Nga vëllimi “Lumenjtë janë të vjetër”
1. DASHURIA,
SI VEPËR ARTI E SHPIRTIT
Nga lodhja e dy gishtave të saj të mardhura
në këto ditë shënëndreu të pashpjegueshme
e ëmbla dashuri kishte zmadhuar sytë
…sa s’u bë pluhur e thërrime
kur mbërriti brenda vetes time
ku dëbora duket më e bukur se tekat
e atyre fjalëve.
Dashuria,
jo gjithmonë kuptohet si vepër arti
prodhuar nga shpirti i atij libri ku prek e gjej
duart e mia
shtrënguar fort pas përmendores që ngrita
nga lotët e vargjeve e mistereve të shpirtit
tënd.
Të zgjodha ty për tu krahasuar me jetën, jo
rastësisht,
por nga trishtimi që kishin rrugicat kur ti
kaloje.
Dhe ja...tani ajo jeton si vepër arti,
krijuar nga shpirti jonë!
2. TË T’KUJTOJ
E dashur, eja!
Eja të shlodhemi livadheve të
kujtimeve tona!
Më prit në Kodrën e Kukullave
të ngremë balona si atëherë kur u
dashuruam!
Po të pres në Anfiteatrin e
çudirave
atje ku vallëzojnë vetëm erërat,
sa shumë u ngjaje bukurosheve të
antikitetit!
E bukur ishte ajo ditë...
emri yt sup më sup me buzëqeshjen
e syve,
të kujtohen trëndafilat!?
Dhe mbi shkëmbijtë e thinjur
e çuditçme është jeta!
Po, ja!
Filluan të bien gjethet e
fundit...
në përshpirtjen e udhëtimit
rrugëve të lotit
kujdes të kesh nga ret!
Eja në funeralin tim, thjesht me
fustan veror
dhe pse do jetë e dhimbshme
ti, me buzët e kuqe do
puthësh heshtjen...
Të pres, eja!
3. DUA TË FLAS ME TY
VLORË
Dua të flas me ty Vlorë!
Po mendoj...
të ngjisë shkallët e rivierës
të t’vi pranë përsëri me puthjen e kujtimeve
të pështillem me erën e detit,
syri i diellit të më shuaj mallin
për fëmijët e lagjeve ku kam fjetur
të mbytem në aromën e luleve të limonit.
Shfletojeni Vlorën...
do gjeni madhështi, emra stërgjyshërish
e shumë varre të dashuruarish që nuk vdesin!
Shekujve t’u përkulemi,
t’i pikturojmë!
Ato shpesh marrinë flakë
e sytë kureshtarë të kohës
pëshpërijnë nëpër ullishte
dhe rrugët këndojnë këngët e agrumeve.
Për ty Vlorë më vjen keq,
të kanë sëmurur shumë...
sa që, drurët e pyjeve
me vetminë e tyre grinden
të shoh të ngrysur, me fytyrë të lodhur!
Dikur,
vajzat e djemtë e tu mbanin bukurinë
tënde nëpër duar.
Nga pikëllimi poetët
harruar ullishtave të moçme
po mbjellin pisha,
të mposhtin druvarët
dhe unë
po e shkruaj letrën e dashurisë
qytetit tim...!
Shkurt, 2014
4. ËSHTË KAPITALIZËM
I DASHUR IDIOT!
"Një
shoqëri e "Deleve", krijon
njëherazi një qeveri të Ujqërve".
Bertrad De Iuvenel
Kam vite që e jetoj kapitalizmin!
Ai më duket shumë antikë,
në zërin e kohës dëgjoj muret e tij të murmë
përkëdhelur nga sëmundjet psikike,
si
gjithmonë i adhurueshëm, skizofrenik...
është kapitalizëm i dashur idiot!
Sa i zhurmëshëm që është,
deri në qiell bubullimat e armëve kërcejnë!
Ne ende jetojmë në forma të zbrazëta,
jemi vdekja dhe fabula e kapitalit
besoje...
është kapitalizëm i dashur idiot!
Fjalën “revolucion” ende e mbajmë të varur në trekëmbësh,
nëpër plantancionet e mjerimit, ritet i
shëndetshëm
bima antike e kapitalizmit
dhe pse kufomë
duan ta rrëmbejnë, ta mbyllin
në dhomën e akullt të vdekjes ...
ai, po
jeton akoma o i dashur idiot!
Kur shtëpia e mendimeve
do zgjedh një vendbanim të ri për jetën,
e kur zotat të vdesin...
unë nuk do shkruaj më poezi të trishtueshme,
vetëm atëherë njeriu do kaloj në mbretërinë e “Lirisë”
o i dashur idiot!
Shtator, 2013, Athinë
5. KUR MË PUSHTOJNË BRITMAT
Tani që po shkruaj jam pa rroba...
më kanë zhveshur britmat e kohës
i ngjajë bukurisë së një kopshti zoologjik,
mos u çuditni...!
Kur agon dita fryma ime zgjohet nga britmat
që thërrmohen, shpërndahen në zhurma
e unë...
notoj(rrugëtoj) lakuriq nëpër ^detin e^ qytetit(n)
bosh.
Nga trimëria e erës ato janë tinguj klithmash
në kurthin e psherëtimave, ose
janë trembëse të dashurisë nëpër qiell
atje, ku është shtrati i pafajësisë
e asgjë
nuk pipëtinë veç mureve që thonë të vërtetën,
ku flenë dëshirat, poezia rebele.
Ose, kur ndjejmë uturimën vjeshtore të lumenjëve
apo, kur nga etja na tretet jeta
dhe ne të tre...
unë, pika e lotit dhe dashuria
mbetemi
monumente të heshtur mes britmave!
10 Shtator 2013
6. EGOIZMI, KËNGA IME!
“Jeta, natën apo ditën, shfaqet gjithnjë si nëpërkëmbje e
të gjitha dëshirave tona.”
Çharles Bukowski
Ngrehu,
eja…
Vishu bukur egoizmi im i dashur!
Ti i shpërfill të gjithë kufijtë
Vishu bukur egoizmi im i dashur!
Ti i shpërfill të gjithë kufijtë
shëmbëlltyra
bashkëkohore
veshur me urtësinë e një burri të pashëm!
Mos u tremb!
Dhe zotat egoiste kanë qënë
ca në ngjyrë rozë, e disa të bardhë,
veshur me urtësinë e një burri të pashëm!
Mos u tremb!
Dhe zotat egoiste kanë qënë
ca në ngjyrë rozë, e disa të bardhë,
prej teje
gjigandët
lavdi kërkuan!
Eja egoizmi im, si një i shenjtë
mate të ardhmen,
Eja egoizmi im, si një i shenjtë
mate të ardhmen,
për mua je
shumë i rëndësishëm
fytyrën
tënde e dalloj dhe në gjumë.
Unë ngashërehem kur më afrohesh pranë
edhe kur ka shumë mjegull
më dukesh si vajzë e ëmbël!
***
Tani nuk është më çudi…
mbi të përkulem,
Unë ngashërehem kur më afrohesh pranë
edhe kur ka shumë mjegull
më dukesh si vajzë e ëmbël!
***
Tani nuk është më çudi…
mbi të përkulem,
kufoma ime
e mbart përherë mbi supe
është kënga ime-egoizmi
është kënga ime-egoizmi
7. MIRËSEUPAMË NË
DITËLINDJEN TËNDE VIRGJËRESHË!
...Ditëlindja
e Virgjëreshës
një natë
pagjumësie, ngjarje e magjishme
me shpirt e duarë të gëzuara prita mirëseardhjen
e datëlindjes së saj!
***
Sot...
do pijmë verë, mbi sytë e tu do hedhim vallen
të ndjejmë, se si na rrjedh gjaku nëpër trup!
Natën
do vështrojmë dritat e qytetit
ashtu...të qetë, me vështrim kërshëror
do jemi gjithnjë si puthja mëngjezore!
Unë kam vitet, ti bukurinë
ndalu tek epshi i syve…
vetëm kështu
do marri pamje mjaft të çuditshëm
vjeshta verdhoshe.
Ditëlindja jote do dehet,
jeta do t’përkundet rreth dëshirave,
pa bërë zhurmë
do kërkojnë rrugën drejt shpirtit...
Si sot…
lindi një Yll!
13 Shtator 2014
8. EJA TA PIMË NJË KAFE!
“Një jetë pa mik. është si një jetë pa diell.”
Gjermane
Sivjet
stina e luleve jemi
ne,
eja në shtëpinë e
harabelave,
këtë verë do mbash
veshur
ngjyrën e shpirtit
tënd.
Fustani i ri është i purpurt
si mëngjesi.
Eja ta pimë kafen
buzagaz
mbi një rreze dielli!
“Koha e luleve më bëri
dhuratë Ty,
Ti më mjafton”,
buzëqeshja ime e
kaltër!
Dil në ballkon, do ta
thotë borziloku
një fjalë për mua.
zemra ime e
çmendur!...
Shkruar nga dy autorë!
13
Qershor 2013
9. LETRA E ËNDRRËS
“Ëndrrat janë pishtarët paralajmërues të
dëshirave.”
Margarit Jurst
...Ndjej fëshfërimën e
pranverës!
Po vjen e dashura ime,
më tund dorën me
letrën
që i dërgova mbrëmë në
ëndërr.
Rrobat e tejdukëshme i
flaku tutje...
me buzët e trëndafilta
është e bukur, lindur brenda meje
si pemë stine ngarkuar...
E lehtë si zogu,
fluturon, vjen e
malluar
dora i dridhet
kur lexon letrën e
ëndrrës time!
Athinë,
prag pranvere
10. “PRANË SOFRËS I PANGRËNË”
Noliane
“Pranë sofrës i pangrënë” era të shkund,
çdo mëngjes mbetesh pranë furit të bukës
si fëmijë jetim
harron se çfarë po pret...
Vjenë e ikën duke mbajtur gjysmën e vetes
gjysmën tjetër tretur në dënesën e viteve.
Me fytyrë kthyer nga dielli
fati po të zverdhet shpejt, me të nesërmen
nuk mund të bësh asgjë, rrugë e këputur
e ti buzëqesh si era e dimrit malor.
Koha për ty nuk ka mburojë
si një gjethe këputesh ngadalë
e një këngë shiu për ty vajton!...
30 Nëntor 2013
11. NJË DITË FESTE ME TË ÇMENDURIT
“Kush
jeton pa çmenduri nuk është aq i urtë sa e pandehim’’
La Roshefuko
Unë e di...
ku e kanë derën e mendjes të çmendurit.
Ata,
janë kalimtarë të ëndrrave
nuk kanë shtretër për gjumë
brohorasin,
si epshor tundin mendjen e tyre!
Janë apo nuk janë të dhunshëm…
me kokë poshtë i shikojnë kohën dhe kalimtarët,
kujtesën e kanë të ngujuar në nervin ireal!
Të çmendurit numërojnë kokrrizat e rërës,
nuk ndjejnë uri, as ngopje
festë kanë çdo çast në mendjen e tyre.
Një ditë...
më ftuan, më gostitën me fjalë çmendurisht
të bukura...
Ju betohem, kanë fantazi e trillime reale!
Janë të besueshëm
e kanë njohur botën pa mëkate e dëshira seksuale!
2
Nentor 2012
12. LUMENJTË JANË TË VJETËR
“Lumenjtë
nuk qëndrojnë kurrë në këmbë dhe as ne mënyrë të qëndrueshme!”
Lumenjtë janë të
vjetër,
rrjedhin së bashku me
gjumin
dhe jetën absurde.
Tani,
shteruan
kanë ikur në fusha të
tjera.
Çdo natë dëgjohet
vetëm kënga e ngjirur
e shtretërve të thatë.
Akoma gjenden vijat e
trasha
ndër ura e gurë
të etura për një pikë
ujë
ku,
gjelbërimi i drurëve
i zhveshur nga gjethet
e frutat e pemëve
ngurtësuar në gri, pa
jetë!
Lumenjtë rrëshqasin,
s’dinë se ku fshihen
kërkojnë buzëqeshjen e rrjedhjeve..!
13. MË DËRGO NJË COPË LETËR TË BARDHË!
“..pa
fantazi nuk ka poezi!”
E di...
Ti tani je
pranë detit!
Unë, si
përditë të kujtoj.
-Kërko
nëpër shpirtin tënd,
më dërgo
një copë letër të bardhë
të shkruaj
vargje për dashurinë tonë!
Dërgoma
sonte me karvanin e yjeve,
mos harro,
puthjet varja hënës në gushë!
Kam
merak...
Pse kaq
shumë u vonua!?...
Mos ka
humbur rrugën, apo ka ngatërruar adresën
letra e
bardhë!?
15 Korrik, 2013
14. AJO ISHTE E
SËMURË...
“Lum kush ndien dhimbje për të pikëlluarit!”
Me sy të përlotur e gjeje atë grua
si gjethnaja e njom fëshfërinte
nga dhimbjet e shirave...
Ajo s’kishte mushkri,
gjoksin e ngritur
mbuluar me shall lulesh.
Ëndërronte një fund të qetë ledhatues
e një gurë varri me mbishkrim,
aty të shlodhet përfare!
Pas pak ajo u bë kufomë,
me një pikë loti në qepallë e hijerëndë!
***
Makina e përmortshme
fshehur në mjegullën e vjeshtës
bojë hiri
ecte...
në rrugën e lagur
drejt ëndrrës së akullt, misterioze!
Nëntor 2012
15. NGA KUJTESA E LARGËT!
“Nuk ka asgjë të re në këtë botë, por ka shumë të vjetra që nuk i dimë.”
“Nuk ka asgjë të re në këtë botë, por ka shumë të vjetra që nuk i dimë.”
Amborse Bierce
Nuk di kush ka lindur i pari
në botën tonë,
as të vdekurin e parë…askush nuk ia di emrin.
Të gjithë puthën-njeri tjetrin!
Vendbanimi i të parit
ende nuk ka atdhe,
t'i falesha, t'i flisja me shpirtin tim jetim!
Më i bukuri,
dhe sot jeton, diku nën tokë...
Ai!...
as të vdekurin e parë…askush nuk ia di emrin.
Të gjithë puthën-njeri tjetrin!
Vendbanimi i të parit
ende nuk ka atdhe,
t'i falesha, t'i flisja me shpirtin tim jetim!
Më i bukuri,
dhe sot jeton, diku nën tokë...
Ai!...
Ishte i pari që notoi në det
atë,
atë,
askush nuk e pa kur bëri dashuri
as kur qau, as kur qeshi,
as kur vdiq…
as kur qau, as kur qeshi,
as kur vdiq…
6 Janar 2013, Athinë.
16. LULET E DHEUT
“Nuk ka ndarje përfundimtare deri sa ekzistojnë kujtimet”
Ditë shëndreu...
Lulet e Dheut gëzoheshin nën tokën e ngrirë
bardhësia i ngjan buzëqeshjes së tyre.
...i vetëm, rrugëtoja mes lotësh
të takohesha me Lulet e Dheut,
të puthesha me to sy më sy.
Atë mëngjes plot brymë
dhe unë dhe qielli qanim nën qiellin gri
për ata,
që dikur më mbushnin me dritë.
Tani,
ata janë shndërruar në re të bardha
imazhe të njohura me hije
fjalësh
nën tokën e ftohtë,
jetojnë me emra shkruar në gurë varresh…
Vlorë, 23 Dhjetor, 2012
17. ATJE, KU JETOJNË
PIKËPYETJET
“Çelësi i gjithë shkencave është
padyshim pika e pyetjes.”
H. De Balzak
Mbrëmë...
u njoha me vendbanimin
e lashtë të pikëpyetjeve!
Pash që kishin shtëpi me oborr,
burime brisk të ftohta e shumë pyje!
Vendbanimet quhen ‘’Pikëpyetje’’.
Ato jetojnë nën diellin malor
ku ka shumë dritë dhe pyetje enigmë,
sidomos për të tashmen.
Atje ngjiten pelegrinë,
që vuajnë nga pikëpyetjet...
Mbi shpinë mbajnë djepin me fëmijë
të porsa lindur.
Tejdukshmërinë e jetës
ata duan të dinë;
të qëmtojnë midis foshnjave
yjet e artit e të luftës
e me shpresë,
të lexojnë hartën e akujve të fjalës!
Tetor, 2012
18. PUTHJA
E BARDHË E FËMIJËRISË
Puthja e
bardhë e fëmijërisë
këngë
foshnjore...
mbetur e
pakënduar në frymëmarrjen e kohës.
Përpëlitet
rreth vetes
në
thellësinë e mistershëme
të viteve
harruar
moteve të shkuara.
Shpesh atë
puthje na e sjellë era...
erdhi
përsëri
u bë këngë
na
përkëdhel flokët e thinjura.
Sa herë e
kujtojmë atë puthje
qeshim me
pafajësinë e fëmijërisë!
Prill, 2014
19. PËRSËRI PËR HESHTJEN
“Vesa bie mbi bar atëherë kur nata është më e heshtur.”
Friedrich Niezsches
Kur lindi
heshtja
njeriu
ndjeu shumëngjyrshmërinë e jetës!
Aty,
tek
heshtja gjithçka ngec
dhe pse
nuk e prekim dot,
ajo na
mësoi të mendojmë!
Tek
heshtja
të gjithë
shpëtim kërkojnë...
dhe malet
dhe pyjet
dhe deti
kanë
mënyrën e tyre të heshtjes!
Heshtja
ime dhe kur unë mungoj
është
enigma e lotit,
vetëm ajri
e ndjenë bukurinë e heshtjes!
Prill, 2013
20. KUR LUAJ SHAH...
Sa herë që luaj shah,
kujtesa ime ngjizet në sytë e të gjallëve.
Nga fusha e shahut
shkëpus pemë
dhe i mbjell nëpër male.
Prej tyre prodhoj gurë shahu
për ata që janë fëmijë.
Fusha e shahut varrezë e tmerrshme
me ushtarë e kuaj të bardhë.
Nëpër kuadratet e shahut ka dhe
trima...
fillojnë e vdesin në moshë të rinisë,
e lënë pas, kuadrate të përgjakur.
Nëpër kutit e shahut
Mbretëresha,
si këngëtare e muzikës klasike
qanë mrekullisht, pas pak...
Mbreti i verbër do të kapet MAT
në një oazë pikëllimi!
Qershor, 2013
21. MISTERJOZËT E ASAJ LAGJEJE...
Në atë
lagje shtëpitë janë të trembura
nuk marrin
frymë,
u ngjajnë
gjetheve të pemëve lagur nga shiu.
Dhe
kopshti ka shumë porta të veshura me gjelbërim
ato hapen
vetëm nga era!
Banorët e
lagjes e bëjnë gjumin
në dhoma
të drunjta, të parfumuara.
Ata,
flenë si
jetim me zërin bosh, të akullt
argëtohen
me muzikë dhome
me sytë e
skuqur nga avulli i alkoolit
duar-dridhur në brendësi të mureve
numërojnë
me britma të qarash monedha pashpirt-mbyllur në këllëf.
Misteriozët
e asaj lagjeje
me qiri
ndër duar i luten vetmisë,
një ditë
me diell të hyj në shtëpitë e tyre.
Shkurt 28. 2014
22. NE, NUK IKËM...
“Poezia lind nga dashuria për të rijetuar në vargje”
Octavio Paz
Ne, nuk ikëm...
ishte mjegull, dremiste moti
unë qeshja me thashethemet e mjegullës,
ndërsa ti meditoje me kohën duke vështruar retë
si treteshin mbi kokat tona.
Ne, përsëri nuk ikëm
dhe kur qielli u bë mermer.
Si dy banorë të pa strehë
ngroheshim nga fryma jonë,
bëheshim këngë...
Athinë, 3 Dhjetor 2012
23. NË DITËN E FESTËS
Sot qyteti...
mblodhi gjithë rrezet e diellit,
ngjyrosi sytë dhe buzët e grave!
Gratë,
u krehën aq bukur
sa gjaku u tingëllonte nëpër zemër,
të gjithave u vezullonte shpirti!
Ato ecin kudo...
çdo çast në bregun e ditës
kërkojnë diejt e jetës.
Të thinjura nga mjegulla e malli
shkëlqimin ua kthejnë fëmijëve të tyre.
7 Mars, 2013
24. NJË NUSE E BUKUR
-Në nderim
të një nuseje që nuk mundi ta trashëgonte
dashurinë e parë E.L
lënë
peng... tek i ngrohti shtrat!
Një nuse e re derdhte buzëqeshje...
Nderur mbi qerpik
i rrinte një puthje e paharruar!
Kukull ishte...pak e trishtuar,
fjalët i bëheshin zogj, niseshin për udhë.
Mbrëmjeve,
e skuqur, puliste sytë e saj
gëlltiste të tjera cicërima,
të parën puthje e mbështillte
me buzëqeshje ëndrre..
Shkurt 2013,
Athinë
25. TI ERDHE
Erdhe tek
qoshku i shtëpisë
si
psherëtimë lumturie...
sot ke
ditën e ekzistencës nga dashuria
veshur
prej një kënge të moçme.
tretemi
nëpër vargje për të gjetur
njëri-tjetrin
aty, tek
ai qoshku diku ulemi
shikohemi
si deti në të gdhirë,
pulëbardha
ime!
Sa herë që
më vjen flokët ti përkëdhel ndryshe
gjoksi yt
më thotë fjalë të pathëna nga
e djeshmja
dhe ashtu,
si me frikë
kërkoj
rrugët për tek buzët
e mollëzat
e flakëruara si për ditë feste
etjen
ndezin ti flasin zemrës
të
shkrihet e tëra nga mrekullia e dashurisë!
26. UNË KAM ENDE SHUMË RRUGË
“Ngelëm si
qyqar duke imagjinuar”
Unë kam
ende shumë rrugë...
të ulem,
të dëgjoj barin se si këndon
yjeve të
mi t’ua shkel rrugicat
të numëroj
si fëmijë trëndafilat që m’kanë çelur.
Kam ende
shumë punë,
të
shkruajë nëpër ajër pse qielli lëngëzon
e
pulëbardhat bien përmbi gjeth
të mësoj, se
sa plagë kanë heshtjet e dashurisë.
Kam ende
rrugë
të hapoj
drejt lotëve e me habi
të dëgjoj
këngët e padëgjuara nëpër telat kilometrik
ku
cicërojnë harabelat e kopshteve.
Kam ende
kohë të ndalë nxitimin e trishtimit
të atyre
që fjala i vrau e të hap pa u ndier kanatat e dhomës,
eh...sa
shumë rrugë kam të festoj ditët e kremte të jetës!
18 Nëntor 2013
“Arti
është pasqyrë e jetës.”
Bjelinski
Sonte kam dëshirë
të rrimë bashkë, unë ti dhe hëna!
Po të pres,
krihu, mos u vish
as të kuq buze
Hëna,
do ju dhurojë një këmishë nate,
ti silli një buqetë me manushaqe,
e ndjen sa afër jemi...
shiun do ta ndalin yjet
ti eja sonte të rrimë bashkë
të puthemi unë, ti dhe hëna!
14 Mars, 2012
28. MBAS BEKIMIT...
“Jeta është
melodia e mundimeve të mia”
Këtë mëngjes,
Syri i Qiellit mbriti tek Porta e shtëpisë.
Në shëtitoren e madhe të psherëtimave
lutjet e Këmishës së bardhë
m’u varën në sy
lotët u thërmuan tek besimtarët!
Syri i Qiellit mbriti tek Porta e shtëpisë.
Në shëtitoren e madhe të psherëtimave
lutjet e Këmishës së bardhë
m’u varën në sy
lotët u thërmuan tek besimtarët!
Dhe unë,
po nisem nga aerodromi i ditëlindjes së mjerimit
me mendime të begata,
po vij si shtegtar
i uritur “ për paqe dhe bukën e përditëshme”...
po nisem nga aerodromi i ditëlindjes së mjerimit
me mendime të begata,
po vij si shtegtar
i uritur “ për paqe dhe bukën e përditëshme”...
Mbas bekimit…
Veshur me petkat e së dielës
si hije trishtimi, nga vitet ngelur gjysëm
po përgatis ëndrrën.
Veshur me petkat e së dielës
si hije trishtimi, nga vitet ngelur gjysëm
po përgatis ëndrrën.
…ringjallja
një heshtje e bukur, a çmenduri
që nuk e them dot!?
Apo,
do t’jetë, si një arratisje nga rruga e qiparisave
të gjejmë përsëri “mjerimin e shëmtuar” në Altarin tragjik
…do jemi legjendë e kamur, ose qytet i braktisur
me fytyra të vdekura!? 21 Shtator 2014
një heshtje e bukur, a çmenduri
që nuk e them dot!?
Apo,
do t’jetë, si një arratisje nga rruga e qiparisave
të gjejmë përsëri “mjerimin e shëmtuar” në Altarin tragjik
…do jemi legjendë e kamur, ose qytet i braktisur
me fytyra të vdekura!? 21 Shtator 2014
29. PËRFTYRIME NËPËR VARGJE
Të shikosh
dëborën dhe erën
kaq afër
nëpër fshat e t‘i ledhatosh me duar cung
në këto vise të veriut,
rrezikon të trembesh
nga ulërima e egërsirave,
që si
muzikë”Pop” bredhërijnë
nëpër shtëpitë e
fshatit.
Në ish
sheshin e Katundit
grinden të humburat melodi
në skamje
për kufoma këngësh,
dhe shëmtitë e tyre shëtisin asfalteve
për të qenë të lumtur një çast.
* * *
Kishte sëmundje të keqe...
Sytë i dridheshin nën mbulesën e qerpikëve të gjatë
me bojë dyshimesh shkruar.
Dikush e ngriti në krah deri te frymëmarrja
që i përgjigjej peshës së tij të lodhur.
Përsëri zbriti të ndiqte
shtëpinë e vet që lundronte mbi lumë.
* * *
Unë,
duke ardhur rreth e qark vetes për të parë
çfarë kam për të lënë peng,
si një mendim i prishur
rrjedhojë e fërkimit me jetën
m‘u tha qëllimi i vetes,
të shkoj te pragu i një kasolleje
ku jeta ecën shaluar mbi një dhelpër
për të gjuajtur lepuj.
30. KOHËRAT GRI
Në vjeshtë
qielli mbuluar me pllaka gri,
nën të,
njerëz të rritur në peshë nga lagështira
ecin nëpër
trotuar ku shiten banane
dhe të
tjerë njerëz
me pamje
të shëmtuar nga uria duan të qeshin pranë zjarrit...
të lënë
dorëshkrimet nëpër gazetat e përdala me shpresë të zgjohen
me duar të
ngrohta.
E
shumëkush me ombrella të hapura mezi marrin frymë
nga
këpucët e rënda të mara nga muzeu i mjerimit
nuk guxojnë
të flasin për apartamentet e bukura
ndërtuar
nga emra pa datëlindje
ushqyer me
lëngje bimësh...
Në kohëra
gri, ata që kanë gojë nuk flasin
ndoshta,
do flasin kur të ngrohet toka
e dielli
me duart e tij
turmat t’i
djegë për një pikë ujë
e përsëri,
kur të ndërrohen motet
me perde
të trasha
në rrugë
do të qeshim lakuriq
deri sa të
vijë përsëri vjeshta gri!
8 Nëntor, 2013
31. NËPËR RRUGËT E DYSHIMTA
Jetojmë në
kohë të dyshimta...
dhe pse
mrekullohemi nga ngjyrat e kuqe
me
mërmërima dyshimesh biem të flemë
nëpër
ëndrra e fantazi të bollshme.
Unë,
nuk u
trembem dallgëve të egërsuara.
Nga
pagjumësia e kohës,
në
pafundësi trishtimesh,
dyshojë
për kaltërsinë e oqeaneve!
Duhet
dyshuar dhe për diellin...
I ruhem
shumë gëzimeve të dyshimta,
të
frikshme ato janë në dashuri
kur ne
vozisim e dehemi burimeve të saja.
E furishme
është era e vjetër
nuk ndalet
rruga e dyshimeve!
Prill, 2014
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen