Dienstag, 23. Mai 2017

Një poezi ineresante nga Mirko Gashi

Poeti Mirko Gashi, portret nga Sadri Hadërgjonaj

Mirko GASHI

R O N D O

                /Sabit Jakupit/

E dashura ime
kur ma afrove gëzimin e parë
e mbolla një lis

kur ma afrove gezimin e dyte
e mbolla
edhe një lis

kur ma afrove gëzimin e tretë
i stërlumtur
e mbolla edhe një lis

lis pas lisi
plis pas plisi
bëhet pylli

do të vijë koha
edhe deti do të jetë i vockël
për t'i larë mnelat e fëmijëve tanë.

____________
E falënderoj z. Bexhet Asanin që ma dërgoj këtë poezi të Mirko Gashit të cilën e am lexuar shumë vite më heret.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen