Mittwoch, 28. März 2018

Miniatura poetike nga Haxhi Muhaxheri

Portret nga Salih Lutolli - Agi

1. UNË DHE KËNGA

Do të varrosemi
kur të na lindin të vdekurit
për të lindur
kur të vdekurit të na varrosin

1995


2. PEMA E MIQËSISË

Farë e saj – rritet
në të gjitha stinët

Frutat i ka të embëla
më shijen e jetës

Ato piqen – kur në tokë
të shfaqet Njeriu i Ri 

Qershor, 2012


3. PSE IKU POETI

Çdo fjale vargu a poezie
shpirt i dha nga vetja
Mos pyetni pse iku poeti 

27.07.2012


4. PA TITULL

Kësaj poezie
Nuk i dhash emër
Se titulli je Ti
Perëndeshë e egër
Që pushton zemrat

17.12.2017


5. PËRMBYTJA

Më falë Perëndesha ime
mbrëmë nuk të thash se të dua
e Ishulli Eta është përmbytur
nga Lumi i Lotëve

Urithët e kishin çarë argjinaturën
medet...

04.01.2018


6. GJÁMË

M’vrave – m’qorrove – m’zezove –
M’lé mejt n’ditë t’sodit – e jemja dashni.

Jam bá me m’kja Shkup e Shkodër – 
Kukuuu… emnin vedit má s’po ja di !

22 janar 2018


7. DASHURI E URREJTJE

Aq shumë të dua – Perëndesha ime
Kam nisë me t'urrejtë prej dashnisë!

Veç Zoti e di ç'po ndodh – veç Ai...!

27.03.2017

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen