Sonntag, 18. März 2018

Alketa Maksuti Beqari: NATËN VETËM NUK E DUA


Alketa Maksuti Beqari

NATËN VETËM NUK E DUA

Ti vetëm eja – unë 
do jem pranë teje.

Yjet do numëroj për ty
deri në mëngjes.

Ose pikat e shiut 
të këtij funddimri.

Ose flokët e borës 
një nga një.

Sonte jo –  natën 
vetëm nuk e dua.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen