Dienstag, 16. Januar 2018

Haxhi Muhaxheri: TI DUHEJ TË IKJE LUM MIKU

Haxhi Muhaxheri dhe Basri Çapriqi

Haxhi MUHAXHERI

TI DUHEJ TË IKJE LUM MIKU

Kur vjedhurazi ike drejt qiellit – mes yjesh
Emrin ta kemi parë gjithandej gazetave
Ku rrallë t'i lexuam vargjet – shumë rrallë

Disa ende i duan lajmet e zeza – medet

Ti duhej të ikje profesor
E bota ta mësonte se kishe shumë miq 
Tash e kuptuan se të kanë dashur  

O zot – sa të vegjël jemi kur duhemi
E sa të mëdhenj kur urrehemi

Ti duhej të ikje – 
Që ndonjë i marrë ta shkruante një fjalë morti
Apo ta thurte një këngë loti – për ta dëshmuar 
Sa shumë na duan – kur më t'mos jemi

Diellit po i bien dhëmbët nga mashtrimi

Ti duhej të ikje – lum miku
Se Lirisë vërtetë po i vjen era
Zorrët duam t'i nxjerrim nga të vjellurat 
Njerëzve u ka hyrë lepuri në bark

Tash as kreshnikët s'dalin më nga legjendat


15.01.2018

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen