërash, dava magnezi… 
një grua, një burrë...) 

Çarçafët të lodhur shkanë dyshemesë,
varur si ujë, mbytën parketin,
kllaposur në varkën tënde si Noja,
bekoja Kiametin…

Poshtë nën këmbë Vjosa si grua,
Meket, ziliset,
dhe hëna më e vogël se gjiret e tua,
pas malit gremiset…

Si ta dinte e shkreta, që sot, mes qiellit,
ka radhën sublime
ky gjiri yt me unaza si saturni
rreth kokës sime...

Kështu e kështu se të tjerat nuk thuhen,
sa djersiti tavani, 
ka qenë Zoti vetë që na mpleksi në shtrat,-
dy versete kurani.

Se ndryshe ty nuk të nisej dot barku,
si varka e biblës, për tokë e për fat,
dhe unë si Noe ta shkruaj këtë këngë
mbi malin e shenjtë Ararat…

Këlcyrë, 2016

Donnerstag, 29. Dezember 2016

Nehat Jahiu - Statusi i veteranit dhe partitë politike

Që nga përfundimi i luftës së vitit 2001 partitë politike shqiptare qoftë në pozitë apo opozitë gjithnjë kanë dal me kërkesat e tyre që çështja e ish veteranve të ushtarëve të Ushtrive Çlirimtare Kombëtare, invaledve të luftës dhe familjeve të Dëshmorëve të Kombit të zgjidhet me ligj të posaçëm dhe të zgjidhet statusi  i tyr njëherë e përgjithmonë siç është rregulluar statusi i branitelave. Kjo çështje ka mbetur edhe e pazgjidhur sot e kësaj dite edhe pse shumë është biseduar, por  deri më ditët e sotme akoma nuk u zgjodhë statusi i veteranve, invalidve dhe familjeve të Dëshmorëve të Kombit. Kjo çështje nuk ka mbetur asnjëherë pa u përmendur jo vetëm nga partite politike shqiptare, por edhe nga Shoqata e e Veteranve te Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe nga shumë personalitete publike shqiptare në Maqedoni. Nuk e di sa e sa here është folur e përfolur në shumë tebate televizive. Sa e sa here është shkruar në mediat e shkruar dhe deri më sot kjo çështje ka mbetur pa asnjë rezultat konkretë. Shkurt e shqip kaluan kaq vite dhe statusi i të lartpërmenduve ka mbetur akoma i pazgjidhur. Nuk mbaj mend që nga përfundimi i luftës së vitit 2001 që në ndonjë cikël zgjedhor qofshin ato zgjedhje parlamentare apo komunale që janë mbajtur në Maqedoni dhe të mos ishte brohoritur UÇK, UÇK ose të mos ishin përmendur Dëshmorët e Kombit dhe familjet e tyre. Kjo nuk ka ndodhur vetëm gjatë kampanjave zgjedhore, por emri  UÇK, invalid të luftës dhe Dëshmorët e Kombit janë përmendur në çdo përvjetor të rënies së tyre apo për ndonjë rast tjetër, por statusi i tyre mbeti vetëm një kërkesë gojore ose në letër pa zgjidhje konkrete.  Sot e kësaj dite pa u zgjidhur ka mbetur statusi  i njerëzve më të merituar të kombit,kategori më e merituara e popullit shqiptar që dhanë aq shumë  kontribut, gjak e jetë të mbeten pa një status të zgjithur për ta dhe familjet e tyre siç u zgjodh për palën tjetër. Ky është një absurd mbi absurdin.  Nëse kthehemi edhe në kohën tani shumë të afërm në zgjidhjet e 11 dhejetorit të vitit 2016 goja e kanditatve për deputetë, liderëve partiak dhe… ishte e mbushur në kampanjat e tyre zgjedhore vetëm me brohoritje ÇÇK, UÇK, vetëm e vetëm për të grumbulluar vota, ndërsa nëse ndalemi tani dhe bëjmë një analyze shumë të thjeshtë kur tani kanë filluar të karkulohen shumë kërkesa nga partitë politike shqiptare për formimin e kualicioneve për formimin e qeverisë me dy partite politike të palës maqedonase askund deri më sot nuk kam dëgjuar apo nuk kam lexuar për një kërkesë për zgjidhjen e kategorisë së njerëzve të lartpërmendur më lartë siç janë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Invalidve të luftës dhe familjeve të Dëshmorëve të Kombit. Unë mendoj se si kërkesë dhe kushtëzim më prioritar tani për të hyrë në qeveri duhet të vihet në tavolinën e bisedimeve me partitë maqedonase zgjithje çështjes së statusit të pazgjidhur  dhe që është trumbetuar aq shumë me vite të tëra dhe kjo çështje ka mbetur  e pazgjidhur.Unë nuk do e kuptoja asnjë bisedë , kërkesë, kushtëzim të  të gjitha partive politike shqiptare për hyrjen e tyre në qeveri pa parashtrimin e çështjes së pikës më të ndieshme zgjidhjen e statusit të veteranve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Invalidve të luftës dhe familjeve të Dëshmorëve të Kombit. Shumë çështje të ndjeshme që i tangojnë shqiptarët për të cilët është koha e fundit që njëherë e përgjithmonë, o sot, o kurrë duhet shtruar në tryezën e bisedimeve me palën maqedonase që ka kohë që presin kohë të tejkaqluar pa një zgjidhje adekuate, por besoj sa tani është një kohë ku shqiptarët duhet  të jenë të gjithë unik në parashtrimin e të gjitha kërkesave që të marrin fund njëherë e përgjithmonë që populli shqiptar të jetë I barabartë në çdo aspekt me popullin maqedon, por gjithn jë duke mos e anashkuluar edhe këtë here këtë pike shumë të rëndësishme zgjidhjen e statusit të veteranve, invalidve dhe dëshmorëve të UÇK-së. Me keqardhje do e them se shume kërkesa kam dëgjuar se do jenë shumë prioritare që kanë shumë rëndësi për shqiptarët, por nëse edhe kjo kërkese nuk parashihet dhe nëse shqiptarët do të futen në qeverinë e ardhshme pa zgjidhjen e statusit të veteranve, invalidve dhe familjeve të dëshmorëve, atëherë besoj se këtë nuk duhet të ia falim asnjëherë I tërë populli partive politike shqiptare. Jo që populli nuk do ia falë, por nuk do ia fal as historia dhe do I mallkoj edhe Zoti. Besoj dhe kam bindje se një gjë kaq e vonuar tani e ka kohën për ta zgjidhur. Edhe pse është shumë vonë, por do të kisha thënë fjalët popullore më mire vonë se kurr. Mbetem me shpresë dhe kam bindje se këtë pike nuk do e anashkalojnë sëaku këtë radhë.

Sonntag, 25. Dezember 2016

Nehat Jahiu - Vjedhje me kartën e patriotizmit

Tani më jemi mësuar të dëgjojmë dhe shohim një fenomen të përsëritur me vite të tëra. Çdo herë kur është formuar ndonjë subjekt politikë shqiptar  nga liderët dhe bashkëpunëtorët e tyre për të arritur suksese dhe për tu ngritur në piedestal ose në erarhi në subjektet e tyre politike gjithnjë është luajtur në kartën e patriotizmit, sepse vetëm në këtë mënyrë kanë mundur  të arrijnë ta përfitojnë simpatinë dhe përkrhjen e popullit. Gjithnjë janë paraqitur para popullit me diskutime shumë pompoze duke rrahur gjoks se çdo gjë do të bëjnë vetëm për atdhetarizëm . Kjo ka qenë retorika me të cilën e kanë përvetësuar masën e gjërë popullore për ti përkrahur, sepse populli shqiptarë gjithnjë ka qenë i shtypur nga të tjerët dhe dëshira e këtij populli ka qenë për të flijuar çdo gjë tjetër vetëm e vetëm për të fituar të drejtat e tyre të cilat ju kanë munguar në trojet e tyre ku kanë jetuar, sepse nga të gjitha pushtetetë shqiptarëve iu janë mohuar të drejtat e tyre kombëtare, kështu që çështja më kryesore e shqiptarve ka qenë dhe akoma është që ti fitojnë të gjitha të drejtat e tyre kombëtare aty ku jetojnë. Numri i madh është i shqiptarëve ndër shekuj i cili për këto të drjta  të tyre janë maltretuar, torturuar, arrestuar, burgosur dhe vuajtur me dënime nëpër  të parapara kazamate të ndryshme vetëm e vetëm të fitojnë të drejtat e tyre kombëtare dhe për ta parë popullin e tyre njëherë e përgjithmonë të lirë Një numër i madh nuk kursyen kur gjakun dhe jetën e tyre edhe për të flijuar vetëm e vetëm që populli i tyre ta gëzoj lirinë në trojet e tyre. Në këtë rast do të ndalem ti them disa fjalë për këtë kohë të ashtuquajtur të pluralizmit dhe demokracisë në thonjëza. Këtu në Maqedoni. Që në fillim të paraqitjeve në skenën politeke në këtë kohë të ashtuquajtur të pluralizmit ose demokracisë shumë individ dhe grupe u turrën për të formuar parti politike dhe duke dalur në skenë  para popullit me një efori të madhe të folklorit patriotik duke e ditur mirë e mirë se si rrah pulsi i popullit shqiptarë me një mungesë të lirisë në trojet e tyre dhe duke vuajtur ndër shekuj .Këta mjeshtër të politikës ditën që në ditët e para të prekin gjendjet e tyre shpirtrore dhe kështu e dinin mirëfilli se vetëm në këtë mënyrë mund ta përvetsojnë popullin për ti përkrahur dhe për të ua marrë votat për të marrë postet e tyre qoftë në qeveri, parlament e gjetiu. Kjo ishte karta në të cilën me vite të tëra e luajtën të gjithë liderët dhe bashkëpunëtorët  e tyre të  partive politike ketu në Maqedoni, kështuqë alternativë tjetër nuk shihnin pos të ngriten në funksione për të marrë pozicione të larta mund ta arrinin vetëm në luajtjen kartës së patriotizmit të rrejshëm të tyre në letër e aspak në vepër. E gjithë kjo bëhej dhe akoma bëhet vetëm e vetëm për çështje personale, ndërsa populli i cili sakrifikon mbetet aty në atë vend pa lëvizur asgjë nga premntuesit e tyre. Ajo që ishte dhe mbeti shumë interesante që në kohën e fundit një numër i madh i popullatës ka filluar të vetëdisohet duke e kuptuar mirëfilli se patriotizmi i tyre kishte qenë vetëm e vetëm për çështjet e tyre personale dhe familjare për tu pasuruar dhe pasur privilegje vetëm për interesat e tyre personale dhe familjet e tyre dhe duke harruar popullin e mjerë i cili sa mundet iu duartrokitë gjatë zgjedhjeve duke menduar se ato do të ua zgjidhin drejtat e tyre kombëtare duke mos e kuptuar aspak se ata gjithë këtë e bëjnë që të mbeten në pushtet derisa të jenë gjall dhe duke bërë gara mes vete se kush të pasurohet më shumë dhe duke mos iu intresuar fare per popullin për asgjë. Ajo që është  më intersante disa nga këta individ të erarhive kur kanë parë se po i humbin ose i humbën postet e tyre në partinë në të cilën ishin dhe kishin fituar aq shumë duke e shfrytzuar djersën e popullit largoheshin dhe kërkonin m e të gjitha mundësitë përsëri që të vijnë  tek grazhdi i posteve, kështu që si alternativë të tyre shihnin dhe edhe sot  shohin me krijimin e  ndonjë subjekti të ri partiak ose  të kalojnë nga një parti në tjetrën vetëm e vetëm ta fusin turirin e tyre në koritë të tagjisë ku ishin mësuar ta kenë me vite të tëra. Për ta arsyetur veten këta vepronin ose veprojnë në mënyrë perfide kinse jaqnë larguar ose largohen nga njëra parti në tjetrën, sepse aty ku këta me vite kishin kullotur nuk e paskën zgjidhur çështjen kombëtare dhe nuk qenkën interesuar fare për popull dh mu për këtë arsye kanë zgjedhur opsionin tjetër për të formuar subjekt të ri politik ose për të kaluar në një subjekt tjetër për ta zgjehur çështjen  kombëtare. Gjithnjë këtë e bëjnë duke harruar se këta  këta janë të njejtitit karrierista dhe hajdutë të pangopur dhe sahanlëpirësa që nuk mund të mbijetojnë nëse mbeten pa poste dhe privilegje të cilat i kanë shijuar më parë dhe me këta njerëz nuk ndryshohet asgjë për popull, por vetëm e vetëm që këta duan të rrisin pasurinë e tyre personale, familjare dhe... , duke i kënaqur epshet e tyre pa të cilat nuk mund të jetojnë, sepse vetëm këtë jetë e duan dhe nëse do ju mungojnë të mirat që i kanë shijuar në pushtet ata do të vdesin para kohe. Ajo që është shumë naive që të njejtit të cilët deri dje po në të njejtin subjekt politik ku kanë vepruar aq shumë janë pasuruar duke ua mundësuar lidewri i tyre për të pasur aq privilegje në pushtet dhe për të arritur pasuri marramendse të cilët para se të  futeshin në pozicione nuk kishin bukë me ngrërë dhe as brekë nuk kishin, mu të tillët sot kur largohen nga këtë subjekte që i pasuruan  sa me mund i shajnë dhe hudhin gurë e drunj kinse ne nuk mund të bënim asgjë për çështjen kombëtare dhe për popull se ishim të panguar. Unë tani këtyre do ju pasrashtroja pyetje. Po nëse këta ju paskën penguar juve për të realizuar çështjet kombëtare dhe ato popullit tuaj, atëherë pse nuk u penguat për të vjedhur aq shumë dhe nuk ju pengoi askush këtë ta bënit?... Ku ishte morali juaj i pastër që të vepronit për çështjen kombëtare dhe për popull.  Sado që duani të hedhni gurin dhe të fshehni dorën kotë e keni, ju disa hajna të cilët e patët rastin që ua dha populli me verdiktin e tyre që tregoni veten se ju gjithççka do të kontriboni për, kom, atdhe e populli ishte vetëm një demagogji e jua dhe sado që doni ti fshehni hajnit e juaja kotë e keni, sepse populli ka sy për të parë se sa punuar për komb, fe e atdhe dhe sa ponuat duke vjedhur djersën e popullit për të krijuar pasuri marramendëse dhe prej një bztghëcullaku arritë që sot të krijoni qa shumë pasuri për ju, fëmijët, nipat e stërnipat tuaj. E tani , o të paftyrë mos vallë doni që me sharjen ose largimin nga ata që ua dhabnë mundësitë për të keqpërdorur djersën e popullit ti shani. Jo, jo nuk ka nevoj ti shani askend, por shane veten, o  të paciptë, dzftyrësh, hajna, korruptues një në emër të atdhetarizmit vodhët djerën e popullit, shkelët mbi gjakum e bijave dhe bijëve më të dashur të këtij populli e që ju me vite të tëra u thirrët në emrin e tyre për ti marrë votat e popullit, por në fund të gjithëve juve që u pasuruat në këtë mënyrë Zoti ju mallkoftë , o hajna dhe të pabesë që me vite luajtët në kartën e patriotizmit duke e vjedhur popullin e mjerë dhe duke shkelur mbi gjak e eshtra të të gjitha atyre që flijuan për komb, atdhe e liri!

Mittwoch, 21. Dezember 2016

Nehat Jahiu - Interesat kombëtare mbi ato partiake dhe...


A thua pas kaq kohe do të vijë një ditë që duhej të vijë  patjetër dhe që të gjithë shqiptarët po e presin padurim. Tani më besoj edhe pse me një vonesë të madhe ka ardhur koha që liderët e partive poltike shqiptare të kenë një platformë të përbashkët dhe të ulen dhe të bisedojnë mes vetë që këtë platformë të ua afrojnë partive poltike maqedone me të cilat shqiptarët do të jenë pjesëmarrës i kësaj qeverie. Nëse një gjë  e tillë nuk bëhet që të jenë të gjithë me një frontë të përbashkët, atëherë duhet të dalin publikisht të gjitha pa e përjashtuar asnjërën dhe ti thonë popullit se ne gjithnjë kemi punuar dhe jemi angazhuar për çështje partiake, bajraktarizmit, karrierizmit, interesi tpersonal, gruporë, klanorë etj. Pra, besoj se ja tani , ja kurrë nuk kanë pasur dhe nuk do të kenë çështje më të volitshme që liderët partiak të bashkohen mes veti duke i hudhur në ujë që ti bartë të gjitha këto interese uji dhe ti kthehen interesit kruciail dhe shumë të rëndësishëm e ai ka vetëm një emër që quhet interes kombëtar dhe besoj tani e kanë shansin më të mirë të ulen të gjithë rreth një sofre  të përbashkët  që do quhet sofër shqiptare. Të ulen të gjithë sëbashku në këtë sofër për tu bashkuar dhe për tu betuar mes vete se vetëm në këtë mënyrë për hirrë të interesave shqiptare, pë hirrë të  gjakut dhe jetërave që dhanë bijat dhe bijtë më të dashur të këtij kombi  ndër shekuj me radhë për liri e atdhe që forca e tyre mos të shfrytëzohet aspak në të ashtuquajturin interes partiak, por të shfrytëzohet në interesin e ashtuquajtur kombëtar. Tani ka ardhur koha që të gjitha kapricat individuale, grupore, klanore, bajraktariste dhe... të hudhen me një anë dhe të kapen në një litar të përbashkët që do i shpie në zgjithjen përhershme të  çështjes së shqiptarëve dhe me këtë platformë të përbashkët të cilën duhet ta pranojnë edhe pala maqedonese se ky atdhe është i të gjithëve dhe të gjithë duhet të jetojmë të parabartë, sepse këtë tokë dhe qiell edhe Zoti e ka krijuar për ta shfrytëzuar të gjithë në barazi të njejtë dhe të barabartë. Të gjitha inatet duhet të hudhen në harresë dhe tani e kanë rastin liderët partiak të bashkohen duke ia zgjatur dorën njëri tjetrit dhe duke i thënë  njëri tjetrit se koha për të mos e lëshuar këtë rast siç janë lëshuar shunë raste pa u shfrytëzuar dhe që kanë shkuar ni interese partiake dhe iindividuale dhe kemi mbetur në këtë gjendje siç jemi ka kaluar dhe mos ta lëshojmë sëpaku tanikur është në favor të shqiptarëve për ta shfrytëzuar tani, por e gjithë kjo mund të realizohet vetëm e vetëm nëse ulen liderët partiak në një sofër të përbashkët dhe bëjnë një platformë të unifikuar për kombin e tyre dhe këtë platformë ia ofrojnë palës tjetër. Besoj se nëse përsëritet një gjë e njejtë dhe shqiptarët edhe tani nuk do të jenë të bashkuar mes vete për ta ndarë kulaçin  me palën maqedone, por jo kulaçin e posteve, por kuleçin e hises së barabartë kombëtar njejtë dhe barbar me palën tjetër , sepse do të vijë një ditë që të gjithë këta lider që sot u ka ra hise të bashkohen  dhe nuk do bashkohen për një qëllim të përbashkët që do jetë në interes kombëtar e jo partiak, individual, atherë jam i bindur që do të vijë një ditë jo që do ti mallkojë toka dhe qielli i këtij vendi, por do i mallkoj i tërë populli, do i mallkojnë gjeneratat që do vijnë brez pas brezi, por do i mallkoj edhe Zoti. Unë besoj se këtë mendim timin që po e shprehi në këtë rast kam bindje të plotë se këtë mendim e kanë dhe do e mbështes i tërë populli shqiptarë jo vetëm këtu në këtë vend të quajtur Maqedoni, por do e mbështesin të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë në trojet tona dhe në Diasporën Shqiptare. Do e mbështesin e tërë popullata e të gjitha moshave dhe gjinive, Do e mbështesin edhe foshnjet në djep, kështu që kjo shansë duhet të shfrytëzohet dhe pa asn jë dyshimi dhe hamendje liderët e subjekteve poltike me bashkëpunëtorët e tyre të përpilojnë një platformë të përbashkët për pjesëmarrje në pushtet, prendryshe nëse nuk bëhet një gjë e tillë, atëherë shqiptarët nuk duhet ti përfaqësoj asnjë parti politike ku mbi të gjitha nuk kushtëzohen partitë poltike me interesat e kombëtare e jo partiake.