Freitag, 19. Januar 2018

Buqetë me poezi nga Hekuran Miraka

Hekuran Miraka


ORA E RREFIMIT

Jetoj ne lagje me kisha.
Jam fqinje me prifter.
Si njerezit i ze kolla,
Kur ecin te qete rruges.

Po nuk kolliten fort,
Pakez, fare pak.
Kane frike se mos u ndodh,
Te zgjojne nga gjumi kembanat.

Leviz ndonje e bute pas perdes,
A ne rruge, po qe, kthen koken.
Une qesh me vete nen ze,
Ehe! Paska radhen e rrefimit neser.

Ndonje e vjeter, ben kryqin,
Ka frike me sa duket e gjora
Se mos prifti qe vdiq dite me pare,
S'ia ka fshire nga libri mekatin.

Nuk mbarojne mekatet e kesaj bote.
Te vjetrat flene nen kryqe,
Te rejat mbajne radhen koke me koke.
Te rrefehen te nesermen ne kishe.

Besoj i teri ne zot.
Ne fe, kurresesi.
Eh c'kam bere, moj koke!
Fajin Rabushja ma pati, .
S'me la, te behesha prift ...

New York, dhjetor 2017




GURE PESHE

Kur Zoti hidhte short per bukurine,
Mua nuk me lane te merrja pjese.
Me genjyen me nje bule sise,
Te mbyllja gojen nga te qaret .

As vone s'me treguan per dredhine .
Bukurine time kujt ia dhane?
Betoheshin se s'kishin fare gisht .
"Ç'e do ! - me thoshin, - Te prish"!

U fsheh ne kohe mashtrimi i mocem,
Thane dikur, - "Harroi dreqi".
Vijuan dredhine me te tjeret ,
Sa here qe shortin hidhte Zoti .

Me ra per hise shorti dysh.
Here i vjedhur dhe here vjedhes .
Kam tere jeten qe bej gjy,
Here si bleres, here si shites.

Paska qene fat, per Zotin!
Me perdorin si gure peshe.
Ne dy krahet e peshores.
Ulin dhe ngrene Hekuranin.

New York, dhjetor 2017



ESHTE KOHA E VETERANEVE

Lodhja po te ndjek me shekuj,
Zgjatet e zgjatet pafund.
Ende te sfilit pareshtur dilema,
Ku ndryshon dasma dhe lufta.

Vete ke thene qe heret,
"Nuk ka dasem, pa mish".
Po aq here ke perseritur mes vetit,
"Nuk shkohet ne lufte si per dasem ".

Ne te dyja ke firmosur me pushke.
Per te dyja ke gatuar mish.
Njehere si kryekrushk,
Njehere si kryetrim.

Kater breza, bejne nje shekull.
Per cdo brez, ke bere nje lufte.
Brez pas brezi ke bere dasem.
Ul nje sofer, shkreh nje pushke.

Dasmoret dhe luftetaret,
Qe te gjithe jane veterane.
Duken, zhduken sipas kohes,
Here viktima, here heronj.

Vete ke thene qe kur e kur.
"Nuk ka dasem ne dimer ",
Duket shekujt ta bene udhe.
Ne cdo dimer te zesh lufte.

T'u be ves prej shekujsh lodhja.
Te mundon kaq shume e ndara.
Ku nis lufta,
Ku nis dasma.

Çfare po ndodh me ty, im popull?
Si te vishem, nuk po e di!
Per dasem si per krushk?
Apo si veteran pas heroit? ...

New York, dhjetor 2017




NUSKA E PASHKES

Krishtlindjet dhe Viti i Ri iken.
Tani per to flitet si per te shkuaren.
Dikush poston ndonje foto te mbetur peng .
Nga festa apo dhuratat qe dhane e moren.

Germojne akoma ne kazanet e mbeturinave,
Arkeologet e rruges pa statusin juridik te kohes.
Se mos gjejne artefakte,
Qe padashje i hodhi pas festes nje bos.

Po une e kam akoma dhuraten qe i taksa Markos.
Nje nga ata te shumtit arkeologe pa status.
Ma thote nje mendje se do te vonoje edhe ca kohe .
Sa te largohet kjo bore dhe te shkrijne keta akuj .

Marko per dimer ka pune me ligjin.
Thyen per qejf nje xham nga vitrinat ne "Time Square".
Sa mbaron se festuari "Thanksgiving".
Dhe kryen i qete denimin deri per Pashke.

Nje dimer rri dhe dhurata ime per Markon.
Dhe nuk merzitem ,eshte i perpikte me kohen.
Gjashte muajt e dimrit shtepi ka burgun,
Gjashte muajt e veres ka uren atje poshte.

New York 2018



IU DESH KJO BORE KETIJ DIMRI

Iu desh ketij dimri kjo bore.
Sa per te numeruar stinet,
Dhe mua m'u desh,
Sa per t'u bere syve te kthjellet.

Ma prishte fiqire shamata e shapkave
Me shtinte ne ngasje cakalli
Kur dilte veror prej oborrit.
Karvani i parregull i studenteve.

Po, fryka nje ere qe thenka fjale njerrokeshe.
Si te thuthuqeve, kur nisin te mesojne abetaren.
Ma prishka shejtania radhen e kopsave.
Dhe s'e quajka fare peshen time.

E tepert m'u dukerka kjo cader.
Dhe hipokrite njeheresh.
Ma nget syrin e vjedhur gjate veres,
Harxhim i kote me duket per dimer.

Iu desh dimrit kjo bore.
Si nje dedektive publike.
Me saktesi u vjedh numrin e kepuces femrave,
E mua, burrit prej bore, peshen e trupit ma fsheh.

New York,  janar 2018



GRAFIKAT E RRUGES

Ka ngrire jashte uji.
Me duhet te eci shume kujdesshem te mos thyej statujat .
Apo vete se mos ua ze vendin,
Morti zgjat pastaj
E ku dihet sa zgjat morti!

Prej zorit hedhin kripe neper rruge.
Skrijne akullin.
Edhe statujat bien te lageshta ne pellgje.
Pa kripe.
Si nje sallate e ndenjur kaq kohe e ngrire ne frigorifer.

Prape me duhet te eci kujdesshem .
Te mos dal i shpifur kur bej vetefoto nga uji.
Me lyejne me kripe,
Te ma heqin te lageshten.
Besa , po dukem mire, si nje manekin pas xhamit.

Eshte dimer.
Ka ngrire uji jashte.
Vazhdimisht neper rruge hedhin kripe.
Staujat jane po aty, pozojne me mumjet.
Para kripjes, dhe pas ckripjes ...



KETU ESHTE MANHATAN

Budalli i pare jam une.
Eci kaq kohe kunderturme.
Percillem ne mbremje me lypsat e fundit,
Qe po lene turnin neper metro,
E nje "naten e mire" nuk e zene goje.

Mbetem serish budalli i pare ..
Bej gjumin e kalit.
Per prralle, me thyen veshet uuuuu-uuuuja e uqerve,
Qe ne orgji ma jargin
Thesarin e bardhe qe lashe te pangrenedarke.

Prape une jam budalli i pare.
Shokerohem sysh me akademiket e rruges,
Qe kane dale vjedhur nga ARM - te
( Akademite e Rikthimit te Mendjes ).
Teksa diskutojne ne vajtje-ardhje me ze.
Kumtesat e ngrira te radhes.

Une jam budalli i par.
Skuqem prej komplimentit qe me bejne bukurinat e nates .
Dhe shtyj deren e xhamte pas shpines ,
Duke lene si trokitje te fajshme,
Refrenin miklonjes;
" Zoteri, shpenzo per mua nje cigare"!

Budalli i pare jam une.
Eci kaq kohe kunderturme.
Persyshem ne mengjes me lypsat e pare,
Qe nguten te nisin turnin neper metro,
E nje "miremengjes" nuk e zene goje.

Eshte Nju Jork ketej
Ketu eshte Manhatan.
Supermetropol internacional. 
Njezet e kater ore pafjetur.
Ne pese budallenj,
Nje eshte i cmendur . ..

New York, dhjetor 2017



MESAZH

Po iki si shpendët e detit.
Pa jelek shpëtimi.
Jam diku në një breg plazhi.
Si mesazh.

New York, Janar 2017



ANONIME

Po humbas ketyre rrugeve.
Pa asnje shenje po humbas.
Me dhimbset edhe renia e flokeve.
Me tmerron humbja qe vjen me pas.

Qenka e thene.
Nuk e di nga ç'fallxhorka qenka gatuar.
Dremis syhapur nen vete.
Po iki me duket si i perjashtuar.

Sa shpejt ikerka.
Ajo qe ke dashur te ngresh.
Them se duhet te jem perfishre ne graterresa.
Lus qe neser t'ju pershendes.

Nju Jork, nentor 2013




Magjia e çmendur e Zef Serembes

Nën jugun tim Amerika Latine,
Heq lëkuren e mangos krejt naive.
Dhe nxihet ne rërën e Karaibeve.

Të verdha dalin rrobat e banjès.
Mishi piqet i lindur në ngjurën e kafesë.

Mesdhetar klasik.
Dremitem zjarrshëm mbi degë palme.
I gudulisur nga realizmi magjik.

Bela ! Bërtas me vete.
Do të më vjedhin lirikat si Zef Serembe!

Ne jugun tim Amerika Latine piqet e verdhur.
Nën portokajte e nxehur te Mesdheut

(Kercime tè çuditshme!
Po aq sa humbja jote, Zef Serembe...).

New York, 20 tetor 2011



VAKT DARKE

Mbaroi dhe kjo dite.
E njenjte si ajo qe iku dje.
Laj duart te ha dicka nga darka.
- U lodhe?
Kthej koken nga gruaja.
Ajo nderron ne kuzhine koshin e mbetjeve.
Ve buzen ne te qeshur.
- Ç'ke?
- Po,  ja, prape neser dhuhet mbushur.

New York, tetor 2017



VRAGA E DEVEVE

Gjerat e vjetra shkojne ne muze.
Te perdorshmet me te gjallet.
Po vjen si buke e norme,
Dhe duhet te ikesh.

Nuk e prish ligjin.
Po fshehur, nen piramiden e burrit,
Kam fshehur testamentin.
E, po vdiqa une,
Me deshiren tuaj me urdher te qumeshtit.
Ca mure te Piramides se Keopsit,
Keni per te gjetur ne Saharane qe vdiq ..

New York, janar 2018



KETO JANE ANONIME
(nuk mbaj pergjegjesi}

Sonje, a Zonjeza?
Si ta lidh brullukun?
Me vijne ca te mardhura.
E dreqi me pushaleshka.

Sonje, a Zonjeza?
Po e degjoj uraten tende.
T'i bertas leshit qe me ra,
Apo te bej sipas teje?

Sonje, a Zonjeza?
E, te pyeta?
E prape po ta them si halli,
Te shlodhem dhe une duke bertitur si ti?

Zonje, a sonjeza?
U ndane rruget tani.
Hengre pa leje ç'te ra,
Te ha dhe une ë'me dha zoti.



BESELIDHJA

... po thyen dita.
Mbaruan te bardhat.
Te ha veshi nga vetja,
E gjuha te vete per kripera.

Shuhen shamatat e mengjezit.
Nuk ka me kurva e kurvare.
Zbresin nder shale te beses,
Dhe te virgjerit kafshojne mes buzes dhe gishtit.

Ha mishi mish.
Ne te leshta te afshit.
Ngrihen kur shurren nder shale kreshniket e koritur.
Dhe i vendosin fishekun e pajes belcikut.

Ketu une s'jam.
E besa nuk eshte me.
Une rashe ne jug si djall,
Dhe nuk lidh kontrata mustaqesh me dhjam.

Do rri pa bese.
Pa belcike malesoresh.
Do te thith me nge kete sise,
Sa te nginjem.

New York,  janar 2018



PROMEMORJE ...

Me te degjuar e kam,
Kur u mund ne Berat
Skenderbeu, i ra nga une.
Pastaj s'u pa me..
Ka goje qe thone se vdiq ne Kruje.
Ka zera qe thone se nuk ka varr.
Ka me keq qe flasin pa goje.
Ca te tjere ngulin kembe se e veremosi,
Deri sa vdiq,
I nipi,
Hamzai.

Nuk dua te lexoj asgje nga gojet .
As dua t'u besoj.
Kopila jane te jugut .
Po, te vrasin,
Ca me lart,
Me kanunin neps te deformuar
te Leke Dukagjinit,
I tash, jam i pa goje...



NGA TE METKOLES

Fajin e kam vete. - thoshte Hyskoja gjysh nga dera e mamase.
- Ja, duhet te isha sjelle me i bute me Minen,
Mamagjyshen e Zarifit.
U kam bertitur dhe burazereve qe me la Hameti i pare ne hise .
Me kane degjuar .
Nuk plasa .
As i bej hasha.
Po fajin e madh,
Vete e kisha.

... po marr dhe une fajin tim
po deshi qe te me quaje Hyskoja nip.
Do zoti zgjohet nje Adem nga Cakalli,
Dhe rreh gjoksin, - Eshte imi!

Atehere mbeten kollcaket pa Mersin.
Me mbeten te tera mua,
Paje trefish.
Si pjelle bubuzheli nga fushat e Silares ku thinjej balta ..

New York, janar 2018



Kryq

Eshte mire kur jemi shume.
Edhe shahemi pa gje partish.
Sa per fe nuk veme syresh maraz.
Ja, une e kam zgjedhur, kur nuk dua t'i flas Vaid Hyzotit,
Ve ne profil nje foto te zgjedhur "Funeral home"
Ai ka frike si dreqi te me coje mesazhe,
Po dhe une kam frike t'ia hap .

New York ,janar 2018



TE PAFETE SHAJNE ZOTIN

.. ia zura njehere rrugen Babait te Teqese,
Kur zbriste tatepjete pishave te plakura.
Kishte vene per shall lekuren e kunadhes,
Dhe bente gezuar me veten.

Nuk e mora duarsh mallkimin qe linte ne zot .
Mallkimi i Babait te Teqese.
E rraha fshehur po nga ai zot,
Kur me ropi kunadhen qe po ndiqja.

Pastaj u bera Kryegjysh .
Numeroni te tere myhypet qe sillen pas meje
Jane shume.
Po nuk polle me tenden, te lene barse dervishet.

Eshte mire tek vendi i zotit.
Ta jep levdaten me pashe.
I gropos njehere e mire te keqijat e ropit.
Kur ta ve doren mbi plage nje dervish, apo nje prift .

Kopile do te dalin te pjellet.
Sakate, sa me keq.
Pune perendie ...
Nuk te le zoti shterp ..

New York, janar 2018



LUFTE ...

Kemi mbetur me syte nga njeri-tjetri.
E s'po e dime kush po e ha shoqin.
Ai qeni brenda me mund mua qe eci jashte.
Une qeni i rruges betohem se do ta vras.

Ndermjet syve tane levrin bishti i buces.
Ai qeni brenda mburret.
E lidh shall pas qafes.
Do ta shkul! - i bie gjoksit une qeni jashte.

Vazhdon e pakohe kjo lufte.
Midis qenit qe mbron mishin brenda,
Dhe ne rivaleve qe presim ne bisht jashte.
Duke gerricur hundet ne gardh.

Vazhdon kjo dreq lufte!
Pa krye, pa fund.
Rente zeri ne vesh perendie,
Te ngordhe mecka qe na mund.

New York,  janar 2018



SAGA E SERENATAVE

Pata menduar se "Serenatat e Korces".
Nuk do t'i degjoja me.
As kengen e tafaneve te "Ujet e Kalase".
As ato te njomtat e Shkodres,
Tek "Kafja e Madhe".
Dhe vershelleja fshehur per vete,
Si dezertor nga nje lufte boterore.

Ma ngriti leshte perpjete,
Komshiu im qe ecte fshehur nga dritat .
Kendonte ca himne nate;
"...Te tera pijet alkoolike qe shoqerohen me meze,
Kane emra femrash...".

Ktheva koken andej nga vinte muzika.
Ballkan m'u duk.
Nuk e di ke putha,
Kroate, a serbe.
Po u ndieva aq mire,
Si me serenatat .

... me zune.
... me denuan sipas ligjit.
... kisha bere zhurme.
... dhe kisha prishur serenaten e tjetrit ...

New York,  janar 2018



Shënime për autorin

Hekuran Miraka, u lind më 17 tetor 1966 në Gramsh. Është diplomuar për Gjuhë-Letërsi në Elbasan në vitin 1989. Fillon punën mësues në shkollat e qytetit të Gramshit. Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Anëtar i Klubit të Shkrimtarëve Shqiptarë në Botë “Drita”. Jeton familjarisht në New York të SHBA.

Ka botuar këta libra:


  • “Pëllumbat e egër” - Poezi.
  • "Helena është nga Sulova” - Poezi.
  • “Sulti për vete dhe të tjerët” - studime.
  • “Vejusha me kale” - Tregime.
  • “Mishra të tretur” - Roman.
  • “Fronti pa emër” - Novelë.
  • “Lirika” - Poezi.

_____________
Poezitë i vodhëm nga profili i autorit në Facebook dhe i publikuam ashtu si ishin.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen