Samstag, 31. Dezember 2016

Ajet Shala - Cikël poetik


KODI I URËS

Eci drejt qytetit të lashtë ku kodin mbajnë urat
E shikoj lartë mbi pragun e portës së kalasë
Shikoj dritaret e kohës nga errësira të mjegulluara
E buzët e zhuritura kërkojnë gurrat ujë kristaltë.

Shoh lisat shekullor që dhimbjet i mbajnë në gji
Dikur nëpër kohëra trimave plis bardhë ju bënin roje
Nën kurorën e blertë jehonte një këngë me çifteli
Valletdhekëngëtmajëkrahubashkonintrojet.

HapërojpërgjatëbreguttëIbritashtukuturu
Freskoj ballin me valët e lumit të Sitnicës
Loti nga malli për fushat dhe malet më rrjedh këtu
E nga Bajgora lart, dëgjoj gjamën e Mitrovicës.

Dikur andej lumi tupani binte e kënga na gëzonte
Plis i bardhë shkëlqente në nëtët stërrore pa hënë
Si abazhur minatori, qeleshja mbi koka na qëndronte
E ura Mitrovicën bashkonte si bacë hijerëndë.

Helmetat asnjëherë syri im s’i ka pëlqyer
Atu, si bjeshkë më dalin, si miq të paftuar përpara
Nga andej dëgjoi krokatjet e korbave të zinj të urryer
Që mbi fole shqiponjash po bënin gara.

Lart nga majat e Selacit më zë burri, bëra kushtrim
Si në kohen e atij trimit plisat të kem mbi kokë
Para kullave të gurit me frëngjia në Boletin
Para varrit të Baces Isë të biem në gjunjë e bëjmë betim.

Ramëpërkëtoshkrepa me foleshqiponjash
Më Besa-besë si dikur kur luftonte Baca
Shubarë e shajkas’iduronmë as toka
Nëdreqvaftë, bashkë me ta edheEvropa .



ZËRI I POETIT
(Para kullës së Adem Jasharit)

E di, edhe kulla ime mund të ishte djegur
Si e bacë Ademit
Cep më cep mund të digjej muri
Dhe guri i fundit i oxhakut
Po s’do ma vriste kurrë fjalën
Mes burrash në një log kuvendi
E mençurisë në Qiellin e Shtatë
Do ia vija bajrakun.

Dhe vetë një ditë mund ta kisha diku
Një varr të çelur
Nga një cifël predhe
E nga një plumb i mallkuar
O, po ashtin e fjalës
S’do ta lija asnjë cast të mbeste i mekur
Në gryka lahutën do e rizgjoja
Në shekuj me frymë e me duar.

Edi, edhe gruri i mbjellë në arë kalli më kalli
Do më ishte djegur
Cep më cep si kjo kullë e bacë Ademit
Shenjtor lirie
Po prapë do të ngrija me gurë më të fortë
E më të gdhendur
E zjarrin, për besë nuk do ta ljia
Të shuhej në troje shqiptarie.

Urrejtjen mund ta hidhja tej
Si të ishte një kafshë e coftuar
Po s’mund të hesht, joo, për varret,
Për tokën time të shtrenjtë
Se më vijnë në letrën e bardhë nënat
E fëmija e vrarë sylotuar
Se më zgjohet plaga e trimit në gjoks
Si të ishte det.

Mund të më digjej furka e gjyshes Havë
Dhe sofra e bukës
E plisi i bardhë i gjyshit Bajram në Tivar
Mund të bëhej një ditë pluhure hi
Po dhe me një dorë do të qëlloja
Me sëpatë në pyllin më të Bukur
Më të madhe do ta ngrija një kullë
Për miqtë e mi më të rinj.

Po fjalën, fjalën sërish nuk do ta lija
Të më flinte si macja të oxhaku
Në një hi të ngrohtë
Ku të thërret qetësia
Këtu bëhem kreshnik
E ulem në gjunj te bajraku
Këtu, gazmohem me vete
Se s’faron asnjëherë shqiptaria.



ËNDRRA IME

Ëndrrën ma freskon një melodi e vjetër
Vjen nga andej ku shqip këndon bilbili
Më vjen nga larg, kalon bjeshkë e male
M’i sjell freski ndjenjës, më sjell polen prilli.

Këto valë tingujsh mjaltë mbartin sa esa kujtime
Mbledhur nga fushat shqip ku rrezaton dielli
Më ëmbëlsojnë zemrën kah moti me hidhërime
Janë balsam plagësh të marra nga mërgimi.

Vijnë me aromë lulesh freskuar nga gurra
Veshur bukur me dy ngjyra që ka flamuri
Nga okarinë lashtësie vallëzon melodia si flutura
E nga teli i lahutës në dysh ndahet përjetsisht guri.

Ëndërr gjumi-apo syhapur me vete po më merr në krahë
Më fut në karvanin e mrekullive të tokës sime
Vallëzoj dhe unë me hapin ku fola fjalën e pare
Aty ku ninullat e nënë Fatës më sollën gjumë shenjtërie.

Aty ku gjuhen e ëmbël të Naimit e dëgjova
Me të eca në botë e këndova Himnin e Flamurit
Aty mësova alfabetin e Kristoforidhit me shkronja
Me betimin ”Atdheun brenda vetes” brenda gjoksit të burrit.



A THUA SE JAM ME ZINGJIRË?
(Monolog i braktisjes)

Nëntë muaj
E piva gjakun, u rrita,
E vadita shpirtin tim
Aq të përkëdhelur
Isha jotja e tëra
Tek thithja frymën tënde
Oh, sa të ngrohtë me dritë behari.

Sa e etur isha
Tek bëhesha pjesë e frymës
Si të isha lulja e parë e porsaçelur!
Zinxhir i lidhur isha
A si një valë kaltërore deti
Ku fluturonte pelikani.

E doja
Të ishe mirësia
Që në jetë kaherë më mungonte
Po ti doje
Vetëm, në duart e tua
Të ish princeshë dashuria
Me buzët e tua
Me puthe syrin që nga gëzimi lotonte.

E unë
grabita erën tënde
Si të vije nga zjarri me shkëndija
Ooo, kurrë
Kurrë nuk e harroj dorën, ftyrën, duart
Mbaja gishtrinjtë
Nga frika se mos më humbte në hone nata

Aty,
Në mollëzat e faqeve që butësisht i prekja
E dashuruar isha vetë valë deti
Në gjirin tënd ku karvani ecte para,
Vetëm përpara.




ZJARRI QË DUA

Më dogje një ditë, më zjarrmove
Me shpove në fjalë pabesi
Dije se kam vetëm një dashuri në mote
Që emrin e ka nënë, kaltërsi.

Ti ishe shoqe në qiell vetëm me re
Ti ishe shoqe me diellin dhe zjarrin
Të ishe shoqe me lulen që çel në bjeshkë
Për ty prisja ditën si udhëtari.

Të kam kërkuar në çaste sublime
Të kam kërkuar zgjuar dhe në ëndërr
E telin e lahutës për ty e kam shtrënguar
Që t’i jap udhë fjalës dhe këngës.

Të ishe e mbete këngë e maleve të bukur
Të ishe kënga e agimit që të pres me etje
Të ishe gurrë bjeshke dhe varg i mbrujtur
Notë e pentagramit ku ka vetëm lotë dhe heshtje.

Doja të isha…
Të isha poezi e bukur e një poeti
Të isha valë e kaltër dhe dallgë deti
Për ty të isha një bahçe me mollë të ëmbla
Që të të vija natë e ditë në ëndrra.

I Bukuri i Dheut të isha një here në jetë
Si fara e shëndetshme në tokën e mbjellë
Të isha një mbret dashurie që zjarrin ta jep
Mes buzëve të tua si luljaqë sapo çel.

Të isha si diell i bardhë ndër yje
Me trup si fidan bukurije
Gjak i zemrës tënde të isha në pyje
Të isha për ty dehje kaltërsie.

Doja të ishaaaa




KËRKOVA

Kërkova bulevardet me të bukura të botës
Me llojshmëri lulesh për rreth në blerim
Në kopshtet e pasura u deha mes aromës
Ti mbete lulja më e bukur, në vegimin tim.

Vizitova peisazhe me bukuri përrallëre
Në çdo meridian globi kërkova frymëzim
Hapërova mes yjesh a mes rrezatimesh ylberore
Por vetëm ti për shpirtin tim mbete i vetmi ushqim.

Hyra në biblioteka të pluhurosuara në kohëra
Lirikë me famë në botë i menduar i lexova
Qëndisje të bukura për personazhe gjeta
veç ti mbete më e bukura që unë krijova.
Dëgjova këngëtarë në melosin popullor
Më zë melankolie tek i këndonin dashurisë
Fjalët më të bukura që nxjerr shpirti hyjnor
Janë veç ato të vargut që shkrova me frymëzim.

Shpalosa natë e ditë faqe në fjalorë të rrallë
Kërkova pa pushuar me shumëpërkushtim
Më kot u raskapit edhe shpirti im i dobët i ngratë
Fjalët më të bukura për ty i shkroi netëve loti im.

Si zog shtegtar migrova në hullitë e botës
Kërkova kudo që ta gjej vetëm pak ngushullim
Por ishte e kotë, ishte vetëm humbja e kohes
Se ti ishe, je e vetmja ndjenjë në shpirtin tim.

Do të jesh tek unë në vargje që s’kanë mbarim
Si uji i gurrës në bjeshkë që mes shkumës derdhet
Je e vetmja gjurmë ku hedh hapat në kujtim
Kur s`shkruajmë, më sjell lule mbi dheun tim.




KËSHILLAT E AZEM SHKRELIT

Sukave të fjalëve të tua i kam hedhur armët
Diellin e kam pritur i ulur tek fjala e gjyshit mentar
Kam kapur fort frerët e kuajve në livadhet me kosëtarët
Jam skuqur si vogëlush tek dashuria ime e parë.

Me ty u bëra gardian për të keqen e Tokës
Urtinë e mbolla si farë në shkëmbinjtë e zemrës
Hapërova pa fund në tokën e Kosovës
Kumbar do të bëhem për djalin që rritet mes odës.

Nuk dua të jetoj vetëm me kreninë e fisit
Se, për besë, sërish toka pas borës kërkon farë
Atje, në parajsën e prekur nga fjalët që lëshojnë filizin.
Ia marr shqiptarçe këngës si gjyshi lahutar.

Merrma këngën , Bacë si amanet për djemtë që o rrriten
Me pëllëmbë do ta bëj në Drenicë një krua ujëkristali
Sukave të tua si feniks i ri Kosove dua që të ringrihem
Si të isha një Konstandin Kosove i rizgjuar.




VENDTAKIMET E NËNAVE

Nënat dardane takohen përherë në të njëjtin vend
E i shkëmbejnë dhimbjet e plagëve të zemrës
Të dashurve ua lajnë lulet me lotin e tharë që nuk resht
I bashkojnë bijtë dhe bijat nën pllakën e mungesës.

Drita e qirinjëve bashkohet me atë të hënës
Nga shkrirja janë krijuar figura të mërzisë
Aty numërohen kujtimët me ninullat e nënës
Me buzët e zhuritura puthin portretet e lirisë.




HESHTJA E FJALËS SË PATHËNË

Heshtja e fjalës magjike gërryen si valë deti
ani pse muajt heshtakë rrëshqasin nga kalendari
aty zhurma e heshtjes ka fuqinë e një tërmeti
Si stërkalat e ujëvarës lëshojnë freski flladi.

Heshtja e fjalës së pathënë ka fuqi sa një ortek
Zjarri i zemrës djeg çdo qelizë dhe bërthamë
Brenda mban një llavë prushi që krateri nxjerrë
E në trup shkrihen dhe digjen vena e damarë.

Nxirre nga thellësia e heshtjes atë fjalë magjike
E si një urë lidhëze brigje zemrash të bashkojë
Bien tupanat për valltarët e vonuar nën tela çiftelie
E drita e zjarrit të dashurisë shtigjet tona t’i ndriçoj.




BESNIK DERI NË VARR

Deri sa gjaku të më rrjedhë vrullshëm ndër vena,
Krenohem gjer në palcë që brez pas brezi të kam
Për ty Shqipëri shkruaj fjalët që rrjedhin nga zemra
Do të jem biri yt, në çdo lule, në çdo plis edhe në varr.




JETËN BORXH IA KAM ATDHEUT

Brenda atdheut isha për plot tre dekada 
Sa të jam gjallë malet e livadhet ia mbaj në shpirt 
Mua më ka borxh dy metra për varr me lulet ë freskëta 
Ndërsa unë i kam edhe jetën e fëmijëvetë mi.




BAJRAM E PASHKË

Ndër shekuj shqiptarët kanë Bajram e Pashkë 
Por festat i bëjnë gjithmonë bashkë. 
Si feston ngrohtësisht vëllai me vëllanë 
Armik i përbashkët mbetet turk, grek e shkja.

Mijëra vite tek ne është kisha qindra vite xhamia
Jemi rrapi shekullor, flet kultura, lashtësia 
Ku thonë bukës bukë edhe ujit ujë aty është Shqipëria.




ERDOGAN, S’JAM VELLAI YT

Erdogan s’jam vëllai yt, mos lëkund eshtrat shqiptare
Tokën pellazge të parët e tu ma mbushën me varre
Vëllezërit e mi flasin gjuhë perëndie, mbi kokë mbajmë plis
Disa shkojmë në kishë disa në xhami jemi një gjak e një fis.

Mbajmë mbi kokë qeleshe ilire, jemi gjak i Gjergj Kastriotit
Fes të zi si bajgë mbi kokë, mban ti, o bir i Stambollit
S'na lidhin doket, as gjaku, s'na lidh gjuha në Bosfor
S’ke ti flamurin kuq e zi dhe krenari shqiptari që më vlon.




RRAPI ARBËROR
(Poemë Atdheut)

Unë jam Rrapi Arbëror, kështjellë e lashtë plis Ilirie
Nga mermeri trimat zgjoj, me një valle shqiptarie.

Do t’i them zanave t`malit, të më japin pakëz gji
Të marr forcë t`mbroj pragun, t`mos më prekin më kufi.

Do thërras të vijë rrufeja, bashkë me trimat në Jutbinë
Bash aty në Lugje t’Verdha, prapë ta bëjmë Shqipërinë.

Do t`i them malit të gjerë, të më japë Syrin e Kaltër
Të shoh brigjet dritëlarë, që të shoh si lozin dallgët.

Në Labërinë bukuroshe, të shoh Jonin si buçet
Të puth tokën arbërore, në çdo fushë e në çdo shteg.

Do të ulem si fëmijë, të puth plisat të puth brazdën
Ja këtu do të rris lisat, ja këtu do të mbjell farën.

Do thërras Isën e Shotën e nga gjumi ta zgjoj fisin
Zgjoj Ademin n’ballë të odës, mos ma prekë kush kufirin.

Do thërras Adem Jasharin, t’këndoj Zhujën në frëngji
n`Kullë e në Zhleb ta mbroj vatanin, atëherë them “Bacë, u kry”

Bëhem hënë të ndriçoj varre, me një gjëmë sjell tërmetet
Shëron pragu kore plage, zgjoj nga varri amanetet.

Porsi zog në majë bjeshke, kërkoj trimat me zë grykash
Rënkojnë tokat nga sllavi e greku zgjoj kohë me flakë tytash.

Do zgjoj vrik trimat nga malet, thërras burrat e Arbërisë
Zgjoj kreninë te toka Çame, prek simbolin e lavdisë.

Do marr Vallen e Rugovës, mbi Çakorr të bjerë tupani
Kur ngre telin brenda odës, shkëlqen plisi, tundet shalli.

Do kërkoj lavdi në kullë, hap pas hapi rrëzë Vardarit
Ilirida zgjoka pushkë, vjen mes nesh Xhemë Gostivari.

Do vallëzoj n`Malësi të Madhe, do hedh hapin drejt Luginës
Do zgjoj ditët flamurtare, si në kohë t’Hasan Prishtinës.





SHKEL MBI ËNDRRAT E VDEKURA

Prushi i mallit për ty vitet m’i treti
Dua të shkel sot mbi ëndrrat e vdekura
Në skenën e tyre më shfaqet Hamleti
E unë si aktor i tragjedive të paprekura.

Luajta monolog për fatzinjtë në dashuri
Më duar një krodhë shtrëngova fort
U nguta për rrugë e lashë një porosi
Në hapa e njoha vdekjen e ftohtë.

Unë tani po vdes vetë nga zjarr i shpirtit
Zemra në gjoks është bërë si zgërbonjë
Sytë e hapur ju lutem, mos m’i mbyllni
Fjalën e pathënë e të ëmbël dua t’ia lexoj.




ELEGJI PËR TIVARIN

Tivar!!!
Në pellgun e gjakut të virgjër ende lundron
Vjen si arenë e verdhë e krimit makabër.
Dheu yt i kuq akoma erë kundërmon
Plisat dardanë skuqen nga gjaku i plagës.

Tivar!!!
Shoh tek ti qiej yllnajash të trishtuara mbi shpate
Shoh skena tmerri në lakun e egër në pusi.
Pse patën plisa të bardhë u prenë burrat në shpate.
Ushqeve me gjak hijenat sllavokarpate që kishin uri.

Tivar!!!
Vij të takoj gjyshin me prushin e mallit të mërzisë
E shkel putërzbathur ndër ëndrrat e vdekura të kohës
Në duar mbaj hirin e fatit e emrit ”shqiptar”
E varrin ia kërkoj në fushën e pabesisë a mes kodrës.

Tivar!!!
Më thuaj pse ju mbulove amanetet më të ziun plaf?
Dëgjoj kambanat e detit që bien sërish si dallgë
Katër mijë plisa si pulëbardha notuan valë mbi valë
Pa ceremoni varrimi, pa lutje, pa kortezh e pa epitaf.




DRITËRO AGOLLIT
(Kolosit të poezisë me rastin e 85-vjetorit)

I

Nuk e kam parë Devollin
me mollishte e livadhe
Nuk kam pirë unë
në krojet me ujë të kristaluar.
Ah, të ishe bir i Skënderajt
me ditë flamurtare
E unë të përkundesha
mes maleve borëruar!

II

Rakinë e fundit
të vreshtit për ty do ta ruaj
Verën më të ëmbël
do të doja ta shtroj në tryezë
Me një tel lahute
do thurja këngën e pambaruar
Nga një stan Kopiliqi
qumështin e deleve do të sjell.

III

Me mushtin e fjalës tënde
do të ngop shpirtin
Në fjalën e mençur
e shoh atdheun dhe më pranë
Me atë det krenarie
do ushqej djalin e nipin
Rrugës së pafundme
do i jap ngrohtësi dhe zjarr.

IV

Dëgjoj zërat e blertë të Devoll
në male mbi Menkulas
Ku liqeni i Prespës kaltëron
ku poeti mjalton muzën e art
Shkronja ari lartësuan atë pendë
në shtigje malesh dhe trotuare
Atje rizgjoj muzën hijerëndë
me shpirt poeti që bleron shpate.

V

Atje rizgjohen lutjet me këmbana
në qiparis vargu trokëllin
Tingëllojnë si rrufe malesh të larta
në piedestal rrinë me poezinë.
Si shandan shkronja ndriçon
vallëzon fjala mes kujtesës
Shkon vargu si mjellmë në liqen,
tek flakë e zemrës.

Giubiasco. Ch
13 tetor 2016




TY ATDHE

Loti i derdhur për ty, atdhe, u bë lumë.
Mes syve ngrita digë si drapri i hënës
E ktheva vajin në energji shpirti,
Për të shëruar plagët e pambaruara të zemrës.
Ah atdhe-atdhe, dhimbje e plagëve të mia




KALOVA

Shkela shumë shtete në kontinente të ndryshme
Preka bjeshkë shkëmbore me pyje dhe vullkane.
Dëgjova shumë metrostacione të zhurmshme
Dëgjova shumë gjuhë që fliste bota në ekrane.

Fjeta në shumë dhoma hotelesh me yje
U ushqeva me gjellë e pije të shtrenjta
Dëgjova histori që më bënë të mallëngjyer
Por ëndrra për mëmëdheun mbeti e njëjta.




NUK DUA

Nuk doja ta ngacmoja hirin e fatit
Dikur trastën me halle aty e mbuloja
Aty i mbështolla me prushin e mallit
Dhimbjen e zhveshur ta rindjeja s`doja

Goditjet shpirtin e patën ndezur flakë
Trastat qenë mbushur s’arrinin ta përballonin
Zjarrin e dhimbjes e ndjeja gjer në palcë
Ishin copa meteorësh që plagë më krijonin.

Në xhepin e zemrës flinin futur në zgërbonjë
Një ditë uragani i shkundi degët atë kohë
Gjethet ranë nga drurët e zhveshur si një rrënojë
Imazhet e trishta mbetën nën atë mbulojë.




NË GËRMADHAT E ÇAMËRISË

Shoh shtëpi me gjëmën e vuajtjeve tragjike
Mure të nxirë nën çatitë e nën rrënojë
Simfoni vaji kukuvajkash që sjellin eho klithme.
Në pellgun e errësirës mistike të gjithë i dëgjojmë.

Ai mall i vetmisë më djeg në çdo qelizë
Gjëmën e mortit në varret e shembura dëgjojnë
Ullinj të përzhitur nëna që shtrëngojnë fëmijë
Presin duart e dhembshura t’i mbledhin e ledhatojnë.

Dyert presin sopatat e harruara në tavan
T`ju presin ferrat që frymën ua kanë zënë
Fushat presin blegërimën e bagëtisë në stan
Tingujt mbytur të ziles që nuk kanë më zë.

Hingëllimën e doriut andej e dëgjoj mes brengës
Trishtuar nga ulërima e brigjeve me valë
Vajin e nënave s’mund ta mbaj, o njerëz
E ka mbjellë si një katil modern tmerri barbar.

Në natën e errët eci duke mbajtur në supe shpirtra
Hirin e fatit s`dua t`ua trazoj as dhe një grimë
Nën qerpikët e poetit dridhet fort dhimbja
Kafshoj me gjithë fuqinë e trupit grushtet e mi.

Zë flas me oxhaqet mes rrënojash si qiparis
Për tymin e zjarrit malli i ka marrë
Si burrin malësor kur këmbën ia djeg çdo plis
Tek thith llullën e tij mbetur pa duhan.

Djepat rënkojnë për një ninullë të pafajshme
Foshnjat t’i lidhin me pelenat e dhimbjes
Nën gërmadha sofrat presin bukën e dasmave
Rrugët presin karvane krushqish e valle çamërishte.

Si flakadan marr furkat e djegura nën çati
Këmbëzbathur vrapoja gurëve të sokakut
Me një eho çame zgjoj trimat çdo agim
Me lahutën e gjyshit këndoj për ty pranë oxhakut.




TË LIUTËM, MOS MA VRIT ËNDRËN!

Të lutem, mos ma vrit ëndrrën time jetike
Mos ma vrit dashurinë e shpirtit kristalor!
Nëse nuk arrita te ju dhe atë që s’e pata në vite
Ejani, ju lutem ju dhuroi jetën time si kurorë.

Bëjeni shirit të zi e lidhni lulet e freskëta
Bëje kordele të kuqe me gjakun tim si gurrë
Shpërndajuni një nga një dasmorëve në breza
Ta shijojnë si aromën e bukës që ndien të një furrë.

Bëjene zgalem lajmëtar gjithë botës t’i tregoj
Zemra është djegur si shkrumb në trupin e zgërbonjës
Asgjë në jetë nuk desha më shumë se ty, besomë.
Mos ma ngulfat ëndrrën me pëllëmbë të dorës.

Bëje abazhur ta ndriçojë ëndrrën e largët të rinisë
Vishe me mantelin tënd si një pëllumb të bardhë
Jepi fuqi të marrë krahët të ecë e të kthehet përsëri
Të përballojë stuhitë e kohën si ngricë, si acar.

Mos i vishni këmishë hekuri, po të lirë ta lini
Bëje djep për duart e lokes t’i këndojë foshnjës
Mos e mbushni me gjemba, zemrën mos ia drobitni
Mos e gjuani me meteorë në si zjarret matanë kodrës.

Mos i vishni rroba të zeza ëndrrën si zezonë lufte
Jepni dritë, t’ia japin djepeve që rrinë te vatra
Bëje notë në pentagram për Loken tinguj gjuhe
Kur fëmija dëgjon këngën gjaku le të marrë flatra.

Mos e copëtoni me jatagan ëndrrën që klithmon
Mos e vrisni pafajësinë se gurët mallkojnë ditë e natë
Kam një abetare që i bën plisat të vallëzojnë
Kthema që në zemër me shekuj si relikte ta mbaj.

Ooo, mos ma vrisni ëndrrën, buzëqeshjen mos ma helmoni!
Prehërin bosh mos ma lini se bij shqipesh aty dua
Kthemani në këngë që zërin e atdheut aty ta dëgjoni
Dhe në vdeksha më pastaj do të jem më i lumturuar në botë.

Kështu eci jeta si gurë të rëndë që në udhë na vihen.
Si ferrat që duan të drizojnë dhe pragun e babës
O të dashur, hidheni tej në humnerë helmin e gjarpërinjve!
Mos u fshihni pas fjalës që të jep copën e baltës.




NJË PLIS DHE

Atdhe, merrma lotin kristalor si litar shiu
Toka të më ndiejë dhimbjet gjer në palcë.
Ti je ëndrra që nuk ma than asnjë erë veriu
Ti je plisi që më del në ëndërr ditë e natë.

Toka ime, merrma lotin kristalor të tharë
O dhimbje e thellë e futur deri në palcë
Ti je ëndrra më e ëmbël që dikur kam parë
Të lutem, një plis dhe sillma si dhuratë.




PRITJE

Vatra e diellit zuri të digjte me rrezet e verës
Isha strukur në kafenenë me aq fjalë e duhan.
Porosita një kafe ta pija në skaj të tryezës
Po prisja që të më gëzoje si para një luleje të rrallë.

Prita atë ditë si foshnja pret dritën e parë
Në qerpikun e dhimbjes të pushonte mërzia
Kamarieri ju solli pjatën e mbushur pa fjalë
O, sa me pa durim atë ditë nga ti një fjalë e prisja.

As arrite të filloje bukën për ta prekur
Një lumë i vrullshëm lotësh nga qerpikët vërshoi
Në tryezë kafja e pambaruar më ka mbetur
Ngulfatje e thellë, thellë në damar më shpoi.

Dridhjet e trupit si thupra më përshkruan
Qielli i virgjër zu të humbë kaltërsinë
Për asnjë çast loti kristalor s`të shteroi
Gropë m’u bë si një zgërbonjë e nxirë.

Mbeti pa prekur fjala si pjata në tavolinë
Aty qëndron gjithmonë si relikte e robëruar
Në folenë e zemrës do ta mbaj natë e ditë
Si balsam plagësh i ëndrrës së mjaltuar.


Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen