Freitag, 7. August 2020

Murat Aliaj: PËRDHOSJA

      Qyteti ynë është shumë problematik. E grinë bandat e krimit dhe vjedhjeve. Kaq përmasa mori kjo punë, sa së fundi u mendua të sillej ne detyrën e shefit të komisariatit të policisë, njeriu, që kishte shënuar suksese e krijuar përvojë të madhe në luftën kundër krimit. Lajmi u dha në mbrëmje nga televizioni dhe të nesërmen u përsërit nga të gjitha gazetat e ditës. Me këtë rast u kujtuan një për një sukseset e mëdha të këtij kuadri me bandat më të rrezikshme të vendit. E pra, ai erdhi i heshtur në qytetin tonë, pasi zhurma nuk ishte në kompetencat e tij. Puna e parë që bëri, ishte takimi me gjithë vartësit, që e njihnin situatën në qytet. I pyeti për mënyrat e punës, për lidhjet, që vet ata krijonin dhe mënyrën e luftës, që zhvillonin kundër tyre. Folën të gjithë vartësit sipas radhës dhe tepër të përmbajtur u munduan të paraqesin gjendjen e krimit në qytet. Folën me fjalë të përgjithshme, si të ishte fjala për lojtarët e lotarive, që s’i bien në qafë askujt.

        Këto janë probleme që natyrisht s’mund të diskutohen në rrethe të gjerë dhe shefi, pasi i përcolli vartësit, mbajti pranë vetes njërin nga më të besuarit, me të cilin kishte rastisur të kryenin ca operacione delikat në të kaluarën.

        −E di që këtu s’do e kemi të lehtë, − e mori fjalën shefi− Por duke qenë të përkushtuar e të vëmendshëm ndaj çdo dukurie, mund t’ia dalim mbanë. Dua të më qartësosh realisht situatën e krimit në qytet. Mos u tremb se mos të shpëton ndonjë gjë e pa verifikuar. Ne prandaj jemi, që t’i japim hakun secilit. Dua të më thuash sinqerisht pikat e nxehta të qytetit.

        U mendua pak vartësi dhe s’mund të mos e informonte eprorin për aq sa dinte:

        −E para e punës, unë dua tu lutem të mos i merrni si fakte gjithë sa u them, por duke qenë se puna jonë është që, dyshimet t’i kthejë në fakte, po ju informoj për pikat më të nxehta. Bandat e qytetit janë të lidhura fort me të gjitha bandat e vendit.

        −Këtë e di nga kontaktet e mëparshme me to. Dua diçka më konkrete.

        −Konkrete?!... Ku di unë si të them, por këtu kemi një grup të mirë strukturuar, që ka mbështetjen e qeverisë e nuk u trembet syri për çdo prapësi që bëjnë. Kemi edhe një grup tjetër akoma më të fortë, që financohet nga ish qeveria, e cila sot është në opozitë e që, është edhe më agresive, pasi e mendon të shpejtë kthimin në pushtet. Por kemi edhe një bandë tjetër që financohet në mënyrë të errët nga Banka Kombëtare, e cila po përlan sipërfaqe të mëdha tokash e objektesh. Kemi edhe...

        −Këto i di. Të tilla ka në çdo qytet dhe ato s’mund të luftohen të shkëputura nga njëra tjetra. Të pyeta për ndonjë gjë të veçantë, që nuk e ka qytet tjetër.

        Gjë të veçantë?!... ku mund ta kishte merakun shefi. E ç’gjë të veçantë mund të kishte ky qytet i lidhur ngushtësisht me të gjitha prapësitë, që kishte atdheu? Por duke qenë se shefi ngulmonte për të mësuar ndonjë gjë të veçantë, atij iu kujtua një njeri, që s’mund ta gjeje në çdo qytet. Por a bënte që t’ia rrëfente edhe shefit të ri atë?

         −Ti diçka përpiqesh të më fshehësh. – i tha shefi duke e kuptuar stepjen e tij.

         −Jo. Asgjë nuk dua të të fsheh, veç po mendoj në ia vlen t’ua rrëfej këtë të veçantë apo jo.

         −Derisa kjo përbën interes në punën tonë, pse jo?

         −Nuk di si do ma merrni, por me që po ngulmoni, po ua rrëfej. Në qytetin tonë është një njeri interesant, i cili si askush tjetër ka neveri për çdo pushtet, që vjen në fuqi.

        −E ç’ka interesante këtu. Të tillë, ka në çdo qytet.

        −Ka vërtet, por jo si ky yni. Ai ka gjetur një formë të tij për ta shprehur neverinë ndaj pushtetit. Shkon në zyrat e titullarëve të lartë, u përdhos zyrën dhe ikën i heshtur, siç erdhi.

       −Ky qenka vërtet interesant. Zyra nuk përdhoset duke bërë debate. Ja më thuaj si i përdhoska zyrat ky tipi?

        U përtyp prapë vartësi dhe s’po dinte si t’ia shpjegonte. Nuk e kishte kaq të lehtë për tu bërë i kuptueshëm.

        −Ti diçka përpiqesh të më fshehësh.

        −Jo. Por puna është se bëhet fjalë për një përdhosje shumë fyese. Ai shkon nëpër zyra, i këput një pordhe qysh tek dera dhe largohet pa thënë asnjë fjalë. E vetmja zyrë që i ka mbet pa përdhosur, është kjo juaja.

         −S’kanë lindur akoma ata burra, që mund të përdhosin zyrën time,− tha gjithë mburrje shefi, por mua më bën përshtypje, si është lejuar të jetë akoma i lirë ky njeri?

        −Thonë se në të gjitha rastet ka paraqitur raport mjeku dhe ia ka hedhur pa u lagur.

         −Unë të siguroj se në zyrën time, jo vetëm që s’do i shkojë mendja ta bëjë atë punë, por mund edhe të laget...

        −Prandaj ua thashë, që të keni kujdes. Trillet e njeriut s’kanë fund e anë. Ka njerëz të çuditshëm në këtë botë.

       −Unë dua ta njoh këtë njeri.

       −Mos!...

       −Të urdhëroj të ma sjellësh në zyrë

       −Mos... atij nuk i bën përshtypje kategoria e zyrtarit. Për të, të gjithë janë njësoj, ndaj i ndëshkon me të njëjtën mënyrë.

       −Zbato urdhrin! Bashkë mbaruam.

        U ndie keq vartësi dhe duke iu afruar derës së daljes i hodhi edhe një vështrim përulës, si të donte t’i lutej të mos e bënte atë provë. Ishte i ri në këtë qytet dhe prova mund t’i ndryshonte karrierën. Por eprori e kishte mbledhur mendjen dhe po priste t’i zbatohej urdhri.


         * 

        Dino Shkrepi ishte njeri i qetë dhe i veçuar nga kjo botë. Çdo njeri ka fatkeqësinë e tij, e vuan në vetvete e ndruhet nga të tjerët. Në qytet e njihnin të gjithë, por ai, për shkak të jetës së mbyllur, që kishte bërë, rrallë komunikonte me të tjerët. Ishte fatkeqësia që e kishte bërë të njohur për të gjithë banorët. Ai kishte një të metë të madhe fiziologjike. I prodhonte organizmi shumë gazra dhe shpesh herë ato të uruara i shpëtonin jashtë vullnetit të tij, duke i krijuar situata të papëlqyera. Madje sa herë ai shtrëngohej për t’i përmbajtur, ato dilnin më të zhurmshme. Për këtë shkak, në fëmijërinë dhe rininë e parë atij nuk iu nda nofka fyese pordhac. Kjo e largoi shumë prej njerëzve, nga të cilët ai priste vetëm fyerje e kurrë ndonjë fjalë të mirë. Pasi bëri ushtrinë dhe u kthye në qytet, punët ndryshuan. Dinua nuk ishte më ai i pari, që pas çdo hapi shfrynte nga pas. Përkundrazi, ishte njeri i pjekur, që dinte çfarë bënte dhe kur duhej ta bënte, por moshatarët e tij nuk e kishin harruar huqin e vjetër dhe si me të qeshur, sajonin histori, që nuk kishin ndodhur kurrë. Ia vishnin atij, sepse dëshironin që mangësinë fiziologjike, t’ia kthenin në dhunti e virtyt. Ishte hapur fjala se ai njeri s’kishte lënë zyrë shteti pa përdhosur. Që nga ajo e prefektit, e kryetarit të bashkisë, të gjyqtarëve dhe avokatëve të shumtë. Kurse në zyrat e kryetarëve të partive politike, i ngjante vetja plotësisht në mjedisin e duhur dhe i lëshonte ato të uruara, breshëri. Duan të thonë se pikërisht aty e ka burimin edhe fjala e urtë popullore, që s’pyet haleja nga pordhët!

       Ishte vizituar tek doktorët më të mirë dhe ata duke mos e gjetur dot shkakun e sëmundjes, i kishin sugjeruar ndryshimin e dietës ushqimore. Të paktën të konsumonte ushqime, që s’linin pas aromë të qelbur. E ndërroi disa herë dietën i gjori Dino, por në vend të shihte përmirësim, ndodhi e kundërta. Kjo fatkeqësi e kishte shkëputur nga miqtë dhe e kishte mbyllur në shtëpi. Por sa më shumë zgjaste mungesa e tij, aq më shumë sajoheshin ndodhi, që e lidhnin mungesën e tij me dhunimin, që u bënte zyrave të shtetit. Shumë kush nga  zyrtarët, kishte hedhur dyshimin se asnjë sëmundje nuk mund ta bëjë kaq të papërmbajtur njeriun. Ai duhej të kishte shkaqe të tjera jo mjekësore. 

        Edhe pse e dinte që nëpër qytet lakohej emri i tij, për ndodhi që s’i kishte bërë kurrë, nuk mund të bënte gjë për tu prerë rrugën spekulimeve, pasi e dinte, që kështu do i acaronte më tepër e do i nxiste t’i jepnin vrull fantazisë së papërmbajtur. Le të thoshin ç’të donin, derisa askush s’do mund t’i vërtetonte dot.

         Atë mëngjes sa ishte ngritur nga gjumi, kur në derë dëgjoi trokitje. E hapi dhe u përball me dy njerëz të panjohur, të veshur me uniformën e policisë. Kjo uniformë e kishte tmerruar gjithnjë, pasi ishte e vetmja me të cilën s’mund të merrej dot vesh.

         −Mirmëngjes!- e mori fjalën njëri nga policët.- Erdhëm të të njoftojmë se në orën 11, ju pret shefi në zyrë.

         −Cili shef ?- pyeti Dinua i bërë blozë në fytyrë.

         −Nuk e ke marrë vesh akoma? Në qytetin tonë është emëruar një shef i ri, i cili punën e tij e ka nisur nga njohja me popullin.

          −Nuk ju kuptoj!... Unë vërtet jam pjesë e popullit, por me shefin e policisë s’kam ndonjë punë. Sigurojeni atë se gjithashtu as ai s’ka për të pat ndonjë shqetësim prej meje.

         −Këtë duhet ta bësh vet. Ai ndaj të ka kërkuar.

         −Ai mund të më kërkojë, por nuk mundem unë të shkoj.

         −Atëherë do të marrim me dhunë. Urdhri është urdhër e s’mund të diskutohet.

         −Urdhëri është për ju e jo për mua.

         Policët vështruan njëri tjetrin dhe në çast njëri prej tyre mori vendimin për të mos iu lutur shumë.

         −Po të presim pesë minuta, sa të vishesh dhe...

         −Jo. Mos më prisni. Unë s’kam asnjë punë në komisariatin e policisë.   

         −Ne mund të të marrim edhe kështu me pizhame...

         −Ju lutem më kuptoni...Unë jam njeri i sëmurë. Përse më bini në qafë?

         −Mos e zgjat më tej. Vishu dhe hajde me ne.

         Deshi s’deshi Dinua, u vesh, mbylli derën e shtëpisë dhe zbriti shkallët. Policët e futën në mes dhe së bashku u drejtuan nga komisariati. Gjatë rrugës nuk këmbyen asnjë fjalë, ndërsa Dinua hante veten me dhëmbë e s’mund të kuptonte, përse po e thërrisnin. Vetëm kur ngjitën shkallët e katit të parë të komisariatit, njëri nga policët s’harroi ta porosiste Dinon:

         −Shiko se shefi i ri, nuk është si ai i pari, të cilit nuk i bënin përshtypje ca gjëra që ti i ke qejf. Kujdes kur të flasësh me të se mos të shpëton ndonjë...

         −Unë fjalët i kontrolloj mirë, − tha Dinua i bërë dyllë i verdhë në fytyrë,− Por ju duhej të më thoni, përse më kërkon shefi?

         −Nuk e kemi fjalën për to, Dino. Prapanicën, duhet të kontrollosh, se mos të shpëton ndonjë...

         −Mos!...

         Dhe Dinua i shtrëngoi fort vjaskat, se mos turpërohej, pa u ballafaquar akoma me shefin. Por nuk e pati të lehtë. Janë ca gjëra që nuk i kontrollon dot njeriu. Madje kishin bërë gabim, që e kishin kujtuar sëmundjen, sepse nën kureshtjen e të papriturës, ai pothuajse e kishte harruar fare atë. Kurse tani që e kujtoi, s’po dinte si ta përmbante. Kur është thënë për tu turpëruar burri, s’mund të shpëtojë dot.

         Kur u hap dera e zyrës së shefit, i gjori Dino u shtrëngua aq shumë sa desh i pushoi zemra, por s’mundi ti përmbante dot gazrat. Ato i shpëtuan me një zhurmë sikur grisej beze e kalbur dhe qelbi jo vetëm zyrën, por gjithë korridorin. Ishte e qarte se këtë radhë nuk i kishin shpëtuar vetëm gazra...

         Shefi që po priste i gatshëm për tu ballafaquar me të, u nxi në fytyrë dhe duke zënë hundët me dorë, urdhëroi:

         −Vurini prangat!    

         Por ishte vonë dhe policët s’mund t’ia zbatonin urdhrin. Dinos i kishte rënë të fikët dhe policët gati e ngritën peshë, për ta nxjerrë jashtë ndërtesës, derisa erdhi një ambulancë dhe e mori me vete.

         Kështu u përdhos edhe e vetmja zyrë pushteti, që kishte mbetur e virgjër deri atë kohë. Për ta pastruar zyrën nga gazrat, hapën dritaret e vunë në punë ventilatorë të fuqishëm. Hodhën lëngje aromatikë dhe bënë gjithë çfarë mundën. Disa minuta më pas gjindja ndryshoi dhe era nuk ndihej më... por nami për ç’kishte ndodhur atë ditë, u përhap në gjithë qytetin e ndoshta s’do të ikte kurrë. Ishte përdhosur edhe bastioni i vetëm i paprekshëm i shtetit.

2 Kommentare:

  1. Unë po e ndaj këtë dëshmi për partnerët që vuajnë në marrëdhëniet e tyre, sepse ka një zgjidhje të qëndrueshme. Burri im më la mua dhe 2 fëmijët tanë për një grua tjetër për 3 vjet. U përpoqa të jem e fortë vetëm për fëmijët e mi, por nuk munda t'i kontrolloja dhimbjet që më mundonin zemrën. Isha i lënduar dhe i hutuar. Unë kisha nevojë për një ndihmë, kështu që bëra një kërkim në internet dhe hasa në një faqe ku pashë që Dr Ellen, një magjistare, mund të ndihmojë të kthehen të dashuruarit. E kontaktova dhe ajo bëri një lutje dhe magji të veçanta për mua. Për çudinë time, pas 2 ditësh, burri im u kthye në shtëpi. Kështu u ribashkuam përsëri dhe kishte shumë dashuri, gëzim dhe paqe në familje. Ju gjithashtu mund të kontaktoni Dr Ellen, një magjistare e fuqishme për zgjidhje
    1) Magjitë e dashurisë
    2) Kthehu i dashuri
    3) Ribashkoni burrin ose gruan
    4) Nëse keni pela të natës
    5) Kurë për HIV dhe kancer
    6) Unaza e fuqishme magjike
    7) Magji për fat të mirë
    8) Thyerja e obsesionit
    9) Problemet e lindjes dhe shtatzënisë Kontaktoni EMAIL: ellenspellcaster@gmail.com Ju gjithashtu mund të Whatsapp saj +2349074881619

    AntwortenLöschen
  2. Përshëndetje, unë jam Daniella Williams Pasi kam qenë në lidhje me Anderson për vite me rradhë, ai u nda nga unë, bëra gjithçka që ishte e mundur për ta rikthyer atë, por gjithçka ishte e kotë, doja shumë që ai të kthehej për shkak të dashurisë që kam për të. E luta me gjithçka, i dhashë premtime por ai nuk pranoi. I shpjegova problemin tim shoqes sime dhe ajo më sugjeroi që më mirë të kontaktoja një magjistar që mund të më ndihmonte të bëja një magji për ta rikthyer atë, por unë jam tipi që nuk besova kurrë në magji, nuk kisha zgjidhje tjetër veçse ta provoja. e dërgoi me postë magjistarin dhe ai më tha se nuk kishte problem që gjithçka do të jetë në rregull para tre ditësh, se ish-i im do të kthehet tek unë para tre ditësh, ai bëri magjinë dhe çuditërisht në ditën e dytë, ishte rreth orës 16:00. Ish-i im më thirri, isha aq i befasuar, iu përgjigja telefonatës dhe gjithçka që ai tha ishte se i vinte shumë keq për gjithçka që ndodhi, sa donte që unë të kthehesha tek ai, se më donte aq shumë. Unë isha shumë i lumtur dhe shkova tek ai dhe kështu filluam të jetonim përsëri të lumtur së bashku. Që atëherë, unë kam premtuar se këdo që njoh që ka një problem marrëdhënieje, do t'i ndihmoja një personi të tillë duke e referuar atë te personi i vetëm real dhe i fuqishëm i magjisë që më ndihmoi me problemin tim. Ju mund t'i dërgoni email atij nëse keni nevojë për ndihmën e tij në marrëdhënien tuaj ose në ndonjë rast tjetër. Email: ellenspellcaster@gmail.com
    WhatsApp+2349074881619

    1) Magjitë e dashurisë
    2) Magjitë e humbura të dashurisë
    3) Magjitë e divorcit
    4) Magjitë e martesës
    5) Magjitë lidhëse
    6) Magjitë e ndarjes
    7) Dëboni një dashnor të kaluar
    8.) Ju dëshironi të promovoheni në zyrën tuaj / magjinë e Lotarisë
    9) dëshironi të kënaqni të dashurin tuaj
    Kontaktoni këtë njeri të madh nëse keni ndonjë problem për një zgjidhje të qëndrueshme. Email: ellenspellcaster@gmail.com
    WhatsApp+2349074881619

    AntwortenLöschen