Freitag, 12. Mai 2017

Bisedë me krijuesen e talentuar, Valbona Hykaj

Valbona Hykaj
“KAM LINDUR E JAM RRITUR NË MJEDISIN E MAGJISHËM TË MALËSISË SË GJAKOVËS…”

Nga: Murat Gecaj

Ku ke lindur ti, Valbona dhe çfarë di për prejardhjen tënde? Po, sa e si e kujton famijërinë?

- Përshëndetje, i nderuar Profesor Murati dhe faleminderit e është kënaqësi për mua, që po e zhvillojmë këtë bisedë bashkë!
Unë kam lindur në fshatin Shipshan, të Malësisë së Gjakovës (Tropojë), në  afërsi të malit të lartë të Shkëlzenit. Mbaj një emër të bukur të luginës së magjishme e të lumit ujëkaltër, po me këtë emër. Ndaj dhe nuk më pëlqen, kur ma shkurtojnë atë e më thërrasin “Bona”…Më duket se, kështu, ma heqin një pjesë të atyre bukurive përrallore natyrore, dhuratë nga Zoti; më ngjan sikur ma shëmtojnë atë!?

Më pyesni për fëmijërinë time…Ajo ishte e thjeshtë, e zakonshme për ato anë, por e mbushur lot me mbresa e kujtime të pashlyera, e çiltër, e paqtë.  Nga ajo kohë, mbaj mend një kukull druri, e bërë nga një dërrasë pishe, gëdhendur nga Baba, ndjesë pastë! Pastaj, Gjyshja m’ia  kishte bërë duart kukullës sime prej një lecke dhe sytë e gojën me thëngjill e flokët me tufat e misërit!...
Ndërsa  për prejardhjen, ju tregoj se jam nga një familje e thjeshtë, por arsimdashëse. Rrjdh nga dy prindër punëtorë dhe të ndershëm, të cilët na rritën e na shkolluan me shumë sakrifica, siç ishte vetë koha! Baba ka qenë përkrahës i zellshëm i talentit tim, qyshë në fëmijëri dhe në vazhdimësi. Kurse Nënës, si të gjitha nënat, me një përkujdesje “të tepëruar”, nuk i pëlqente, kur merrja pjesë në veprimtaritë kulturore në shkollë, sidomos në kohën e gjimnazit!? Por tani, kur jam vetë nënë e dy fëmijëve, njërin nga të cilët vajzë adoleshente, mundem ta kuptoj mirë, kujdesin dhe merakun e saj. 
E, kështu, si pa u kuptuar rodhën edhe për mua: ditët e javët, muajt e vitet…

Cili është shkollimi yt dhe ku e si e ke kryer atë?

-Shkollën fillore dhe 8-vjeçare i kam kryer në fshatin Buçaj të Shipshanit,aty ku kam vendlindjen time.Mbaj mend, përveç mësuesit të klasës së pare (që normalisht askush nuk e harron.), kam në kujtesën time mësuesen e gjuhe-letersisë,Ajshe Kuliçi, e cila zbuloi aftësinë dhe talentin tim për të krijuar.S’mund të lë pa përmendur këtu,nëse më lejoni ju lutem,dhe një mësuese të fillores,Nurie Halili,që më ka dashur aq fort.Ajo ishte mësuese dhe edukatore krejt e veçantë për kohën..percillte aq shum dashuri e mirësi; ajo çdo ditë falte nga një pjesë të shpirtit të saj fisnik.Jo më kot e përmenda,sepse e kam takuar pas njëzet e ca vitesh, këtu në Tiranë.Ishte një çast tepër emocionues dhe i magjishëm!...Gjimnazin e kam kryer në Tropojë, ndërsa arsimin e lartë,në Universitetin e Tiranës, për histori, prane Fakultetit Histori-Filologji.Ne korrik mbroj diplomën e masterit profesional...

Lidhur përgjigjen e mësipërme: Cilat janë aftësimet tua profesionale, në fushën e mësuesisë?

-Të flas për aftësite e mia profesionale,pra ne fushën e arsimit,më duket pak e vështirë..sepse nuk mund të them se jam unë mësuesja “e mirë,idealja,shembulli”..etj!Por shprehem se e dua shumë këtë misionin hyjnor e fisnik. Kam punuar në disa shkolla të Kamzës dhe, kudo që kam shkuar dhe mbasi jam larguar, nxënësit nuk më harrojnë lehtë, për të thënë që nuk më kanë harruar asnjëherë!Sigurisht, kjo gjë është kënaqësi e veçantë për mua. Unë mendoj se bëj njëlloj si koleget e mia..por pasi largohem nga një shkollë,dhe shoh reagimin e nxënësve,vetëm atëherë arrij të kuptoj, se kam lënë diçka më shumë se profesionale,përtej pedagogjikes,kam lënë pjesëza shpirti!..Normalisht,nuk ka si ndodhë ndryshe,unë kam shpirt krjueseje e  artisteje dhe, kurrësesi, nuk mund të sillem ndryshe.Përpiqem te ndërtoj ura shpirtërore, ndërmjet meje dhe nxënësve dhe besoi që ia kam arritur.Kurrë nuk ka ndodhur që në mëngjeset e mia, në takimin e parë me nxënësit,ta filloi ditën me pyetjet:”Hapni librat,a i keni bërë detyrat?” Por u drejtohem me diçka më të ëmbël,më njerëzore,në mënyrë që t'ua bëj mjedisin sa më të ngrohtë dhe sa më të dashur.Çdo ditë, duke gjetur një mënyrë ndryshe, për t'ia filluar mësimit.Pa harruar dhe marrëdhënien miqësore me kolegët dhe drejtuesit.Etikën e komunikimit e kam pikën time më të fortë.

Ke mbaruar studimet e larta për degën e historisë…Në cilat shkolla ke shërbyer, deri tani dhe si e parashikon punën, në vazhdimësi?

-Nuk e di se çfarë do të ndodhë në të ardhmen...Por unë diplomohem në korrik të këtij viti.Pra, kam mbrojtjen e temës së diplomës,master professional dhe kam mbaruar me mesatare 9,6. Shpresoj shumë dhe s’kam pse dyshoj,që në këtë shtator do jap mësim në lëndën time,histori, të cilën e dëshiroj shumë dhe do jem mësuese e rregullt,pra përfundimisht.

Kur të lindi dëshira për të shkruar dhe çfarë kujton nga krijimet tua të para?

-Dëshira për të shkruar...? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetjeje, mund të them se, kur kthehem në fëmijëri,e gjej veten në mbrëmjet e majit, në rrugën e bukur afër shtëpisë. Quhej “rruga e bojlive”(qershive). Andej rendja pa ndalur, pas xixëllonjave dhe ndieja feshfërimën e kroit në përrua,aromën dehëse të luleve të kajsisë,këngën si simfoni të bretkosave... Ndërsa shihja një hënë të rrumbullakët, në “qiellin tim”,që më dukej se ecte pas meje,se ndiqte rrugën time dhe, herë-herë, më përngjante me një kulaç prej dhjami,që më rrëfente gjyshja, në përrallat e saj të bukura dhe unë si fëmijë,ëndërroja ta “haja” atë!?...
Pra, kujtoj se, që atëherë, kam filluar të shkruaj dhe jam ndikuar, pa dyshim, nga ai reliev i rrallë, ku jam rritur.Përballë isha me malin e bukur te Shkëlzenit,ku Gjyshja ime më thoshte,se janë ngujuar Gjeto Basho Muji e Halili...E unë rrija, me kohë të zgjatur, duke vështruar se ata kreshnikë do të dilnin dhe do t’i shihja e t’i takoja, një ditë!...



Je autore e 5 librave, në poezi e prozë…Cilët janë ata dhe a mund të më tregosh diçka, sigurisht shkurt, për tematikën dhe përmbajtjen e tyre?

-Kam botuar pesë libra.Përkatësisht, që nga 2007-ta e deri në 2015-tên.Libri i parë,”Etja e ëndrrës”,është m poezi nga koha e gjimnazit. Më tej, vjen libri i dytë,”Dhelëpra pa bisht”, me përralla për fëmijët(të rrëfyera nga Gjyshja).Libri i tretë,”Shtëpia pa dyer”,është përmbledhje me përralla,rreth 300 faqe,të gjitha një thesar i paçmuar i Gjyshes sime dhe, mund të them e bindur,tê sjella për herë të parë nga unë.Libri i katërt,”Rojtari i zemrës”, ka poezi shpirtërore, gati mistike, lidhja që krijon njeriu me tokësoren dhe hyjnoren.Libri i pestë, “Përtej ndalesës”, përmban poezi të zgjedhura dhe prozë artistike.E veçanta e këtij libri është se ka një tregim, që mbart një dramë aktuale për kohën, kur zhvillohen ngjarjet.”Duvaku i Hanës” është tregim, i bazuar në një ngjarje të vërtetë,të ndodhur në Malësinë e Gjakovës, diku nga vitet ’70-të, në shekullin e kaluar.Ky libër është përuruar në Gjermani,e ftuar nga kryetari i Shoqatës së Shkrmtarëve të Mërgatës Shqqiptare, në Diasporë, Hasan Qyqalla, të cilin gjej rastin ta falënderoj!

Si është çmuar dhe vlersuar krijimtaria jote e deritanishme?

-Krijimtaria ime mendoj se është çmuar, përderisa kam marrë mjaft kënaqësi shpirtërore..Ndërsa, të pretendojmë për tituj e çmime,mendoj se kjo gjë lidhet me periudhën, kur jetojmë në një kohë të rrëmujshme,vramull…Nuk dihet as kuptohet, se kush shkruan poezi,kush i publikon ato ose cili bën art a kush janë poetët a prozatorët e vërtetë?!

Në vijim të pyetjeve të mësipërme: Kur mendon se do të botohet libri yt i radhës dhe a do të jetë, në poezi apo prozë?

-Libri im i radhës do jetë roman, i bazuar në një histori të vërtetë të kohës së komunizmit, i cili trajton një dramë e dhimbshme...Kaq,se nuk dua të zbuloj më shumë për të. Por, romani ka filluar!..

Duke të falënderuar për përgjigjet tua, në bisedën tonë të përbashkët, në mbyllje të saj, mike bashkëkrahinase Valbona, a dëshiron të shtosh diçka tjetër?

-Në përfundim të kësaj bisede, mund të them se, ishte krejt e natyrshme dhe me solli emicione. Ka shumë rëndësi, se si ndërtohen pyetjet dhe ju, profesor Murati, i keni përzgjedhur ato, duke më “ngacmuar” e dhënë mua mundësinë, që  të jap përgjigjje, sadopak,  poetike. Ju falënderoj shumë dhe, nëse më lejoni, dua të përshëndes përzemërsisht, dy fëmijët e mi aq të dashur,Detjonin dhe Xhenetën! 
Faleminderit edhe një here e ju dëshiroj çdo të mirë në jetë! Njerëzit, si ju,janë përherë frymëzim, për të arritur më të mirën.

Tiranë, 10 maj 2017

Donnerstag, 11. Mai 2017

Kujtim Stojku: KRIJIMTARIA ËSHTË NJË PROCES I HAPUR






“Arsyeja se pse arti i të shkruarit është mjaft tërheqës dhe i vlersuar,është pikërisht sepse unë nuk mund të them se si ta bëni. Nëse ekzistonte një hartë, nuk do të kishte art sepse arti është veprimi i lundrimit pa një hartë.

Seth Godin)

Ndodh që "dituria e fituar" mund të pengojë procesin krijues. Një etje e pangopur për të mësuar dhe përmirësuar njohuritë është pikërisht ajo që mendja krijuese duhet të jetë më e mira dhe më produktivja. Kreativiteti real është një rishikim gjithnjë në vazhdim. Ai në fillim vazhdon të përshtatet nga injoranca.

Profesionistët kreativë nuk mund të punojnë pa njohuri, aftësi dhe përvojë.Kjo është një nga kërkesat themelore për të lulëzuar në çdo fushë. Por shtrohet pyetja se cila nga rrugët mund të jetë ajo që mund të ketë sukses? Natyrisht që kartoni i një diplome nuk mund të jetë kyçi kryesor.Në historinë botrore ka shumë figura të mëdha që kanë lënë gjurmë me veprën e tyre të shkruar të cilët nuk kishin diploma.Këtu mund të përmendim Gorkin,Jashar Qemal, Xhek London,Rusoin e shumë e shumë të tjerë. Këta njerëz të mëdhenj na kanë dhënë një mësim mjaft të vyer se si njeriu gjen mënyrën që mund të befasojë me punën e tij këmbëngulsëse dhe arrin që të ketë sukses në punën e tij të cilën e bën me zell,vullnet dhe pasion,dhe që më pas mund të jetë e mahnitshme,por gjithnjë duhet të jemi të pakënaqur me veprën e mbaruar sepse pasi e mbarojmë atë na dalin shumë pikëpyetje që duhen rishikuar ose përmisuar.Kjo do të thotë se duhet të përqafohet ndjeshmëria krijuese.

Çdo proces krijues fillon me një shkim të freskët duke hequr çdo supozim.Kjo e lejon krijimin që të marrë rrugën e vet,dhe njëkohësisht të gjejë fatin e vet.Përfundimisht duhet të ketë një kombinin paraprak me njohuritë e fituara,ku mendja hapur për të aplikuar eksperimentin për krijimin e ri që mendohet,duhet të përqëndrohet për të arritur maksimumin.

Kjo është edhe nyja që duhet të zgjidhim për të arritur në përfundimin që duam,dhe atëherë natyrisht që do të kemi një rezultat pas një pune këmbngulëse.

Nuk ka me të vërtetë asnjë recetë për punën krijuese, kam lexuar një shkrimtar i cili thotë se ditën tjetër që ai ulet në tastierë dhe gjëja e parë që ai thotë për veten e tij është 'Unë nuk e di."

Jona Lehrer njëherë tha: "Mënyra e vetme për të qenë krijues me kalimin e kohës,është që të mos merremi shumë me ekspertizën tonë,por duhet të hidhemi në një fushë tjetër kërkimi,dhe kjo është se ne duhet të eksperimentojmë në mënyrë të drejtë për drejtë me injorancën.Pra vështrimin duhet ta hedhim tek ato gjëra që nuk i kuptojmë plotësisht".

(Geoff Talbot )

Me të gjitha format që mund të parashikojmë duhet të kemi edhe një plan veprimi, por në radhë të parë duhet të përshtatesh dhe të miratosh ide të reja ndërsa vazhdojmë duke përparuar hap pas hapi. Idetë mund të vijnë nga kudo,nëse ne jemi mendje hapur dhe qëndrojmë kureshtarë. Por nëse e përdorim për një perspektivë të vetme, ajo mund të kufizojë aftësinë për të krijuar diçka vërtet të mahnitshme.

Guri i themelit fillon qysh me temën që zgjedhim të trajtojmë.Por para se të nisim që të eksplorojmë tema, ide dhe mënyra të reja të të menduarit, në radhë të parë ne duhet të mësojmë atë që është më thelbsorja,atë që kemi injoruar. Bërja e lidhjeve ndërmjet ideve të ndryshme ushqen të menduarit krijues dhe idetë e reja.

Në asnjë mënyrë nuk duhet që ta ndrydhim veten duke ushtruar presion mbi të,dhe më pas të përpiqemi që të parashikojmë rezultatin.Të gjithë këto duhet të flaken pas krahëve qyshse merr penën për të shkruar ose ulesh përballë kompiuterit dhe bëhesh gati të shtypësh mbi tastierë,që këtu duhet të krijohet një hapësirë për një surprizë krijuese. Injorancën që shpesh herë e mbajmë për armiken tonë,dhe ne punojmë vazhdimisht që ta mundim atë me një punë këmbëngulëse për të këputur zinxhirët e errësirës,në këtë rast nuk është më armikja jonë.Ne tashmë kemi përveshur krahët dhe kemi filluar që të eksperimentojmë me të.Jemi ulur dhe shikojmë me vëmendje gjërat që nuk i kemi kuptuar plotësisht,mbajmë shënime,shfletojmë fjalorë dhe enceklopedi,lexojmë autorët mëdhenj,duke vepruar kështu ne jemi të hapur për të mësuar dhe përshtatur mënyra të reja për ta bërë punën më të mirë dhe më të zgjuar.

Të mbështjellë në valët e kësaj pune,kur të arrijmë në fund do të habitemi se sa më mirë puna apo projekti që kemi nisur mbaron duke qenë të hapur ndaj ideve të reja, në vend që t'i përmbahemi qëllimisht çdo plani.

Ndonjëherë ajo që nuk dini nuk mund t'ju dëmtojë, por do ta bëjë më të lehtë përmirësimin e vetes.
Jonathan Fields shkroi një libër të tërë mbi faktin se pasiguria është pjesë përbërëse e krijimtarisë, dhe nevoja për krijuesit që të tolerojnë dhe madje "të lartësojnë" pasigurinë.

Injoranca nuk është armiku.

"Injoranca qëndron në fund të të gjitha njohurive njerëzore, dhe sa më thellë të depërtojmë, aq më afër arrijmë në të."

(Charles Caleb Colton)

Nuk mund të fillohet asnjë projekt pa njohuri në një fushë. Por mosnjohja e çdo përgjigjeje për të gjitha pyetjet krijuese që dalin gjatë punës, mund të jenë gjithashtu një burim frymëzimi, kurioziteti, nxitje për arritje personale. Mark Twain thotë: "Gjithçka që ju nevojitet në këtë jetë është injoranca dhe besimi, dhe suksesi është i sigurtë." Injoranca nuk është pengesë për veprim.

Kur fillojmë ndonjë proces krijues me një paragjykim të rreptë në lidhje me atë se si presim që t’i kthehemi punës,e tërë krijimtaria ndrydhet.Gjatë procesit krijues nuk mund të merren shumë njohuri.Nëse kjo iu ofrohet në formë presioni, kjo mund të jetë një formë zbavitjeje, por kufizon risinë.

Mendja e hapur dhe gatishmëria për të eksperimentuar mund t'ju habisin në mënyrën më të mirë të mundshme.
Imagjinatën nuk duhet të ndrydhet dhe ta zërë ngërçi.Ajo duhet të jetë e lirë dhe të fluturojë si një pëllumb me besim drejt shpresës. I papritur është burimi i magjisë krijuese. Shumë gjëra të mahnitshme janë bërë rastësisht dhe mjaft qartë, kur profesionet krijuese janë të hapura për procesin e gjykimit dhe gabimit…

Nga fletorja e shënimeve

Dienstag, 9. Mai 2017

Mimoza Rexhvelaj: Cikël Poetik

KAM ME U NGJALL


Kam me u ngjall ,
E mos mu tutë nga bryma e parë.
Po ,po , kam me çel lulet ma të bukura se çdo stinë.
Kam me ngrit krytin
Mbi hava
deri sa rrezja shpirtin t'ma shkrin...
Kam me u dukt si dritë
Në mes t'natës ku ka veç errësin .
Jam lule janari!
Kam me lulu me lule t'kuqe e t'verdha
Me lule kam me lulu,
Bash si pranvera...
Ferrat në gjethe s'kanë me prek
Por kanë me lodhe sa rrugen me gjet . . .
Shtegun për me sjell , pranverë ...

NË ORBITËN QË VJEN

Gjethet e verdha
Janë trishtuar kur pikat e shiut
Deri në palcë patën shtrirë
Mbretërinë e tyre të lagët
Heshtjen ndërkohë e bëj zap
Me titrat e gjumit që dalin pahiri
Të përplasen me klithmat e mendimeve
Që memece janë e etje nuk kanë
Mgutem me arritë vaktin që humba
Të ec dua po a kam se ku të shkoj?
Në orbitën e të nesërmes nuk ka rrugë
Për mua. E ndofta për këtë shkak, nxitoj!


NA VRASIN PËR DITË NGA PAK

Na vrasin çdo ditë ngapak...
E vdesim çdo ditë n'prag të ndjesive
Që s'mundena me i nie ...
Na ,Tucalak...
Fëmijët e fati marruq
Kur i del huq...
hundën çon me prek havanTi zanë,
Ti hanë,
Ti nanë,
Lindur në kohë pa kohë,
e koha turravrap mundohet me t'zan...
Je fat i pashkruem në shtat t'dashnisë
yllsia e qiellës që ke n'shpirt
të mjafton me shnrit tanë marrinë e botës
Kur shkon për dreqEra qelbësinë,
Keq e ma keq !
Ti prap ringrrihesh si Veleçik
E i thu marrisë : s'di me u thy, kam lind çelik !

MBRETËRESHË PA MBRETËRI

StrukemGjeje ti se ku...Gjej strehë
nën gushën tënde
Ku rëndesa e akujve
pupël shkabe më duket.
Avujt e tejdukshëm
me ngrohtësi rëre
më ledhatojnë sedrën
E mbjellë me trëndafila.
Në altarin e shpirtit
këndoj këngë epesh të përgjakura,
pra të falem Mari
Unë mbretëresha e njëmendtë
Anipse pa mbretëri !

T’JU THEM DUA

Dua t’ju them...
Kam jetuar me fitilat e zemrës të ngulur në prush
Dhe atëherë kur emrin s’ma dinte askush!
Isha gjallë...
Me kokërrizat e trurit të tretura në vargje
Si toptha brumi të mbrujtur në magje!
Bëra detyrën që më takonte...
Nga një vrimë tinëz globin e tundova
Ndjeva fatin të më thosh se nuk gabova!
Ja ku jam...
Me kodet e durimit e të rezistencës
Më kufinjtë stinorë të ekzistencës!

PRES,PO A MUNDEM?

Pres diellin
Për ta mbajtur ngrohtë
Me flatra ta mbulojë
Cegmën e janarit.Pres ndjenjën
Ta kurdisë kitarën
E zemrës sime
Për të kërcyer hopth...
Pres të më ngulet në trup
Shigjeta e acartë
E këngës që belbëzon
Që i bën të kërcejnë bërcakët
Në Liqenin e Shkodrës.
Por me pritë, a mundem
Të bjerë borë mbi lulen e fundit?

Montag, 8. Mai 2017

Ymer Nurka: Cikël Poetik


GJYSMA


Adami, një gjysmë njeriu,
I pari, mbi Botën e vjetër,
Nga që s’ishte i plotë vetiu,
Nga vetja e shkul gjysmën tjetër.

Adami dhe Eva, dy gjysma,
Të parët, që lindën, veç gjysma,
E gjysmat, që lindën nga gjysmat,
Veç gjysma lindin, si gjysmat.

Kështu, qysh atëherë dhe sot,
Në horizontet e jetës pa skaj,
Gjysma, ndjek gjysmën më kot,
Në kërkimin e gjysmës së saj.

Miliarda gjysma janë bërë,
Prej gjysmës së Adamit në Tokë.
E prapë, po t’i mbledhësh të tërë,
Një njeri, nuk e bëjnë të plotë.



MIKROFONI 
(fabul)

Kafshët një ditë me një mendim
Për "të drejtat" bënë tubim
Në tribunë me vrap i pari
Fjalën seç e merr gomari.

Mikrofonin afron pranë
Dhe pëllet sa tund dynjanë
Papritmas dhe menjëherë
Pëllasin me mijra të tjerë.

S'ish shaka mijra gomarë
Oshëtiu bota mbarë.
Thotë veshua me gëzim
"Ja çdo të thotë solidarizim!"

Të gjitha kafshët nga ky shkak,
Ja mbathën dhe ikën me vrap.
Tek pa kafshët të vraponin
Ikën edhe mikrofoni.

Veshos i hipën inati.
Thotë me vete: "po ky ç'pati?
Ej ndalo ti, ku po shkon?
Kam nevojë për mikrofon."

Mikrofoni vështron pas
Veshos seç ia kthen në çast:
"Për gjithçka mund të kesh nevojë
Veç për mua kurrë s'besoj".



ROMANCË PRANVERORE

Çomë moj agimeve!
Zgjomë prej vegimeve!
Të të ndez shkëlqimeve
Si ylli ndër yj.

Merrmë ndënë sqetull-ë!
Shpjermë moj të fjetur-ë!
Lermë në të tretur-ë!
Thellë në shpirt të hyj!

Merrmë fluturimeve!
Lërmë ëndërrimeve!
A s'më fal gëzimeve
Gjithë rrezet në sy!

Zgjomë moj veguar-ë!
Mbamë moj të zgjuar-ë!
Ndizmë në të shuar-ë!
Si era, më fryj!

Lodrojmë blerimeve.
Tretemi burimeve.
Puthje-përqafimeve,
Çmendemi të dy!



MOSMIRËNJOHJA 
(fabul)

Brenda në varkë, në mes liqenit,
Seç po i thotë i zoti, qenit:
"Je mik i mirë dhe me përvojë.
Të kam besnik në çdo nevojë.

Me thënë të drejtën, cilësit’ e tua
Ti vetë s’i pate, m’i more mua.
Njeriu vetë, që në koh’ të lashta
Asgjë prej gjëje s’mësoj nga kafsha.

Ndërsa vet’ kafshët, ashtu vetiu,
Shumë gjëra morën nga zot njeriu"
Vazhdon biseda plot zhurm’ e bujë,
Kur barka shpohet dhe zë fut ujë…

Kështu dhe qeni bashkë me të zotin,
Të shpëtojnë kokën, filluan notin
Kur sapo dalin në breg të liqenit,
Prap zot-njeriu i thotë qenit:

"E pe or mik, të mos kishe zot,
Do ishe mbytur, s’do delje dot."
Por qeni i mirë, që i njeh ligjet,
Dëgjon të zotin dhe prap s’përgjigjet.

Nga larg, dikush, në breg të liqenit,
I bën një pyetje të zotit të qenit:
"Që çave ujin qe shumë i zoti!
A nuk më thua me çfarë noti ?"

Pa ia kthen tjetri me pamje trimi:
"Me not balene", "me not delfini",
"Me not bretkoce", "me not ariu"
Veç me "not qeni", nuk thosh njeriu…

"Eh -mendon kafsha -kujt i jap besë!
-Se mosmirnjohja, a ka më ves?
Ç’po ndodh me njerëzit, do ia lëmë kohës!
Ku po çojnë botën këta mosmirënjohës."




KËNGA E CIGANES

Ç’u mpleks ar' i bardhë, me arin e zi,
Nga dashni e tyre, seç më dole ti,
Linde kaq e vogël, sa një kulumbri,
Mamanë arixhofkë, babain gaxhi.

Ç’u rrite pas nënës, luginash të thella,
Një krah, plot me shosha, tjetrin, me umbrella,
Fustanin, me kinda, linjën, me dantella,
Kush të përshëndeste, ti e ftoje "Ella!"

Me këmbën e zbathur, me shkelje ndër zalle,
Cili të erdh’ i vdekur dhe ti nuk e ngjalle?!
Ç’të lidhte magjia e zgjidhje me falle,
Bëje fukarain, të ngjante pa halle.

Tek kasollja jote, rrethuar me shelgje,
Fytyrën zeshkane, ma shihje ndër pellgje,
Çunave të bardhë, ju punoje rrengje,
Ndërsa arixhinjtë, ngarkoje me dengje.

Me doçkat e vogla, më thurje kofina,
Kur ia merrje këngës, ta mbante lugina,
Pastaj iso mbanin, kodra e kodrina,
Në gjunjë ç’i ule, një ushtri me trima.




EPOPE LESHI 
(fabul)

Tek hanin kripë te një koritë,
diç po mendonin dhentë dhe dhitë.
Deshtë dhe cjeptë diç po përtypin:
"Vallë në pushtet, si mund të hypim?"

Çohet përçori bën strategji:
"Duhet së pari të ngremë parti.
Të marrim pushtet -thotë kryecjapi
Duhet të joshet elektorati."

"Çfarë të premtojmë -thonë ca desh
Kur soji ynë ka vetëm lesh?"
Në mes të vathës vërret një cjap:
"Leshin që kam me qejf e jap.

Lesh të premtojmë dhe marrim rol.
Prodhimi ynë është monopol.
Se ka kush tjetër, tonin prodhim,
prandaj t’ia nisim me një tubim"

Të zbatojnë planin, s’e çuan gjatë,
në garë të leshtat hynë në fushatë
Pa mblidhen kafshët në mes të sheshit,
na mban miting, parti e leshit.

Një kapo dash goxha sheleg,
na hap mitingun, si një strateg.
Ia nis fushatës më kompetenti:
"Ti rritet leshit dhe rendimenti!

Se po fituam, ne si parti,
s’do jetë vëndi më lesh e li.
Do iki liri, do mbetet leshi"
Nga brohorimiat, na tundet sheshi.

Plot me parrulla dhe me pankarta,
s’kish ndjerë vëndi fjalë më të zjarrta.
Vazhdon premtimin edhe nuk soset
një përfaqësues, nga gjithë qoset:

"Të tirret leshi, me dit’ e natë!
Qilim t’a bëjmë, tokën e ngratë!
Do rritim lesh do vjelim lesh,
lum si ti popull, që do na kesh.

Importe lesh, eksporte lesh,
bollëk o popull, pa fund do kesh.
Vërini fjalët ju vath në vesh,
mendoni lesh, të fitoni lesh!

Dhe mall e gjë, ti do këmbesh
jo me monedha, por vetëm lesh.
Do jepni lesh, do merrni lesh"
Nga ovacionet tundet një shesh.

"Do zëmë vrimat, vetëm me presh"
Bën lapsus tjetri, mitingu qesh.
Në çast merr furkën dhe fjalën kapi
kryeleshtori, një farë cjapi:

"Për ju o popull do hapim punë,
pa dhe mirqënia do derdhet lumë.
Se mjaft u ropët e patët pisk!
Tash vegla pune, janë krëhër e brisk

E na e rrojçi, me dit’ e natë
Leshin e butë, leshin e gjatë!
S’do ketë më lypës, as dhe të mjerë,
se që të gjithë do jenë berberë.

Do bëjmë shtet, do bëjmë art ,
do prodhojm’ lesh, me posht e lart.
S’ke ç’e do jetën dhe po ta kesh,
po s’veshe lesh, po s’pate lesh.

Do rrisim mjekrat, me cjep e desh,
jo më për modë, po veç për lesh.
Edhe mustaqet bash vesh më vesh,
ne do t’i rrisim shpesh e më shpesh"

E zgjatet leshi e tirret leshi,
një dele plakë, furkën ç’e ngjeshi:
"Do prodhojmë lesh, de more de,
lum si ti popull, mezi na ke!

"Se jeni ju, pa jemi ne"
vazhdon refreni dhe sot si dje.
"Do fluturoni vetëm me presh"
Bën lapsus delja, mitingu qesh.

E zgjatet leshi e tirret leshi,
s’mbaron mitingu, s’boshohet sheshi.
Dhe varfëria na shkoj e vate:
"Do ngremë fabrika e kombinate.

Me leshin tonë, do vlojë puna,
do bëjmë shajake, do bëjmë guna.
Bashkë me cjeptë dhe ne shelegjet
do të bllokojmë botën dhe tregjet.

Dhe historisë do ia kthejm’rrotën,
veç ju o kafshë na jepni votën.
S’fitojmë ne, por begatia,
parti e leshit është mrekullia.

Të gjitha popull, në do t’i kesh,
na jepni votën, t’u japim lesh.
Tokën dyshek do kesh prej nesh
dhe këmba jote do shkelë në lesh.

Të t’bëjë rehat, me trup dhe xhan
dhe qiellin lart do bëjmë jorgan
Lesh mal e fushë, lesh qiell e dhe,
për ju o kafshë do bëjmë ne."

Llomotit goja, gjuha s’ka fre,
dëgjojnë kafshët dhe pse s’kanë nge.
"Do japim lesh, do merrni lesh,"
nga brohoritjet, tundet një shesh.

"Do t’i mbulojmë, me sy e vesh,
se s’ke ç’i do dhe po ti kesh."
Nga fjal’e leshit, seç u bë nami,
ish kryefjala, kryesllogani.

Malet po binin e tundet sheshi,
s’reshtet premtimi nga fjal’e leshit.
Fjala merr dhenë e dot nuk ndalet,
televizioni, me gjith’ kanalet.

S’pushojn’ gazetat, me dit’ e natë
e tjerrin lesh, oh ç’lesh të gjatë!
Me lesh gënjeshtrash, na thuren rrjetat,
ku ranë brenda, gjith’ të vërtetat.

Pa fund reklamat, pa fund dhe spotet
dhe bota qeshet dhe vëndi kotet.
Populli end, me dit’ e muaj,
herë lesh prej vëndi, herë lesh të huaj.

I bën gërsheta, e ç’ta bëjë tjetër
leshin e ri, leshin e vjetër.
I bëjnë reklamë, gjithandej leshit,
aq sa e çanë timpan’ e veshit.

Flet nga tribuna, njëra nga dhitë:
"S’do t’i çojmë dëm, as kakërdhitë.
Për kokrrat tona keni nevojë,
si karamele t’i mbani në gojë.

Me plehun tonë lulëzon bujqësia…"
Vazhdon fjalimin e s’mbaron dhia.
"Për fjal’ të leshit, ju bëjmë be,
Votoni ju, të fitojmë ne."

Në mes të turmës, një ujk ia ngjesh:
"Rrofshi e qofshi, me cjep e desh!
Se jeni ju, pa jemi ne,"
kënaqen kafshët; "Oh, ç’gurgule!"

"Do zoti zgjedhjet fitojn’ të leshtat!"
Me gaz urojnë morrat e pleshtat.
"Se ndër kolltuqet dhe mbi postiqet,
do ndajmë postet edhe ofiqet."

Ja, ovacione bëjnë nga fushat
bashkë me krimbat, edhe këpushat:
"Fitore e tyre, është dhe e jona…
E mbuloi vendin, qelbi dhe kroma."

Premtim i leshit, o le…le…le…
Të kërkojm’ fundin e fund nuk ke.
E koha ikën, ec e ta zesh,
E vëndi bëhet, lesh e më lesh.

Na çanë rrodhet,na mbyti leshi,
pa fund premtimet, s’boshohet sheshi.
Vazhdojnë furkat, me dit’ e natë,
tjerrin e endin, leshin e gjatë.

"Tu japim lesh, na jepni votat,"
poster më poster, u luten kokat.
"Kush vjen me ne, shkon në Evropë."
gjokset e tyre, lindur me gropë

Flasin e flasin, si baballarë,
ngarkojn’popullin, si t’ish gomar.
Vënë mbi samar, dhe hejbe leshi,
plot me premtime, sa s’i mban sheshi.

Kur në mes turmës, seç pëllet demi:
"Më thoni, kafshë, ku vallë vemi?
Ku vallë shkojmë, askush s’e di
O vënd pa busull, me shumë parti!

Ç’demokraci, ç’fushat’ e rrallë,
votojnë të vdekur, si t’ishin gjallë
S’votojn’ të gjallët,, si t’kishin vdekur,
premtime leshi, shiten për hekur.

Fillim i tyre, na tregon fundin
Hejbet përçorët, tundin e shkundin.
Po qelbet vëndi, me erë përçorësh.
U bënë fushatat, shkoll’ oratorësh.

Na japin leshin, ju endim leshin
edhe nga prapa, na tundin preshin
Na nxiu stresi, si tym’ i pishës,
na hëngrën shpirtin, këta plangprishës?

Valojnë flamujt, tundin dhe brirët,
thua leshtorët janë më të mirët?!"
E endet leshi e tirret leshi,
e zgjatet filli, s’boshohet sheshi.

E vitet shkojnë bëhen dekada,
premtim i leshit na ndjek nga mbrapa.
Parti e leshit, syleshët ne,
vazhdon pa fund kjo Epope.

Sinan Kërpaçi: Cikël Poetik

Sinan Kërpaçi
S`U ZHVESHËM SI PËR DET

Dje detin e kishim m`u te këmbët kur bëmë dashuri,
Në të dy këpucët e ndjeva rërën si më futej
Ndërsa lëviznim me rrëshqitje të këmbëve të përbashkëta.

S`u zhveshme si per det, nuk ishte ende i përgatitur
Për të na pritur edhe pse i hoqëm ca tesha të tepërta
Si për të thënë se koha nuk pret për ftesën e tij.

Në këpucë dhe çorape i morrëm ca kokrriza grurë
Nga lëvizja me rrëshqitje e këmbëve të përbashkëta
Te nje pirg me gjerat qe ne e perdorem si subkresë
Dhe si maskim nga sytë kureshtarë të njerëzve
Që përsëri arriti dhe na panë si bëmë dashuri.

Syzet e leximit i zura nën brinjë dhe i krisa dy xhamat,
Ti më shumë në duart e thyera dhe në dy sy dhe pa qelqe:
Lexoni një bibliotekë me libra të bregu ku sinkatuam
E morëm ca kokrriza në këpucë dhe çorape
Që më vonë të shkundëm e të shpohet për të humbur gjurmët.


BUKURI TË HAPURA

Kamarierja në bar "Mateo"
Hap kanatat përballë:
Të futet brenda Dajt.
Më duhet të bëhem vetëm
Me dy bukuri goditëse
Nga i njëjti kat.
Njëra është mal në gjelbërim
Tjetra çel edhe si lule
Që unë projektohen në gji
Malit Dajt
Sidomos kur ajo hap.

Hap kanata.
Të futet dritë, të futet ajër,
Për të futet mal që nga eksjusta,
Te humbas me shikrim
Në dy bukuri të hapura:
Gjelbërim dhe lule në "Mateo".


Bukovski duke qarë

Kam parë Bukovskin duke qarë për një femër
Me shishen e birrës në dorë.
Fatkeqërisht e pa edhe gruaja ime
Që tha se e kishte nga pija,
E pa edhe një tjetër pa lidhje me lotin.

Vetëm unë e pashë si qante Bukovskin!
Zëri i vinte i thellë, i dridhur zëri,
Sikur shembeshin themelet e planetit Tokë.

Dorën e mbante shishja e zbrazur, jo në kokë,
Ti shishja që u zbraz si një zbrazje arme,
Si një kobure që nuk vrau njeri tjetër,
Që bëri vetëvrasje.

Sa pashë Bukovskin duke qarë me dridhje
Për një që s'kishte vdekur
Vendosa për të gjallat e mia mos të qaj më,
Sa pashë duke qarë Poetin
Me pikën e lotit, me atë pikë:

Fjalët i fliste në gjuhë të huaj,
Qari si unë - në shqip.


PËR TË EGËR

Në shtrëngoi mall për mua -
takomë,
Po të mungoi -
harromë
Si më ke harruar:
Shpëto veten, shpëto dhe mua.

Mos e quaj këtë
Si të imponuar nga unë,
Domethënë nga ai
Që s`e ke më për zemër:
Gjyko si për dy gjahtarë
Që kanë dalë për të egër
Me kostume "kamuflazh".



S`KA GJUMË NË HIMALAJA

Njëherë mbi Himalaja unë nuk fjeta gjumë,
Po mos pyesni se kur, se kur.
Mjaftohuni me kaq: qe bukur shume.

Një ruse më thoshte: Sa turbulenca që ka!
Nuk fliste nga jashtë, dhe kisha në krah.
Mjaftohuni me kaq: lartësi të mëdha.
Kalova te majta, sa nuk e preku dora,
Po mos pyesni si ngjante dëborës.

Mjaftohuni me kaq: nuk shikja nga ora.
Ai avion nëpër qiell fluturon e fluturon,
Si me magjinë e saj të gjallë dhe të mahnitshme.

Mjaftohuni me kaq: një rob në Himalaje.
Mos me pyesni mua kete kisha ne krah,
Si më këndon te veshi, ç`aromë më la.

Mjaftohuni me kaq: si ajo me nuk ka.
Njëherë në Xhomolungo unë nuk fjeta gjumë,
Po të tjera sekret mos kërkoni nga unë.

Mjaftohuni me kaq: pagjumësia zgjat shumë.
Më shpërtheu një zë: sa turbulenca që ka!
Më preku te supi, në krah se s`më ra.

Mjaftohuni me kaq: zemra rrahje me dha.
Unë s`ecja në tokë, unë fluturoja në qiell
Njëherë që kaloja i dehur ajo ane.

Mjaftohuni me kaq: qe eseniniane.
Në tokë si makinë nuk di që ta ngas,
Por më avionin tjetër gjuhë flas.

Mjaftohuni me kaq: po po shkoj nga pas.
Mos më pyesni për tokën kur jam në qiell,
Mos me pyesni pse s`fjeta mbi Himalaja.

Mjaftohuni me kaq: nuk ka gjithmone maja.
Nuk e teproj kur ata që m`u ngop syri.
Qe një bionde e pastër, një përbërje floriri.

Mjaftohuni me kaq: nuk di nga më hyri.
Dua ta harroj se ndjej që po vuaj,
Zjarrin me benzinen kerkoj qe te shuaj.

Mjaftohuni me kaq: shtrenjte po po paguaj.
S`kam më ku të kapem, kam shkuar në skaj,
Me nje dore dhe me largoj me tjetrin po e mbaj.

Mjaftohuni me kaq: me mëngë djersët i thaj.
Kam 10 vjet që në mokër kjo ndodhi e bluaj,
10 ditë që hedh në letër, 10 netë që e shuaj.

Mjaftohuni me kaq: sa të vdes do ta vuaj.
Njëherë, njëherë unë kalova atje
Pa këmbë në tokë, me kokë në re.

Mjaftohuni me kaq: mbase ëndërr qe.

Prend Buzhala: Fjalimi i at Gjergj Fishtës në varrimin e Avni Rrustemit

Prend Buzhala
POROSIA E MADHE E FISHTËS PËR IDEALIZMIN SHQIPTAR
(Çast eseistik: FJALIMI I NË GJERGJ FISHTËS NË VARRIMIN E AVNI RRUSTEMIT NGA ORATORIA SHQIPTARE), 7

Fishta, duke pasur formim klasik aq edhe modern, këtë klasicitet dhe modernitet ai shfaq edhe në shkrimet e tij publicistike, edhe në kreatimininë e tij diskursive. Dallohen Fjalimet e tij në Konferencën e Paqes në Paris (1919), fjalimet në Parlamentin Shqiptar, ndër të, dhe Fjalimi në Barrimin e Avni Rrustemit në Vlorë (i vrarë nga një atentat, vdes më 22 prill, burgimi mbahet më 30 prill 1924 ).

1.
Nëse aestetika mbështetet kryesisht në zgjidhjen e problemeve, kategoria e bukurisë, nëse etika trajton etosin (aktivitetin e lirshëm të njeriut), morali, atëherë njeriu ka nevojë që të shqyrtojë gjithashtu një fushë-veprimtari të veten, siç është e vërteta. Kësisoj, edhe Fjalimet e Fishtës përgjithësisht, edhe po ai për Avni Rrustemin në barrimin e tij, ne lexojmë edhe bukurinë

E shprehjes, edhe etosin kombëtar shqiptar, edhe të vërtetës që ai me aq pasion e kërkoi dhe të tri këto parime të ndërgjegjësimit dhe të botës shpirtërore të njeriut, i thadron te

Shëmbëlltyra e Avniut.
Bukuria e Fjalës!
Madhështia e etosit dhe
Lartësimi i i Vërtës

Janë tri majat e vlerave që Fishta i madh trajton këtë Fjalim, i shqiptuar në një moment zie e krenarie shqiptare. Ai dëshironte të prekte jo vetëm ndjesitë më të përserera shqipatre, po edhe të tij të ndërgjegjen për përparim, ardhedashuri, lumni shqiptar.
Bukuria e Fjalës së tij shquan pamjen e saj me forcën e intelektit me sintetizime historike, duke nxjerrë në pah zinë shqiptare, krenarinë e saj dhe qëndresën e saj, idealet e saj demokratike dhe përparimtare:
"E zeza mori Shqipni, se shum e pa e randë ké psue rrymes s'asaj vistre e gjatë kavaljetesh, neper të cilët pershkue âsht fati yt i mjeruem! Fortë të bukur të fali Perendia, por - ofshe un i mjeri! - se më shumë pa mshirë e turp shemtuem të ká nieri. Zbathë, zdeshë e lakuriquem, me bukë e shujtë dhe turp nga gjithkuej, sa me t'ardhe mârre me u quejt me emen tand, dikur aq i lumnueshem, nuk e di a kalue ká ndo'i faqe nieri, Jeshë anë gjak të ndo'i hasmit të mënîshem se në gjak të bivet tu, mizorisht çá e vrá ndermjet vedit. Neper ty, po, shunglluen ajri ato pyllnaje heshtash të gjakbasvet Gal, kah idht e shporojshin parzmet e bijve tu: Për ty, po, u ndenit fardh ato shpata e shkallme të skrytefortë, të cilat i pa dhimë pritshin krênat e bijve të tu; Mbi ty, randoi pesha e pushtetit rromake që ty të ndrydhi fron e liri, e neper ty u pershkue, mbasandej edhè ajo dhunën e permaligjen e Azis, që të dërmoi gjallërit e jetës dhe si frymë nuk do të la mua me marrun, dhe ti U bane gazi eplla e dheut pa u gjetë kush kurr, që me pajtimin varrët, që me të ankue hallin tand e kobshëm ... "(...)

"Hajde, Avni, pra, tani me u per pergjithmone. E sa per pune te Shqipnis mos ndalojne: Un, qe ti din se nuk gnujej, po ta jap fjalën ktu mbi grykë të vorrit tand se idealali yt kombtar do të triumfojë E shqipnija ka me perparue e lira dhe lulzueme; pse ne nji nder deka ka me herr, ka me korr, ka me shkamese ket frrotë idiotash, egoistash, fanatikët dhe farisejsh, neper kthetrat e cilvet sod fati i atdheut eshte tu pershku; Në një tjetër anë Perendia e amshueshme ka me shndritë mendjen e ka me dikue ka aq forte fort në zemër të moshës së re, që kjo, me punë, me ndigjesë ndaj ligjët dhe me nji atdhedashtnî vërtet, ta mbajë Shqipnîn, ta bâjë me perparue e Më lulëzue krahas me kombet e tjera të qytetërimit. Ka me pasë Shqipm! Do ta behet shqipnija! "

2
Trimëria, guximi, heroizmi, përbëjnë një eto të veçantë kombëtare, virtyt dhe dije, një mendje e veçantë etnike edukimi, si një nga mënyrat më të sigurta për të realizuar dhe për të transferuar mesazhe në kolektivin e ndërgjegjes; E cila e ka harruar popullsinë popullore në kujtesën e kombit, nëpër këngë dhe forma të tjera të krijimtarisë. Nuk ishte thënë më kot se, në Antikën greke logos-i dhe ethos-i, dija dhe virtyti, ishin e njëjta gjë; Ishin dy faqet e së njëjtës medalje. Ndërkaq, ti madhështia e etist shqiptar, ai shquan idealizmin proverbial shqiptar, një tdhetarizmin, atdhedashurinë:"Nder sa per bijt tuej - yndyre zeza moj Shqipni - po ishte faj me te dashtun ty, qe aq bukur te fali Perendija.Jo, po, Zoja e ndritshme e Zotni shqiptarit vllazen, dashtnija ndaj Atdheut ktu ne Shqipni ishte nje faj, nje fjale, nje krimin, nje delikt, nje xhinajet - dhe xhinajet forte, dhe ky varr i mjeruar, Ktu po e kemi para sysh, na dishmon né si ndeshkohet faj ii Atdhedashnis. Atdhedashnija, po, kjè njajo, që ia ka bërë këtë djalit të mjerë të martirizuem - i dalë, i ngriti, zani, se ky po donte Shqipnm, dhe më së shumti e donte me gjithë zemër dhe me gjithë fuqinë e shpirtit Të vet se për Shqipni nuk gjaja, pse ka kurr s'i ka pasë lakmue, por s'i dhimbej jeta, të cilës s'i lakmonte për tjetër, përveç për mua i sherbye Shqipnis dhe me iu ba flî Atdheut. E pse kjo Atdhedashni, e gjallë dhe e zjarrtë, si një gur i zjarrtë dhe një diell i ndezur, aq fort sa zjarri në balt, në fty, e me u kallë nder sy, sa për rreth tij, si hyj ma të vogjel Për qarkun e një dielli të shkëlqyeshëm, nisën të mblidheshin në mes të moshës shqiptare - shpresë e bardhë e Atdheut, e vuna besë - nji besë shqiptare se do të jetote, do të punote, do të diste për jetë dhe lulzim t'Atdheut. Unë vu ndokush shêj ksaj pune edhë në ditën e diellit, ditën për diell, s'dij se për çfarë vorrit mallkuem të Tiranës, po del nji kukuth, grykë e tmerrshem, i cili me armë të s'di se kuj, e Vret ee len shakull mbi dhè ".

3
Aty në atë varrim ishte atdheu. Ishte e vërteta. Ishte shpirti i ri demokratik shqiptar. Nëse pushka e tij në Paris uli përtokë qëllimet e planetit të madhe të fuqive të mëdha dhe të shteteve të afërta, rënia e tij tani ngriste në këmbë një komb. Dhe Fishta mbështeti edhe një Kult Oratorik të fuqishëm, të vërteta që po shpalosej aty:"Oh, po, nuk do ta kisha dashtë ky djalë Shqipnin, sonte nuk do të kisha shndërruar burrat e dheut nga shkëmbi i Pejës dhe dër në kulm të Kepit të Stiloz, për mua shumë më tepër mbi varrë e tij të pashërueshme; Carani i votrës së vet do të kisha kja varre - këto të pashërueshme - të kombit shqiptar, që me të mdhej hapa po avitet kah prendimi i vet "(...)"Avniu s'mbaron jo! Njajo flakë atdhedashtnije, e cila, si zjarmi kullon arin, mbrrîjti me e shlye njollen e fajnîs n'ate vepër që m'ohë parë, në sy të gjyqtarit frangdo të dukte delikt i randë, Ajo po, për ta ruejtë emnin e tij të padekëm nder sa breznî, që rend pas rendi do të vinë me gzue Shqipni e lira, dhe kjo panagjyrë e madhërishme dishmon kjartas se un jam tue folë të vërteta. E njimend: o po kúr , Pra, ditën e dekës së Gjergj Skënderbeut u pa nji verçallë ma i madhnueshëm, një funeral ma i lulzueshem se ky i Avni Rustemit, -e e cila pa nderlikim besimit, fisit një bajrakut, muer pjesë Shqipnia mbare? "

4
Me Fishtën e Nolin gojëtaria shqiptare po hynte fuqishëm në zhanrin e oratorisë epideiktike. Arti i këtij Fjalimi, sa është lakrimonogjen. Vajtimtar, aq krenar, sa është shungullues, aq edhe ngushëllues, sa është shqiptuar me intelekt, aq thjeshtë, komunkizues.Mbi të gjitha, ai është Art i Truth, i Bindjes: të flasësh bukur, bindshëm e hijshme ta Përcjellësh Porosinë e Madhe të Kohës.

(7 maj 2017)


FJALA E PATËR GJERGJ FISHTËS NË DEKË T'AVNI RUSTEMIT

E zeza mori Shqipni, se shum e pa e randë ké psue rrymes s'asaj vistre e gjatë kavaljetesh, neper të cilët pershkue âsht fati yt i mjeruem! Fortë të bukur të fali Perendia, por - ofshe un i mjeri! - se më shumë pa mshirë e turp shemtuem të ká nieri. Zbathë, zdeshë e lakuriquem, me bukë e shujtë dhe turp nga gjithkuej, sa me t'ardhe mârre me u quejt me emen tand, dikur aq i lumnueshem, nuk e di a kalue ká ndo'i faqe nieri, Jeshë anë gjak të ndo'i hasmit të mënîshem se në gjak të bivet tu, mizorisht çá e vrá ndermjet vedit. Neper ty, po, shunglluen ajri ato pyllnaje heshtash të gjakbasvet Gal, kah idht e shporojshin parzmet e bijve tu: Për ty, po, u ndenit fardh ato shpata e shkallme të skrytefortë, të cilat i pa dhimë pritshin krênat e bijve të tu; Mbi ty, randoi pesha e pushtetit rromake që ty të ndrydhi fron e liri, e neper ty u pershkue, mbasandej edhè ajo dhunën e permaligjen e Azis, që të dërmoi gjallërit e jetës dhe si frymë nuk do të la mua me marrun, dhe ti U bane gazi eplla e dheut pa u gjetë kush kurr, që me pajtimin varrët, që me të ankue hallin tand të kobëm. E vërteta që më ndoshta kombe e fise e vende, dhe të tjera mote dhe mndorje të »historis s'tyne, kan muejt kshtu me psue si psue ké ti, e mjera mia Shqipni; Po fis si komb, si vend nuk ka kund n'Europë, që, si ty, zemra gjak të dy pikue! Mos më bijtë e atyne kombeve, fiseve, vendeve, dhe më shumë se kur e kam kthyer në një kambë e hueja, kanë mûejtë me dashtë vetveten, kanë mûejtë me urue per té. Nder sa per bijt tuej - yndyre zeza moj Shqipni - po ishte faj me te dashtun ty, qe aq bukur te fali Perendija.

Jo, po, Zoja e ndritshme e Zotni shqiptarit vllazen, dashtnija ndaj Atdheut ktu ne Shqipni ishte nje faj, nje fjale, nje krimin, nje delikt, nje xhinajet - dhe xhinajet forte, dhe ky varr i mjeruar, Ktu po e kemi para sysh, na dishmon né si ndeshkohet faj ii Atdhedashnis. Atdhedashnija, po, kjè njajo, që ia ka bërë këtë djalit të mjerë të martirizuem - i dalë, i ngriti, zani, se ky po donte Shqipnm, dhe më së shumti e donte me gjithë zemër dhe me gjithë fuqinë e shpirtit Të vet se për Shqipni nuk gjaja, pse ka kurr s'i ka pasë lakmue, por s'i dhimbej jeta, të cilës s'i lakmonte për tjetër, përveç për mua i sherbye Shqipnis dhe me iu ba flî Atdheut. E pse kjo Atdhedashni, e gjallë dhe e zjarrtë, si një gur i zjarrtë dhe një diell i ndezur, aq fort sa zjarri në balt, në fty, e me u kallë nder sy, sa për rreth tij, si hyj ma të vogjel Për qarkun e një dielli të shkëlqyeshëm, nisën të mblidheshin në mes të moshës shqiptare - shpresë e bardhë e Atdheut, e vuna besë - nji besë shqiptare se do të jetote, do të punote, do të diste për jetë dhe lulzim t'Atdheut. Unë vu ndokush shêj ksaj pune edhë në ditën e diellit, ditën për diell, s'dij se për çfarë vorrit mallkuem të Tiranës, po del nji kukuth, grykë e tmerrshem, i cili me armë të s'di se kuj, e Vret ee len shakull mbi dhè.

Edhè kshtu sod, që lulet janë tuaj shpërthim mbi dhé, kjo në ma të miren lule të djemnîs vet, lule po hin mua u kalbë nen dhé. PSE? Pse pat dashtë Shqipninë! Kërcuna mori nana e vet, që këta petriti të Lubohovës, dhanë i paska nji zemër bujare, fisnike; Pse po zemra satrapit të tiranit ajo t'a kishte dhanun, pederast s'do ta kishte martue me tokën e zezë, por me ndo'i, zojë vashe shqiptare ... I ziu më pedagog i tij, që brenda mbrëmjes së shkollës dikue I paska të gjithë të ndomë ndjesie ndaj virtytit, burrnis, beses, njerzis, pse po ta kishte msue atje se me kalem e letër mund të shkel njerëzit dhe mund të pihet gjakun e tyne, sod vorfnue s'do ta kishte Libohovën nji qytetas i Ndershëm, Vlonën me nji birë në shpirt, Kosovën me nji mik, gjithë djemninë shqiptare me vetin e saj aq të dashtun e të drashtun!

Flaka, po, perpiftë njato kangë e letra, të cilat, të skuqura në këtë hapësirë ​​të kësaj gjuhe hyjnore tonen, e ndezkan zhari zemren e tij ndaj Atdheut, edhè kshtu para kohe e çuekan në vorr. Oh! Po, nuk do ta kisha dashtë ky djalë Shqipnin, nuk do të kisha shndërruar burrat e dheut nga shkëmbi i Pejës dhe dër në kulm të Kepit të Stiloz, për mua shumë më tepër mbi varrë e tij të pasherto; Por kush do të votojë për vetën e vet do të kishte kja varre - këto të pashërueshme - të kombit shqiptar, që me të mdhej hapa po avitet kah prendimi i vet. Jo po; Ky djalë po të kishte vu dorë nga vullneti i shtetit të Shtetit, po të kisha rrëmbye tokën e hueja, po të kisha shnjerzue gjinden e huej e për qëllime të politikës së keqe të kisha djegë ndo'i malsî e rrenue ndo'i fshat, na Pëllumbi i kulluar, unë do të jem me mua, do të jem me gjak, do të jem shtrirë mbi rrëketë, do të jem më i mëshirshëm, më rrënoje, më rri në hundë, Vesh më vesh me simahorë të ndo'i klikës së mshehtë, të ndytë, të afërmit tuaj dhe emnavet e njatyne patriotëve që bëjnë t 'u bajshin flî ambicjonit të poshterm të tyne. Por Avni Rustemi kjè burrë, kjè trim, kjè besnik, kjè zemër bujar e Shqipni e desht me gjith fuqinë e shpirtit vet, prandej 'u la në gjak, prandej diq, shkoj, mbaroj.

Mbaroj thashë? ... Më paska pasë rrshitë goja pahiri, pse Avni Rustemi s ka mbarue. Edhè aj jeton nder se edhè ka për të jetuar dèri sa në ndo'i skaj sado vogel të Shqipnis ku të ndihet tue kumbue e ambla gjuha jonë shqiptare. Burri i mirë s'des kurr. Fjalë hyjneshë e historis, kjo, në një fletë të historis shqiptare emnin e tij ka për të shkruaj me shkrola arit, hkrola të pa shlyeshme. Ka me dalë ndo'i poet i kombit, i cili ka ngrënë emën ka për të kënduar mbi lirinë e saj vetjake; E ate emen atëherë mësuesit nder shkolla kanë për të përmendur nxansavet të censhëm: kapun në valle djemtë dhe vashat shqiptare neper brohori kanë për ta kndue në emën; Ka per ta kndue barijt e blegtorët neper hije e mrrize te paqes ne fushavet dhe te malevet tona, dhe mali dhe fusha e bregu e zalli kan me jehue nga kjo emë e kshtû emni i Avni Rustemit, si ideali i tij, ka me mbetë të Padekëm në Shqipni. Për shembull, pra, tradhëtarët që kanë qenë të tij, për të pastë mendue, me nji plumb pushke të pagueme Avrnu do të mbarojë. Avniu s'mbaron jo! Njajo flakë atdhedashtnije, e cila, si zjarmi kullon arin, mbrrîjti me shlye njollen e fajnîs n'ate vepër që m'ö parë, në sy të gjyqtarit frangdo do të dukte delikt i randë, ajo po, ká per ta ruejtë Emnin e tij të padekëm nder sa breznî, që rend pas rendit do të vinë me gzue Shqipni e lirë, dhe kjo panagjyrë e madhërishme dishmon kjartas se un jam tue folë të vërteta. E njimend: o po kúr, pra, ditën e dekës së Gjergj Skanderbegut u pa verxhall ma ma madhnueshëm, një funeral ma i lulzueshem se ky i Avni Rustemit, -e e cila pa nderlikim besimit, fisit a bajrakut, pjesa Shqipma ?

Ktú ké shkëlqesa e Këshillit të Naltës edhè dhespoten fort ndershem; - aballarë, hoxhallarë, priften, freten e misa Kuvendi Kushtetues; Bajraktarë e beglerë, qytetarët e fshatarëve, pasanikët dhe vorrenë, pleq e rij, burra e gra, djelm e varza që kanë ardhur këtu në Vlonë për të lëshuar loden e vet mbi 'vorr të tij. Kta, po, rrëfejnë se emni i Avni Rustemit dhe ideali i tij do të jetojë i pademshëm në Shqipni të lirë.

Stolis, pra, me rreze e nji emni i padekshme dhe pajis me perdhimtime t'ambla e mbare kombit shqiptar, mos u tut, Avni, tue u djerrë në vetmi të vorrit të errës, e kshtu me u dá prej nesh për gjithmone. E vështirë, ndoshta, të vjen puna, që me u shkepë nga gjivet të prindvet tuej, por, qe, Shqipnija ka hapur vet gji dhe të lypë per vedi. Nuk ké çka ndalon, do të hish në gjî e saj; Pse ti, sod e mbrapa, nuk jé i kurrkujt tjeter veç se i Shqipnîs. Edhè Shqipnija në gji të vet ka më shumë se strukë kocat tuej, që të mos lëndoj furia e thellimit dhe ndo'i fuqì tjetër kundërshtues, dhe ti në atë gjî ké me pushue si dikur, foshnje, pushove në gjîtë nanës sate zemër rrënueme : Jo, po, edhè Shqipnija eshte nana, e si nana ka me ta mbajtur kujdesin, per te mos shqetesuar kush gjumi i dekades ne gjithe.

O ju mashkulli i Shqipnis, lamtumirë po ju thotë Avni Rustemi, e nji amanet është shteti juaj: se e sodë mbrapa t 'i rritni djelmë sokola, si dikur motit, me besë e me burrnî.

O ju fusha për Shqipnis, lamtumirë po ju thotë Avni Rustemi e nji amanet ka qene ju: qe mos te jeni dorshtret per kombet shqiptare, por te jepni bukë dhe shujtë dhe mos të gjuaj shqipn me shkop e me strajcë me lypë Bu dyerve të kombevet të hueja. Ju falet nderës dhe për lulet e bukura që keni dergue për ditën e tij të vorrimit.

O ju njerzë të Shtetit Shqiptar dhe Misa të Kushtetutës së Kuvendit, lamtumirë po po thotë Avni Rustemi dhe nji amanet që ju ka thënë: po po që të jeni nder ju, me nder dikasteret e shtetit ose në log të Kushtetutës së Kuvendit 'Ka para sysh veç se puna e tagjîs, ta mbushë strajcën pikë dhe për maje me gjakun e shtetit dhe të shmanget në punë të vet, dhe mos të rrijë ma me luejt harushë mbî shpinë të një populli të ngratë, që si frymë nuk po Mund të marr nga lotët e gjakut.

O e bardhë shpresë e kombit - djelmëni shqiptar, lamtumirë po të thotë Avni Rustemi e amanet është që të lani:

Armët e vrima nuk më dhanë
Shoq me shoq kurr nuk me u xán
Mos me u xanë si mos me u ngaë
Kurr ujët turbull nuk me i raë
Fjalët për pajë kurr mos me i ndalë
Zemra e saj është më e madhe.

O zemërplasun e tij të parët, Avniu juej, qe, po ndahet përjetë prej jush, dhe po ju lypë halallin, për çka me fjalë a punë ka muejtë me ju pezmatue zemrën. Edhè ky ka kjenë çilimi, ka kjenë i ri, dhe prandej ka gabime me ngjyra. E ty babë e mjerë, amanet do të thotë që, kur të blej motra me kja - qyqja motër për kaq Vla! - ta pajtojsh me fjalë t'ambla e buta dhe mos ta lash, qyqen e natës, me i plasë zêmra nga dhimbjes për Avniun e vet.

Lirë të gjithë ju po ju thotë të gjithë ju, që keni faqen e bardhë e ardhm m'e pasjellë deri në vendin e tij të pushimit të tij të mbramë. E ju, Zoja: E ndritshme po ju truhet për çka keni zemër, që të shmangni mamen nga vorrit dhe mos të shofve gazep me sy.

Hajde, Avni, pra, tani me u da pergjithmonë. E sa për punë për Shqipnis mos ban merak: Un, që ti din se nuk gënjej, po ta jap fjalën ktu mbi grykë e vorrit tand se ideali yt kombtar do të triumfojë dhe Shqipnija ka me perparue lir e lulzueme; Pse në nji anë deka ka me herr, ka me korrë, ka me shkat e ket frrotë idiotash, egoistash, fanatikësh dhe farisejsh, në kthetrat e të cilëve sod fati i atdheut është në pershku; Në një tjetër anë Perendia e amshueshme ka me shndritë mendjen e ka me dikue ka aq forte fort në zemër të moshës së re, që kjo, me punë, me ndigjesë ndaj ligjët dhe me nji atdhedashtnî të vërtetë, ta mbajë Shqipnîn, ta bâjë me perparue e Me lulëzue krahas me kombe te tjera te qytetjareve. Ka me pasë Shqipni! Do ta behet Shqipnija!

(Rev. "Afrimi", vjeti II, maj 1924.Vlorë)

Shkrimi u mor nga Gjergj Fishta: "PROZA" vëllimi i dytë 1923-1940, Botime Françeskane, Shkodër, 2006, f.135-139.

Freitag, 28. April 2017

Urtësia popullore, orgjinale, në veprat e Zeqir Lushajt

Shkruan: Adil Fetahu
Veprat e Zeqir Lushajt nuk janë për një lexim, e pastaj t’i mbulojë pluhuri në raft. Ato asnjëherë nuk marrin pluhur, pasi merrën në dorë dhe kalojnë dorëpasdore, lexohen e rilexohen me ëndje, qoftë proza a poezia. Dhe sa herë i lexon, vërenë thellësinë e mendimit, fuqinë e mesazhit dhe frymëzimit për të mirën e të mbarën, për njerëzit, për vendlindjen, për atdheun, për natyrën, për dashurinë ndaj vlerave, përkushtimin ndaj punës, arsimit, kulturës, diturisë, edukatës, tolerancës, taditës, njerëzisë, bujarisë. Veprat e tij janë plot realizëm, plot dashuri, plot proverba, urti popullore të cilat i formulon dhe përdorë me vend, në kontekste të ndryshme.


Libra të botuara nga Zeqir Lushaj
Sipas Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe (1980), proverbi është fjali e shkurtër, që shpreh një mendim të plotë, të figurshëm e të mprehtë, që përgjithëson përvojën e shumë brezave dhe përmbanë një mësim të urtësisë popullore për jetën dhe dukuritë e saj (fq.1559). Letërsia jonë popullore është përplot urtësi: me vlerë shkencore e kulturore, kundër injorancës e mediokritetit, të cilave duhet gjetur vendin adekuat, qoftë në shkrime, në bisedë a kuvend. Zeqir Lushaj, përveçse urtinë popullore e ka mësuar heret në odën e kullës së tij në Gri, nga babai Sadik Selmani, miqtë dhe mysafirët e tij të shumtë, e pastaj e ka provua dhe zbatua në jetë, dhe e ka futë në shkrimet e veprat e tij letrare. Për këtë Vështrim, kam nxjerrë fjalët e urta nga nëntë vepra të Zeqir Lushajt, nga poezia dhe proza. Tri tjera nuk i kisha në dispozicion, sepse m’i kanë marrë të tjerët për t’i lexuar, bile librin “Si n’kurbet, bre vëlla” ua kam dhënë djemëve të mi në kurbet (që punojnë e jetojnë në Londër), me porosi që t’i lexojnë dhe t’ua japin edhe shokëve-gurbetçarë për t’i lexuar, e për të nxjerrë mësim prej tyre. Autori ka përdorë fjalët e urta edhe në librat e poezië edhe të prozës, prandaj mund të ketë përsëritje, sikurse ka përsëritje të qëllimshme edhe të poezive dhe të figurave stilistike, prej një vepre në tjetrën. Për t’ua përshtatur rimës së vargjeve, autori ndokund ka mund të ndryshojë renditjen e fjalëve, por duke ruajtur përmbajtjen dhe mesazhin. Në këtë Vështrim kam përfshi fjalët e urta të nëntë veprave të Zeqir Lushajt (brënda kllapave është faqja e librit). Nuk i radhita fjalitë me kryerreshta, për shkak të hapësirës së botimit.


1. Lisi i shkruar (vjersha): 

*Kur vdes ama, bletët hupin (15); * Që të rritet lavdia, duhen vepra (23); * Gjumi është vdekje e përditshme, vdekja është gjumë i përjetshëm (25); * Çka s’të pëlqen të ta bëjë dikush, mos i bënë dikujt (32); * Kemi qëlluar ndërnyje mes Perëndimit e Lindjes, tërhiqen dy skajet e mesi vuan prej dhimbjes (41); * Ne dijmë gjithçka, veçse jo – kush jemi, ec e gjeje se për ku po vemi? (42); * Fati është mbreti i botës (45); * Po i pranove lekët, vare pushkën në gozhdë (46); * Ç’ka s’ta merr mendja, nuk është as në çitapë (56); * Cila është e vërteta, ëndërra apo jeta? (59); * Shokët e fëmijërisë, mos i largo (86); * Lisat rritën me gjatësi të ndryshme, por të gjithë rrënjët i kanë në tokë (86); * Nuk përzihet floriri me baltën e vorbave (99); * Armët në gozhdë, fjala në vend të vet (103); * I vogël, për karshillak ndaj madhështisë (114); * Gegë e Toskë janë vëllezër binjakë, të një barku, me babe e nënë (122); * Kush e përbuzë Atdheun, qoftë i përbuzur nga Perëndia (126); * Pas një jete të çfarëdollojshme, vdekja është (veçse) një ëmbëlsi (133); * Ma gjeni (vetëm) një njeri që u ankua – pasi vdiq (134); * Ushtari gjithmonë meriton respekt, edhe pak – mëshirë (140).


2. Dyqani i mendjes (shkrime publicistike):

*Gjithçka që sot është e vërtetë, nesër mund të jetë e dyshimtë (5); * Jeni të lutur t’i lexoni këto shkrime me frymën e kohës, kur janë shkruar ato (6); * Gazetat, librat, sallat e leximit dhe bibliotekat, - urtia popullore, me kohë, i ka quajtur “Dyqani i mendjes” (6); * Mjer ai që nuk e sheh dhe nuk e njeh vehten e tij (7); 8 Politika është bërë më keq se tifozllëku i sëmurë në sport, e për disa (është bërë) edhe pazar i turpshëm (8); * Roja (nga e keqja) nuk është frikë, është mençuri (12); * Ai që ndërroi parti, s’e ka për gjë të ndërrojë edhe emrin (15); * Nuk ngelë Berati pa dhallë, pse ngordhi një dhi në Velabisht (15); * Nga e thëna në të bërë, në mes është një det i tërë (16); * Europa na prêt, nuk ka për të luajtë vendi (17); * Po bien kokrra-kokrra, si fiq i qullavtë (19); * Shqipëria e vogël, gjithmonë pre dhe lakmi e të mëdhenjëve (21); * Nga 10 shëndete në dasma, 7 a 8 i kishte (shëndete) për partinë (24); * Këta (që ndërrojnë patitë) më gjasojnë në zogjtë e qyqes, të cilët nuk e dijnë se kush i ka pjellë, as të kujt janë (24); * Ndonëse vet jam ateist, gjithmonë i kam respektuar besimtarët, se ata kanë diçka fisnike, janë besnik të një ideje (27); * Kur lufton vëllai me vëllanë, nuk ka të fituar, por vetëm të humbur (31); * Atij që martohet dhe atij që armatoset, ruaju një vit (43); * Kur e vret veten, nuk ke prej kujt ta lypësh hakun (63); * Ruajut të keqes, mos të bëhet ves (64); *Nëse amatorizmi është deridiku i mire në sport, kulturë etj, në politikë është tepër i dëmshëm (64); * Edhe (kur) kokën do të na e mbulojnë thinjat, ndër mend do ta kemi një emër të nderuar – mësues (70); * Jeta e mësuesit është shkrirë te puna dhe jeta e të tjerëve (70); * Edhe dashit i merret fytyra, po t’ia heqësh kumbonën atij, e t’ia vesh një deleje (77); * Ai që kërkon më shumë se sa i takon, do ta merrë faqën e zezë (80); * Nuk vdes njeriu, emri dhe vepra e të cilit janë të pranishme në çdo vatër, në mendjen, në zemrën dhe në kulturën e një kombi (86); * Më shumë i peshon koka, se krejt trupi (132).


3. Pengjet (vjershërime):

* Më mirë pak e - jotja, se shumë - e botës (15); * Kurvat (emër përbuzës) gjithë bota i shanë, gjithë bota i përqafon, çfarë hipokrizie (20); * Po ta di kur vdes, i bëj vorrin vetes (33); * Edhe i vdekuri don me zgjedhë vend (34); * Fukarallëku … na i dha rrugët (41); * Gjithkush vdes një ditë, si shenjti si i pafeu, por një që nuk vdes është – Atdheu (43); * Prishet kollaj, e ndreqet zor (62); * Po Filani ku na hupi, qatje në qyshk si llullë magjupi (65); * Në sofrën shqiptare, një lugë e një gotë më shumë (66); * Bane Zot andërr (82); * Qeni që rri shumë lidhur, kur lëshohet mund ta hajë edhe të zotin e tij (83); * Sa për fatin e këtij vendi, shtriju qëtash sa gjanë e gjat dhe jep shpirt (85); * Hupi si shurra e pulës (89); * Emrit Bos, duhet shtuar një bashkëtingllore – “h” (91); * Pensioni – paradhënie e vdekjes (99); * Këtë punë e din edhe lopa (122); * Kur kapitalistët shkembëjnë vetëm para me para, gjërat përfundojnë keq (124); * Të fundit u shkëputëm nga Turqia, nga komunizmi dolëm në fund; të fundit do të hyjmë në Europë, të fundit kudo, e kudo në fund! (126); * Vajza dhe liria janë peng e gjithkujt (132).


4. Zbehje e heroizmit (shkrime publicistike):

* Heroizmi na ka frymëzua, na ka nxitur për vepra të mëdha në dobi të Atdheut e të Kombit, në të gjitha kohët (fq.13); * Shkrimet nuk i ndryshoj dot, as tani mbas dekada vjetësh (15, dhe 67); *Unë jam betuar, me gojë e me shkrim, me dorën në zemër, para Flamurit Amerikan, në ditën e dyshtetësisë sime, se do t’i respektoj të drejtat e njeriut, lirinë e mendimit e të shprehjes, lirinë e fjalës (16); * Shumë i këputi pushka në lulën e rinisë, por më shumë lindën dhe përkundën në djepa nënat shqiptare, prandaj, do të vinte patjetër dita e lirisë (21); * Në mes trimave, veç trimëri e burrëri do të mësosh (33); * I vogël nga trupi, por i madh nga zemra, trimëria dhe ideali (33); * E dvetin nënën: ku e ke djalin? – Ka lënë shkollën e ka marrë malin (44); * Kënga është gjuha e shpirtit (61); * E kam një amanet nga Lekë Dukagjini: Mos folni keq për kohët, se bani më shumë dëm (67); * Burrat takohën në këmbë, por flasin ulur (69); * Burrat e nderojnë njëri-tjetrin, e të gjithë sëbashku e nderojnë kombin, o- o- o politikanët tanë partiakë. Fëmijët shpesh edhe shahën e grindën, burrat afrohen, ulen, flasin e merren vesh (71); * Le të bëhen jo 20, por 200 parti, e Shqipëria do të mbetet Një. Do të dëshiroja thirrje e mesazhe vetëm për bashkim (75, dhe 107); * Pushka në kallbllak, më shumë vret njerëz pa hak, prandaj çoja grykën pak (75); * Lëvizja është jetë, të ndenjurit kot është vdekje (86); * Shih e shkruaj (98); * Asgjë nuk duhet të na ndajë, gjithçka duhet vetëm të na bashkojë më fort (75, dhe 107); * Kur rri me njerëz të mirë, të thjeshtë e të dashur, pak rëndësi ka sa vajti ora (123); * Me burra si Shaban Hyseni i Margegajve, nata e dimrit të duket e shkurtër (125); * Amanet, mos e hup vorrin, se po e hupe vorrin, edhe në jetën e pasosur do të mbetesh “emigrant” (136, 147, 150, 151); * Besimi edukon, frenon nga të këqijat dhe mobilizon për të mirë (143); * Djemtë janë për luftë, e burrat janë për kuvend (153); * Burrat kanë shkua në luftë, këtu veç gratë kanë mbetë (157); * A na keni thënë se nuk po luftojmë për kolltuqe e grada, po për çlirimin e vendit? (186); * Hyra në histori, duke u fotografua me njeriun më të fuqishëm të botës, me vet Presidentin (e ShBA-ve, 199).


5. Duhama e Valbonës (vjersha):

* Varret kallxojnë ku i kemi të parët; kur mbyllet shtëpia, kanë vdekur varret (36); * Më mirë të jeshë i vogël aty ku ke le, se edhe kolos por njeri pa Atdhe (40); * Duhej të vdiste motra, që të lindëte legjenda (Rozafa, 63); * Paska shumë mënyra për të jetue, edhe tuj ba qejf, edhe tuj luftue (79); * Pesëqind fjalë, për një pare (106); * Vendi i huaj, të ha (106); * Katolikët i fiki festa, myslianët i fiki bjeshka (154); * Dora thatë, s’ ka uratë (174).


6. Fjala mbi tel (tekste këngësh popullore):

* Veç bashkimi është forca e Kombit (7); * Mbi Ballkan vuajtjet do t’sosin, veç kur popujt t’vetëvendosin (8).


7. Piedestali (vjersha):

* Ndërrojmë përditë si lëkura e kameleonit, servileë ndaj të huajit, e gjelkokolsh ndaj tonit (8); * Kthe kokën prapa e shih gjurmët tua pas, po përbuze rrugën tënde, bota shkrihet në gaz (11); * As Drinin nuk e lam të lirë, tre herë u prangos në pranga, tuj i thanë: rri se je mirë! (20); * Po fjete në mulli, mbushesh paskaj e hi (26-27); * Ne që dalim në pension pa zënë punë me dorë, dijmë të duartrokasim e prodhojmë diktatorë (37); * Gjuha kocka s’ka, por kocka thyen (41); * Fjalën e rëndë nuk ka vagë që e peshon (42); * Kur nuk i beso pushkës, mos i del kujt në pritë (53); * Shih me sy, e plas me zemër (63); * Kush prishë punë nga dashuria, i ardhtë hakut Perëndia (87); * Mos folni keq për kohët, se bani ma shumë dam (98); * Po ndahemi, për t’u takuar prapë (106); * Sa pak lisa po le në këmbë ekologjia jonë politike (133); * Fjala nuk vdes kurrë (153); * Shpirti i autorit është brënda librave të tij (165); Oda pa oxhak, gruaja pa pshtjellak (168); * Kutia e duhanit, qitet edhe e thatë! (171); * Po s’i shtërngove rrathët e shekës, prishet hesapi (179); * Emri i mirë duhet n’këtë botë, njeriut nuk i hahet mishi (as i pihet çorba) (192); * Mikpritja e mirë, (edhe) shëllirën e bënë mjaltë (196).


8. Rrokada (politike):

* Fjala mos t’më shkruhet kabahat (7); * Qeni që i ha robtë e shpisë, do vrarë (16); * Politikanët shqiptarë e krijojnë krizën për pesë minuta, e nuk e zgjidhin as për pesë vjet (22); * Vjedhja e plaçkitja dhe korrupsioni shtetëror, duket se janë në garë: kush më shumë, e kush më parë (23); * Kur s’din me zhdredhë, mos e dredh (27); * Kujdes gishtin, se mos e ha n’dhambë! (31); * Hamë bukë me marre, jo me krypë (43); * T’i lëshojmë rrugë Rinisë (50); * Betohen për ne, zhvatin për vete (64); * I poshtruar, me imunitet (66); * E përqafojmë Perëndimin, me kokën kthyer pas – kah Lindja (72); * Kur para kuajve atllarë ka dalë magari, ai karavan duhet fillue prej së pari (78); * Kush është kanë, ka me kanë (84); *Gjaja ma mirë kullosin pa çoban, veçse përditë ujku i han (90); * Libri i jetës, zor lexohet (93); * Kah po i kullotni? (99); * Kanuni është prodhim i vendit (101); * Me luejtë derën në thinxa, nuk duhet shumë punë (103); * Në monizëm të demaskonin para popullit, në demokraci të demaskojnë para ekranit (109); * Kau i djathtë, s’bëhet i majtë (112); * Mbiemri “i mirë”, dhe folja “me sundue”, shqiptarisht – zor me u pajtue (133); *Uthulla e fortë, enën e vet e tharton (134); * Kur merr rrugën e mërgimit, t’u ka vra ora (138); * Zullumi këputet nga trashja (145); * Qeni i shtëpisë së madhe, nuk gjuhet (kollaj) me gurë (148); *Çika e burrit të fortë (zëngjinit), e rrehë djalin e fukarasë (148); * Potera politike (dhe politikanët), gjithë ditën veç tallen me ne (154); * Ia kam lanë Zotit me marrë hak (157); * Me gruan që jeni nda, burrnia e lypë, as mos me e lëvdue, as mos me sha (162); * Pluralizmi si lumenjtë, bajnë bërllogje turlifare dimër e verë, majtas e djathtas kujt ia lënë në derë (164); * Unë jam prapë Unë për miqë e shokë, me të dy këmbët mbi tokë (166); * Edhe për një fjalë të papeshuar mirë, gjumi i natës nuk të merr (168); * Veç bleta e di si bëhet mjalti (172); * Si guri mbi vorbë, si vorba mbi gur (173); * Dhëmbi i ujkut, n’ bythë t’thiut (174); * Po vazhdove kështu, do të hash bukë pa pare (179); * Sado tar rrahësh një thumb, (ai) veç një maje qet (185); * E keqja e Shqipërisë, vet shqiptarët (192).


9. Sportit i mbeta borxh (Shkrime publicistike):

* Në Malësi do të gjeni bukë të bardhë, zemër të bardhë dhe borë të bardhë (14); * Shkolla kurrë nuk plaket (35); * Mendja e shëndoshë, në trup të shëndoshë (36); * (Nipat e mbesat) ua mbushin shtëpinë e zemrën plot, (dhe) ua heqin pleqërinë (51); * …edhe për me luejtë ka çelë shteti shkolla të nalta? (52); * Njerëzit e artit, kulturës, arsimit, shkencës e letësisë, mos i pyetni kurrë as për stinë as për moshë, sepse ata as nuk plaken as nuk vyshken kurrë (62); * Nuk mësohen skitë, pa hipur mbi ski e rrëshqitur mbi borë (103); * Emri i mirë, kujtohet (147).

* * *

Lexuesi i vëmendshëm i veprave të Zeqir Lushajt, mund të vërejë se shumica e fjalëve të urta të cituara më sipër, janë formulime origjinale të vet atorit të veprave, e fare pak janë aso të marruna nga thesari popullor e të përshtatura kohës dhe kontekstit ku janë përdorë. Sepse, dija e autorit i ka nxjerrë nga përvoja e tij e gjatë e punës dhe jetës në fusha të ndryshme: në politikë, gazetari, arsim, kulturë, sport, kurbet, kontakti me shumë njerëz të ditur e me përvojë. Dhe këto urti të autorit, e kanë pasuruar akoma më tepër urtinë bashkëkohore. E gjithë proza dhe poezia e Zeqir Lushajt, pasqyron në mënyrë komplekse, artistike, me shtrirje të gjërë, botën shqiptare, edhe të periudhës së monizmit, edhe të pluralizmit, po edhe atje përtej Atlantikut ku qëndroi një kohë relativisht të gjatë në kurbet. Krijimtaria e Lushajt ka një individualitet realist, në rrjedhat e kohës, dhe realizmi i jep fuqi veprës së tij. Tanimë të gjithë lexuesit e veprave të Zeqos, e vërejnë stilin e veçantë të këtij autori, qoftë përkah gjuha, qoftë për frymën e urtisë dhe filozofisë popullore. Kur lexon veprat e Lushajt, krijon një afërsi dhe ndihesh sikur je duke biseduar me autorin. Unë me këtë ndjenjë i lexoj e rilexoj veprat e Zeqir Lushajt.

Prishtinë, 28 prill 2017