Freitag, 31. Oktober 2014

Prirja për të shmangur mëkatin nëpërmjet artit...

Anketa jonë: A e shpëton arti shpirtin nga mëkati? (13)  

Përgjigje nga Ymer NURKA, poet

Nje pyetje e karakterit tejet filozofik, e cila vjen e pergjithesuar, pasi vete sedertimi i fjalise bart nje kryefjale, konkretisht “Arti-n”, i cili e ka perkufizimin e vet, ndersa persa i perket kundrinorit te drejte ; perkatesisht “Shpirtin”, ai nuk ekziston ende dhe sot si nocion filozofik, pervecse ne terminologjine teologjike dhe ndonje tjeter... Si rrjedhim, duhet me se pari, te kjartesohet se; “ Ç’eshte shpirti ?” (ne kete rast si subjekt) dhe cilat jane raportet e tij me artin ne teresi (si shkak?), nga ku buron edhe vete pasoja, e cituar si “Mekati”. Nga shpleksja e ketij raporti; “Shpirti”, si subjekt, “Arti”, si shkak dhe” Mekati”, si pasoje, mendoj qe gjendet dhe vete pergjigja e kesaj pyetjeje e cila ne realitet perben nje interes per vete karakterin psiko-social te çeshtjes, pse jo dhe shkencor, e gjithe kjo brenda nje relativiteti dominues.

Nese do t’i referoheshim dimensionit kohe, historikisht arti ne shoqerine njerezore, buroi i njekohshem dhe si nje mjet social jetese, pra si nje nevoje. Kur u skalit Guri - sepate, njeriu i epokes se gurit u emocionua pa mase sepse kuptoi se kishte bere art dhe mjeti qe shpiku, apo zbuloi, po qendronte para tij, si nje monument gjenial artistik i blatuar njesh me mjetin qe do te siguronte jetese. Por ai me kete mjet ne rrugetimin e gjate, nuk coptoi vetem prene, pra gjahun, por njekohesisht vrau ndryshe nga me pare dhe “vetveten” pra me artin bashke, u sofistiku dhe “mekati” apo thene ndryshe dhe “krimi”. Po keshtu do te thoja dhe kur u zbulua “RROTA”, ky mjet universal, ngelet perjetesisht dhe nje vlere artistike. Ajo i mban te dy anet e medaljes: solli dhe zhvillim shoqeror duke “shpetuar shpirtin nga mekati”, por solli dhe luftra te pergjakshme duke e futur shpirtin ne nje kurth te ri mekatar.

Thelbi i vete shpirtit, nuk eshte zemra, por mendja, e cila ka aftesine te perceptoje realitetin ne te dy dimensionet: Hapesire dhe Kohe, si rrjedhim “arti” eshte nje veprimtari e patjetersueshme e trurit njerezor, i cili me kete produkt, ka balancuar “te rendomten”, ( pra te nevojshmen) me “sublimen” e cila vjen si nje kerkese e larte artistike dhe filozofike ne raport me imagjinaten njerezore. Por duke ngritur nivelin e pergjigjes, ajo çka shtrohet per zgjidhje eshte se si qendron raporti i veprimtarise artistike me vete moralin e shoqerise ne teresi.

Se pari do te thoja se gjinite e artit kane ndertuar vazhdimisht raporte te veçanta dhe krejtesisht origjinale me moralin shoqeror. Ne kete konteks muzika si art nuk ka patur te njejtat konseguenca dhe efekte kundrejt shpirtit, sikurse piktura apo letersia. Edhe vete arti ne evolucionin e tij, si etalon po marr nje periudhe te caktuar (si p.sh) mesjeta; ku arti filloi te diferencohej duke zgjeruar diapazonin e tij nga art popullor (folklor) deri ne art “elitar” i cili kutivohej vetem per fisnikerine, pra per “seren” e zgjedhur te shoqerise.

Kontributi i artit per zhvillimin e shoqerise, ne diferencimin, midis jetes mizerabel dhe asaj mondane eshte i pazevendesueshem, keshtu ngritja e cilesise artistike erdhi si rezultat i nje mendjeje me te persosur, por edhe vete “mekati”, nga koha ne kohe nuk perceptohet njelloj. Ashtu sikurse erdhi dhe stilimi i veshjeve te shoqerise ne shek XX, ku “zhveshja” erdhi si e re dhe ne mode, kundrejt “veshjes” “anakronike”te shekullit XIX. Referuar nje procesi te tille evoluimi i mjeteve qe percuan “art” solli nje “prakticitet” me te pranishen ne qendrimin shoqeror; “te artit”, si nevoje dhe “te artit”, si shije. Ketu kemi te bejme me nje veprimtari mjaft intesive te mendjes njerezore dhe nje nderthurje te te gjitha fushave, e sidomos te artit, kultures, si dhe vete shkences...

Televizioni eshte mjeti me atraktiv, i gjithe shekullit te XX, ai rriti ne nivelet me te larta shkallen e informimit, trasmetoi kulture, edukoi dhe çedukoi njekohesisht qytetarin, pra “gjeneroi” nje moral te ri shoqeror gati te paimagjinuar me pare, por ne te njejten kohe dhe “degjeneroi” karakterin njerezor, duke krijuar nje sjellje te re ne raportet e njeriut kundrejt njeriut. “Filmi” si pordukt eshte prototipi me i vecante, i cili beri epoke dhe u kthye ne industri, perplasi rryma kulturore dhe fetare, filozofike dhe estetike dhe u kthye nje fushe çudiberese per shpirtin qytetar.

Ne qofte se do ta shikonin nga kendveshtrimi historik, do te thoshim se i gjithe ky zhvillim ka qene nje orvatje per te sjelle mesazhe te qarta per te “perzene” mekatin nga shpirti, por ne fakt se bashku me mjetet sofistikuam ne mendjen tone dhe vete “mekatin” si koncept dhe kjo vjen ne vijimesi te veprimtarise njerezore madje gati shembellen sikur kemi luftuar si Don Kishoti me mullinjt e eres, pasi mekati po ngjan si nje pjelle e subkoshiences tone dhe jo nje e vertete qe justifikon qellimin...

“Perplasjet” moren karakter me luftarak, kur u pa se dominimi ekonomik pa u shoqeruar me hegjemoni edhe ne art, per nje superfuqi ishte si te qendronte me nje kembe. Keshtu erdhi “arti Evropian”, “arti Amerikan”, apo “arti Rus” dhe sot “arti Kinez” etj. Arti sot sherben dhe si nje diversion per çuar ne “mekat” kulturen e nje vendi rivalizues, pra per dobesimin dhe shkaterrimin e atyre mardhenieve sociale qe e bejne nje shoqeri te forte kundrejt nje tjetre.

E pare ne kete kend - veshtrim filozofik, historikisht zhvillimi ekonomik dhe shoqeror eshte shoqeruar nga nje fare “amnistie” per “mekataret” dhe formalizimi, deri ne integrim te plote te te ashtuquhajturit “Mekat” si fenomen social normal.

Ne nje konteks te tille arti ne vetvete eshte i dyshimte dhe ai nuk ben gje tjeter veçse e ambjenton konsumatorin e tij me mekatin; kete rol kryen sot filmi me aksion, i cili na e sjell vrasjen si gjysem loje, por ne fakt ai promovon vrasjen. Te njejten gje por me mjete te ndryshme e ben filmi “horror”, i cili e ambjenton “te apasionuarit e tij me monstruozitetin e veprimtarise se shkohet drejt vdekjes... Po keshtu ndikon dhe filmi dramatik, i cili deri diku sjell pasojat e “tradhetise”, ne rapor me kombin, me ideologjine, shkencen, fene dhe moralin familjar vecanerisht “tradhetine bashkeshortore”. Sot ne shekullin e XXI u legalizua ajo çka ka qene “tabu” per tere epokat shoqerore “homoseksualizmi”, i cili ne fakt eshte hapi i pare, qe njeriu, ben drejt denatyralizimit te vet. Po te njejten gje ka per tu thene shume shpejt dhe per “mekatin-droge”, i cili do te legalizohet si gjithcka tjeter... Megjithate drejt rruges se gjate te pseudo-edukimit dhe shpetimit te shpirtit nga mekati do te shfaqet shume shpejt nje arsye tjeter... Te ashtuquajturat “mekate te vjetra” te cilat as nuk i quhajme, me emrat e tyre klasike, po i therresim me eufemizma edhe pse ata jane “te njejtet”, madje jane edhe me te tmerrshem (relativisht), ne pasojat qe sjellin ne fleksibilitetin e marrdhenieve te shoqerise njerezore...

Vulgarizimi i çeshtjes, do te ishte sikur te thonim se; nga krijimi i njeriut si subjekt qyteterues eshte thene : “ kjo “gje” nuk perben mekat” po as kjo tjetra nuk eshte mekat, as kjo e as kjo... e keshtu me radhe... Tani ne magazinen e tij keto “toleranca” e kane çuar njeriun e sotem ne dilemen se: cili “mekat” valle do te perbeje virusin e degjenerimit te vertete te shpirtit njerezor?!, nga ku nuk do ti thuhet me njeriut “njeri”?! Natyrisht “arti” eshte bumerangu me i madh, nga ku vete shoqeria po “mekaton” nepermjet “ndjenjes”, pasionit dhe “emocionit”..

Veprimtaria artistike eshte “dalldia” me e madhe sociale qe po çon Boten me shpejtesi, jo vetem drejt gloalizimit ekonomik, por edhe atij artistik, kulturor dhe difinitivisht “shpirteror” Unifikimi i vlerave dhe kulturave do te sjelle si rrjedhim dhe simboliken e nje “mekati” global, te perbashket; nga ku tendenca per te shmangur “mekatin” nepermjet artit ka qene dhe do te mbetet justifikimi i vetem per te kryer kete rruge te gjate drejt nje “mekati” akoma edhe me te madh i cili ndofta do te identifikohet si “mekati i mekateve”, por ky do te jete argument’ i fundit per mekataret, dhe te tille ka per ta quhajtur, kleriku i vetem qe do te mbetet mbi dhé...
_____________________ 
SQARIM PËR LEXUESIT: 
 
Këtë anketë e kam filluar në Qershor 2013 dhe është duke vazhduar edhe në vitin 2014!
                                                                                                  Haxhi Muhaxheri

Donnerstag, 30. Oktober 2014

Krijuesi i falet shpirtit të tij

Anketa jonë: A e shpëton arti shpirtin nga mëkati? (12)  

Përgjigje nga prof. dr. Begzad BALIU

E kam dëgjuar këtë pyetje edhe më parë dhe madje ia kam bërë këtë pyetje edhe vetes e të tjerëve. E kam dëgjuar dhe e kam lexuar në këtë variant apo në një variant tjetër, brenda të cilave lidhen dy faktorë të përhershëm: shpirti dhe besimi!

E para, prej diskutimit kolegial dhe prej leximeve të kësaj natyre, kam kuptuar se fjala është për një diskutim të motshëm, për të mos thënë biblik; dhe e dyta, prej diskutimit, përkatësisht prej monologut të brendshëm, kam kuptuar se më shumë se sa predikuesit e lidhur me institucionin fizik të fesë, besimtar është krijuesi i lidhur me institucionin shpirtëror të artit. E nëse është kështu, atëherë pse të mos besojmë se arti e shëron shpirtin nga mëkati.

Krijuesi i lidhur me artin është poeti, i cili më parë se sa para meshtarit, radhës së besimtarëve, prokurorit e madje togut të pushkatimit, i falet shpirtit të tij, e brenda shpirtit të tij ai krijon më të shenjtën e tij: poezinë! Cili poet nuk do të mëkatonte para prokurorit, togut të pushkatimit dhe madje para altarit të Shën Mërisë për hir të një interesi të madh materiale; dhe cili krijues do të pranonte të mëkatonte në poezinë e tij duke e dëmtuar artin e saj. Ndaluni një ditë dhe pyetni një krijues të artit, nëse do të pranonte të mbulonte syrin apo gjoksin e një gruaje në pikturën e tij në kundërshtim me vlerat artistike që i pretendon.

Më në fund, çfarë është krijimtaria letrare e cila nuk e çliron krijuesin nga një makth i përkohshëm apo i përhershëm. A nuk kemi shembuj të pafund të kësaj natyre. Sa krijues janë lutur para faltoreve apo kanë folur para tribunave popullore dhe akademike duke e fshehur të kaluarën e tyre, por jo edhe në krijimtarinë letrare, të cilën e zbuluan qoftë si narrator të veprave të tyre, qoftë si zëri i ndërdijes.

Si janë mbajtur gjallë popujt e vegjël pa ushtri të mëdha, gjuhët e vogla pa vepra të shkruara, me institucione fetare të përmbysura nga perandori apo tjetra: me artin e tyre të madh, me vlerat që kanë krijuar, me mesazhin që kanë dhënë dhe me besimin e brendshëm që kanë pasur në to! E në boshtin e të gjitha këtyre gjendet kush më parë se sa krijuesi, bardi shpirtëror i historisë së këtyre popujve.

Kjo është edhe arsyeja pse artit duhet besuar edhe atëherë kur ai nuk është i pranueshëm ashtu sikur duam ne.

_____________________ 
SQARIM PËR LEXUESIT: 

Këtë anketë e kam filluar në Qershor 2013 dhe është duke vazhduar edhe në vitin 2014!
                                                                                                  Haxhi Muhaxheri

Mittwoch, 29. Oktober 2014

Jeta e artistit pa mëkate, do të ishte tepër e varfër!

Anketa jonë: A e shpëton arti shpirtin nga mëkati? (11) 

Përgjigje nga Mihallaq QILLERI, poet


Pyetja juaj eshte teper komplekse per shkak te interpretimeve qe sjell ne vetvete fjala MËKAT. Ne fjalorin e gjuhes shqipe mekati konsiderohet si shkelje e rregullave dhe porosive fetare, veprim i dhunshem a i turpshem e njëherësh i dënueshëm, sikunder nje gabim shoqëror, etj. Por mëkati ka te njeriu trajtën e vet biologjike dhe mund të trashëgohet, sikundër edhe mund të shërohet.

Ajo që e bën interesant mëkatin si term është kompleksiteti i kendvështrimit ndaj tij. Ka gabime e faje njerëzore që dikush i quan apo i konsideron të tilla, sikundër dikush tjetër i quan normale. Në këndvështrimin fetar këto kundërshti thellohen edhe me tepër. Nëse për një fe nje grua e zbuluar ( pa mandile, pa fustan të gjatë, etj) mëkaton, për të krishterët në përgjithësi kjo nuk përbën kurfarë mëkati.

Kur është i dhunshëm dhe kriminal mëkati dënohet nga ligji. Kur është pjesë përbërse e karakterit dhe nuk dëmton shoqërin, mëkati përgjithësisht është i lirë të bredh në mendjet njerëzore. Arti eshte nje shprehje superiore e mendjes njerëzore dhe si i tillë ka vetinë e vet tepër personale. Në të kaluarën edhe vet arti është quajtur mëkat, sikundër janë konsideruar veprat e piktorit të madh El Grecco në Spanjën e Mesjetës, apo Paganini me violinen e tij në Italinë e shek. XVIII.

Problemi tjetër është në se vet artisti ( shkrimtar, poet, piktor, muzikant, etj...) ndihet, apo gjykohet nga të tjerët si mëkatar. Nëse ai nuk ka kurfarë lidhje me këtë përcaktim, atëhere edhe krijimtaria e tij nuk ka lidhje me mëkatin.

Personalisht mendoj se qeniet njerëzore në kompleksitetin e gjykimeve të epokave të ndryshme shpërfaqet gjithmonë si mëkatare. Ky është një përcaktim jo aq i saktë, sidomos për ata që vuajnë, shqetësohen e përpiqen të korigjojnë diçka në jetën e të tjerëve. Nga këndvështrimi im mund të them lirisht se një jetë artisti pa mëkate të vogëla, ( i veçuam ato nga mëkatet e rënda), do të ishte tepër e varfër. Kontradikta midis moralit të publikuar e të quajtur shoqëror e mendimit mëkatar që gjëndet në trurin e çdo njeriu, krijon shkallën e lartë të brerjes së ndërgjegjes pa të cilën nuk mund të krijohet vet arti. Arti qëndron gjithmonë një hap më përpara grumbullit të kodeve morale të një kohe të caktuar dhe si i tillë shkakton keqkuptime, por edhe ndijime të mrekullueshme për njeriun.

Si i tillë arti as e shpëton as e mbron shpirtin e artistit nga kjo fryme mëkatare që rrethon qeniet njerëzore. Arti i vërtetë liron shpirtin jo nga mëkatet, ( domosdoshmërisht), por nga konflikti që ndjen artisti me botën ku jeton.

Përcaktimi im natyrisht u shmanget konteksteve fetare për mëkatin...
_____________________ 
SQARIM PËR LEXUESIT: 

Këtë anketë e kam filluar në Qershor 2013 dhe është duke vazhduar edhe në vitin 2014!
                                                                                                  Haxhi Muhaxheri

Dienstag, 28. Oktober 2014

Pa mëdyshje, arti e shëton shpirtin nga mëkati!

Anketa jonë: A e shpëton arti shpirtin nga mëkati? (10)  

Përgjigje nga Gjon NEÇAJ, poet

Që në krye të kësaj përgjigjeje duhet thënë me plot gojën se arti e shpëton shpirtin nga mëkati. Për ta ujdisur më së miri këtë dilemë tashmë shtruar për zgjidhje me një pyetje interesante dhe pak intriguese nga krijuesi Haxhi Muhaxheri, po citojmë: Nëse në një vepër letare, bie fjala roman apo novelë, një shkrimtar trajton si fabul një ngjarje me vetëvrasje duke shtjelluar artistikisht dhe realisht ngjarjen, lexuesi reflekton dhe nxjerr mësime nga fabula e qendisur në veprën letrare.Unë mora një shembull të thjeshtë për të argumentuat një eveniment jetësor të madh…

Historikisht, arti si vetvete, ka ecur në llojet dhe mënyrat e veta shpërthyese të shpirtit të njeriut në çdo kohë, sipas gjinive dhe zhanreve të ndryshme krijuese. Në këtë udhëtim të pashembullt, piktura ka ecur me skulpturën, letërsia me dramën, poezia me muzikën, të cilat, së bashku, përbëjnë vlerën shpirtërore të krijimit, me emrin “art”.

Natyrisht, në dialektikën e jetës dhe kohës njerëzore arti ka pasur dhe ka zhvillimet e veta në epoka, shoqëri, klasa, komb e më gjerë. Ai, nëpërmjet veprave artistike, qëndron si dëshmi e kohës për origjinalitetin e papërsëritshëm te tyre. Përjetimi i vlerave të secilës prej tyre na jep kënaqësi shpirtërore dhe estetike në çdo kohë.

Krijuesit që kanë bërë vërtetë bujë me veprat dhe mendimet e tyre janë të shumtë.

Në një nga bestsellerët sipas New York Times, “Intellectuals” e Paul Johnson shkruhet për këta mendimtarë të mëdhenj se leximi i mëkateve është më interesant se vepra të tëra që kanë renditur.

Ernest Heminguei,për shembull, jo vetëm do të shfaqë karakteristikat kryesore të intelektualit, por i zotëron në masë të jashtëzakonshme dhe në një kombinim plotësisht amerikan. Por ai nuk mundi të reflektojë ndaj trysnive marramendëse të zhvillimit të turbullt të ngjarjeve dramatike, e arriti në vetvrasje.

Sipas librave të shenjtë, çdo njeri është mëkatar. Perëndia duke dashur të shpëtojë mëkatarin, nga dashuria e tij e madhe, planifikoi vdekjen në kryq të Krishtit, gjaku i të cilit pastron çdo mëkat.

Turbulencat dhe ndryshimet kohore të njerëzimit në kapërcyellin e jetës janë evidente në çdo etapë jetësore, ndaj krijuesi deomos tallazisht po edhe mirësisht ka detyrimin moral që t’i përballojë, se e para ishte fjala, thotë bibla, e fjala shkruhet e shkrimi lexohet. E krijuesit , shkrimtarët, poetët, piktorët, këmgëtarët, artistët në kuptimin e përgjithshëm të fjalës, janë krijues, çka duhet të vetëbarazohen me Hyun, krijuesin e gjithësisë jetësore, pra kanë një emërues të përbashkët, e nisur sa më sipër pyetja e krijuesit Haxhi Muhaxheri, se a e shpëton arti shpirtin nga mëkati, pa mëdyshje për mendimin tim them një po të madhe, bazuar edhe në këto argumente simbolikisht të thejshta, por domethënëse në përditshmërinë krijuese të artistëve.

_____________________ 
SQARIM PËR LEXUESIT: 
Këtë anketë e kam filluar në Qershor 2013 dhe është duke vazhduar edhe në vitin 2014!
                                                                                                  Haxhi Muhaxheri

Montag, 27. Oktober 2014

Arti e fisnikëron shpirtin, por nuk e vret dot mëkatin!

Anketa jonë: A e shpëton arti shpirtin nga mëkati? (9) 

Përgjigje nga Vasil TABAKU, poet

Së pari, duhet të përcaktojmë se ç’farë eshtë ARTI dhe ç’farë është MËKATI. Natyrisht që janë të ndryshëm, por gjithësesi janë pjesë e së njëjtës origjin. Ashtu si mëkati, i cili në BIBËL, thuhet se lindi nga dashuria mes EVËS dhe ADAMIT edhe ARTI, ka lindur tek njeriu...
si pjesë e një thyerjjej tabuje, në të kundërtën ARTI nuk mund të ishte ART, pra i fuqishëm, pasionant dhe rrëmbyes nëse nuk do të kishte brenda vetes energjitë e rrebeklimit, e të bërit të gjërave “ndryshe”, pasi në të kundërtën ARTI do të ishtë konformistë, monoton dhe aspak tërheqës…

EVA dhe ADAMI, rrebeluan rregullat, moralin dhe kafshuan mollën e Mëkatit, realizuan puthjen dhe bashkuan shpirtërat e tyre të tallazitur në një tërbim pasioni mes mashkullit dhe femrës…Dhe kjo tashmë është mëse e kuptueshme se sa tundues janë mashkulli dhe femra ndaj njëritjetrit edhe pse e dijnë se mund të bëjnë MËKAT. 

Po çfarë është në fund të fundit MËKATI? Është një përvojë, një dhimbjë, një dëshirë, një passion, një marrëzi, një çmenduri apo thjesht një ritual? Së pari do të thosha se MËKAI është pjesë e jëtës. Jeta nuk mund të konceptohet pa mëkat, i cili shfaqet në të gjitha format, në atë moral, në atë shoqeror, në atë privat, shtetëror, social, artistik dhe padyshim edhe në atë fetar…

Nuk besoj se ka mbi dhe në këtë botë një njeri i cili nuk ka mëkatuar qoft edhe njëherë të vetme. Ne të gjithë mëkatojmë çdo ditë nga pakë, edhe pse përpiqemi që në pamje të jashtëme të dujemi ËNGJËJ, por në fakt MËKATI, fle brenda nesh dhe në një moment të caktuar ai zgjohet, shpërthen pa na pyetur, duke sfiduar moraklin, arsyen, vlerat dhe realitetin. Ja si e shpreh unë këtë fenomen të shpirtit në një nga poezitë e mia:

 
TË GJITHË JEMI NGA PAK MËKATARË

Vijmë dhe ikim
Por asnjëherë nuk ramë në gjunjë
Përpara të vërtetave.
Megjithatë
Të gjithë jemi nga pak mëkatarë.
Me të vërtetën
Të gjithë kemi flirtuar nga pak,
Ndërsa me mashtrimin
Kemi fjetur fshehtas
Si me të dashurën e padeklaruar...
Përse heshtni
Përpara këtij altari prej ajri.
Flisni
Mos e mundoni fjalën
Në burgjet e harresës
Mungesa e pendesës së artë
Ka për t’ju munduar gjer në vdekje...
Vetëm një gjest, një fjalë
Dhe ju rilindni,
Ngriheni mbi vetveten
Duke u shndërruar në djep të gëzimit tuaj...
Kot lodheni
Asgjë nuk mund ti fshihni qiellit
Sytë e së vërtetës
Janë tashmë brenda jush...


 
ARTI në vetvete është një vullkan njerëzor në errupsion të plotë dhe padyshim që kërkon energji të mëdha për tu realizuar, për t’u ngritur mbi të zakonshmen dhe te shpërthej duke rreëmbyer shpirtin e artëdashësve. ARTI e shpëton shpirtin njerzor nga MËKATI vetëm në koncept. ARTI si një formë magjike e shprehjes e lartëson shpirtin, e fisnikëron dhe e bënë më të devotshëm, më të fortë por njëhërësh edhe më të predispozuar për të mëkatuar…

Pasi mëkati në fund të fundit është vet si proces i një “krijimi”. Sepse të mëkatosh , do të thot të dalësh nga kornizat, nga kufizimet, të jesh një shpirt shpërthyes i lirë, i fuqishëm dhe padyshim krijues për ta bërë MËKATIN “të bukur”. 

ARTI kam bindjen se mund t’i japi shpirtit njerëzor atë tharmin e pazëvendësueshëm që njeriu kërkon për të përjetuar një përvojë, por natyrisht, arti e fisnikëron shpirtin njerzor, e benë të bukur, të ndjeshëm, madhështor dhe me me tepër forcë, por arti nuk është “armë” dhe nuk e vret dot MËKATIN, i cili kërkon njëmijë e një forma për të pushtuar NJERIUN dhe pë t’i dhënë atij një kënaqësi brilante të jashtëzakonshme, të cilën ai, MËKATI di ta surprizoj shkëlqyeshëm. Pse jo edhe me një lloj forme të ligjëruar moralisht…

Se padyshim, të rrëmbesh një PUTHJE, edhe pse konsiderohet si mëkat, është një gjë e bukur, e rrallë, e magjike që të ndodh jo çdo ditë. Në raste të tilla ARTI të vjen në ndihmë. Ai I ngre përmendore puthjes, dashurisë dhe justifikon MËKATIN. Padyshim, nëse puthja nuk do të ishte e bukur, ajo do të ishte kështu një “MËKAT” I paprovuar, sepse gjënë e shëmtuar nuk e do askush, por mendoni një puthje të rrëmbyer kalimthi një femre të bukur, sa shumë do t’ju joshi dhe intrigoj, sa shumë do tja u mbushi shpirtin me dritë, me ëndërra dhe dashuri të ndaluar…E pra këtu mëkati shëndrrohet në poezi, pse jo edhe ne kengë, apo në piktur, në skulpturë apo në një forëm magjike artistike…
Ja si e konceptoj unë këtë në një nga poezitë e mia të kohëve të fundit:


TE MEKATOJ

Te mekatoj…
Te luaj me petalet
Te puth buzet e ndaluar...
Te dua te pamunduren
Te prek gishtat e ftohte
Format
E trupit tend te bukur
T’I shendrroj
Nje nje statuje pasioni
Gjithe cmenduri
Gjithe marrezi
Dhe perkushtim…
Te mekatoj
Me thua fshehur
Zjarrin tim
Tja dhuroj akullit…
Fjalet
Te lidh si skllever
Ne anijen e premtimit
Drejt Saharase
Krahet e mi
Te braktisen nga perqafimi…
Te mekatoj
Te guxoj
Te blasfemoj
Te shkel
Gjithe ligjet e shpirtit
Per te qene vetem per nje cast
Perandor I dashurise…
Nuk e di
Por…
Eh…
Patjeter e dashur
Patjeter qe do te mekatoj


 
Si përfundim. Arti edhe e shpëton shpirtin njerzor nga mëkati por edhe e inspiron, e frymëzon dhe e bënë më agresiv drejt mëkatimit…Mendoj pa medyshje sa edhe vet ARTI është një formë tepër e moderuar e MËKATIT, duke I dhënë njeriut “pasapartën” për në botën misterioze, magjike dhe të jashtëzakonshme të MËKATIT. Aty njeriu provon, sijon dhe gjenë përvoja, forma dhë të papritura të jashtëzakonshme, të cilat kurrësesi nuk mund t’I gjej në realitetin konservativ, të rregullt e të autokorrigjuar nga ligjet dhe morali… 

Mëkati padyshim që është një ART I sendërtuar në veprinm te bota e madhe njerzore duke e bërë njëriun një MËKATARË të përjetëshëm dhe të pakurrigjuesghëm…Ndaj dhe njeriu e pëlqen, e do e adhuron ARTIN, duke e parë atë si një universe mëkatues por që në fund të fundit e shpëton nga MËKATI dhe I jep legjitimitetin moral të MËKATOJ…Epo në fund të fundit edhe mëkati është njerzor, se lindi pikërisht nga njeriu, bashkë me të bukurën dhe magjiken, më të jashtëzakonshme dhe të dëshiruarën, me atë që shpesh e ndeshim vetëm në ëndërra…

____________________

SQARIM PËR LEXUESIT:

Këtë anketë e kam filluar në Qershor 2013 dhe është duke vazhduar edhe në vitin 2014!
                                                                                                  Haxhi Muhaxheri

Sonntag, 26. Oktober 2014

Arti e shpëtoi shpirtin, por edhe shpirti mund ta shpëtojë artin!

Anketa jonë: A e shpëton arti shpirtin nga mëkati? (8

Përgjigje nga Fadil CURRI, poet

      Arti e ka shpëtuar shpirtin shqiptar historikisht dhe aktualisht. Letërsia klasifikohet burimisht në gojore dhe të shkruar. 

      E PARA nuk është e shkruar fillimisht, por ka lënë vlera dhe frymëzime historike e modern. Edhe gjatë lashtësisë, kur kanë munguar mjete audiovizuele, kënga e ka shpirtëzuar njeriun nga lindja deri në vdekje, fillimisht përmes këngëve të djepit, duke i dëshiruar foshnjes shëndet, lumturi e mplakje të lumtur. Këngëtare e poete e denjë e ninullave është nëna, motra më e madhe, lokja, halla ose tezja, nga fjalët e të cilave kuptojmë se i dëshirojnë foshnjes të mira më shumë se vetes, të jetë plak katuni, t’i ngjajë Skenderbeut, të bëhet shkollar, mësues, mjek, e shumë epitete të tjera. Poezia popullore do ta ndjekë njeriun nga lindja deri në vdekje, duke përshkuar fazat jetësore të shkurjes në shkollë, të fejesës e të martesës, deri në këngët e vajtimit, kur indjeri madhështohet me vargje emocionuese të vajtojcave. Këngët e këtilla janë dyartistike, sepse bazë i kanë vargjet e krijuara nga poetja(arti letrar) dhe muzikaliteti me melos popullor(arti muzikor), që e përshkon vargun kryesisht me rimë e rrokje të harmonishme të tyre. 

      E DYTA, pra letërsia e shkruar është shumë më e vonshme, natyrisht e dalë nga ajo popullore(gojore). Lindja e saj, e formësuar etnikisht shqip, merr shtat kryesisht gjatë Rilindjes Kombëtare Shqiptare. Folklori i deriatëhershëm, i mbledhur nga rilidnësit Thimi Mitko, Jeronim de Rada, Spiro Dine e të tjerë, kur publikoihen shkrueshëm, marrin trajtën e folkloristikës. Kur kjo e fundit senzibilizohet, shndërrohet në frymëzim të krijimit të tyre, pra riformatizohet letërsia gojore në frymëzimin letrar, si ndodhi me A. Z. Çajupin dhe këngët e rinjohjes së nës me të birin, por edhe në poemat e De radës e hasim këtë, pastaj te Mitrush Kutelit me prozëzimin e baladave e legjendave. Sipas kësaj, del se arti popullor e ushqen artin e shkruar, e shkuara e trupëzon bashkëkohoren. 

      Arti i fjalës së shkruar duhet të jetë më zemërgjerë ndaj artit të fjalës popullore, duke e shtjelluar në shtrojerën e vet letrare edhe frymëzimin gojor, ta përafrojë më shumë te modernja, ta riformësojë atë duke e demistifikuar, duke e shkencorëzuar tabunë e deritashme. Shembujt e shfrytëzimit të letërsisë gojore nga letërsia e shkruar dëshmojnë se vepra krijeuse është jetëgjatë dhe me petk të shëndetshëm e porosi ndërkohore, si mund të na bind fakti I “Këngës së Rexhës”, vargje nga balada popullore, e shndërruar në këngë nga Nexhmije Pagarushe, tejet jioshëse edhe sot nga muzikëdashësit, “Kush e solli Doruntinën” nga Ismail Kadare, “Beselam, pse më flijojnë” i Rexhep Qosjes, “Tregime të moçme shqiptare” i Mitrush Kutelit. 

      Tematizimi më i shpeshtë e më i përkushtimtë i burimit folklorik nga artistët e sotëm do të jetë me vlera të ndërsjella për artin shqiptar, imunizimit të ndërsjellë të tij. Sikur ndonjë shkrimtar të kishte letrarizuar “Këngën e gjarprit”, tjetri atë të Ymer Agës dhe rinjoihjen e tij me gruan besnike e fjalëmbajtëse, duke vënë në pah peshën e besës shqiptare, ndonjë tjetër “Urën e Fshejtë” dhe porosinë e saj se bashkimi kombëtar nuk bëhet pa flijime, pa harmoni vëllazërore, pa këshillimin e miqve urtakë; ndonjë tjetër atë Gjergj Elez Alisë dhe të spikaste dashurinë familjare dhe mbrojtne e atdheut, letërsia jonë shqiptare do të ishte një brumë i pasosur i ushqimit artistik të shumëfishtë. Ose, kënga “Hasan Aga e Çika Potureshë”, e cila ka temë dashurinë besnike që nuk i afrohet as simotra sheksipiriane e Romeos e Zhuljetës, e ka peshën më të madhe kur dyshohet se ka vlerë të besnikërisë dashurore ndërfetare shqiptare. 

      Këto tema popullore të shtjelluara bashkëkohësisht do të ishin gurrë freskuese edhe për baletin, teatrin, muzikën, operën, artet pamore, filmin, dizajnin e veshmbathjes, stilistikisht të gërshetuara nga popullorja e modernja. Pra, ndërartistrikja e popullores me të shkruarën do të bënte më influencues lartpurlartizmin e specifikës shqiptare, imunizimin e ndërsjellë kulturor. Ashtu si estetika, pesha e etikës dhe e porosisë së përtejjetshme e ngjarjeve, figurave dhe protagonistëve të letërsisë gojore që mbijetuan artistikisht edhe pas shkuarjes fizike të tyre deri më sot, artiizimi i tyre nga shkrimtarët, regjisorët, piktorët e skuptorët, kinematografët, dramaturgët, muziktarët e artistë të tjerë, do të siguronte përçimin e artit edhe pas qenies biologjike të tyre, pra edhe në pasjetë.

      Gjithsesi që arti e shpëton shpirtin, por edhe shpirti mund ta shpëtojë artin. Ndijimi i ndërsjellë është edhe shpëtim i ndërsjellë. Edhe sot mund të ndodhë kjo. Arti është art dhe nuk mund të jetë sipas cilësimeve demagogjike si dekadent, jopopullor, jointeresant, i shpifur e imagjinuar, sepse nuk do të ishte art me thelbin dhe zhvillimin e tij, do të ishte "art" populist, i angazhuar e klanor, që shpejt lind e shpejt shuhet nga shpirti, mendja e vendi.

____________________
SQARIM PËR LEXUESIT:
Këtë anketë e kam filluar në Qershor 2013 dhe është duke vazhduar edhe në vitin 2014!
                                                                                                  Haxhi Muhaxheri

Forca magjike e artit, mundëson faljen e mëkatit.

Anketa jonë: A e shpëton arti shpirtin nga mëkati? (7)  

Përgjigje nga Dr. Bexhet ASANI

Pyetje mjaft e vështirë por edhe mjaft interesante dhe kontradiktore. Mendoj se arti e shpëton shpirtin nga mëkati. Më konkretisht nëse artisti apo artistja kanë pare një figurë njeriu shumë të bukur, pasi kanë shkuar në shtëpi ose edhe aty për aty kanë hedhur ndjenjat e tyre në letër, qoftë në poezi, pikturë apo në pentagram etj.,në njëfarë mënyre arti ka shuar ndjenjat e tyre sentimentale, kështu ata kanë lënë trashëgim vepra arti pa kryer ndonjë mëkat ndaj të bukurës, apo të bukurit. 

Por, arti edhe e fut shpirtin në mëkat në njëfarë mënyre. Poeti kur nuk i këndon gruas së tij, por thur vargje për një vajzë të bukur që ka parë. Piktori, në vend të portretit të gruas së tij, pikturon një vajzë tjetër mbase edhe më të bukur ose në të kundërtën poetesha apo piktorja. 

Që të dy palët e mira, e bukura, e madhërishmja, hyjnorja, pra, magjia e artit i fut në mëkat. Forca magjike e artit edhe nëse i lejon që të futen  në gjynah falet qoftë edhe sikur të jetë mëkat fizik. Fundi i fundit sa artistë janë futur në mëkat me krijimet e tyre që nga lashtësia e gjer më sot dhe do të futen në mëkat derisa të ekzistojë bota. S' ka forcë që mund të ndalë uraganin e ndjenjave sentimentale të krijuesve artistë.

Të duash artin, nuk do të thotë se ke bërë mëkat !?
_____________________
SQARIM PËR LEXUESIT:
Këtë anketë e kam filluar në Qershor 2013 dhe është duke vazhduar edhe në vitin 2014!
                                                                                                  Haxhi Muhaxheri

Arti i shpëton njerëzit nga mëkati banal

Anketa jonë: A e shpëton arti shpirtin nga mëkati? (6)   

Përgjigje nga Petraq KOTE, poet

Po ç'është mëkati? Unë do të pyesja së pari Zotin: A është bota që krijoi Ai, një mëkat, një mëkat i madh, ku mbi 60% e njerëzve jo për arsye të inferioritetit të rracës, vendlindjes, zgjuarësisë e dijes, janë në varfëri totale ...kur mbi 7% e njerëzve të saj krijon art (estetikë) nga ku vetëm 2% rron në luks me krijimtarinë e vetë e të tjerët krijues, jo? 

Për ç'mëkate bëhet fjalë, për mëkatet e urisë, veshjes, strehimit, mbijetesës, të cilat ndodhin orë e çast nëpër hapësirën e kësaj treme gjigante të çmendur?! Ato nuk janë mëkate, janë e drejta e njeriut për të jetuar pasi jetën ia ka falur Zoti, duke udhëtuar nëpër jetë në rrugën e "padrejtë(!)" ose të "mëkatit" siç do dhe e emërton pakica njerëzore e pasur e djallëzuar, që për vete mëkaton çdo orë e çast mbi gjak, mbi mish, mbi ar, mbi dhé. 

E çdo ti bej arti, “mëkatit” të atij që mundohet të mbijetoj?! E çdo ti bëj arti, vdekjes, vdekja nuk ka art. Vetëm jetës i shërben, Arti. Dhe jetën e kanë të pasurit, ata lexojnë, ata shikojnë, ata ndjesojnë dhe çuditërisht ata bëjnë vërtetë mëkate. Njeriu i varfër nuk ndjeson art …ai s’ka kohë të merret e të takoj artin, ai duhet të takoj bukën, të takoj veshjen, të takoj strehimin (shtëpinë) se ndryshe nesër s’ka jetë …s’ka shpirt. E kur nuk ka më jetë, nuk ka më shpirt, çduhet arti?! 

Arti do ti shpëtoj njerëzit nga mëkati banal, atëhere kur e tërë bota njerëzore të ketë shpirt, shpirt të lumtur dhe arti në vetvete nuk do të jetë më pronë e luksit, por pronë e gjithë jetës tokësore, shpirtit të saj. Famirësisht kësaj bote të vogël pa dinjitet me ditënatë ende të ftohtë, ende të uritur, ende të gjakosur, nuk i mungon arti, artistët ...dhe ky është fat.
_____________________

SQARIM PËR LEXUESIT:
Këtë anketë e kam filluar në Qershor 2013 dhe është duke vazhduar edhe në vitin 2014!
                                                                                                  Haxhi Muhaxheri

Arti është faltorja ku latohet shpirti krijues

Anketa jonë: A e shpëton arti shpirtin nga mëkati? (5)  

Përgjigje nga Fran UKCAMA, shkrimtar

Arti është magjia që e fut njeriun frymëzuar në udhën krijuese, është faltorja ku latohet shpirti krijues, ku falen mekatet e përsoset fisnikeria, ku vetë krijuesi del nga kulla e ngujimit...

Si para pagan në fillesa deri në maja moderrniteti arti është brilanti që jetës mbi tokë i fal shkëlqim. krijuesit e artit, në të gjitha kohrat afrohen me profetet në shtigje predikuese, kanë brena qënjes një flakë dhe një zjarr ndezur që digjet për njerzimin. Edhe hiri i krijimit nuk shkon kot, por mos vyrtytin, një lule do ta rris!
_____________________
SQARIM PËR LEXUESIT:
Këtë anketë e kam filluar në Qershor 2013 dhe është duke vazhduar edhe në vitin 2014!
                                                                                                  Haxhi Muhaxheri

Arti është neutralizuesi i ligësive dhe veseve njerëzore

Anketa jonë: A e shpëton arti shpirtin nga mëkati? (4) 

Përgjigje nga Vullnet MATO, shkrimtar

Jo më kot ka mbetur një thënie qysh nga kohët e lashta, nëse të zë nata në rrugë duke pasur para me vete dhe je i rrezikuar nga hajdutët, trokit pa merak në shtëpinë e ndonjë artisti, sepse vetëm aty mund të kalosh natën i sigurt...

Arti është një lloj neutralizuesi i të gjitha ligësive dhe veseve që e rrethojnë njeriun dhe e joshin të ndikohet për t’i përvetësuar ato. Brumosja e njeriut me art, qysh në hershmërinë e jetës së tij, ka bërë që edhe mes binjakëve, me prirje të kundërta, të ndryshojnë tërësisht bota e tyre shpirtërore dhe sjelljet në shoqëri. Njëri të marri drejtimin e pozitivitetit jetësor dhe tjetri të shkojë drejt negacioneve.

Arti ka vetinë, ta zbutë shpirtin e njeriut, në dimensione të tilla ndjeshmërie, që ai të preket e të lotojë edhe për një zog të rënë në baltë nga foleja. Ka shumë raste sinjifikative që tregojnë se artisti nuk e drejton armën për të vrarë tjetrin. Pushkini humbi në duel, vetem se iu drodh dora, në kohën kur do të shtinte mbi kundërshtarin e tij të mirënjohur. Madje artistët nuk shtinë dot as kundër egërsirave në gjah, apo të therin vetë gjeldetin e Vitit të Ri.

Mund të duket e çuditshme, por mua m’u mbushën sytë me lot para ca ditësh, kur në një klub të Dajtit, pronari i restorantit theri para syve tanë një kec të njomë. Keci tjetër, duke parë përpëlitjet e gjakosura të tij, filloi të vërriste e t’i pikonin lot nga sytë, që më tronditën aq shumë shpirtërisht, sa i thashë kasapit më mirë të mos e kisha parë këtë fatkeqësi të dhimbshme që janë të destinuara të pësojnë bagëtitë.

Besoj me kaq është e kuptueshme dhe e faktuar mëse qartësisht, se si e transformon dhe e drejton arti në kahjen e mirësisë shpirtin e njeriut.
____________________
SQARIM PËR LEXUESIT:
Këtë anketë e kam filluar në Qershor 2013 dhe është duke vazhduar edhe në vitin 2014!
                                                                                                  Haxhi Muhaxheri

Poeti mëkaton dhe mëkatohet

Anketa jonë: A e shpëton arti shpirtin nga mëkati? (3) 

Përgjigje nga Dhimitër KOKAVESHI, poet 

Në plan të pare është një pyetje sa interesante po aq dhe e thellë kohës dhe ndërgjegjes njerëzore, një mendim qe bashkëudhëton përafërsisht më shpirtin e njeriut dhe mendimit qe shtrohet për zgjidhje.

Arti, nuk mbetet vetëm mes konceptit të ngushtë poetik por në gjithë shtrirrjen dhe gamën e strukturave përfshirëse të të gjitha gjinive të tij. Krijuesi edhe pse mbetet në shpirtin e tij rebel, përsëri përshtatet kushteve dhe rrethanave ku rritet, edukohet dhe trajton mendimet e tij përmes nënështrimeve dhe here duke medituar për atë se çfarë është më e bukur, më njerëzore më progressive.

Poeti matet me shpirtin , me perenditë, me sferën qe bluan mendimin dhe psiqikën prandaj mund të them pa frikë se ai rrotullohet mes GALAKTIKËS dhe NORMAVE TË ÇTHURURA MEDITUESE TË MENDIMEVE TË TIJ DHE PËRMES TYRE SJELL NJË PJESË TË ZGJIMIT TË NDËRGJEGJES PERSONALE DHE SHOQERORE.

Këtu duhet përcaktuar vlera e artit dhe ku e ka kufirin e tij mëkati. E them këtë për faktin se tek mëkati, mund të rradhisim dy lloj njerëz, njeri qe i nënështrohet besimit dhe tjetri ateist.

Po ashtu edhe arti klasifikon dhe është i ndarë mes njerëzve qe lexojnë dhe ku arti nxit, zhvillon mendimin dhe fantazinë jep dritë jetës, përpunon mendimet mes progressive por edhe mes deshtimeve tona dhe përsëri aty për aty rinovon dhe kërkon të mos nënështrohet Momentit por përkundrazi, kërkon shtigje mbi atë qe duhet të triumfojë positives dhe new përpjekje me konservatoren.

Poeti mëkaton dhe mëkatohet “përmes të bukurës,“përmes shpirtit qe zbut dhimbjen” dhe po aq fuqishëm mëkaton me ATA QE JETËS NJERËZORE I THJESHTOJNË krijimin më të bukur të saj JETIKEN. Ai xhvesh bukurinë trupore dhe ja afron shpirtit me aq përsosmëri. Por mbi të gjitha kërkon të trasformojë dhe trasformohet permes zhvillimit të psiqikës mbi vlerat e artit, triumfon njerëzores dhe aty përpunon dhe kultivon. Vijat ndarëse dhe pikat ku mund të referohen, mbeten momentet kur njeriu shkel ligjet etike por edhe njerëzore. Psh. kur bëj faj ose gabim.

-Mëkati, ka më shumë karakter fetar, shtron problemin e pastrimit të ndërgjegjes prej gabimeve dhe fajeve, çlirimin e shpirtit prej së keqes shpirtërore dhe fizike.

-Ai thëret ndërgjegjes dhe përsëri gjithë ajo punë intensive kohe dhe intelekti, mund të rrëzohet si një shpërdorim mes hapësirës dhe vlerës.

-Mund ta krahasojmë me vlerën e parasë qe hedhim në treg për të bler një mall dhe vet malli në kthim të rrugës ose për në shtëpi mund të demtohet dhe mund të mos riblihet dhe duhet riblerë ose prej mërzitjes mundet të mos e zevendësojmë atë.

-Shpesh populli, bën krahasime të tilla qe mëkatet prindërore i paguajnë fëmijët.

-E gjithë kjo domethënie i qendron një filozofie dhe pse padrejtësisht i paguajnë... fëmijët.

-Por këtu mund të rëndisim dhe njerëzit shpirt ngushtë qe janë të shkujdeur ndaj të tjerëve, rastet e sëmundjeve trasmetuese, ku njeriu, bëhet mëkatar ose...

-Eshtë një mëkat i vjetër qe zgjoi përbrënda vetes plakjen e parakohëshme të tij duke paguar... mëkatet e tija.

-Koncepti Art! Ka pak a shumë po të njejtat shtrirje dhe mbi të njetat përmasa po ashtu si edhe tabutë.

- Ai zbut psiqikën por edhe e iriton atë.

-I jep shtys por edhe e mpin mbi referencat e mendimit dhe botkuptimit qe servir.

-Mund të them me bindje se qe të dya PËRPUNOJNË DHE KANË NJË EMËRUES: “SHPIRTIN, TË BASHKANGJITUR TRUPIT QE REZULTON SI KRITERI DHE SHKAKU KRYESOR I JETËS.

11-06-2013
____________________
SQARIM PËR LEXUESIT:
Këtë anketë e kam filluar në Qershor 2013 dhe është duke vazhduar edhe në vitin 2014!
                                                                                                  Haxhi Muhaxheri

Samstag, 25. Oktober 2014

Arti është i shenjtë dhe rrjedh nga pastërtia shpirtërore

Anketa jonë: A e shpëton arti shpirtin nga mëkati? (2) 

Përgjigje nga Shaban CAKOLLI, poet

         Sipas temës të cilën ju e keni parashtruar, duhet të ballafaqohemi me disa studime shkencore dhe teologjike. Fillimisht të rënit në mëkat vjen nga veprat e shëmtuara, vepra që janë fillimisht të papëlqyara nga krijuesi i gjithësisë, madje në kundërshtim edhe me faktorin njeri, kolektivitetin, etj. Veprat e shëmtuara të qojnë drejt mëkatit, me to shkakton zemrime tek njerëzit dhe krijuesi i universit.


ÇKA ËSHTË MËKATI?

         Prej shkaqeve që më së shumti njeriun e detyrojnë t’i bëj mëkat është mosnjohja e qëllimit të krijimit të tij dhe arsyes përse ai jeton. Shumë njerëz qëllimin e kanë të përkufizuar në botë; tërë brenga e tyre është ngopja e epsheve të tyre, derisa disa të tjerë jetojnë pa asnjë qëllim, sikurse kafshët, nuk di përse është krijuar dhe përse jeton.
Arti është veprimtari krijuese artistike, e shpikur nga njeriu, për dallim nga veprat e natyrës, që pasqyron ambientin që na rrethon nëpërmjet riprodhimit të realitetit. Bota e artit është një univers i vërtet, e që përfshin në vete një larmi të madhe dukurish si: letërsia, arkitektura, muzika, teatri, filmi skulptura, piktura etj.

        Si lloj i krijimtarisë artistike arti luan një rolë të veçanta në zhvillimet kulturore. Ai kristalizon dhe ngrit vlerat e një shoqërie. Arti është edhe një burim, një përçues, një urë komunikuese mes qenieve njerëzore në veçanti por edhe mes kulturave e popujve në përgjithësi. Fjalala art rrjedh nga latinishtja - ars, që ka kuptimi e së bukurës.
Pra, tani si kur duket pakëz i kemi vënë gjërat në dy binar: E bukura sjell bukuri, gëzim, hare, pastërti shpirtërore, mençuri, cilësi këto të cilat e gëzojnë individin, kolektivin, e pasurojnë, i japin krenari, mbarësi, dëlirësi,dhe nuk mund të kenë diçka të përbashkët me mëkatin. Vepra artistike është fryt i së bukurës, pasqyrim shpirtëror, nga se zgjedh nga shpirti të bukurën, e bukura ka rëndësinë e vet.

         Kemi shumë dëshmi nga e bukura, nëse dikuj ia dërgon një kartolinë të vetme, por e stilizuar bukur në pamëje,e thurur artistikisht me fjalë ngrohëse, do të ndjejë gëzimin. Raste të kundërta të keqbërësve sot kemi shumë, ka shumë individ, mes letrave postale kanë dërguar mjete eksplozive të cilat kanë lënduar fizikisht letërpranuesin, kanë lënduar shpirtërisht, ate, rrethin e tij familjar e më gjërë. I thuaj kësaj vepre si të duash, por nuk mund të i thuash, as art, as bukuri, kjo është shëmtim, kurse shëmtimi është mëkat. Pra arti është pastërti shpirtërore, ai ndërton personalitetin e individit krijues, e shtynë të hulumtojnë veprat e së bukurës, vepra e bukur u qëndron kohërave, diçka çka u qëndron kohërave mbetët në përjetësi, kjo është e shenjët, përkujtohet nëpër breza, mbetet vepër e pavdekshme.

         Ai i cili krijon vepra të shëmtuara, ose ka mendim të kufizuar vepron pa vetdije, ose është edukuar negativisht, ose vet natyra e ka krijuar me defekte të tilla. Qëllimi i tyre është i përkufizuar, veprat e shëmtuara ju duken interesante, vjedhin, rrahin, vrasin, spiunojnë, dhunojnë, pra të gjitha këto vepra të tyre ngarkohen me mëkate.Të nxitur nga lakmia për të mirat e vetes, bëjnë poshtërime mbi të tjerët.
 
        Njerëz me epshe të sëmura apo të uritura,që nuk kanë ndjeshmëri shpirtërore, që përpos vetës nuk ndjejnë asgjë për të tjerët, bëjnë krejt çka munden para syve dhe pas shpine mbi të tjerët, janë mëkatar.

        Arti është e bukura, e bukura është e shenjët, shenjëtëria është pastërti, vetëm veprat e pastërta quhen art, dhe në librat e shenjët shkruan se krijuesi është i shenjët dhe i pëlqejnë vetëm veprat e pastërta, veprat e ndyra i urren dhe i ndëshkon. Duke studjuar gjitha cilësitë ngadal e me vemendje del se: Arti është i shejtë, rrjedh nga pastërtia burimore dhe shpirtërore, veprat e bukura shpirtërore sjellin bukuri, madhështi, gëzim,si të tilla të lirojnë nga mëkatet. Kush ka shpirt artisti nuk kryan vepra mëkatare, ai kryan vepra të bukura dhe të çmuara për njerëzimin. Asgjë e bukur nuk lindë pa u përgaditur me qëndrueshmëri dhe motiv shpirtëror. Ka nga njerëz të cilët thirren në devotshmëri, shkojnë në objektet fetare, i luten zotit, por nëse nuk janë të pregaditur shpirtërisht, pas lutjeve mund të lëndojnë individ me një fjalë të vetme, kjo tregon se nuk kanë pregatitje të nevojshme dhe as qëndrueshmëri shpirtërore. Mund të hulumtojmë nëpër libra teologjike shumë teori, mund të shkruajmë gjatë, por këtu ka vetëm dy cilësi, e bukura shpëton, kurse e shëmtuara rrënon, e bukura është arti, veprat e së bukurës lavdërohen dhe sjellin shpëtim, e shëmtuara është ligësi e ngarkuar me vepra të ndyra dhe mbjell vetëm të keqen, mëkatin.
20. 06. 2013 
____________________
SQARIM PËR LEXUESIT:
Këtë anketë e kam filluar në Qershor 2013 dhe është duke vazhduar edhe në vitin 2014!
                                                                                                  Haxhi Muhaxheri

Donnerstag, 23. Oktober 2014

Vetëm arti me vlera hyjnore e shpëton shpirtin nga mëkati!

Anketa jonë: A e shpëton arti shpirtin nga mëkati? (1) 

Përgjigje nga Anastas NIKA, aktor

A e shpëton arti shpirtin nga mëkati? Menjëherë të vjen në mëndje pergjigjja, "Jo!". Po pyetja pasardhëse :”Cili ART” …?  Mandej të buron si mjalt  nga shpirti  pergjigjja “PO ARTI  I VËRTETË, I MIRFILLTË, ME VLERA NJERËZORE NE KUFIJ HYJNORË - e shpëton shpirtin!".  Ndësa arti “i keq “,  arti i sjelljes, i evidentimit, përshkrimit e pasqyrimit  te antivlerave, si  sjellja e pasqyrimi  i dhunes, i krimit, i prostitucionit, i shkaterrimit të vlerave të mbartura në shekuj, si ai i shkatërrimit të familjes, i devijimit e shkatërrimit të personalitetit, i evidentimit te antivlerave të shoqerise si vlera të reja bashkëkohore moderne. Këto e të tjera te pasqyruara në art në të gjitha gjinite e llojet  e dëmtojne në ind shpirtin e personalitetin njerëzor, e mekati rritet në shkallën e tij më të lartë, e shoqeria  bëhet më e papërgjegjeshm, e për mua papërgjegjshmëria njerëzore është Fund i Botës. 

Ashtu siç njeriu ka e duhet të ketë shtyllë kurrizore, duhet të ketë dhe shtyllë personaliteti (kupto vlera  themel). Veç kështu është në harmoni trupi dhe shpirti dhe mendja. Kur  kollonën në karakterin tënd  përpiqesh jo ta mbrosh por ta  shkatërrosh nga themelet, me siguri që çatia do të zejë  brënda… Siç flitet për rrezik  e shkatërrim të shtresave te ozonit, le të mendojmë se çfarë ndodh në shtresat e shpirtit njerëzor duke ngritur në art  gjërat më të fëlliqura të shoqërisë si vlera. Papërgjegjshmëri - do të thote jo sens masë të gjërave, e jo sens mase  dihet që është shkatërrim pa kthim … 

Ka njerëz që janë kundër mitit, dhe fillojnë e çmitizojne gjërat, ku vetë çmitizimi kthehet në një tjetër mit …Nuk jam kundër asaj te flitet e shkruhet kur ato janë në zenith  të mitizimit, (por dhe ashtu kanë bukurine e vet e njeriu i shikon si maja që nuk i arrin dot) por ti hedhësh nga themelet e të mos lejosh asnjë lloj miti, kjo më duket shumë e rrezikshme…Edhe mitizimi edhe çmitizimi duhet bërë kujdes. 

Unë e njoha Penelopën një grua që ruajti me dinjitet nderin e Odiseut, por më vonë do të lexoja një Penelopë tjetër nga Varnalis (une sjellë ndër mend shume gra ne Shqipëri e gjetkë, kur burrat shkonin në kurbet, e ato rrisnin femijen si fryt i nates se martesës, me sytë nga deti e në fund te fshatit mos çfaqej silueta e babait dhe burrit të saj qe me shpirt e deshte…) 

Ndoshta ja vlen të jetosh dhe duke pritur një gjë…Kush e di pse ka ardhur në këtë botë..? Besoj asnjë s’mund të japë përgjigjen e saktë, ai di vetem nga erdhi e ku do të shkojë në fund të jetës, por përse jetoi …Ndaj më kujtohet  Aleksander Dyma ku thotë se “’ nëse nuk do të ekzistonte Zoti, unë do ta krijoja atë’’… 

Ku ka më bukur kur lexon  legjendën e Kostandinit e Doruntinës, e përpiqesh të ndërtosh tek vetja vyrtytin e mbajtjes së fjalës…ashtu si një makinë ka frena, tregues shpejtësie e tabela orientimi, edhe njeriu duhet të ketë “frena” dhe tregues të shpejtësisë edhe tabela …e keto ‘’frena’’ të personalitetit njerëzor duhen evidentuar në art dhe jo ti mëshojme  prishjes se tyre, ku makina njerëzore do të ike rrugë e pa rrugë, e dihen dëmet  e pallogaritshme …

Ndërsa nëse do të jete një art ku pasqyrohet fjala e mendimi me progresiv  në shekuj, sigurisht që arti e shpëton shpirtin nga mëkati…në artin ku unë shërbej i qëndroj besnik idesë time se që të jesh një aktor me vlera duhet të jesh  edhe më ‘’i shenjte’’ se vetë  njerëzit e shenjtë që shërbejnë në tempujt e besimit... 

Nëse të krishterët  shkojnë në kishë, myslimanët në xhami , budistët në tempujt e tyre, bektashinjtë në teqe - duhet të dijmë se në teatër vijnë të gjithë, e madje dhe ateistët…e kupto sa i veshtirë është misioni artistik. Dihet që qëllimi  kryesor i artit nuk është të sjellë vetëm  kënaqësi, por së pari ‘’katharsis’’nje spastrim te shpirtit nga pluhuri i perditshëm  i jetës e kjo nëpërmjet argëtimit….por si mund të pastrojë një art i bërë  vetë pis, si mund te sjelle vlera morale nje artist imoral, që është në kundërshti me atë qe ben e jeton, vepron e mendon… 

Si mund te ngre lart vlerat e atdheut një njeri kur se don atdheun e vet, nënën që e lindi, kur se don nënën e vet, birin qe solli në jetë... Si mund te ngre ne art vlerat familjare nje art e artist që nuk e don, e madje e lufton familjen si institucion…

Artisti për mua është  sakrificë, është një qiri që përditë digjet për të ndriçuar njerëzimin me vlerat  e vërteta të sjella e mbartura qysh në zanafillë të gjërave.

Pra kthehem tek pyetja e juaj duke dhënë përgjigjen : Po, një Art i vërtetë  ku shkrihet njerezorja e hyjnorja, e shpëton shpirtin nga mëkati.  Por qe të ndodh kjo, duhet që ata që vetë që bëjnë art,  të kenë nje ‘’antivirus’’ ashtu siç e ka kompjuteri…Une e kam nje te tille qe është Besimi te Zoti. Lum ai qe e kupton në themel, thellësi, lartësi e gjërësi dhe e përjeton këtë Kryefjali të jetës sime, e shumë të tjerëve.
____________________
SQARIM PËR LEXUESIT:
Këtë anketë e kam filluar në Qershor 2013 dhe është duke vazhduar edhe në vitin 2014!
                                                                                                  Haxhi Muhaxheri