Samstag, 24. September 2016

Nehat Jahiu - Një dhimbje shpirtërore që kurrë nuk do harruar






Ka disa dhimbje në jetë që të vijnë mes vetvetes tënde si të ishin disa piskama që kurrë nuk mbarojnë. Edhe kjo që do ju tregoj e tillë është.
 Kjo është një kohë shumë e dhembshme dhe e pashëruar në shpirtin tim dhe me të vërtetë sa herë që e përkujtoj më kaplojnë emocionet, sepse ishte një përjetim shumë i dhimbshëm dhe i papërshkruar. Është shumë e vërtetë se gjatë asaj kohe të regjimit diktatorial të Millosheviçit u bë gjithçka mbi popullatën shqiptare të Kosovës dhe u përdorën metodat më çnjerëzore që këtë popull me dhunë ta largojnë nga vatrat dhe trojet e të parëve. Falë trimërisë së ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me ndihmën e miqve ndërkombëtarë nuk u realizua ky projekt famëkeq siç ishte planifikuar edhe para Millosheviçit nëpër kuzhinat serbe për ta larguar këtë popull nga trojet e veta dhe për ta shfarosur nga toka e dheut. U bë një ëndërr e parealizuar. Sot e shohim  Kosovën të lirë. Ku mbeti kasapi i Ballkanit Sllobadan Millosheviçi? Në atë kohë ka qenë tmerr për popullatën civile shqiptare të Kosovës duke i parë pleq, gra, burra dhe fëmijë për të kërkuar shpëtimin e jetës së tyre. Shumë familje gjetën strehim në familjet shqiptare në  Maqedoni .Një gjë e tillë ndodhi edhe në komunën tonë dhe në vendlindjen time ku unë jetoj. Kishim rast konkret që të kishim nxënës nga Republika e Kosovës në shkollën tone. Kjo ishte më se e vërtetë se kishim  dhe atë në një numër të madh të cilët i patëm shpërndarë gati në të gjitha  paralelet e klasave të para e gjerë në ato të tetat ku ata duhej të vazhdonin mësimin sipas moshës së tyre. Po e them edhe njëherë është shumë  emocionuese t’i përkujtosh ato raste, por ata kanë ndodhur dhe duhen të përkujtohen e mos të harrohen. Më kujtohet si sot se gati kishte në çdo paralele, por kisha edhe unë në paralelen time. Kur i shihja ata nxënës në paralelen time apo në paralele të tjera ku jepja mësim më dukeshin si Luli i Vocërr edhe pse ndoshta nuk ishte rasti i njëjtë ose i ngjajshëm në atë aspekt të tillë. Kishte dallim motivi i Lulit me këta dhe Dëshiroja gjithnjë të kem sjellje tjetër ndaj tyre dhe dëshiroja gjithnjë të jenë nën përkëdheljen time të një mësuesi që së paku deri diku të qetësohej sadopak shpirti i tyre i plagosur. Erdhi koha u çlirua  Kosova dhe të gjithë duhet të ktheheshin, kështu që edhe ky çast për mua, për nxënësit  e shkollës sonë, për nxënësit e Kosovës për arsimtarët në përgjithësi ishte një hapje e një tjetër plage. Në një anë gëzoheshim që u çlirua Kosova. Gëzoheshim që popullata po kthehej në vendet e veta në Kosovë dhe nxënësit në shkollat e tyre, por kjo ndarje ishte aq sa krenare , sepse Kosova ishte çliruar nga çizmja hegjemoniste serbe millosheviçjane aq ishte e dhembshme ndarja jonë me lotë në sy. Këtë nuk mund të harroj asnjëherë dhe rreth kësaj çështje ka shumë për t’u thënë dhe për t’u shkruar. Sot emrat, mbiemrat, data, vendi i lindjes  nga kishin ardhur këta nxënës  gjenden në ditarët klasorë të shkollës sonë  se  nga cili vend i Kosovës kishin  ardhur këta nxënës në shkollën tonë.

Një orë mësimore me arsimtaritn e Artit Figurativ Tasim Kadriun me nxënësit refugjatë nga Kosova në shkolën fillore " Faik Konica" të fshatit Sllupçan të komunës së Likovës gjatë vitit shkollor 1998/1999. — 


Një vit para se të ikja në pension mora të gjithë ditarët dhe i nxorra në një listë këta nxënës. I publikova nëpërmjet facebookut që të më lajmërohen dhe të dija kush ku gjendet sot. Për fat të keq, ndoshta dhe nuk është lexuar nga të gjithë dhe ishte një numër relativisht i vogël që kontaktuan me mua dhe më njoftuan kush ku është dhe me çfarë profesioni merren. Ata dikur ishin fëmijë tani ishin rritur  dhe  nuk kishin harruar vendet ku kanë qenë të strehuar si refugjatë, nuk kishin harruar  shkollat ku kishin vijuar mësimin, nuk kishin harruar arsimtarët dhe shoqet dhe shokët e tyre.


Një orë mësimore me arsimtarit e kimisë Vebi Jahiun me nxënësit refugjatë nga Kosova në shkollën fillore " Faik Konica" të fshatit Sllupçan të komunës së Likovës gjatë vitit shkollor 1998/1999.


Nehat Jahiu - Gjuha e Zajevit,Gruevskit...Apo Gjuha jonë?!





Deri kur ne shqiptarët do të zgjasim dorën për të na dhënë dikush diçka?!... Që nga fillimi pluralistë shqiptarët nuk ndalën ditë për ditë duke kërkuar lëmoshë. Strukturat partiake me liderët e tyre që nga themelimi i partisë së parë shqiptare e gjer më sot  me zgjatjen e dorës së lypsarit duke kërkuar nga lederët e partive maqedonase që të na japin diçka. Çdo parti shqiptare gjatë zgjedhjeve del para elektoratit me një eofori të patriotizmit se ne do e bejmë këtë e këtë. Kjo zgjat vetëm sa të jetë afati zgjdhor. Që nga ajo ditë që mbarojnë propagandat e tyre partake fillon dita e re me ndryshime që eloktarati dhe mbarë popullata fillon të zhgënjehet, sepse menjëherë fillojnë ndryshyme dhe lirisht mund të themi se fjalët na mbesin si të Lalushit e punët si të askushit. Gjithëçka që i është premtuar popullit bie në ujë dhe gjithnjë populli mbahet me premtime se sot apo nesër kjo apo ajo do të zgjidhet për shqiptarët, ndërsa diçka konkrete shumë pak është realizuar. Nëse nisem ti mumerërojmë të arriturat nuk janë ato që duhen ti kenë shqiptarët edhe pse nuk mund të themi se nuk është arritur diçka, por dhe shumëçka që është arritur është lënë gjysmake ose e cunguar, kështu e gjithë kjo do i mbetet gjeneratave të reja brez pas brezi për të pasur vështërësi për ti relizuar të drejtat e tyre në tërësi.


Them: TË drejtat tona që na takojnë.

 Të drejtat tona të barabarta me popullin maqedonas e jo ne për cdo ditë të kërkojmë nga ata lëmoshë se çfarë do na japin. Gjërat që na takojnë ne nuk duhet ti kërkojmë si lypsarë, sepse ne jetojmë në vendin tonë ku jetojnë edhe pala tjetër maqedonese dhe nacionalitet tjera. Këtu nuk duhet të bëjmë kërkesa për çdo vit me radhë  çështjet tona i lëmë duke i shikuar të tjerët si qyqarë se çfarë do na japin. Kjo duhet njëherë e përgjithmonë të ndahet si shapi prej sheqerit duke mos e shtri dorën për të na zënë të tjerët si lypsarë, por të ju themi ne i duam drejtat tona që na takojnë Sa herë që vihet në pushtet thuhet se u bë kjo marrëveshje për këtë apo këtë. Se kjo çështje do zgjidhet brenda një kohe të shkurtër, ndërsa nukj ka asgjë konkrete. Ose nëse zgjidhet ndonjë rast që i ka tanguar dhe i tangon edhe sot shqiptaret zgjidhet përkohësisht apo në mënyrë parciale me njërën parti dhe kur të vijë tjetra ato ti merr dhe kështu sillet topi rreth e rrotul e neve nuk na mbetet asgjë më tepër pos për të numruar në vend. Çështjet duhet shtruar dalngada, por sigurtë qël të zgjidhen njëherë e përgjithmonë, por pa lënë aspak zbrastira që nesër kujt ti teket të kthehet e ti merrë ato të drejta. Unë mendoj se kjo i bëhet një qiraxhiut. I jepet me qiraq diçka ndokujt, por kur ti teket ta merr, kështu që më duket se tek ne shqiptarët ka një kohë po luajnë rolin i qiraxhiut në vend të vet.Ne nuk duhet të lëshojmë pe, sepse nuk jem i qiraxhinj. Ne jemi në trojet tona dhe jemi të barabaretë me palën tjetër dhe çdo gjë duhet njëherë e përgjithmonë ta ndajmë në barbarësi dhe gjithnjë në ate se sa na takon e jo të kërkojmë të na jepet diçka duke kërkuar lëmoshë.

 Tani në kohën e fundit po dëgjojmë zëra se nëse do të vie në pushtet partia e  Zajevit do ua garanto zyrtariziminj ose do ua jap gjuhën shqipe shqiptarëve. Sëpaku kështë paska deklaruar lideri i kësaj partie Zoran Zajev dhe ne filluam të gjithë të gëzohemi aq shumë ja duhet ta mbështesim Zajevin se po na e lejon gjuhën. Kjo është për tu habitur dhe për tu çuditur se neve gjuhën duhet të na e jep Zajevi , Grujevski apo...  Cilën gjuhë po na e jep. Gjuhën shqipe? Gjuhën e nënës? Po nuk ka nevojë as Zajevi, as Gruevski as e as....  të  na e jap neve gjuhën, sepse ne kemi gjuhën tonë dhe me ngulmë kërkojmë që gjuha jonë të jetë e barabartë në çdo vend për tu përdorur siç përdoret edhe gjuha maqedone. Në këtë rast po e mora gjuhën konkretisht, sepse në kohën e fundit më shumë po ngritet pluhur rreth gjuhës shqipe, ndërsa nukj është fjala vetëm për gjuhën, sepse shqiptarët, pos gjuhës kanë shumëçka që kanë maqedonasit dhe që duhet ti kemi edhe ne në mënyrë të barabartë, por ama ne i kërkojmë gjërat që na takojnë. Nuk kërkojmë gjëra që nuk janë tonat, kështu që nuk ka nevojë ato ti kërkojmë me zgjatje dorësh të një lypsari. Unë mendoj se populli më është lodhur dhe rraskapitur sa që nuk mund të duroj më gjëra të tilla. Nuk e di deri kur do na shkoj kjo punë neve shqiptarëve me kërkesa të lypsarit. Më duket se jemi ngulfatur sa që na ka ardhur shpirti tek hunda siç thotë populli.
Deri kur ne shqiptarët do të themi se këtë herë do të jemi bashkë me Grujevskin, Zajevin..., sepse do të na e jep ose do të na e zytarizojë gjuhën shqipe? Disa thonë se duhet të bashkohemi me Zajevin e tjetri thot të shkojmë me Gruefskin se do të na lejoj përdorimin e gjuhës shqipe dhe.... Cilën gjuhë duhet të na lejojë ta përdorim ne shqiptarët apo cilën gjuhë do të na e zytarizojë Zajevi , Grujevski apo?!... Gjuhën e vet e apo gjuhën tonë?!... Për gjuhën e tyre ata askend nuk e kanë pyetur për ta përdorur apo për ta zytarizuar, sepse vet i kanë bërë këto gjëra. E ne?!... Ne çdo herë duhet të presim Gruevskin, Zajevin e... se po na e lejojnë apo jo ta përdorim gjuhën tonë amtare shqipe. Ky është një absurd i absurdit. Nëse ne vet nuk bashkohemi të gjithë sëbashku të ulemi e të bisedojmë mes vete dhe të marrim një vendim të prerë se duhet gjuhën dhe gjërat tjera ti fusim aty ku na takojnë ta kenë vendin dhe ti përdorim në barabarësi me maqedonasit është e kotë të merremi për çdo ditë me këso gjëra duke e lodhur këtë popull që po i shkon koha gjithnjë vetëm në pritje. Ti fusim të gjitha gjërat që na takojnë aty ku e kanë vendin dhe këto gjëra të kryhen dhe të marrin fund njëherë e përgjithmonë dhe ta lëmë popullin të qetë të merret me hallet e tyre të shumta sot po i bartin me vite të tëra mbi supet e tyre. E juve që populli ua ka dhënë besimin uluni njëherë e përgjithmonë siç duhet ulur dhe biseduar dhe zgjidhni këto çështje bashkarisht duke e hequr njëherë e përgjithmonë nga mendja karrierizmin tuaj politik. Interesat personale, familjare, grupore, klanore etj. E nëse ne nuk ulemi për të marrë vendime të përbashkëta në inters kombëtar ose nëse ulemi për tu marrë vesh, atëherë të jemi të bindur se nëse deri tani na ka kafshuar ujku në të ardhmën do na hajë.
Në fund do të thoja: Vaj vatani e mjerë mileti që vite të tëra po pret se çfarë do na jep Grujevski... e Zajevi...
Një fjalkë popullore thotë: Prit magar derisa të dal bar.


Freitag, 23. September 2016

Nehat Jahiu - Vështërsitë e këtij viti shkollor





 
EDHE KËTË VIT SHKOLLOR NXËNËSIT DHE ARSIMTARËT PËRSËRI PO BALLAFAQOHEN ME MUNGESËN E TEKSTEVE SHKOLLORE DHE...
Edhe këtë vit shkollor sa i përket teksteve shkollore edhe këtu shkollat në përgjithësi, arsimtarët dhe sidomos nxënësit kanë problem të mëdha gjatë çdo viti shkollor.Që në fillim të vitit një numër i madh tekstesh mungojnë, kështu që ndodhë në të shumtën e rasteve pritet një vit i tërë dhe tërësisht nuk paisen të gjithë nxënësit me tekste shkollore dhe mere me mend se çfarë pasoja ka të mbetet nxënësi tërë vitin shkollor pa tekstin e duhur. Në anën tjetër sa janë këto tekste të përshtatshme kur nga lartë përcaktohen se cilët tekste duhen të përdoren dhe me ato tekste duhet të punojë arsimtari dhe vetëm ato tekste duhen të jenë në durtë e nxënëve. Unë mendoj se tekstet shkollore të cilat duhet të përdoren, duhet ti përzgjedh vetë arsimtari i mësimit klasor dhe i atij lëndor. Të zgjidhet teksti nga ai i cili punon me atë tekst e jo njerëzit të cilët fare nuk kanë punuar në arsimin fillor ose ate të mesëm dhe nuk kanë njohuri rreth këtyre çështjeve. Besoj se edhe tekstet duhen të jenë shumë larg politizimit, sepse me të vërtetë kjo është një gjë që nuk korespondon fare me realitetin, por bëhet vetëm për interese personale, individuale, grupore e politike dhe në dëm të nxënësit dhe në përgjithësi në dëm të arsimit.
KUR DO DO TË NDALET SAKATOSJA E TEKSTEVE SHKOLLORE NË GJUHËN SHQIPE SI NË ASPEKTIN PËRMBAJTËSOR DHE ATE GJUHËSOR?!...

Kemi në shumë raste ku autor të teksteve nuk janë shqiptarë dhe në këto raste teksti është i përkthyer, por të ndalemi dhe ti vështrojmë mire e mirë këto tekste do të shohim sa e sa gabime janë bërë në përkthime duke mos gjetur fjalë shqipe adekuate. Tek një numër tekstesh nëse marrim dhe i shikojmë dhe i analizojmë janë skandaloze sidomos të lëndës së histories, gjeografisë , Arsimit Muzikor etj. Është absurd sot në këtë kohë të jetë me aq pak njësi mësimore të njihet nxënësi shqiptar nga historia e popullit të tij, kultura, arti etj. Ky është një absurd mbi absurdin. A thua vallë ku janë njerëzit kompentent që na përfaqësojnë në këto instuticione që të ju japin përkrahje dhe mos ti pranojnë këto tekste shkollore fare. Sa e sa herë kanë reaguar arsimtarët e lëndëve të teksteve të tilla, por asnjëherë nuk është reaguar prerë, por gjithnjë janë deklaruar duke premtuar se do merren masa dhe gjithnjë sot e kësaj dite gjëra të tilla përsëriten për çdo vit. Kjo nuk ndodhë vetëm tek mësimi lëndor, por ndodhë edhe tek disa tekste të mësimit klasor. Kur menduam se ndaj këtyre gjërave do të merren masa nga institucionet përkatëse dhe më nuk do të përsëriten gabime të tilla skandaloze, kjo nuk ndodhi, por gjërat e tilla vazhduan të mbeten të tilla. Jo që nuk u intervenua që të eliminohen të gjitha këto anomali që me vite të tëra janë skandaloze në një numër tekstesh shkollore në gjuhën shqipe, por për fat të keq ky avaz i vjetër po ndodhë përsëri edhe me disa botime të këtij viti, kështu që edhe këtë vit shkollor nxënësiit shqiptar do të mësojnë me tekste shkollore të sakatosura si në aspektin përmbajtësor, njashtu dhe në ate gjuhësor.
Nëse do ulemi të shfletojmë dhe ti analizojmë disa nga tekstet shkollore do të habitemi se si kanë mund të kalojnë këto tekste nëpër duartë e atyre që janë kompentetë dhe nga ata që kanë përpiluar tekstin, redaktorët, recensentët, lektorët dhe...dhe këto tekste sot gjenden në duartë nxënësve. Skandalozet që i kemi hasur viteve të fundit në tekstet shkollore aspak nuk kanë të ndalur, duke filluar nga gabime të shumta që hasim akoma janë të natyrave të ndryshme edhe ate duke filluar nga gabimet gjuhësore që janë gabime që me keqardhje mund të themi se janë turpi i turpit. Përmbajtjet brenda tekstit në aspektin konceptual janë skandaloze që poashtu të japin një pasqyrë se disa nga këto tekste shprehin njëanshmëri duke mos pëfshirë shumë pak për të mos thenë aspak ate nacionale të atij nacioniliteti që i dedikohet teksti shkollor. Nxënësve shqiptarë në disa tekste nuk iu është afruar asgjë nga historia dhe kultura e tyre kombëtare. Do të thotë se edhe gjatë këtij viti shkollor nuk ka asnjë ndryshim për të përmisuar nga ajo që ju është ofruar viteve që i lamë pas.
Gabimet skandaloze që hasen në tekstet e tanishme shkollore, dhe që janë të natyrës së ndryshme, duke filluar nga gabimet gjuhësore, konceptuale e deri te fyerjet do të vazhdojnë të jenë prezent edhe gjatë këtij viti. Nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë për çdo vit shollor ballafaqohen me problem të tilla dhe ate gjithnjë mbeten me premtime se këto gjëra më nuk do të përsëriten, por e njëjta këngë përsëritet për çdo vit dhe deri më sot nuk merret asnjë hap për ti eliminuar njëherë e përgjithmonë gjërat që i shohin për çdo vit para syve të tyre.
Kjo është një gjë shumë e dhembshme për nxënësit, arsimtarët dhe mbarë poullin shqiptarë.
Nxënësit e shkollave me mësim në gjuhën shqipe vazhdojnë të përballen me mungesë të teksteve shkollore edhe gjatë këtij fillim viti shkollor 2016/ 2017. Nga tekstet e disa lëndëve që janë sjellur deri më tani është një tirazh shumë i vogël që nuk i mbulon të gjithë nxënësit e asaj lënde,, kështu që arsimtarët mundohen ti kompenzojnë me tekste të vjetra, por edhe ata u mungojnë, por edhe nëse eventualisht gjejnë diçka prej tyre janë libra tërësisht të dëmtuar, sepse ju mungojnë shumë përmbajtje mësimiro.
Disa arsimtarë mundohen që të ua bëjnë kopje edhe pse mirëfilli një gjë e tillë është e ndaluar. Ankesat për çdo ditë shtohen nga nxënësit, arsimtarët dhe prindrit, por të gjitha këto ankesa hasin në veshë të shurdhur. Ka raste ku arsimtarët ankohen se në shumë raste nuk u dërgohet teksti shkollor të cilin e kanë përzgjedhur, por i dërgohet një tekst tjetër me autorë tjerë e jo ai të cilin e kanë kërkuar ose e kanë përzgjedhur vet arsimtarët.
A thua vallë deri kur nxënësit dhe arsimtarët shqiptarë do i kapërdinë këto padrejtësi që u bëhen në tekstet shkollore në gjuhën shqipe edhe ate kur Ministria e Arsimit udhëhiqet me një stafë udhëheqës shqiptarë të prirë nga ministri shqiptar?!... Po edhe në Bironë e Zhvillimit të Arsimit kami kuadro arsimor që duhet të kujdesen për këto gjëra skandaloze që po na ndodhin...

Top of Form
Bottom of Form


Montag, 19. September 2016

Nehat Jahiu - Me mua dhe me ty kurrë nuk mund të bëhen ndryshime



Kjo botë ka rregullat e saj të jetës në çdo aspekt. Nuk mund të bësh çfarë të duash dhe kur të duash, sepse çdokujt i jepet mundësia shansi të punoj dhe të veproj për ta treguar veten  se sa do jesh i sukseshëm. Kjo ndodhë në profesion dhe jashta profesionit të cilin donë ta ushtrosh, por ama në çdo gjë ka rregulla. Nëse del i sukseshëm në atë punë ose aktivitete dhe njerëzit eminent të vlerësojnë se me të vërtetë   ti me punën tënde ate e ke dëshmuar, atëherërë nuk mbe tet asgjë tjetët pos të avanësohesh në atë punë të cilën je duke e ushtruar ose në ndonjë aktivitet të cilin e ushtron jashta profesionin tënd. Të dëshmuarit dhe të sukseseshmit duhe të lavdërohen nga mesi i n erëzve ku punojnë dhe ku jetojnë, por gjithnjë vlerësimi duhe të bëhet sipas veprave të cilat i kemi parë dhe i shohim me  sy. Asgjë nuk duhe të vlerësohet me fjaë boshe e  pa vepra. Sado që disa mundohen gjatë tërë karrierës së tyre jetësore të shesin gogla për dushk është  e kotë, sepse populli nuk është aq fanatikë dhe mos ti kuptojë pallavrat mira dhe të këqia, gënjeshtrat, mashtrimet, demagogjitë, hipokrizitë, “ patriotizmat “atdhetarizmat”  të cilat duhet të shihen dhe dëshmohen para asaj popullate ku jeton dhe vepron. Popullin mund ta mashtrosh njëherë, dy.., por mos mendo se mund ta mashtrosh kur të duash ti, sepse edhe  ai ha bukë dhe nuk kullot bar. Sot nuk është koha  si dikur më herët kur në mesin e popullit shqiptar sidomos këtu në Maqedoni kishte shumë pak  njerëz të shkolluar. Sot ke  gjeneratën e re të të dy gjinive  gati të gjithë me shkolla të mesme, fakultete, magjistratura e  doktarara shkencore. Sot në mesin e ketij populli ka shumë vajza të reja dhe djemë të rinj të cilët mund të udhëheqin me të gjitha institucionet ku do  që të përcaktohen. Ka intelektualë të mirëfilltë që mund të përzgjedhësh për ti dhënë një post për të udhëhequr shumë mirë. Sot ke njerëz të penës dhe të pushkës që janë dëshmuar me vepra e jo me demagogji. Sot ka njerëz nga mosha e re , e  mesme, e moshuar dhe ata (ato) të dëshmuar që në çdo aspekt e kanë dëshmuar veten në çdo aspekt me  aftësinë dhe ndershmërinë e tyre. Nuk janë  njerëz që  janë të korruptuaar ndonjëherë në asnjë mënyrë në vendin e tyre ku kanë punuar dhe ku punojnë edhe sot, por edhe më hiq edhe në pëlitikëbërje. Me njerëz të tillë mund të ec populli përpara, të avancohen çështjet kombëtare , të funsionojnë institucionet në mënyrë të duhur e  jo të bëhhen  lesh arapi dhe mos të dihe dihet kush han , kush pinë, kush paguan. Kush...?!...Nëse dy të parat nuk i dimë edhe pse i dijmë, por i heshtim për shumë arsye këtë të tretën të gjithë e dimës se populli gjithnjë paguan dhe është kurban  i atyre që në emër të popullit luajnë në valle me popullin për interesat e veta, familjare, grupore, karrie riste e... etje. Flitet dhe përflitet në kohën e fundit sidomos në aspektin politikë se ka ardhë koha e ndryshimeve dhe si do që të jetë këto ndryshyme  një ditë duhet të bëhen dhe të ndodhin dhe siç bëhen në botën demokratike. Po trumbetohet aq  shumë me të madhe  se këto n dryshyme duhet të ndodhin në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen siç thonë në dhjetor tëkëtij viti. A duhe të bëhen ndryshime  kudo qoftë dhe jo vetëm në politikë. Unë do kisha  thënë gjithnnjë se aty ku punët nuk ecin përpara duhet të bëhen ndryshyme për të shkuar nga e mbara. Aty ku  ka dështime,. Aty e keqja ka marrë hovë dhe nuk ka të ndaluar duhet patjetër të merren masa dhe të bëhe ndryshime, sepse ato i sjellin dëme të mëdha kombit,  popullit, vendit ku jetojme etj. Si dhe si duhe të bëhen këto ndryshzme. Unë do mundohem ta them mendimin tim edhe pse nuk jam në rangun e intelektualëve me ndonjë titull të lartë shkencor. Nuk jam ndonjë njeri i politikës që kam bërë karrierë në politikë me vite të tëra duke ndërruar postet që nga njëri vend në tjetrin, por nuk jam aspak edhe ndonjë analist që fal Zotit sot i kemi me bollëk dhe ato gati për çdo natë po i mbushin ekrane t televizive duke i ishitur gogla për dushk këtij populli të lodhur, këtij populli të mjerë, këtij populli të varfur skajsmërisht, këtij populli të vuajtur e të përvuajtur shekuj me radhë. Këtij populli përndjekur e të përgjakur. Këtij populli që ende plagët i kanë të pashëruara. Këtij poppulli.... Ndryshime na duhen. Kështu thuhet dhe shkruhet. Po edhe njëherë unë po e përsëris se duhet çdoherë të ketë ndryshime. Gjaku duhet të freskohet me gjak të ri Ndryshimet duhen të bëhen dhe duhet ti bëjnë më së tepërmi gjeneratat e reja dhe njerëzit e aftë dhe intelektualë të mirëfilltë.Mua më duket shumë absurd se si kërkohet të bëhen ndryshyme  me njerëz të nje jtë dhe të dështuar?...Këtë nuk mund ta kuptoj kursesi. Unë nuk mund ta kuptoj sa do që i lyen buzët me të kuq, i rregullon, flokët, vishet me fustan  të ri, vë në dorë unaza të arit dhe gjerdan të arit  në gushë, por kot e kanë të bëhet nuse, sepse rudhat e tyre në ballë e në fytyrë duken që nga bjeshkët e larta. Kjo vlenë e dhe për një burrë plak i cili don të bëhet dhëndër duke veshur kostume të reja me një kollare të varur në q afë . E kotë është, or dhëndër, sepse ty ta kanë mbytur rudhat në ballë e në fytyrë. Flokët dhe mustaqet të janë mbushur me thinja të bardha. E tërë kjo lidhet me disa njerëz të politikës që në kohën e fundit për çdo ditë kërkojnë dhe bëjnë apel për  ndryshime.  Unë nuk e di se si mund të bëjnë ndryshime njerëz të cilët kanë pas rast të bëjnë ndryshime me vite të tëra dhe nuk kanë bërë dhe sot u paska dalur gjumi se duhet të bëjnë ndrshyme po të njejtit. Ndryshime duhet bërë. Por, jo me ty dhe me mua që ishim me vite të tëra në politikë dhe në poste. Jo me ty dhe me mua që bërë pasuri në kurriz të popullit duke e mashtruar dhe gënjyer me patriotizëm të rrejshëm. Jo me mua dhe me ty qe u futëm në parti dhe në funksione pa rripa patollonash, sepse nuk kishim para për të blerë një rrip, por i lidhinim pantollonat me n jë pe. Jo me mua dhe me ty që nuk kishim një gomar në ahur sa për të bartë dru e për ti ngrohur familjet tona. Jo me ty dhe me mua që nuk e dinim se çfarë është makina.E kur u futëm në pushtet vozitnim makina të modeleve me të reja, por kishim edhe vozitësa pe rsonal. Jo me mua dhe me ty ndrshyme dhe në emër të, kombit, atdheut, dhe popullit shëtitëm botën nëpër qielll e nëpër tokë. Jo me ty që çdo vit shkuam në plazhet më të bukura me familjet tona. Jo me ty dhe me mua që nuk patem një kasollë të vogël e në emër të popullit dhe atdhetarizmit bëmë shtëpia luksoze dhe vila  në vendin ku je tojmë dhe jasht ven dit . Jo me mua dhe me ty që biznesi na shkoi dhe na shkon edhe sot si hallvë. Jo me ty dha me mua ndryshyme që kur bijat dhe bijtë më të dashur të këtij vendi gjatë vitit 2001 dhanë djerësën, gjakun, gjymtyrë dhe jetën e tyre pëer liri e atdhe, ndërsa unë u strukëm  si struci në podrume ose ia mbathëm sëbashku me familjet tona atje ku nuk ndjehej era e barotit. E unë e ti sorollateshim nëpër ëmëltre, çajtore, kafiteri restorane, hotele e... E bijat dhe bijtë më të dasur e derdhnin gjakun, i linin gjymtyrat e tyre dhe binin dëshmorë nëpër fusha e male duke luftuar në vijën e frontit për atdhe e për liri. Jo ndryhyme me mua  dhe me ty që me vite të tëra shfrytëzuam benificione të llojllojshme me votën e këtij populli e sot mu ne të dy kërkojmë ndryshime. Unë dhe ti  sot krokasim dhe  kërkojmë  ndryshime. Jo me ty dhe mua  që deri më tani ndrruam aq shumë parti që edhe emrat  ua kemi harruar për ti numëruar të gjkitha. Jo me ty dhe me mua që ia kemi rjepur lëkurën këtij populli dhe ia kem i pirë gjakun  me gënjeshtra e mashtrimi gjithnjë në emër të patriatizmit tim dhe tëndit. Jo me ty dhe me mua që deri dje hëngrëm me një sahan me ata që sot unë e ti i shajmë se na  sollën në ketë gjendje të mjeruar si komb e si popull. Jo ndryshime me mua dhe me  ty  që i shajmë ata me të cilët ishim deri dje bashkë. E që  sot ose na e ndalën tagjinë dhe deshë e pa deshtë u desh të largohemi i, sepse tagjia pa djersë është shumë e lezetshme. Këtë e kem i shijuar edhe unë dhe ti dhe nuk mun ta harrojmë. Jo me ty dhe me mua që sa herë donin për të na korruptuar na korruptuan ne u kuruuptuam, sepse na vinte mirë ti mbushnim xhepat. Jo ndryshime me ty dhe me mua, sepse poppulli na e njeh mirë e mirë karrierën tonë.  Jo me mua dhe me ti që shesim patriotizëm sot në pranverën e vonuar.Jo me ty dhe me mua që shumë e shumë kam për të thënë nga kjo që thash n ë këtë shkrim.   Një e di dhe shumë mirë po e kuptoj. Nuk e  kem i lehtë të largohemi dhe ta harrojmë karrierizmin , sepse na e ka he lmuar gjakun.Ndryshime me gjakun tim dhe tëndin nuk mun d të bëhen as njëherë. Kjo është vetëm  një demagogji dhe hipokrizi që besoj se më nuk shitet.  Ndryshime  po , por pa ty dhe pa mua. Me gjak të ri. Me  të ri dhe të reja të panjollosur. Me njerëz edhe më të moshuar , por me një bagazh të pastët gjatë karrierës së tyre.Jo me mua dhe me ty që për interesat tona i kemi ndërrur partitë si lavirja burrat dhe kurr nuk kemi bërë ndryhime sa ishim në poste. Atëherë kur na shonte mua dhe ty uji në mullirin tonë personal ,familjarë, grupor, klanor dhe...




Freitag, 16. September 2016

"Abetarja e përbashkët" dhe dashuria për Kosovën

Albin Mehmeti
Shkruan Albin Mehmeti

Viti 2012, përveç që shënoi njëqind vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, gjithashtu solli edhe unifikimin/bashkimin e Abetares mes dy shteteve, Kosovës dhe Shqipërisë. Fjala bashkim, nënkupton kur dy pjesë bashkohen për ta formësuar tërësinë, ku, asnjëra pjesë nuk tjetërsohet, pra nuk pëson as njëra e as tjetra.

Por, sa ishte unifikuese kjo Abetare? Sa u ruajtën elementet e njërit apo tjetrit shtet?

Nëse do hapësh Abetaren, do ta shohësh poezi për flamurin shqiptar, do të shohësh logon "Njëqind vjet shtet", do të shohësh heronj (edhe pse të pranuar në dy shtetet), kontributi i të cilëve ishte në territoret e Shqipërisë së sotme. Në anën tjetër, mungon lartësimi i flamurit shtetëror/kombëtar të Kosovës, mungon logo që përfaqëson shtetin e Kosovës, dhe mbi të gjitha mungojnë heronjtë që u lindën dhe kontribuuan për Kosovën.

Sa i përket çështjes së heroit, nuk është detyrimisht që ai të jetë i luftës së fundit të Kosovës (edhe pse kjo do ishte më e mira), por, pse mos të jetë hero i lindur në Kosovë, që është i pranuar si i tillë në të dy shtetet, shembulli konkret mund të jetë Hasan Prishtina, i cili para se gjithash ishte intelektual dhe kontribuoi për zhvillimin e arsimit shqip.


Nëse “Abetarja e përbashkët” është rezultat i marrëveshjes mes dy shteteve, atëherë pse duhet njëri shtet të dominojë mbi tjetrin? Nuk duhet të harrojmë një gjë, se atëherë kur shfaqet ideja e dominimit të njërit shtet mbi tjetrit, atëherë krijohet jo barazia, kur shfaqet jo barazia lindin konfliktet e luftërat (duke përfshirë edhe Luftën e Kosovës 1998-99).

Nëse në këtë marrëveshje do të shkruhej “…kjo është Abetarja gjithë etnike”, atëherë s’do të kishte asgjë të keqenëse do të kishte dominim të simboleve të shtetit shqiptar, pasi qenia etnike shqiptare historikisht është ndërlidhur me Shqipërinë. “Abetarja e përbashkët”, është marrëveshje mes dy shteteve, konkretisht dy Ministrive të Arsimit, dhe si e tillë brenda saj duhet të ketë barazi, ku asnjëri flamur, himn apo hero i njërit shtet nuk duhet të jetë më i rëndësishëm se flamuri, himni, heroi i shtetit tjetër.

Dominimi i simboleve të Shqipërisë ndikojnë (vetëdijshëm a pavetëdijshëm) tek nxënësit që mësojnë brenda Republikës së Kosovës, që shteti e flamuri i tyre, të jetë disi më i largët, gjë që detyrimisht ndikon edhe në dashurinë ndaj tyre, dashuri që është determinuese për të ardhmen si shtet, komb e shoqëri.