Donnerstag, 14. April 2016

Anekdota dhe tregime popullore nga Adem Ademi

Adem Ademi

QU MORE MOS KAJË PËR SËNËT E HUJA

Një dite burri duke biseduar me gruan e tij, i kishte shkuar mendja kur të vdiste si do të vajtonte gruaja, andaj i lutet që të vajtoi për së gjalli .
Gruaja në fillim kishte hezituar, por duke e lutur burri ishte bindur dhe i thot ani pra shtriju në shtrat e ndëgjom së po të vajtoj dhe ja fillon:
Burr, more burr, po kush u kanë ma i zoti së ti, krahët e gjanë ni meter , trupin e gatë dy metra . Kujna po ja lenë: kalin e shalës pullali, tjerqit me 12 fije gajtana, sahatin me qystek, qehlibarin prej sermit, kutinë prej bakfoni, xhamadanin me sumlla prej ari, plisin e devës të bardh si bora, shallin prej qenarit , shokën e maruene n' vek....
Kur këthehet gruaja dhe po e shiqon burrin, çka me pa i shkonin lotët nëpër faqe, si ishte ashtu i shtrirë në shpinë i hynin në vrimatë e veshëve !
Atëherë e ndërpren vajtimin gruaja dhe i thot:
" Qu more mos kajë për senët e huja, së tybe asnja kurrë nuk i ke pasë. Po ti more burr a e din, së as njëmetër e gjysë nuk je edhe ato senët çka i përmena, as nja kurrë në trup nuk i ke qitë.


E KISH NI SOKAK SHUMË PËRPJETË

Një miku im i vjetër i ka pasur dy djemë. Njëri djal kur u martua, kishte dalur në banesë me që punonte në atë qytet dhe e kishte larg për të udhëtuar. Djali i kishte punët mirë, me që i punonte edhe gruaja,dhe kishte dëshirë që babai t'i vizitonte. E lutnin sa herë që vinin në fshat edhe babai të shkonte e t'i vizitonte. Me që ishte bukur larg dhe i shtyrë në moshë pritonte. Por, një herë i thot djalit, kur e ke pushim eja e merrem, due me ardhur e me u pa ku po jetoni e si po jetoni me nusën.
Djali e kishte marrur një javë pushim, vjen të babai e merr dhe shkojnë për në banesën e tij, të cilën e kishte pasur në katin e shtatë.
Banesa kishte ashensor, por për fat të keq, kishte qenë i prishur dhe duhej ngjitur shkallëve përpjetë deri në katin e shtatë.
Mikut i kishte pelqyar shumë, me që e kishinë pritur shumë mirë dhe me të gjitha të miratë.
Kur u këthye prap në fshat, u tregonte së sa mirë e kishte kaluar të djali, dhe u thonte:
"Tana t'miratë e zotit i kish, po e kish edhe ni sokak shumë përpjetë, ma ka pas prue shpjertin në fyt deri u ngjitësha me hi mrena.
Qashtu kur dalshim me shkue dikun, deri rasha në fund të sokakut u tutsha po marr n'thue e po rrëxohna e bahna copa- copa " !
Sokak e quante kooridorin e banesës me shkallë, kur ishte ngjitur për në banesë i thoshte: perpjetë sokakut e kur dilte prej banesës për të zbritur i thoshte: teposhtë sokakut.


SHPIJA E VET SI N'XHENET

Njëherë një familje e pasur e kishte marrur për rrogëtar një djal të ri. Rrogëtari nuk kishte pasur prindër dhe as motra e vëllezër.
Pasaniku e trajtonte si edhe antarët tjerë të familjës së tij, me të gjitha të miratë që kishte familja.
Por pas një kohe e kishte vrejtur së rrogëtari ishte merezitur, andaj e pyet : 
" Të lutem me tregon çka ke, sepes po të vrej së kohëve të fundit nuk je mirë" ?
Rrogëtari i tregon së ishte merzitur për shtëpinë e tij, i lutet që një ditë kur nuk kanë shumë punë të lejon që të shkoi për të vizituar shtëpinë e tij.
Pasaniku e lejon dhe rrogëtari niset me të shpejtë për në shtëpinë e tij.
Pasaniku bëhet kurjoz për së gjithë atë merzi, me që e dinte së nuk kishte familje dhe shtëpinë e kishtë një kasollë të shemtuar, andaj i shkon prapa pa e diktuar deri në kasollën e tij. Kur rrogëtari hyni në kasollën e tij, e hodhi në oxhak një krah me krane që i kishte mbledhur gjatë rrugës dhe para oxhakut e hodhi një krah me kashtë. Kranëve në oxhak u a dha flakën dhe vetë u shtrinë në kashtën e hedhur para oxhakut në krahnor me fytyrë nga flaka që ndizej në oxhak, i lëshoi disa pordhë dhe brohoriti " Ooohoho, ooohoho, shpija e vet si n'xhenet.
Të zotnija me tana të miratë, por këtë liri nuk e kam: me u shtri si të due dhe me ba çka të due.




MIKU ME VLERËSON NGA KOKA E JO NGA KËMBËT

Para do vitësh e dërgoja një fjalënusëje të një mik i ri, dhe para së të nisem për të miku, gruaja me solli rrobër më të mira që kisha. Po ashtu me solli edhe këpucatë me të reja të cilatë i kisha blerë bukur shtrenjët vetem pak ditë më parë e të cilat ende nuk i kisha mbathur asnjë herë. Andaj kisha frikë, së miku bukur larg dhe duke ndejur ulur në veturë, mund edhe të mi lendojnë këmbët.
Por, gruaja insistonte gjithësësi t'i mbathja këpucatë e rerja, andaj u detyrava t'i thëm :
" Oj grue, miku nese është i mençur do të me vlerëson nga koka: ç'fare kam në kokë, ç'fare bisedoi, si qendroi e jo nga këmbët, ç'fare kam të mbathur, me që të miku do të qendroj pa këpuca mbathur" !



EU KU I GJETA THASTË !

Një fshatar i Krasaliq ia kishte dhënë një fqiu do thasë me que drithin në mulli për të blue. Pas një kohe kishte harruar kujt ia kishte dhënë. Mendonte e mendonte por nuk ju kujtonte !
Kishte qenë muaji i ramazanit, e kishte pasur hoxhën dhe disa mysafirë atë natë për yftar. Kur bëjnë yftare, qohen për të falur namazin e akshamit të gjithë së bashku. Duke u falur, i kujtohet së kujt ia kishte dhënë thastë dhe ashtu i lidhur në namaz, kishte folur me të madhe " Eu ku i gjeta thastë pasha Zotin " dhe me njëherë e ndërpren namazin, i drejtohet njërit prej djemve, shko të filan kojshija e merri thastë e thuaj tha baba: " Zoti t'marroftë që nuk mi ke këthye thastë deri tash"!
Kur e përfunduan namazin, hoxha i kishte thënë: "Po pse nuk prite bile deri të falim akshanin e mos me e prish namazin"?!
I krasaliqasi i thot: "Aiii hoxhë, që sa jam tue i lyp thastë me mënë e nuk mujsha me i gjet, banë vaki deri e kisha fal akshanin i kisha harrue prap"


A BAN ME HANGËR BUKË NË NEVOJËTORE ?!

Në kohën e socializmit, relegjioneve u kishte ra vlera.
Axherimi dhe predikimi i namazit, preferohej po thuaj vetëm nga disa të vjetër.
Po ashtu hoxhollarët përveq që nuk respektohëshin si predikues të fesë myslimane, shpeshherë edhe provokoheshin nëpër ndeja të ndryshme me pyetje provokative.
Në një aheng ku kishte shumë burra, një komunist për të provokuar një hoxhë që ishte prezent në aheng, i kishte bërë këtë pyetje :
-"Hoxhë more, a ban me hangër bukë në nevojëtore"?
Hoxhollarët shumica ishin mësuar me pyetje provokuese dhe pa menduar fare i thot:
-"Po, për ty edhe ata që kanë deshirë si ti me hanger bukë në nevojtore mundeni lirisht me hangër. Por mos dilni jash nevojtorës tue u mbertyp, së ata që u shohin mendojne së kini hangër diçka tjetër"! .

Zgjodhi: Agim DRENICA

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen