Redaksi e nderuar e revistës AlbPlanet! Të dashur miq, lexues!
Jam Imri Trena, dëshiroj që tani e tutje të bashkëpunoj me Redaksinë tuaj...
Në mbrëmjen e datës 27 korrik siç e dini edhe ju e lexuesit, u nda prej nesh i urti e i çmuari miku krijues, Shaban Cakolli. Ai ka qenë dëgjues i rregullt i Radio "Zëri i Arbërit" në Norvegji dhe bashkëpuntor i frytshëm i yni. Në vend të In Memoriamit, po ua dërgojmë këtë poezi të shkruar nga dora e tij, (e pabotuar), të cilën e ka dërguar më datën 3 janar, 2014. I përjetshëm qoftë kujtimi për mikun Shaban Cakolli. (Gjithsesi juve Redaksi e nderuar ju mbetet të vendosni për këtë).

. . .
Shumë i nderuari veprimtar, poet dhe bashkëatdhetari ynë z. Imri Trena, përshendetje!
Ne jemi të nderuar që të ju kemi bashkëpunëtorë të Revistës elektronike "AlbPlanet". Njëherit edhe shumë më te nderuar ndjehemi se ky bashkëpunim yni fillon me dërgimin e një poezie të papublikuar të mikut tonë te ndjerë dhe ish bashkëpunëtorit të zellshëm të kesaj Reviste, poetit dhe publicistit Shaba Cakolli.
Urojmë qe të kemi një bashkëpunim sa me të frytshëm! Mirëardhëshi!
Stafi i Revistës "AlbPlanet"
. . .
Shaban CAKOLLI
USHTARI DARDAN
(Sali Çekaj)
Si të shkruaj me pak vargje
personalitetin tënd
I madhi, ushtari Dardan?
Vëlla i dashur, i ngrohëti mik
njeri i idealit, i veprimit praktik
gjeniu ynë gjigant
prijës e komandant
nga luksi i mërgimit, në Atdhe shkove
popullit liridashës iu bashkove
- Qëndroni burra, qëndroni!
- Bashkë do jemi, si mishi e thoni!
- O i madhi azgan malesh
zemrën për liri të etshme
Në betejat e Koshares
Shkjaut i vulose ,vdekjen e përhershme
Në togun e Adem Jasharit
Agim Ramadanit, e shumë trimave për liri
U bëre fanar, plot shkelqësi
- Me ju jam, isha, do të jem deri në pavdekësi!
I madhi, i dashuri mik
liridashësi fisnik
Dardanisë i bëre, histori dhe dritë
Liridashësi ynë, i dashur urtak
Dukagjin, LLap e Gallap, të patën komandant.
Në emrin tënd frymon; gjaku ynë ndër deje
gjeni dhe rrënja jonë, u ruajtën fal teje;
krenaria jonë, krenaria e brezave
i gjallë për jetë e mote, Sali Çekaj!
Në emrin tënd frymon; gjaku ynë ndër deje
gjeni dhe rrënja jonë, u ruajtën fal teje;
krenaria jonë, krenaria e brezave
i gjallë për jetë e mote, Sali Çekaj!
p.s.
Poezinë po ua dërgoj pa ndërhyrje, ashtu siç e ka
dërguar i ndjeri miku ynë Shaban.
Shëndet e suksese të dashur miq! Ju faleminderit për punën
tuaj me vlerë të cilën e bëni për neve, ju jemi mirënjohës.
Me respekt, Imri TRENA

JU FALEMINDERIT MIQ TE MIJ TE MIRË IMRI E HAXHI
AntwortenLöschenFillimisht e përshendes nga zemra mikun tim te dashur dhe nderuar Imri Trena ,moderatorin dhe pronarin e radios "ZERI I ARBERIT" në Norvegji,njeriun i cili gjithë jetën ka kontribuar dhe po kontribuon në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe vlerave shqiptare tek bashkatdhetaret tanë të shpërnar gjithandej shteteve te botës,për kujdesin qe ka ndaj miqve dhe krijuesve.Dëshmi kjo poezi e shkruar nga miku ynë i urtë dhe i mirë,atdhetari dhe veprimtari për qeshtje kombetare,poeti-Shaban Cakolli.,qe iku dhe na la mbrapa veprat e tij.Falenderim të përzemert edhe për mikun e dashur dhe të respektuar,Haxhi Muahxheri.I cili pa rreshtur nder vite pa kursyer asgjë po punonë në stimulimin dhe publikimin e vlerave letrare dhe bashkimin e penave në të gjithaa trojet etnike shqiptare dhe në mergatën tonë.Njeri më zemer te madhe dhe më pasjon për fjalën e shkruar artistike dhe qeshtjen kombetare.Populli ynë i urtë se ka thënë më kot:Njeriut të mirë ia sheh hajrin edhe për se vdekuri!Shembulli më i mirë poezia e mikur ronë Shaban Cakolli që u bë shkas për të lidhë një miqësi mes dy veprimtarëve të mdhenjë të qeshtjes kombetare dhe te afirmimit të vlerave letrare e artistike.
Unë jam krenar qe ju kam të dyve miqë dhe më gjithë zemer uroj që koj miqësi e juaja të jetojë gjatë gjithë jetës tuaj!Pêr çka nuk dyshoj , duke ju njohur që të dyve.
Më nderime: Agim DRENICA