Sonntag, 26. Oktober 2014

Arti i shpëton njerëzit nga mëkati banal

Anketa jonë: A e shpëton arti shpirtin nga mëkati? (6)   

Përgjigje nga Petraq KOTE, poet

Po ç'është mëkati? Unë do të pyesja së pari Zotin: A është bota që krijoi Ai, një mëkat, një mëkat i madh, ku mbi 60% e njerëzve jo për arsye të inferioritetit të rracës, vendlindjes, zgjuarësisë e dijes, janë në varfëri totale ...kur mbi 7% e njerëzve të saj krijon art (estetikë) nga ku vetëm 2% rron në luks me krijimtarinë e vetë e të tjerët krijues, jo? 

Për ç'mëkate bëhet fjalë, për mëkatet e urisë, veshjes, strehimit, mbijetesës, të cilat ndodhin orë e çast nëpër hapësirën e kësaj treme gjigante të çmendur?! Ato nuk janë mëkate, janë e drejta e njeriut për të jetuar pasi jetën ia ka falur Zoti, duke udhëtuar nëpër jetë në rrugën e "padrejtë(!)" ose të "mëkatit" siç do dhe e emërton pakica njerëzore e pasur e djallëzuar, që për vete mëkaton çdo orë e çast mbi gjak, mbi mish, mbi ar, mbi dhé. 

E çdo ti bej arti, “mëkatit” të atij që mundohet të mbijetoj?! E çdo ti bëj arti, vdekjes, vdekja nuk ka art. Vetëm jetës i shërben, Arti. Dhe jetën e kanë të pasurit, ata lexojnë, ata shikojnë, ata ndjesojnë dhe çuditërisht ata bëjnë vërtetë mëkate. Njeriu i varfër nuk ndjeson art …ai s’ka kohë të merret e të takoj artin, ai duhet të takoj bukën, të takoj veshjen, të takoj strehimin (shtëpinë) se ndryshe nesër s’ka jetë …s’ka shpirt. E kur nuk ka më jetë, nuk ka më shpirt, çduhet arti?! 

Arti do ti shpëtoj njerëzit nga mëkati banal, atëhere kur e tërë bota njerëzore të ketë shpirt, shpirt të lumtur dhe arti në vetvete nuk do të jetë më pronë e luksit, por pronë e gjithë jetës tokësore, shpirtit të saj. Famirësisht kësaj bote të vogël pa dinjitet me ditënatë ende të ftohtë, ende të uritur, ende të gjakosur, nuk i mungon arti, artistët ...dhe ky është fat.
_____________________

SQARIM PËR LEXUESIT:
Këtë anketë e kam filluar në Qershor 2013 dhe është duke vazhduar edhe në vitin 2014!
                                                                                                  Haxhi Muhaxheri

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen