Anketa jonë: A e shpëton arti shpirtin nga mëkati? (7)
Përgjigje nga Dr. Bexhet ASANI
Pyetje mjaft e vështirë por edhe mjaft interesante dhe kontradiktore. Mendoj se arti e shpëton shpirtin nga mëkati. Më konkretisht nëse artisti apo artistja kanë pare një figurë njeriu shumë të bukur, pasi kanë shkuar në shtëpi ose edhe aty për aty kanë hedhur ndjenjat e tyre në letër, qoftë në poezi, pikturë apo në pentagram etj.,në njëfarë mënyre arti ka shuar ndjenjat e tyre sentimentale, kështu ata kanë lënë trashëgim vepra arti pa kryer ndonjë mëkat ndaj të bukurës, apo të bukurit.

Por, arti edhe e
fut shpirtin në mëkat në njëfarë mënyre. Poeti kur nuk i këndon gruas së
tij, por thur vargje për një vajzë të bukur që ka parë. Piktori, në
vend të portretit të gruas së tij, pikturon një vajzë tjetër mbase edhe
më të bukur ose në të kundërtën poetesha apo piktorja.
Që të dy palët e
mira, e bukura, e madhërishmja, hyjnorja, pra, magjia e artit i fut në
mëkat. Forca magjike e artit edhe nëse i lejon që të futen në gjynah
falet qoftë edhe sikur të jetë mëkat fizik. Fundi i fundit sa artistë
janë futur në mëkat me krijimet e tyre që nga lashtësia e gjer më sot
dhe do të futen në mëkat derisa të ekzistojë bota. S' ka forcë që mund
të ndalë uraganin e ndjenjave sentimentale të krijuesve artistë.
Të duash artin, nuk do të thotë se ke bërë mëkat !?
Të duash artin, nuk do të thotë se ke bërë mëkat !?
_____________________
SQARIM PËR LEXUESIT:
Këtë anketë e kam filluar në Qershor 2013 dhe është duke vazhduar edhe në vitin 2014!
Haxhi Muhaxheri
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen