Dienstag, 30. Juli 2013

Intervistë me veteranin e arsimit dhe poetin Nehat Jahiu


Bisedës i priu Haxhi Muhaxheri

Të ruajmë vlerat kulturore dhe historike

  • Punëtorët e arsimit i kanë sjellur, i sjellin dhe do ti sjellin vetëm të mira kombit.
  • Puna e mësimdhënësit nuk vlersohet sa duhet nga institucionet.
  • Fatkeqësisht, sot shumë më teper respektohet një rrugaç apo një hajn se sa një arsimtar.
  • Të edukosh gjeneratat e reja është një krenari dhe përgjegjësi e madhe.
  • Edhe sikur te kishim mundesi ta kthenim kohën prapa, përseri do ta zgjidhja profesionin e mësimdhënësit.
  • Gezimi për botimin e librit të parë mund të krahasohet me ardhjën në jetë të fëmiut të parë apo edhe me dashurine e parë.
  • Tek nxënësit gjithnjë e kam gjetur gurrën e pashterrrshme të frymëzimit.
  • Dikur kriteret e botimit ishin krejtësisht ndryshe. Sot botohen libra pa kurrfarë kritreresh. Lekët në xhep dhe drejt e tek shtëpia botuese.
  • Duhet ruajtur vlerat tona kulturore dhe historike, sepse janë krijuar me djersë e me gjak nga bijat dhe bijtë më të dashur të këtij popolli.
  • Revistës së re elektronike “ AlbPlanet” i dëshiroj sukses dhe jetëgjatësi!

Revista „AlbPlanet“: Cili do të ishte prezantimi i pergjithshem i biografise suaj.

Nehat Jahiu: Jam i lindur më 10 tetor të vitit 1951 në fshatin Orizare të komunës së Likovës, rrethina e Kumanovës të Maqedonisë. Shkollën fillore tetëvjeçare e kam mbaruar në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme e kam kryer në Preshevë. Studimet kam mbaruar në Shkollën e Lart Pedagogjike “ Bajram Curri” në Gjakovë në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Menjëherës pas përfundimit të studimeve u punësova si arsimtar i gjuhës dhe letërsisë në shkollën fillore tetëvjeçare “ Jeta e re” të fshatit Sllupçan sot shkolla fillore nëntvjeçare “ Faik Konica”. Pra, që nga dita e parë e punësimit dhe deri më sot kam punuar dhe jam duke punua mu në këtë shkollë ku dikur isha edhe nxenës i kësaj shkolle që nga klasa e parë e deri në përfundim të tetëvjeçares. Pos punës sime profesionale të mësuesisë gjer më tani jam marrë me shumë aktivitete, por mbi të gjitha më mbeten të paharruara dhe shpirtërisht jam i lidhur me aktivitet kulturore e sidomos me krijimtarinë letrare. Krijimtarinë letrare e kam dashur që nga bangat e shkollës fillore dhe prej saj nuk jam shkëputur asnjëherë dhe besoj se deri sa të jem gjallë do të jem me te, sepse prej saj nuk mundem të shkëputem. Krijimet e mia i kam publikuar që herët nëpër revista e gazeta që herët dhe edhe sot e kësaj dite me krijimet e mia jam prezent nëpër shumë mediume si në trojet tona dhe në diasporën shqiptare. Të gjitha këto krijime që i kisha krijuar qofshin të publikuara apo të papublikuara nëpër revista më vitin 1982 i publikova në librin tim të parë me titull “ Në sytë e tu “ për të vazhduar gjer më sot për të botuar gjithësejt 21 tituj librash dhe ate në poezi, prozë, publicistikë etj. Sa i përket veprimtarisë sime si në profesionin tim dhe në ate letrar nuk do të them asnjë fjalë se sa kam qenë dhe jam produktiv dhe i suksesshëm këtë gjithnjë si gojarisht dhe nëpër intervista e kam potencuar se ia lë të vlerësojnë nxënësit, kolegët e mi të punës, prindrit e nxënësve dhe rrethi ku jetoj dhe punoj, ndërsa poashtu edhe në sferën e krijimtarisë letrar edhe këtu gjithnjë ia kam lënë fjalën mbi të gkitha ta thonë lexuesit , krijuesit e letrave dhe kritika letrare. Deri më tani jam i prezentuar në shumë antologji, leksikone etj, si në trojet tona të banuara me shqiptarë njashtu edhe në diasporë. Jetoj dhe punoj në vendlindjen time të dashur Orizare që nga lindja e gjer më sot.

Revista „AlbPlanet“: Fillet e punës suaj në arsim. Cilat janë kujtimet tuaja mbi përjetimin e ditës së parë të punës me nxënës?

 Nehat Jahiu: Të ju them të drejtën edhe pse e kisha zgjedhur me dëshirë këtë profesion pa asnjë imponim, por kurr nuk e kisha menduar se aq shumë do ta doja dhe aq shumë do të mishërohesha me te, por ja që një gjë e till ndodhi që nga ditët e para kur mora ditarin në dorë dhe u futa në mësonjëtore në mesin e nxënësve, kështu që për të vazhduar edhe në ditët e sotme të karrierës sime të profesionit tim të mësuesisë. Ato kujtime të fillimit të punës në arsim me nxënës kurrën e kurrës deri sa të jem gjallë nuk mund ti harroj, sepse janë kujtime qe janë ngulitur thellë në shpirtin tim që asnjëherë nuk munden të harrohen derisa ta kem frymën e fundit të jetës sime.

Revista „AlbPlanet“:  A është vështirë të jesh mësues dhe pedagog i mirë?

Nehat Jahiu: Të jesh një mësues ose një pedagog i mire nuk është fare vështirë, sepse të fusin të bëhesh i mire nxënësit. Ata janë që të obligojnë që ti të jesh edhe mësues edhe pedagog i mire, por kuptohet nëse mësuesi dhe pedagogu profesionin e tyre e kanë zgjedhur me dëshirë, pa imponime. Njëherit ky profesion nuk don rastësi për ta zgjedhur sa për ta provuar, sepse këtu ke të bësh punë me krijesa të gjalla dhe mu në fillim të formësimit të njomësisë së fëmijës dhe formimin e personalitetit të tij që nga klasa e parë. Mu atëherë kur fillon gatimi i këtij personaliteti që do të marr rrugëtimin e tij deri sa te jetë gjallë, kështu që çdokush nuk mund të jetë mësues dhe pedagog nëse nuk e don me përkushtim këtë profesion dhe nese nuk e don me zell dhe nëse nuk i përkushtohet me tërë qenien e tij shpirtërore dhe fizike këtij profesioni. Ky është një profesion shumë i dashur dhe i shenjtë, por është edh shumë i vështirë dhe është njëri ndër profesionet më me përgjegjësi, sepse të mësosh dhe të edukosh gjeneratat e reja me vite të tëra është një krenari shumë e madh, por është edhe një përgjegjësi e madhe.

Revista „AlbPlanet“:  Sa gjenerata keni përcjellur, kush janë nxënësit tuaj sot(të arriturat e tyre)?

Nehat Jahiu: Deri më tani kam përcjellur shumë gjenarata, sepse tani më jam në përfundim të karrierës sime të këtij profesioni dhe kisha dashur që ta përfundoja ashtu siç ia kam filluar që në ditët e parë ashtu edhe ta përfundoja. Nxënësit e mi sot janë gjithkund në vendlindje dhe në diasporë. Janë me profesione të ndryshme që nga bujku, zejtari,afaristi, politikani, mësuesi, inxinieri, mjeku, mgjistri  e doktor shkencës edhe ate të të dy gjinive e shumë e shumë profesione të ndryshme që nuk do mundja ti numëroja të gjitha që kjo për mua sot kur i shiqoj dhe kurr dëgjoj për suksest e tyre zemra më bëhet mal nga gëzimi.

Revista „AlbPlanet“:  Cilat janë kujtimet tuaja nga puna në arsim që nuk mund të harrohen?

Nehat Jahiu:  Shumë është vështirë të përgjigjem në këtë pyetje, sepse të punosh kaq vite në arsim me të vërtetë është koxha vështirë të veçosh ndonjë kujtim që të mbetet i paharruar, sepse të punosh në këtë profesion një kohë kaq të gjatë ka shumë kujtime që nuk mund të harrohen asnjëherë. Me të vërtë është shumë vështirë të veçosh, sepse tek ne shqiptarët arsimi gjithnjë nga pushtetet përjetoi shumë peripeci dhe sakrifica që disa tek arsimtarët nuk do të harrohen derisa të jenë gjallë. Ka shumë ngjarje dhe kujtime të mira që gjithnjë do më kthejnë në kohën kur kanë ndodhur për ti kujtuar dhe për ti mos harruar asnjëherë dhe për ti marrë me vete edhe pas vdekjes sime tek i imi varr, por ama ka edhe ngjarje dhe kujtime që kurrën e kurrës nuk dua të rikthehem për ti kujtur edhe pse nuk dua edhe ti harroj asnjëherë edhe pse ishin shumë të hidhura për mua dhe për të gjthë mësuesit shqiptarë varësisht nga koha e tyre kur punuan në arsim.

Revista „AlbPlanet“:  A ndihmon puna me nxënësit në kapjen dhe pasurimin e frymëzimeve?

Nehat Jahiu: Unë do të flas në këtë rast për vetveten dhe jo për të tjerët se mua puna me nxënësit jo vetëm që më ka ndihmuar, por më ka nxitur dhe më ka stimuluar gjithnjë që ta kapi siç thuani ju pasurimin dhe frymëzimin mu këtu tek shpirti i nxënësve të mi. Këtu gjithnjë ka filluar inspirimi, frymëzmi dha këtu mu këtu ka përfunduar. Unë tek nxënësit gjithnjë e kam gjetur gurrën e pashterrrshme të frymëzimit tim, sepse këtu është ai kopshti dhe livadhi më i bukur mbushur me lulet më të mira dhe si mos ta gjesh atë frymëzm kur je në atë kopsht dhe livadh kaq të bukur të mbushur plot e për- plot me lule e unë si krijues mos ta thithi nektarin e këtyre luleve kaq të bukura që ta dhurojnë nga shpirti i tyre i njomë dhe çiltër si ujë kroi nxënësit.

Revista „AlbPlanet“:  Kam bindjen se punëtorët e përkushtuar të arsimit i sjellin të mira kombit dhe mund të quhen edhe heronj; cili është autoriteti i mësimdhënësit sot sipas jush, sa respektohet ai nga rrethi dhe shoqëria, sa vlerësohet puna e tij nga institucionet?

Nehat Jahiu:  Ndoshta nuk më përket mua ta them këtë që ju e keni thënë në këtë pyetje tuajën, sepse edhe unë i takoj këtij profesioni si një punëtor i arsimit, por duhet thënë gjithnjë të vërtetën pa marrë parasysh se në çfarë pozite je kur të bëhet një pyetje e till, sepse opinion kërkon përgjigje të saktë dhe unë jam i till që gjithnjë më pëlqeu apo dikujt tjetër përgjigjet e mia i jap ashtu siç duhet dhënë pa kurfarë hamendjeje. Është më se e vërtet ajo që e thuani edhe ju me bindjen tuaj se punëtorët e arsimit kanë qenë janë dhe do të jenë ata të cilët i kanë sjellur, i sjellin dhe do ti sjellin të mirat kombit të tyre dhe lirisht siç potenconi edhe ju se mund të jenë heronj, por këtu unë do të kisha shtuar se kjo nuk vlenë për të gjithë punëtorët e arsimit në përgjithësi. Kjo vlenë vetëm për ata që janë të lidhur ngushtë shpirtrisht dhe fizkisht me tërë qnien e tyre me profesionin e arsimit që kanë zgjedhur që nga fillimi i karrierës së tyre e deri në përfundim të karrierës duke e kryer këtë mission të shenjtë me nder dhe respekt. Pa u sakrifikuar në këtë profesion nuk mund të jesh hero. Unë lirisht do e them edhe këtë për fat të keq me një keqëardhje se disa në kohëra të ndryshme , por edhe sot janë rastësisht në këtë profesion,rastësisht e bartin emrin punëtor i arsimit dhe këta individ që nuk janë të paktë duhet sa më shpejtë të largohen nga ky profesion, sepse nuk e kanë vendin aty. Këtë e them me plot vetëdije dhe përgjegjësi se duhet sa më shpejtë të ikin nga ky prefesion se rastësish janë në këtë instucion arsimor që nuk duhet të jenë. Sa i përket edhe pyetjes se cili është autoriteti i mësimdhënësit sot nga rrethi apo shoqëria edhe ketë përgjigje do e them troç e shqip. Autoriteti i mësimdhënësve nga rrethi jo në përgjithësi, por jo edhe pak është mjerim. Sot shumë pak për të mos thënë aspak, sepse duhet bërë përjashtime mësuesi nuk ka fare respekt nga rrethi ku ai jeton dhe vepron. Shumë më teper respektohet një rrugaç, një hajn dhe..., një… se sa një arsimtar i mirëfilltë i cili tërësisht ia ka përkushtuar jetën e tij arsimimit dhe edukimit të gjeneratave, ardhmërisë së poppullit të tij. Dua ta plotësoj përgjijen e pyetjes në tërësi duke mos lënë anësh se edhe nga ana e shoqërisë autoriteti i mësidhënësit në këto vitet e fundit është mbivlerësuar dhe është nënçmuar dhe mbivlerësuar dhe nuk i është dhënë vendi të cilin ata e meritojnë. Nga institucionet puna e mësimdhënësit, gjithnjë flas për mësimdhënësin e mirëfilltë është shumë përbuzëse në çdo aspekt. Është për keqardhje për mësimdhënësit se në çfarë niveli të jetesës së tyre kanë mbetur në këtë kohë të pa kohë siç e quaj unë në të shumtën e rasteve. Mjerim… Është absurd mbi absurdin!... Është turp!... Atëherë çfarë respekti kërkojmë të ketë mësimëdhënësi. Unë besoj se këtu nuk duhet koment…

Revista „AlbPlanet“:  Në qoftë se mund ta kthenim kohën prapa, a do ta zhgjidhnit përsëri profesionin e mësimdhënësit apo do i përkushtoheshit ndonjë profesioni tjetër, a kishit për të ua preferuar këtë profesion gjeneratave të reja?

Nehat Jahiu:  Sa here që do të ishte kthyer koha prapa për mua unë gjithnjë do ta kisha zgjedhur me shumë dëshirë këtë profesion, por gjithnjë duke apeluar që shoqëria të ia jap hakun këtij profesioni dh ta vë në vend të parë, sepse këtë e meriton në çdo aspekt, sepse vetëm stimulimi i mësimëdhënësit dhe autoriteti do e nxisë mësimdhënësin që gjithnjë ta don profesionin e tij dhe kur me te të mos zhgënjehet, kështuqë edhe pas vdekjes, po nëse do i kërkonin të ndryshoj profesionin e tij ai nuk do e ndrroj. Edhe unë do të mbetem i tillë në çdo kohë aty ku e kam vendin mu në profesionin tim të dashur të arsimit, sepse kurr nuk nuk kam qenë i rastit në këtë profesion dhe në çdo kohë do e zgjidhja të jem në këtë profesion të shenjtë të mësimdhënësit pa asnjë dyshym dhe nuk do zgjedhja kurr profesion tjetër që nuk e kam në shpirt. Po ua kam preferuar gjithnjë nxënësve të mi, gjegjësisht gjeneratave të reja këtë profesion dhe një numër prej tyre sot e kryejnë me shumë sukses detyrën e mësimdhënësve që nga arsimi fillore, i mesëm dhe deri tek ai univerzitar.

Revista „AlbPlanet“:  Ka shumë barcoleta për raportet mësimdhënës-nxënës dhe anasjelltas. Do të ishte interesante që për lexuesit të na tregonit ndonjë barcoletë të kësaj natyre që ju ka mbetur në kujtesë apo që mund ta keni shënuar…

Nehat Jahiu:  Po është e vërtetë që ka shumë barcoleta të tilla. Një numër prej tyre nuk më kujtohen, sepse ju them të vërtetën gjërat që nuk shënohen edhe harrohen dhe më vjen shumë keq dhe tani po e shoh se jam penduar shumë që nuk i kam shënuar që nga e tërë kjo karrierë e imja që kam punuar me nxënësit dhe kemi pasur shumë barcoleta për raportet e mia mësimdhënës- nxënës dhe anasjelltas dhe jam i bindur se po ti kisha shkruar sot do të dilte një libër shumë i bukur dhe i kapshëm për lexuesit. Çdo të hëne sipas orarit mësimor orën e parë kishim orë kujdestarie ku gjatë asaj ore bisedonim për vijimin, disiplinën, pastërtinë, sjelljen etj. Gjithnjë ju thoja nxënësve që në mëngjes të zgjohen më herët dhe të përgatiten për në shkollë dhe 15 minuta para se të bie zilja të jenë në oborrin e shkolës dhe asnjëherë mos të vonohen që të vijnë në orën mësimore pasi të futej arsimtari në mësonjëtore. Nganjëherë për ti frikësuar që të vijnë në kohë të duhur ju thoja se kush vonohet do ia jap në duar katër mëshuarje me thupër, kështuqë edhe nxënësit e klasës ishin pajtuar me ketë propzim. Por, ja që një ditë të hënë edhe unë isha vonuar në orën e pare të kujdestarisë. Kur hyre në klasë me shpejtësi fillova ta regjistroja njësinë mësimore në ditarin klasor. Nxënësit pëshpërisnin mes vete dhe nuk e dija se çfarë kanë. U ngrita në këmbë i pyetja se çfarë ka ndodhur ata qeshnin ,por nuk tregonin dhe dikur insistova me të madhe të më tregonin. Atëherë kryetari i klasës tha z. arsimtar sot ti je vonuar dhe nxënësit thonë se mësuesin tani duhet ta rrahim me katër shtaga në shuplakë të dorës. Të gjithë qeshën, qesha dhe unë dhe ua zgjata dorën që të dal njëri nga nxënësit të më mëshoj me shtagë, sepse e meritoj se isha vonuar, por asnjëri nga nxënësit nuk doli të më ndëshkoj për gabimn që kisha bërë gjatë asaj dite.

Njëherë pash një nxënës që gojën nuk e kishte pastruar mire që nga darka kur kishte ngrënë. E qortove që herave tjera mos të vi pa i pastruar duart, sytë, veshët, fytyrën e gojën. E pyeta se çfarë kishin ngrënë për darkë. Ai mu përgjigj se kishin pasur lakër me mish të thatë ( pastërmë) të gulakut që e kishin prerë për dimër në familjen e tij. Pas më tregoi i thash ulu dhe të pastë bë mire, por ama e kisha merak shumë lakrën me mish të thatë ( pastërmë). U mata disa here ti them atij nxënësit që ti thotë prindrit të tij që të më mbështjellë nja dy rrypa në një letër dhe të mi sjellë që edhe unë ta porositja të nesërmën bashkëshortën ta vë një mish e bathë apo mish e lakër me atë mishin e terur të gulakut, por nuk guxova, sepse ishim të rregull që arsimtari nuk guxon asgjë të marr nga nxënësit ose familjet e tyre. E sot për besë disa arsimtarë, profesora që nga shkolla fillore e sidomos disa të shkollave të mesme dhe të fakultetve u kënaqën duke ngrënë e pi rë nga nxënësit dhe studentët nëpër restorane, sepse nxënësit u paguajnë për të marrë notën më të madhe nga këta profesorë. Këtyre nuk ju hahet lakra ose batha me pak mish të thatë si mua dikur, sepse tani ka specialitete të llojllojshme. Ka… Ka edhe lekë për ti mbushur xhepat duke ua futur notën sa duan nxënësit që nuk e dijnë as mësonjëtoren dhe shkollën ku e kanë dhe fare nuk merren në përgjegjësi nga askush, sepse sot është sallamadi edhe pelat qorra mund ta kullosin livadhin…

Revista „AlbPlanet“:  Fillet e krijimtarisë letrare. Si u frymëzuat dhe si lindën vargjet tuaja të para? Cili ishte përjetimi juaj? Si u prit publikimi i vjershës së parë? A gjetët perkrahjen e krijuesve më të moshuar?

Nehat Jahiu: Që të jem i sinqertë siç kam thënë edhe në intervistat e mëhershme se fillet e krijimtarisë sime letrare ishin që nga bangat e shkollës fillore duke marrë pjesë në kuadër të grupit letrar që funksiononte në shkollë dhe udhëhiqej nga arsimtarët e mi dhe që kanë merita shumë të mëdha për fillet e krijimtarisë sime. Shkruanim vjersha ,i lexonim para tyre, pastaj ata na bënin redaktimin e tyre, i bublikonim në gazetën e murit dhe në fletushkën e shkollës, shkonim si grup të udhëhequr nga arsimtarët tanë nëpër shkolla tjera ku prezentoheshim me krijimtarinë tone, kështu që më vonë arsimtarët bënin një përzgjedhje të krijimeve tona dhe na i dërgonin në revistat për fëmijë të kohës siç ishin “ Fatosi” dhe “ Gëzimi”që botoheshin në Shkup. Frymëzimin e kam gjetur gjithnjë në fshat dhe në shkollë. Vargjet e parë kanë lindur për fshatin, bujkun, bariun, dallëndyshet etj, ndërsa ata që më preukuponin në shkollë dhe që i derdhja në vargje ishin poezitë për shkollën, librin, lapsin, mësuesen etj. Përjetimi im ishte i papërshkruar. Publikimi i vjershës së pare u prit jashtzakonisht mire nga shoqet dhe shokët e klasës, ndërsa unë veç sa nuk fluturoja nga gëzimi… Sa i përket përkrahjes nga krijuesit më të moshuar lirisht do të them se nga disa prej tyre kisha një mbështetje të jashtzakonshme dhe nga kjo merrja kurajo dhe stimulim për të vazhduar së shkruari, ndërsa kishte edhe të tillë që nuk të mbështesnin dhe nuk të jepnin përkrahje. Këtë nuk e di pse e bënin.

Revista „AlbPlanet“:  Thonë se gëzimi për librin e parë është i njejtë me gëzimin që përjeton njeriu kur sjell në jetë femijën e parë. A është e vertete kjo?

Nehat Jahiu:  Kjo që thuani edhe ju është më se e vërtet dhe mund të bëhet lirisht një krahasim i tillë. Me të vërtetë krijuesi me botimin e librit të parë ndjen në shpirt një gëzim shumë të madh. Këtë gëzim edhe unë e kam përjetuar me botimin e librit të pare, por unë do të shtoja edhe diçka më tepër se kjo. Edhe botimet e librave tjerë që vijojnë pas botimit të librit të parë priten me shumë gëzim, njashtu siç pritet edhe lindja e fëmiut të pare, të dytë, të tret dhe… Pra, çdo botim libri për autorin është një gëzim i madh dhe çdoherë pasi ta bëjë gati për botim mezi prêt që sa më shpejt ti dal nga shtypi, kështu që çdo botimi libri krijuesi i gëzohet, por kuptohet gëzimi i botimit të librit të pare dhe lindja e fëmiut të pare kanë një gëzim të vaçantë ashtu siç është edhe dashuria e parë e cila mbetet në shpirt deri në vdekje e paharruar për të dashuruarit… Hahahaha!

Revista „AlbPlanet“:  Cili ishte rrugtimi juaj drejt formimit të personalitetit krijus?

Nehat Jahiu: Rrugëtimi drejt formimit të personalitetit krijues besoj se jo vetëm për mua, por edhe për të tjerët nuk ka qenë i lehtë. Unë konkretisht do e them për veten time pasi që mua më parashtrohet pyetja, do të thoja se nuk ka qenë i lehtë për mua ky rrugëtim për të arritur aty ku gjendem sot. Është një rrugëtim i gjatë dhe me shumë mund. Dikush ndoshta ka mund të gjej ndonjë rrugëtim të lehtë, por unë asnjëherë nuk munda ta gjej sot e kësaj dite këtë rrugëtim të lehtë për formimin tim të personaliteti si krijues.

Revista „AlbPlanet“:  Cilat janë motivet që keni trajtuar më shumë në krijimtarinë tuaj?

Nehat Jahiu: Motivet të cilët i kam trajtuar dje dhe sot në krijimtarinë time gjithnjë kanë qenë të nduarnduarta. Janë ato me motive të atdhedashurisë, sociale, gurbetit, dëshmorëve, heonjve, lirisë, lirikës pa e lënë anësh asnjëherë satirën dhe humorin që i kam shumë për qejfi edhe pse sidomos satira me nxjerrë shumë telashe, por ja që unë nuk i largohem fare duke e shprehur nëpërmjet vargjeve të poezive të mia. Këto kanë qenë dhe janë motivet e mia që i kam trejtuar nëpërmjet vargut, ndërsa në publicistikë më së shumti ka dominuar vendlindja, historiku i saj dhe shumëçka që nga lashtësia e gjer më sot dhe nuk i kam lënë kurr anash temat e arsimit dhe historikut të tij aty ku punoj e më gjërë. Pra dua të them se gati të gjitha temat i preki gjatë krijimtarisë sime.

Revista „AlbPlanet“:  Cili është mendimi i kritikës për krijimtarinë tuaj?

Nehat Jahiu:  Mendimi i kritikës për krijimtarinë time ka qenë gjithnjë i mire. Sa ka qenë i realt ky mendim që kanë dhënë ata për krijimtarinë time unë nuk mund të them asgjë, sepse ky është mendimi i tyre, por unë si çdoherë edhe në këtë rast do e them se gjithnjë e kam vlerësuar dhe e vleësoj mendimin e kritikës letrare, por për mua kritik më i sinqertë dhe më i realtë ishte dhe mbetet lexuesi.

Revista „AlbPlanet“:  Cili është mendimi juaj mbi rrjedhat e sotme të krijimtarise letrare?

Nehat Jahiu:  Unë nuk mund të jap një mendim rreth rrjedhave të sotme të krijimtarisë letrare, sepse nuk jam një person i cili jam i thirrur ose i përcaktuar për ta dhenë ketë vlerësim, por sido që të jetë unë si një lexues dhe si një krijues do të thoja se e tërë krijimtaria letrare sot nuk rrjedh në shtratin e duhur, kështuqë ka shumë raste që del nga shtrati dhe atëherë kur dilet nga shtrati dihet se çfarë krijimtarie letre kemi në ditët e sotme nga disa të ashtuquajtur krijues… Kuptohet gjithnjë këtë e them për indivit të caktuar të krijimtarisë letrare…

Revista „AlbPlanet“:  Cilat ishin kriteret e botimit dhe a ka kritere sot?

Nehat Jahiu:  Dikur kriteret e botimit ishin krejtësisht ndryshe. Ishin më të filtruara nëpërmjet institucioneve me njerëz që merreshin kryesisht me krijimtari letrare. Libri para se të botohej kalonte në lexim të mirefilltë të duarve të të merituarve për të ardhur deri te botimi i një libri, ndërsa sot është shumë lehtë të vihet deri te botimi i librit me kritere dhe pa kritere. Lekët në xhep drejt e tek shtëpia botuese ose tek shtypshkronja, por kjo nuk bëhet nga krijuesit e mirefilltë, por nga ata që dojnë vetëm të shohin emrin e tyre në ballinë të librit sëbashku me foton e tyre. Por, nuk mund të mos përmendi edhe diçka tjetër për kriteret e kohës së më të hershmës kur shumë vështirë e kishte nje krijues të botoj librin e ti edhe pse ate e meritonte. Ishte shumë vështirë të depërtosh deri tek ata dyer ku kishte aty nga njerëz që botonin nëpër shtëpi botuese shtetrore, sepse në ato kohëra ekzistonin vetëm shtëpitë botuese shtetrore që shumë vështërësi ishte për të kalua nga njerëzit e tillë që botonin unë ti e ti mua ose i përshtatshëm dhe i papërshtshëm, por edhe në këtë rast nuk e them për të gjithë , por për individ. Ky, pra është një dallim në mes të kritereve të dikurshme dhe të kësaj së sotmës që unë mendoj se kjo don një elaborim më të thuktë dhe më të gjërë.

Revista „AlbPlanet“:  Na fol pak për aktin e krijimit… Sa e respektojnë ate krijuesit e sotëm?

Nehat Jahiu:  Akti i krijimit nuk respektohet aq sa duhet të respektohet. Sa e respektojnë këtë krijuesit e sotëm do të kisha thënë se disa krijues fare nuk e respektojnë, ndërsa disa e respektojnë deri në maksimum. Pra, janë dy kategori krijuesish ata që respektojnë normat e krijimit dhe ata që nuk respektojnë asnjë normë të krijimit sot.

Revista „AlbPlanet“:  Cili do të ishte mesazhi juaj për krijuesit e rinj?

Nehat Jahiu:  Unë gjithnjë i kam respektuar të rejat dhe të rinjtë në çdo aspekt, kështu që edhe sot e kësaj dite shumë i respektoj, sepse pa rini nuk ka ardhmëri. Por ,mesazhi im gjithnjë ka qenë dhe do të jetë që krijueset e reja dhe krijuesit e rinj le të kultivojnë art të mërëfilltë. Krijimtaria e tyre le të ketë vlera dhe të jetë e përqafuar nga lexuesit dhe mos të nguten për të botuar libër pa vlera dhe mos të bien preh e profiterëve, sepse libri njëherë botohet…

Revista „AlbPlanet“:  Çka mund të presim nga krijuesi Nehat Jahiu? A keni ndonjë vepër te re në proçes botimi?

Nehat Jahiu:  Edhe në të ardhmen do të pritet përsëri diçka prej meje, por kjo si zakonisht le të mbetet si suprizë si çdoherë dhe le të ia lëmë kohës…Por, do të ua them se kam një dorëshkrim të një libri të bërë gati dhe i gatuar mirë e mirë edhe prej meje si autot edhe i redaktuar mire e më mire nga një redaktore krijuese e mirëfilltë e letrave shqipe dhe do të pres vetëm anën matriale për ta realizar këtë botim që veç është në finalizim në të gjitha aspektet siç thash edhe më lartë të redakturës, recensionit, lekturimit dhe kopertinës. Është future në filtra të duhur siç duhet të futet një libër për të ardhur deri në finale e botimit dhe besoj edhe nga vetvetja dhe nga redaktorja recensentja se do jetë një libër me pozi të bukura të llojeve të ndryshme të një niveli të lartë, por edhe për këtë do presim kohën kur të botohet dhe atëherë për vlerën e këtij libri le ta thotë përsiri fjalën kritika letrare dhe lexuesi.

Revista „AlbPlanet“:  Çka kishit për ti shtuar bisedës që bëm me ju për Revisten e re elektronike „AlbPlanet“?

Nehat Jahiu: Në këtë kohë pak sa të mbrapsht do të kisha pasur shumëçka për të shtuar, por në këtë rast nuk dua që të zgjerohem shumë. Apeloj tek shqiptarët kudo që janë sidomos tek institucionet përkatëse që të përkrahet vlera dhe jo antivlera në çdo aspekt, sepse dita ditës me disa individ në vend që të ecim para ne kthehemi mbrapa dhe shkatrrojmë vetveten si popull. Poashtu kisha për të thënë: Shqiptarë kudo që jeni në trojet tona dhe në diasporë kur të jetë për të mirën e popullit,kombit, vendlindjes, atdheut të bashkohemi të gjithë sëbashku, sepse kështu të ndarë e të përçarë vetëm dobësohemi dhe ujin e dergojmë në mulli të huaj. Njëherit poashtu kisha apeluar që krijimtarisë letrare, artit dhe kulturës sonë ti ndihmohet dhe njerëzit që ate e kultivojnë dhe e ruajnë të përkrahen, sepse një popull të gjallë historikisht e mban kultura dhe arti i tij në përgjithësi. Ti ruajmë vlerat tona kulturore dhe historike, sepse janë krijuar dhe ruajtuar me djersë e me gjak nga bijat dhe bijtë më të dashur të këtij popolli. Juve i nderuari dhe shumë respektuari z, Haxhi ju përgëzoj nga thellësia e shpirtit per gjithë këtë kontribut që po e jepni në shumë deminsione! Revistës së re elektronike “ AlbPlanet” i dëshiroj sukses dhe jetëgjatësi!

Revista „AlbPlanet“:  Këto ditë u botua edhe monografia e bërë pë ju nga Namik Selmani. Si u prit dhe sa jeni i kënaqur ju me punën e bërë autori i monografisë? Kjo është pyetja janë e fundit për këte intervistë.

Nehat Jahiu:  Në këtë pyetje dhe shumë më tepër besoj se një ditë kur të bëni një intervistë me të nderuarin dhe shumë të respektuarin autorin e monografisë “ Jetë mes zileve dhe shkronjave shqipe” ( Monografi për Nehat Jahiun) do ju flas z. Namik Selmani, por unë do të them në fjalë të shkurtra edhe pse kjo monografi që tani ka dalur nga shtypi dhe duhet pritur pak kohë për të dhënë mendimin tim se si është pritur, ndërsa unë jam i kënaqur me punën e z. Namik, sepse me të vërtet ka dhënë një kontribut shumë të madh për ta bërë një monografi të tillë, kështuqë unë e përgëzoj ngrohtësisht dhe e falëmnderoj përzemërsisht! Edhe njëherë po e përsëris se monografia e z. Namik ka një kohë të shkurtër që është botuar, por interesimi është i madh nga lexuesit që ta kenë në duartë e tyre këtë libër dhe besoj se do të jetë mirë i mirëpritur... Por, edhe një gjë do e them se çdo sugjerim që do të kenë lexuesit rreth kësaj monografie unë do e mirëpres me kënaqësi, sepse çdo gjë nuk mund të jetë e përkryer dhe çdo vërejtje do e pranoja me zemërgjërësi që në të ardhmën të gjitha ato mangësi do të eliminohen. Besoj se edhe autori i monografisë z. Namik Selmani do pajtohet me mendimin tim. Në fund edhe njëherë ju falëmnderohem që gjetët kohë dhe më bëtë një respekt që të ju jap një intervist juve për revistën tuaj elektronike “ AlbPlanet! Respekt!

30.07.2013

Sonntag, 28. Juli 2013

Populli i jep kuptim jetës duke zhvilluar kulturën e tij

NJË POPULL I JEP KUPTIM JETËS DUKE KRIJUAR DHE ZHVILLUAR KULTURËN E VETË KOMBËTARE

-thotë poeti, publicisti dhe atdhetari i devotshëm në Gjermani Shaban Cakolli

Shkruan Sokol DEMAKU

Një popull i jep kuptim jetës duke krijuar, pasuruar, zhvilluar dhe përfaqësuar kulturën e vet kombëtare.
Kjo do të tregon realitetin në të cilin jeton shoqëria jonë. Nëse kemi pasur fatin të përfaqësojmë një kulturë të mirëfilltë, para botës jemi më të njohur. Arti është ai që i jep kuptimin dhe realitetin kulturës.
 
Krijimtaria është diçka e shenjët, sidomos për ne shqiptarët të cilëve fati na ka përballur me vështërsi të tilla, ku pushtues pas pushtuesi, kanë kaluar mbi kurrizin tonë me qëllim për të na e mohuar atdheun. Pushtuesit tonë kishin dy forma për të na zhdukur: zhdukëjen fizike dhe kulturore , e që asnjëra nuk ishte më e padhimbshme se tjetra.Krijimtaria jonë është rruga më fisnike e cila mbanë gjallë ndërgjegjen kombëtare.

Njeriu që jeton në mërgim, temat i imponohen vetvetiu, kjo vie nga dashuria për atdheun, malli për njerëzit e tij, nga se kam fituar përshtypjen se njeriu peshën e dashrisë për atdheun e ndjenë kur është larg tij, kur atdheu i mungon. Pra krijimtaria në mërgim pa mëdyshje ka ngarkesën emocionale, ka peshën e mallit, e mungesës së atdheut, e të dashurëve të vet
 
Një prezantim të shkurtër.

Jam Shaban Cakolli, i lind ur në Krilevë të Dardanës. Shkollën fillore e kreva në vendlindje, të mesmen në Dardanë, kurse studimet në Univerzitetin e Prishtinës. Nga mosha fëmijërore u frymëzova për shkrime, kulturë dhe veprimtari kombëtare. Si i ri punoja me rininë e fshatit në grupe letrare, ku nxirrnim gazeta të murit. Me shkrime dhe kulturë vazhdova edhe në shkollimin e mesëm dhe univerzitar. Kam botuar shkrime në poezi, prozë dhe publicistikë në gjitha gazetat që botoheshin atë botë në Kosovë, ku edhe tani botoj në gazetat dhe revistat që botohën në diasporë e Kosovë.
Kam udhëhequr jetën kulturore në vendlindje dhe mërgatë. Në Gladbeck isha sekretar i SHKA "Aleksandër Moisiu" në kryesinë e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptar në Mërgim(BISHM), jam në Kryesinë e Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani LSHAKSH. Kam botuar në gjuhën shqipe, gjermane dhe turke. Jam i përfshirë në 18 antologji në gjuhën shqipe, një gjermane në mërgim dhe Kosovë.
Përkohësisht jam me banim në Gjermani.
 
 I lindur në Krilevë të Dardanës ku edhe kaluat rinin tuaj, çfarë mundë të na thoni për atë kohë për vendlindjen tuaj?

Po; fëmijërinë time e kam kaluar në këtë fshat të bukur, dhe malli për te më pushton gjëthnjë.Krileva është një fshat i bukur i komunës të Dardanës, me tokë pjellore, me kullosa, rrethuar me kororë malesh, me ajr të freskët,me gurra uji të ftohët të pijes;aty në arat e bukës kultivohen gjitha kulturat bujqësore,mes arave të punës kalon lumi,shtëpitë janë të ndërtuara përbri rrugës,e në mes të fshatit është shkolla,ambulanca dhe shitoret.
Krileva ka një shtrirëje mjaft të bukur gjeografike,të cilës ja kanë lakminë fshatërat për rreth.Më se njëqind shtëpi,me qindra banorë,me punë e aktivitete në të gëdhirë i japin gjallëri fshatit.
Në Dardanë(ish-Kamenicë) shqiptarët kanë frymuar më vështirë, mbase në punën zyrtare kanë mbretëruar sërbët.Vendasit e mijë nuk kanë pasur rastin atëbotë të punojnë në ndonjë vend pune me perspektivë.
Aty-këtu ndonjë kanë punuar si minatorë,apo rojtar të ndonjë fabrike.Po njerëzit e fshatit tim ishin punëtorë,punonin në bujqësi e blegtori,por fitonin rendimente të larta.Po,të parët tanë të fshatit ishin burra të mençur,këtë mençuri ua kishte falë përvoja e jetesës,burra të pashëm,të dalluar në veshëje,në mikpritëje,dhe udhëheqës të mirë familjar.Jam rritur mes tyre,si fëmijë kam ndejur me të vjetrit nëpër dhama të pritëjes së miqëve dhe kam mësuar shumë gjëra prej tyre.Kur vinin miqët nëpër odat tona,i zoti i shtëpisë ngrohej nga nderi që i bënin vizitorët,u bënte nderë e rrespekt,u shtronte në sofër gjithë të mirat që posedonte,pije nga më të veçanta,pemë,më pas shkriheshin në biseda shumë interesante,shpalosnin gëzimet e dhimbjet e tyre,përvojat e kujtimet.Kur vinin miqët dimrit qëndronin ditë të tëra,natën e parë
i mbante pritësi,të nesërmen vinte ia mirrte fqiu,e kështu fqinjë pas fqinji me radhë.Unë si i ri kam shkuar me miqët fqi,pas fqiut,kam dëgjuar biseda të këndshme dhe interesante,kam mësuar lojëra interesante që luanin fshatarët tanë odave,më pas tregime të ndryshme,këngë interesante që shpalosnin historinë tonë kombëtare,rrapsodët tanë para miqëve.Gjithçka e kishte bukurinë e vet.Shkollime pos atyre fillore deri në gjeneratat tona nuk kishte,fshatarët iu kishin përkushtuar punëve në blegtori e bujqësi dhe ndiheshin mirë,pasi fitonin mirë prej tyre.Kur kam filluar unë të shkollohem,nuk ishte shkolla e plotë fillore në vendlindje,aty kryanim katër klasët e para,pastaj tjerat në një fshat fqinjë që quhej Strezofc.Nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas,bënim katrëmbëdhjetë kilometra këmbë.Si të rinjë kjo nuk na pengonte aspak.
Pavarësisht kushteve të vështira ne mësonim, rrespektonim prindërit,arsimtarët dhe të vjetrit.Edukimin dhe frymëzimin e kam fituar në fshat në mesin e fshatarëve të mijë.Që në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare unë është dashur të shkëputem nga fshati,mësimet e mesme i kam kryar në Dardanë,ato univerzitare në Prishtinë,ku edhe blemë shtëpi dhe u vendosëm,po askund në asnjë vend,në asnjë ndejë,nuk jam ndier më i ngrohët ,më i lumtur,më i frymëzuar,se sa kur i kam bërë vizitë fshatit.Krileva është vend i bukur,ka njerëz të dashur e të mençur,ka një rini të shkëlqyeshme.Sot të gjithë të rinjët në Krilevë janë të shkolluar,kemi doktora shkencash,magjistër,profesor,mësues,shkrimtar e poet.Gjëthnjë kudo që gjindem,mendjen dhe mallin e kam te fshati im,i njerëzve të mijë Krileva e bukur e dashur dhe e ngrohët.

Shkollimin fillore ne Krilevë dhe të mesëm keni bërë në Dardan, mund të na thuash më shumë për jetën tuaj shkollore?

Jeta ime shkollore ishte pak e mundimshme: Në fshatin tonë nuk kemi pasur shkollën e plotë fillore.Shkolla në fshatin tonë atë botë ishte katër klasëshe,pjesën tjetër të shkollimit e kemi ndjekur në një fshat tjetër të komunës sonë.Fshati ku ndiqnim mësimet quhej Strezofc,nga shtëpia në shkollë dhe anasjelltas bënim 14 kilometra rrugëtim në këmbë. Kur ktheheshim nga shkolla,kishim pak pushim derisa drekonim, prindërit na angazhonin në punë të shtëpisë,mësimet i pregadisnim orët e natës,rryma elektrike ende mungonte në fshat,mësonim nën dritën e qiririt apo ndonjë vajguri.Mund të them se prindërit na flisnin fare pak,ose fare për rëndësinë e shkollimit,nga se ishin të lodhur me punën e tyre për mbijetesë.Ne i kushtonim rëndësi mësimit,madje garonim për notat më të larta,kemi pasur shumë rrespekt për mësimdhënësit,për të moshuarit.Kur nisa mësimet në shkollën e mesme në Dardanë, nuk kisha mundësi të udhëtoja,mungonin autobusët në fshatin tonë,u desh të paguaja banesë në Dardanë, po hargjime kishim më shumë,por kushtet për mësim ishin shumë më të mira,madje edhe kohë për aktivitete të lira kishim mjaft.Mundohesha të bëjë një orar kohe për mësime,për aktivitete,për miq,me një fjalë isha shumë i gjindshëm,i dalluar në mësime,në aktivitete kulturoro-letrare,i rrethuar me shumë miq.Mund të them në kohën e kushtet e vështira që kemi jetuar,kam pasur një jetë të mirë rinore,me kujtime të ngjeshura,të cilat i evakuoj tani shpesh.
 
Keni studiua në Prishtinë, çfarë ka në mendje sot Shabani nga këto kohëra, nga jeta studentore?

Jeta studentore për mua është e shenjët, pjesa më e mirë e jetës sime. Nuk kam banuar në konvikte, kam banuar në shtëpi private, por kam pasur mundësi të mira të rrugëtoj me kohën, si dhe të provoj gjëra që nuk kisha pasur rastin më parë të i provoj. Isha student i rregullt, kur ndiqja ligjeratat i përcillja me vemendje, kishim edhe literaturë të mjaftueshme, biblioteka ku mund të zgjidhnim tituj e mësonim.
Aty, kisha kohë më tepër të i përkushtohem krijimtarisë, madje isha i angazhuar edhe në disa Shoqëri Kulturore, Artistike(SHKA). Si student ndihesha më i pavarur, më i burrëruar, më i zhdërvjellur në aktivitete dhe shoqëri.
Edhe jetën e natës e bënim të organizuar, aty krijova rrethin, shoqërinë, aktivitetin, por fatkeqësisht nga viti 1981,filluan zbehëjet. Demostratat e studentëve u etiketuan si armiqësore, studentet si nacionalist, iridentist, e deri në kanibal. Filloj diferencimi ideopolitik, përcjellja në katedër, punë ,shoqërim,etj...Kohë të vështira ishin,por ishim të përkushtuar dhe ia dolëm të hapërojmë dhe të mbijetojmë ato kohë të liga.
 
Nga mosha fëmijërore u frymëzua për shkrime, kulturë dhe veprimtari kombëtare., kujtimet e juaja nga kjo kohë e rinisë suaj në punë me brezin e ri, një paralele mes punës si i ri në vendlindje dhe asaj në mërgim?

Po, kishim një mësues në shkollën fillore, quhej Ejup Ahmetaj, nga Hogoshti i Dardanës. Mësuesi banonte me familje në banesat e shkollës sonë. Më dukej mësues dhe mik, sikur tek ai isha më i ledhatuari i shkollës.
Më mirrte në banesën e vet më shoqëronte me fëmijët e vet, më udhëzonte si të pregadis lëndet, si të recitoj vjershat, si të vizatoj, të shkruaj tregime, më pas shkrova një vjershë kushtuar fshatit tim.
Mësuesi sikur në fytyrën e tij tregonte gëzimin për vjershën time, kjo më jipte kurajo dhe kohë më pas shkrova edhe disa nga vjershat. Në një program shkollor më prezantuan me vjershat e mia, kisha emocione, pak edhe frikë, po vjershat e mia u shpërblyan me duartrokitje, madje edhe muarën dhenë, kudo flitej për to,kjo më jepte forcë dhe më nxiste për punë.Fshati ynë kishte një rini të mrekullueshme,një rini të dashur, një rini aktive, kemi bashkëpunuar, kemi mbajtur gjallë jetën kulturoro-artistike,kemi shënuar ditën e shkollës,festa kombëtare,me programe letrare dhe artistike, kemi çfaqur koncerte me muzikë të pasur e të mirëfilltë shqipe,kudo jemi mirëpritur e shpërblyar. Kjo na ka nxitur të punojmë më shumë, kemi nxjerrur gazeta të murit në shkollë e lokale rinore, i kemi mbushur me vlera dhe zbukuruar mirë. Ishin punë të mira ato, i kujtoj me mallëngjim, kemi pasur shumë suksese por gjëthnjë kemi qenë të palodhur, në krye të aktiviteteve, duke u përpjekur gjithnjë që punën që kemi bërë të jetë më e mira, të jetë vlerë. Kur shkova në Dardanë në shkollën e mesme, aty ishte aktiv grupi letrar.
Në këtë grup u kyça edhe unë, u desh disa kohë pune dhe profesori i gjuhës shqipe më cilësoj si më aktivin në atë grup. Profesori quhej Mehmet Surdulli, një ditë më thirri në bisedë dhe ngadal e qetë me disa ledhatime, më lavdëroj duke më cilësuar si shumë të aftë me shkrime, më tha se duhej të botoja në gazeta e revista! Nuk munda pa e pyetur, si bëhet kjo? Ai më tha se njeh një poet të famshëm dhe do të më njeh me te: Kështu edhe u përcaktuam.
Një të shtune nga Dardana më mori për dore, më pagoi biletën e udhëtimit rrugëtuam drejt Prishtinës në Ulpianë më drejtoj në zyren e një poeti. Me vete kisha një fletore ku kisha renditur shkrimet. Tek kur hyra në byro, kuptova se me poetin që duhej të takohesha ishte Azem Shkreli! Për Azem Shkrelin kishim mësuar në shkollë, e dija se ishte poet me famë, por ajo çka më trishtonte mua ishte: Si do të mund të bashkëpunoja unë me Shkrelin? Profesori u përshëndet me ne, kurse mua më la kokë me kokë me Shkrelin. Filluan të më dridheshin gjunjët, por aty kam mësuar se Azem Shkreli ishte mik, nuk dallonte shoqëri në shtresa, ishte i thjeshtë me miqët, ishte poezia vet. Pas një bisede të gjatë, disa këshillave që mi bëri, më kërkoj fletoren e shkrimeve, ia lash me kënaqësi, u përshëndetëm me te. Nuk ishte bërë një muaj i plotë kur në revistën"Zëri i Rinisë" më zëri syri tri poezi të mijat, me pak ndryshime që kishte bë i madhi Shkreli, poezitë e mija ishin më të dalluarat në atë revistë. Nuk dijë të përshkruaj gëzimin që kam ndier, kemi pasur edhe shumë takime me Shkrelin, më ka ndihmuar të ndryshoja diçka që nuk shkonte, kështu kohë pas kohe arrita të botoj në gjitha gazetat e revistat që botoheshin në Kosovë. Kur erdhëm në mërgim, qëllimi ynë ishte të zhvillojmë veprimtari në dobi të kombit. U njohëm me mërgimtarë të të gjitha moshave.
Erdhëm në përfundim të formojmë një Shoqëri Kulturore mes të cilës do të zhvillonim veprimtarinë tonë. Shoqatën e pagëzuam"Aleksandër Moisiu", e regjistruam te organet gjermane dhe vite të tëra kemi kryar aktivitete të nduarduershme, për atdheun dhe kombin. Përmes saj kemi internacionalizuar çështjen kombëtare tek gjermanët, kemi ndihmuar fondin e Qeverisë, Fondin Vendlindja Thërret, shkollat shqipe në Kosovë, skamnorët, kemi punuar me rininë, i kemi ndihmuar në jetën kulturore e letrare, ku në krye të punës gjithnjë isha unë.Kemi hapur shkollën shqip këtu në Gjermani,në vendin ku jetojmë ne, kam qenë vite të tëra si kryetar i këshillit të prindërve, kam ndihmuar krejt çka kam mundur në mbarëvajtëjen e mësimit të shkollës shqipe këtu në Gjermani.
 
Përveçse një mësues i pasionuar, shkrimtar me renome, do të ishte më interes të mësonim nga ju se si e përkufizoni rolin e shkrimtarit në jetën bashkëkohore?

Si mësues nuk vajti mbarë, ishte kohë e vështirë për shqiptarët, për mësuesit tanë. Nisa punën si mësimdhënës në një shkollë afër Prishtinës, punoja me përcjellje në çdo hap, komitetet atëhere më cilësonin si njeri i papërshtatshëm ideo-politikisht për arsim, dhe më dëbuan, pjesën tjetër kam punuar në "XIQ"Karaqevë. Mbase rolin e një krijuesi më së miri do e zhvilloja në arsim, por kjo nuk më ka lëkundur asnjëherë dhe kurrë nuk iu kam nda krijimtarisë. Krijimtaria është diçka e shenjët, sidomos për ne shqiptarët të cilëve fati na ka përballur me vështërsi të tilla, ku pushtues pas pushtuesi, kanë kaluar mbi kurrizin tonë me qëllim për të na e mohuar atdheun. Pushtuesit tonë kishin dy forma për të na zhdukur: zhdukëjen fizike dhe kulturore,e që asnjëra nuk ishte më e padhimbshme se tjetra.Krijimtaria jonë është rruga më fisnike e cila mbanë gjallë ndërgjegjen kombëtare. Nuk mundemi të themi se muza poetike ka shkathësi të shkatërroj luftëra,të mund ushtri,por mund të themi lirisht se ëndërren për liri e bëjnë të lakmueshme, ndez gjakëra për të i dalur zot atdheut, kjo ka dëshmuar përpjekëjet e gjata për të kundërshtuar zaptuesit,këtë e kanë dëshmuar rilindas pas rilindasi,lufta e fundit që i solli humbje pushtuesit,nga se arti ishte dhe mbetët shpirti i kombit që mëson të duam e mbrojmë atdheun, që ka mbajtur gjallë e të patjetërsueshëm kombin. Krijimtaria është fisnikëria e shpirtit ajo ka fisnikruar vendasit në mbrojtëje të atdheut, ajo fisnikronmërgimtarët që sot nuk janë pak, ku krijimtaria atje ka peshën e mallit, ngarkesen e madhe emocionale,, mungesen e atdheut,po që ndërton shoqërinë ,brezat më të ri,në forcimin e atdhedashurisë. Përmua krijimtaria e shkrimtarit bashkohës është e shejtë,është armë e fortë e mbrojtëjes së atdheut e kombit,gjuhës...Fatbardhësisht krijues bashkohës kemi sot më shumë se kurrë, për fat kemi të mëdhenj,e të vegjël, kjo është mirë, sot kemi një Kadare të madh, nesër do të kemi Kadare të tjerë dhe kjo është krenari për ne.
 
Qysh si student jeni marrë me shkrime, cilat janë shkrimet e juaja te para dhe ku i keni publikua në atë kohë ato?

Po, atë kohë nuk mendonim për ndonjë botim libri, nuk gjindej sponzor, kurse si student na mungonin mjetet materiale për këtë. E rëndësishme ishte se ne punonim në atë drejtim, nuk ndaleshim, më pas kur mendonim se punimi është brumosur mirë, ua shpërndanim redaksive të pakta që atëherë kishim në Kosovë. Dorën në zemër, na i kanë botuar të gjitha gazetat dhe revistat, na imponohej të kënaqeshim me mundësitë që kishim.
 
Krijimtaria juaj i përket një periudhe të gjatë kohore. Cila është tema dhe motivi ne veprat e juaja?

Unë fillova me shkrime në vegjëli, fillimisht si i vogël më nxiste të shkruaj për vendlindjen, më pas duke ndier vetën më të burrëruar më flaku motivi i dashurisë. Kam disa fletore të shkruara me poezi në këtë motiv.
Vitet e 80-ta, për ne filluan një dridhëje të madhe, hetime, përndjekje, burgosje, privime, kjo nuk do të thotë se na lëkundi nga krijimtaria, nga se pikërisht në këto kohë të vështira arti shpërthente më tepër, po u desh të u kthehemi temave të kohës.
Nuk dijë ndoshta kam gabuar, por më dukej se nuk kishim kohë për dashurinë, por as kohë dashurie nuk ishte, andaj me kujdes ato fletore të atij motivi i palosa në një kënd, ku sot e atë ditë, më kanë mbetur të pabotuara.
 
Nga e merrni frymëzimin, çfarë është tema apo subjekti në veprat e juaja?

Ju e dini, unë edhe pak muaj mbushi njëzet vite në mërgim. Njeriu që jeton në mërgim, temat i imponohen vetvetiu, kjo vie nga dashuria për atdheun, malli për njerëzit e tij, nga se kam fituar përshtypjen se njeriu peshën e dashrisë për atdheun e ndjenë kur është larg tij, kur atdheu i mungon. Pra krijimtaria në mërgim pa mëdyshje ka ngarkesën emocionale, ka peshën e mallit, e mungesës së atdheut, e të dashurëve të vet.
Më duket kjo krijimtari ka një ndikim më të fortë në ndërgjegjëjen e dashamirëve të saj. Madje nga këto rrethana, mendimi im është që shumë prej atyre që ndoshta kurrë më parë nuk janë marrur me krijimtari, pikërisht malli për atdheun e vet, rrethanat e jetës në mërgim i kanë nxitur të i rreken punës, të shkrojnë rreshta apo vargje për mallin e atdheut. Pra frymëzimi për temat, si të të gjithë krijuesit në mërgim është, atdheu, kombi, malli, kurbeti...
 
Ju keni botuar në shqip, çka ka botua deri më tani Shabani?

Kam mundur të botoj më shumë, ndryshe nga ata që nxitojnë të botojnë në numër, mua më duket më e arsyeshme të bëjë hapa më të ngadalshëm në botim. Më parë kam pasur dëshirë të botoj romane, por për fat të keq, një roman në të cilin kam punuar disa vite"Gjurmëve të Vuajtjeve Shqip"më pat konfiskuar regjimi i atëhershëm dhe nuk e dijë sakt nëse ka përfunduar diku në flakë, apo shportë mbeturinash, por që kurrë më nuk ka rënë në dorën time. Thënë drejt më është dhimbsur shumë, kam hargjuar kohë e mund, dihet atëbotë si shtypej në kushte të vështira, me disa makina shkrimi aspak praktike. Nga atëherë sikur ndjejë një dozë frike të botoj libër në prozë, botoj pjesë në gazeta, por asnjëherë nuk i kam përmbledhur në libra. Jam përkushtuar në poezi, dhe deri më tani kam botuar:
 
"TOKË DARDANE"
"LOTI I ATDHEUT"
"DETI I QIELLIT"
"KRISMA E FJALËS"
"AGSHOLI"
 
Kam edhe të tjera për botim, nuk kam pasur ndonjëherë oferta për sponzor, botojmë me mjetet nga djersa, duhet të matemi mirë kur vie në radhë botimeve, nga se kemi edhe shumë halle tjera, të ndihmojmë familjet, të afërmit e ndonjë nga skamnorët, e rëndësishme është se ato rrijnë në sirtar të pregatitura, me shpresë një ditë do u vie radha. Jam i përshirë edhe nëpër shumë antologji, si e dini ju edhe në një antologji tuajn"Jehona e Shekujve", e cila ka dalur një antologji mjaft e mirë për të cilën u jam mirënjohës.Jam futur edhe nëpër antologji gjermane,në të cilat jam mjaft i kënaqur, nga se punimet tona kanë kaluar nëpër duart e Ferdinand Lahollit, një përkthyesit më të njohur në shqip-gjermanisht.
 
Keni udhëhequr jetën kulturore në vendlindje dhe tani në mërgatë, cka mund të na thotë për këtë Shaban Cakolli?

Në kulturë kam qenë dhe jam i angazhuar gjithnjë. Kjo punë më duket punë me peshë dhe fisnike. Një popull i jep kuptim jetës duke krijuar, pasuruar, zhvilluar dh përfaqësuar kulturën e vet kombëtare.
Kjo do të tregon realitetin në të cilin jeton shoqëria jonë. Nëse kemi pasur fatin të përfaqësojmë një kulturë të mirëfilltë, para botës jemi më të njohur. Arti është ai që i jep kuptimin dhe realitetin kulturës.
Padyshim të punosh në këtë lëmi duhesh të jesh njohës i saj,po nuk mjafton vetëm kjo: duhet durim, qëndrushmëri e përkushtim. Duhesh të luash me më të çmuarën, kohën,unë kam humbur kohë, madje kam dëgjuar njerëz të më përqeshin si unë humbas kohë, por kur i kam vërejtur rezultatet, më është dukur shpërblim. Në vendlindje kjo kishte një lehtësim, ishim edhe të sigurtë për rezultate, kurse në megrim kishte pragje të panjohurash: Nuk njihnim të rinjët, nuk dinim prirëjet, shkathësitë dhe kjo ishte më tepër se mundi. Unë në mërgim e kam nisur i vetëm këtë nismë, tek kur të tjerët kanë pa rezultatet e para kanë filluar aty-këtu të më bashkangjiteshin. Në qytetin ku unë gjeta strehë në mërgim, kishte shumë të rinjë e të reja shqiptare. Fatkeqësisht mes vete bisedonin në gjuhën gjermane. Kjo mua më brente, ishte dhimbje, shkolla shqipe ende nuk kishte,fillimisht më është dashur të zbuloj dhuntitë dhe talentet e të rinjëve që nuk i njihja. Ishte e vështirë, por jo edhe e pamundur. Problem tjetër ishte se isha i nxënë me punë, nuk kam ditur të mendoj për pushimin,kam kaluar edhe orët e vona të mesnatës me të rinjët nëpër ushtrime me të rinjët. Lokale për ushtrime nuk kishim, i patëm nda dhoma nga banesat tona për ushtrimore.
Një lokal për shënime kulturore e paguanim. Me këta të rinjë kam punuar në gjitha fushat e kulturës, letërsi, art, muzikë, sport, më pas edhe kemi organizuar kuize për matjen e njohurive në lëmi tjera.
Veç kësaj gjatë jetës kulturore fëmijët janë pasuruar edhe me të folurit dhe të shkruarit drejt në gjuhën amtare. Pas hapjes së shkollave shqipe udhëheqja e jetës kulturore sado pak na u lehtësua. Punonim bashkarisht me mësuesit dhe ushtrimet i mbanim nëpër lokalet e shkollave. Falë kësaj, ne kemi zhvilluar një veprimtari të begatshme kulturore, kemi organizuar orë letrare,ekspozita,programe muzikore,
kemi shënuar festa të shkollave, festa kombëtare, jemi prezantuar në Ditët e kulturës, e cila mbahet në vit në Gjermani.kemi prezantuar kulturën tonë dhe kudo kemi dalur faqebardhë. Kishim një mësues të vyar Sejdi Gashi,tani në pension me te kam qenë i pandarë në aktivitetet kulturore, si për këtë veprimtaria ime është futur nëpër disa monografi të shkollave shqipe. Në vendlindje për organizimin e kësaj veprimtarie ndoshta kushtet ishin më të vështira, por kemi pasur veprim të përbashkët me njohës të mirë të kësaj lëmie, kemi njohur edhe talentët, kështu që na nevojitej vetëm mundi dhe koha, të cilat në asnjë rast nuk i kemi kursyer.
 
Ishit sekretar i SHKA "Aleksandër Moisiu" dhe në kryesinë e Bashkimit të Intelektualëve Shqiptar në Mërgim, cfarë është roli i këtyre sdhoqateve në mërgim?

Bashkimi i Intelektualëve Shqiptar në Mërgim(BISHM) kishte për qëllim të bashkonte intelektualët e shkapërderdhur nëpër mërgim, njerëz me vyrtyte njerëzore, të dashur dhe intelektual të kompletuar,
që të tillë në Gjermani ka shumë. Ata duhej të tuboheshin, të analizonin gjendëjen e atdheut i cili ishte nën okupim, të formulonin e publikonin mendime, rreth formave të organizimit, për të dalur nga ajo gjendëje e mjerueshme. Zëri i tyre do të duhej të dëgjohej e jo rrallë këtë zë të tyre e përhapnim edhe ne mes mjeteve të informimit. Fillimisht këtë nismë e pat marrur një intelektual i mirëfilltë, një veprimtar i shquar Ramiz Kugleci, tani i ndjerë.Në këtë BISHM, isha edhe unë anëtar kryesie.Për habi ky Bashkim i Intelektualëve Shqiptar në Mërgim, i cili ndoshta ishte shpresa më e madhe e mërgimtarëve, nuk qëndroj shumë.
Përse, si, çndodhi? Për këtë nuk mund të flas më shumë nga se nuk kam njohuri të sakta,një gjë mund të them,nuk ia dolën të organizoheshin si kërkohej.
 
Jeni ne Kryesinë e Lidhjes së Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar në Gjermani LSHAKSH, cka mund të na thoni përpunën tuaj në këtë Shoqatë?

Ndryshe është me Lidhjen e Shkrimtarëve Artistëve dhe Krijuesve shqiptar(LSHAKSH), ajo u themelua tani pesë vite. Nismëtar i themelimit të LSHAKSH, ishte Martin Çuni,një intelektual, veprimtar i shquar,i burgosur politik, reporter i luftës së Kosovës,njeri i penës dhe pushkës,njeri i dashur për miqët,i kalitur për punë,mbas të cilit kemi hecur çdo hap. LSHAKSH, nuk ka lokal të vetin në Gjermani, organizohen tubime vend, pas vendi në Gjermaninë e madhe, krijuesit bëjnë qindra kilometra udhëtime, për të marrur pjesë në tubime. Gjithçka arritet vetëm me vullnetin e mirë të krijuesve.LSHAKSH, veprimtarinë e kryajnë me një fond shumë të vogël,po aty janë bërë punë të mëdha e sukseshme.Janë promovuar disa dhjetëra libra të krijuesëve tanë,janë botuar disa antologji nga LSHAKSH,si:Asht e Gjak Arbërie,Trinomi i Lirisë,"Një Shekull Dritë",e disa që për momentin nuk po më kujtohen.LSHAKSH,fillimisht kishte organ të vetin"Muzçn Poetike",revistë mujore,tani po e njejta nxirret në formë elektronike,poashtu ka një faqe në facebook ,me emrin LSHAKSH.Krijuesit tanë të palodhshëm secili ka dhënë kontributin e vet, organizojmë orën e Pavarësisë që mbahet njëherë në vit,organizojmë poashtu Takimet"Azem Shkreli",është organizuar çdo vit Dita e Kulturës,Njëqindvjetori i lindjes së Nënë Terezës.
LSHAKSH, në çdo vit ndanë çmime e mirënjohëje për të merituarit në gjitha fushat e arteve kulturore dhe veprimtarëve të kombit. LSHAKSH, posedon gjitha seksionet e kulturës, letërsi, art, pikturë, muzikë....Në aktivitetet e LSHAKSH, marrin pjesë edhe krijuesit jashtë Gjermanisë :si nga Holanda, Belgjika e Zvicrra,Është për të përmendur Valdete Berishën,një poete dhe piktore e shquar,e cila nga Belgjika ndjek tubimet tona.
Ajo vitin e kaluar ka marrë çmimin për pikturën më të mirë, por këtë çmim ajo menjëherë e dedikoj për fëmijët bonjak në Kosovë. Muaj më parë ka pasur zgjedhje në LSHAKSH, ku kryetar u zgjodh Hasan Qyqalla, një krijues intelektual, një punëtor i pa epur, unë jam zgjedhur sekretar, po punojmë, kemi promovuar antologjinë"Trinomi i Lirisë", kushtuar vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, është mbajtur orë kushtuar letrarit dhe veprimtarit Tahir Desku, është promovuar libri"NJË SHEKULL DRITË" në shenjë të njëqindvjetorit të pavarësisë të Shqipërisë, libër ky që është promovuar edhe në Tiranë e Prishtinë, nga LSHAKSH.
Është mbajtur orë letrare për Ali Podrimen, e kemi në plan edhe shumë aktivitete të ngjeshura, çka besoj se do të shkojnë mirë. Lirisht mund të themi se punët më të mira që munden të kryhen në mërgatë janë kryar nga LSHAKSH.
 
Sa jeni ju i kënaqur me punën në shkolla në mërgim kur kemi të bëjmë me
Lëndën e Gjuhës shqipe, sa është ky mësim sot efektiv tek fëmijët mërgimtar?

Organizimi i mësimit të shkallave shqipe me mësim plotësues në gjuhën shqipe, në Gjermani është tradicional. E them këtë nga se në korrik të këtij viti, unë mbushë njëzet vite qëndrim në Gjermani.

Njëzet vite, janë shumë vite por Shkollat shqipe në Gjermani kanë funksionuar shumë më heret se të vinim ne këtu. Kur flasim për mësimin shqip në Gjermani, nuk flas në çdo cep të Gjermanisë, nga se Gjermania është shumë e madhe, duhet shumë rrugëtime për të u njohur me gjendëjen e saktë të mërgimtarëve tanë. Unë po flas për republikën në të cilën jetoj unë Nord Rhein Westfahlen(NRW) si republikë shumë e madhe. Natyrisht shkollimi në gjuhën shqipe është bërë nëpër etapa, ashtu si shqiptarët kur dhe ku janë strehuar. Në qytetin Gladbeck, ku unë jam strehuar, kjo traditë e punës së shkollës shqipe është nëntëmbëdhjetë vjeçare. Kohën kur unë erdha këtu, në këtë qytet nuk ka pasur shkollë shqipe. E kujtoj si sot, mbas mësimit të gjuhës gjermane, fëmijët shqiptar kohën e lirë e kalonin nëpër strehimore, apo rrugëve duke biseduar në gjuhën gjermane. Kjo nuk më linte të qetë, kishte dhjetëra fëmijë shqiptar që po të vazhdonin kështu do të tjetërsoheshin. Pata vendosur që të u përkushtohem këtyre fëmijëve pa pagesë dhe bëra kërkesë te organet gjermane. Fati i keq për mua ishte si për çdo shqiptar fillestar në mërgim. Nuk kisha status qëndrimi dhe nuk e njihja gjuhën gjermane, gjithëçka bëhej mes përkthyes.

Dorën në zemër, organet gjermane na kanë pritur mirë, ata na thanë se këtu në Gjermani mësimin e shkollave shqipe e paguajnë, por mësuesi duhet të ketë status qëndrimi, të cilin unë nuk e kisha.
Kam lobuar një kohë për një mësues shqiptar. Nuk po zgjërohem shumë rreth kësaj, dikur në gazetën "Bota Sot", pata bërë një shkrim me titull "Ditën kur loboja për shkollën shqipe, në shtëpinë time kishte dasmë".
Dikush që ka mundur të e lexoj do të i kujtohet, pra në shtëpinë time kishte dasmë, por unë nuk isha prezent në dasmën tonë! Ishim në kërkim të një mësuesje shqiptare dhe fatbardhësisht e gjetëm. Më kujtohet kur ime më pat pyetur: Je normal ti im shoq? Mendoj se po, iu pata përgjegjur, por më thuaj përse më pyet? Si përse të pyes,në shtëpinë tonë ka dasmë, kurse kreu i shtëpisë nuk është në shtëpi, mu gjegj ajo!
I pata thënë: Sot kishte dasmë vetëm në shtëpinë tonë, po nëse do bëjmë shkolla shqipe këtu gjithë shqiptarët do të kenë dasmë, dhe qesh ndier mirë, kur ajo miratoj mendimin tim.Mësuese e patëm zgjedhur Feride Gashin, e cila ka bërë punë të madhe në edukimin e rinisë tonë këtu.Po kthehem në fillim të pyetjes sërish:Shkollat shqipe në Gjermani kanë bërë dhe po bëjnë një punë të madhe kombëtare,dhe këtë përmes formave të ndryshme të organizimit:Përmes mësimit të gjuhës dhe letërsisë shqipe,historisë kombëtare,gjeografisë të trojeve shqiptare,artit e kulturës sonë,angazhohen me të madhe për të arritur njohuri të mëdha, për traditën kombëtare shqiptare,historinë dhe kulturën e popullit tonë të lashtë. E them këtë me plot besim, sepse i kam ndjekur angazhimet e tyre në ditët e shkollave, në festat kombëtare, në kuizin e diturisë i cili mbahet në çdo vit nëpër qytete të ndryshme të Gjermanisë, ku fëmijët tanë kanë dëshmuar me rezultate të mëdha në matëjen e njohurive. Fëmijët që flasin e shkruajnë drejt gjuhën amtare, që përzemërsisht i shkruajnë e recitojnë atdheut, kombit, gjuhës, flamurit, dëshmorëve, që mësojnë historinë kombëtare, që kanë rrënjosur në zemër gjeografinë e vendit të tyre, nuk u kanoset asimilimi.
Këtë rezultat pa dyshim ua kanë mundësuar prindërit, mësuesit dhe intelektualët e rrethit të tyre. Tani mund të ketë edhe vende ku mësimi në gjuhën shqipe për fëmijët tanë në Gjermani, nuk organizohet.
Nëse është kështu, do të më vinte keq. Unë do të thoja: aty ku ka dhjetë fëmijë, duhet të hapet shkolla shqipe, këtë mundësi duhet të ua ofrojnë mësuesit, prindërit dhe intelektualët tanë.Askush të mos mendojnë se një ditë gjermanët do të vijnë e të na lusin:Ju keni shumë fëmijë dhe ja ne po ua hapim një paralele shqipe! Ata të cilët duhet të bëjmë këto kërkesa jemi ne, madje duhet edhe shumë mund e djersë për këtë, po më në fund shpërblimi është i yni.
 
Keni botuar në gjuhën shqipe, gjermane dhe turke sa jeni i kënaqur me prezsentim e punës suaj?
 
I kënaqur nuk mund të jetë njeriu me atë që ka bërë brenda një periudhe. Nëse themi jemi të kënaqur gabojmë rëndë, ne synojmë për arritëje tjera më të mëdha,përpara kemi mund, por detyra e krijuesit nuk bëhet ndryshe. Në botimet shqip duhet të jem i kënaqur,ate që kam dhënë nga vetja, e kam nxjerrë nga bota shpirtërore, tani libri im më nuk është i imi,librat e mija kanë rënë në dortë të lexuesëve, lexuesit e thonë mendimin për te, fundja kjo është ajo që kam pasur mundësi të e bëjë. Në gjermanisht, kjo mua më duket mirë, është mirë lexuesit gjerman të njohin kulturën tonë,poashtu ne kulturën e tyre. E ceka diku më lart, libri im ka kaluar nëpër dorë të sigurt të përkthyesit, Ferdinand Laholli, është ndër përkthyesit më të sigurtë të letësisë shqip-gjermanisht, po e themi ne, kështu e kanë thënë edhe gjermanët. Në gjuhën turke, as që më ka shkuar mendja të përkthej. Sot mundësia mes internetit është njeriu të zgjedh. Dikush nga turqit shqipfolës e ka përkthyar librin tim"TOKË DARDANE" në gjuhën turke, nuk mund të flas për nivelin e përkthimit pasi nuk e njoh gjuhën turke, e kam pa edhe në një forum turk komplet librin tim të përkthyar, unë nuk di as të flas, as të lexoj turqisht,sidoqoftë u jam mirënjohës atyre që kanë marrur mund të përkthejnë librin tim.
 
 Një shkrimtar, një publicist, një përkthyes kërkon te jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje te shkurtër si është Shbani nga natyra ?

Fillimisht më duhet të them: krijues mund të jetë një individ që lexon, që mediton leximin, i nxjerr thelbin, gjithnjë kërkohet leximi. Vartësi për ne është se ne jemi larg atdheut tonë, gjëra të ndryshme zhvillohen brenda ditës në atdheun tonë dhe jasht tij, që mua më nxisin të njoh aktualitetin e përditshëm. Pra përdor shumë mjetet elektronike dhe të shkruara, kërkoj gjëra interesante, lexoj literaturë tonën dhe të huajn, dua të ndjek të arriturat kulturore kombëtare dhe ato të huaja, kjo është natyrë e imja, nëse ndonjëherë pamundësohem të i njoh këto, nuk ndihem mirë.
 
Ju jeni shkrimtar, publicist, çfarë është aktiviteti juaj në media. Si e ndieni veten si shkrimtar, publicist në mërgim?

Të arriturat, por edhe humbjet njeriu më së miri i përballon në vendin e vet. Tani ne jemi jasht atdheut dhe nuk mund të vajtojmë e arsyetohemi: ja jemi në vend të huaj, çka na duhet shtypi, çka na duhet libra, e jona është të punojmë, të sigurojmë familjet, të kthehemi nga puna, të pushojmë e relaksohemi. Ata që mendojnë kështu bëjnë gabim të madh. Unë kam qenë i lidhur me mediat si i ri në vendlindje, por nuk e kam pushuar kurrë interesimin tim për mediat. Fillimisht lexoj, për të ditur tani çka duhet të shkruaj. Po, në media aktiviteti imështë mjaft i përhapur, në gazeta, revista, radio, televizion,internet, faqe interneti, pushimin nuk e dua, as nuk e njoh. Si fëmijë kam lexuar pak revista e gazeta që botoheshin atë botë te ne: Rilindja, Zëri i rinisë, Pioneri, e ndonjë revistë e kësaj natyre, më vonë kam botuar në të gjitha dhe në gazetën studentore. Për fat, tani ne kemi shumë media të shkruara dhe elektronike, kjo është mirë, unë trajtoj shkrime publicistike, opinjone, letërsi, po duke falemnderuar redaksitë që më botojnë shkrimet e mia, thuaj se jam i pranishëm në të gjitha. Kam bashkëpunuar dhe bashkëpunoj me gazeta e revista, që disa prej tyre sot nuk janë aktive si: Rilindja, Zëri i Rinisë, Republika, EmigrantiShqiptar, Kosovapress, Zëri i Kosovës, RRuga jonë po që bashkëpunoj gjithnjë me Bota Sot, Zeri i Dites, Fakti, madje me revistën tuaj Dituria, për të cilën ju jem mirënjohës. bashkëpunoj me shumë radio shqiptare, kurse të përhershme e kam Radio Zeri i Arbërit në Norvegji, ku më së miri e gjejë veten, bashkëpunoj fal jush edhe me radion lokale tuajn Dituria dhe ate në Athinë.
Si krijues i LSHAKSH, kemi bashkëpunime edhe me RTK, Rrokum, e televizione tjera, që përshkruajn aktivitetet tona por edhe shpalosin opinjonet tona, për të cilat u jam mirënjohës.
 
Planet e Shbana cakollit për të ardhmen, çka lexuesit presin nga ju?

Jeta e njeriut është shumë interesante e ngjeshur me plane, e pangopur, jetë si hije që diçka realizon gjatë kohës, e shumë shkrihen si vesa brenda pak çastesh. Kështu ndodhi me mikun tim të madh të letrave shqipe Azem Shkrelin, i cili kishte shumë plane vetëm një javë para se të ndahej nga jeta, Podrimja, Ibrahim Ibishi, Adem Berisha, Ferit Ramadani, etj. që shumë plane iu shkëputën përgjysmë.
Diku më lart e ceka: Në krijimtari punoj nuk ndalem, kam materiale për botim, por për momentin materialisht nuk qëndroj mirë. Sponzor në letërsi nuk hasen shpesh, janë koncentruar më shumë në fusha tjera, ku ka fitime materiale. Nëse do të jem shëndosh, me forcat e mia vetanake, në një të ardhme jo të largët para lexuesëve do të dal me një përmbledhje të re poetike, që e kam titulluar "ME MALLIN E LULEVE", dhe ka kohë prit botimin.
 
Nëse do te kishe mundësinë te jepje ndihmësen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptaret pa marrë parasysh se ku, ku mendon konkretisht që duhet ndryshuar diçka ne për të mirë?
 
Ndoshta vetëm pse jam shqiptar, po nuk mendoj kështu, më duket në realitet se shqiptarët janë populli më i lashtë, më tradicional, më i vuajturi në Ballkan, krenarë, i pathyeshëm në realizimin e ënërrave të tyre për aspirata kombëtare. Këto mundësi nuk i kam unë, unë kam ndonjë mundësi të vogël për të ndihmuar ndonjë individ sadopak, por për shqiptarët në përgjëthsi kam shumë dëshira: Shqiptarët janë më të coptëzuar se çdo komb tjetër këtë coptëzim ua sollën të tjerët. Të punojmë pa rreshtur për të ia bashkuar atdheut copëzat që ia grabitën grabitçarët.
Sot shqiptarët po mendojnë se kjo nuk është e rëndësishme, nuk po them për shqiptarët në tërësi(për krerët e tyre) që mendojnë se integrimi europian, do të ulte rëndësinë e teritoreve!
Unë mendoj se shqiptarët e coptëzuar, në Evropën e bashkuar, kanë pak, apo fare hiq rëndësi.Si të tillë shqiptarët nëse arrijnë në pragun evropian ,janë të parëndësishëm dhe të varur nga të tjerët. Dëshira dhe mendimi im është: Shqiptarët duhen të bëjnë bashkimin kombëtar dhe të bashkuar të hyjnë në portat e Evropës, kështu do të ishin të fortë dhe të pavarur nga të tjerët.
 
Çka mendoni mbi gjendjen politike shqiptare në përgjithësi, parë në prizmin Shqipëri-Kosovë dhe trojet tjera shqiptare?

Pa pritur këtë pyetje nga ju, sikur dhash përgjigjejen më lart. Shqiptarët kanë bërë hapa në njëqindvjetorin e pavarësisë së Shqipërisë si dhe katërvjetorin e pavarësisë së Kosovës, por shqiptarët kanë të bëjnë edhe shumë. Si krijues asnjëherë nuk jam ngjeshur në politikë, por opinjonin drejt çështjes kombëtare e shoh obligim kombëtar e moral. Shqipëria në njëqind vjet pavarësi ka hapëruar ngadal, i duhen dyfishuar dhe përshpejtuar hapat. Kosova fatbardhësisht ka bërë hapin e rëndësishëm, të cilin e ka la me gjak e sakrifica një shekull, nën këmbët e huaja. Tani falë gjakut dhe sakrificave të kombit, përkrahëjes të miqëve nga bota Kosova sot nuk e ka këmben fashiste mbi kokë, por nuk mund të themi se po frymon krejt lirshëm.
Disa uzurpime, banda, barikada, sikur i kanë mbyllë portat Mitrovicës, kurse Kosova Lindore mbeti e shkeputur dhe nën sundimin e huaj, shqiptarët nën pushtetin maqedonas dhe malazez janë të përbuzur, pa harruar asnjëhere Greqinë që ka tjetërsuar e greqizuar trojet tona. Sot në çdo vend të shqiptarëve flitet për mossundim të ligjit, varfëri, urrejtëje, analfabetizëm, tregëtim me njerëz, me substanca narkotike, njerëz të humbur, pasuri të vjedhur, etj.......Shqiptarëve më tepër se pasuria materiale,e cila e paligjshme po bie në gjepa të individëve,kurse populli ka rënë në varfëri, i duhet mençuri, i duhen qofshin edhe sakrifica me të cilat jemi të mësuar, që të bashkojnë copëzat që po na i mbajnë me dhunë të tjerët, i duhet bashkimi kombëtar, udhëheqja intelektuale dhe reale, që atëhere shqiptarët do të jenë të fortë, të lirë e të pasur.
 
Përveç artit te të shkruarit, publicistikës si e kalon kohën e lirë Shabani?

Gjumi dhe pushimi nuk më pëlqejnë, kur nuk kam kohë të lirë hulumtoj miq intelektual, për të shkëmbyar ndonjë pije, opinjonet tona rreth kombit, kulturës, traditës më pëlqen shetitja me familjen, me miqët, muzika e mirëfilltë shqipe, ngapak shiqoj televizor sidomos emisione nga kultura, por kohë të lirë e konsideroj leximin e librave dhe afirmimin e krijuesve të rinjë të cilin e kam bërë gjithnjë dhe vazhdoj të e bëjë, në gazeta, revista, faqe shqiptare në net, radio, e kështu me radhë...
 
 Çka ju benë të lumtur dhe çka ju mundon më së shumti në jetë?

Asgjë më të lumtur se shëndeti, puna dhe ndihma nëse mund të ua ofroj të tjerëve, për mua nuk ka, kjo është lumturia ime.
Më mundojnë breshëritë e vuajtëjeve që kanë rënë padrejtësisht mbi popullin tim. Ato në memorien tonë kanë mbetur të pashlyera, edhe pse ndoshta për interesin kombëtar duhen të falen, por jo të harrohen. Aq më mundon ngecja shtetërore e shqiptarëve dhe përqarëja e tyre, si dhe pasurimi i disa individëve në kurriz të popullit tanë.