Mittwoch, 22. Mai 2013
Gjurmët që thurin testament letrar
Nga Arsim HALILI
Urtësia dhe durimi janë armë e përballjes me sfidat e jetës.Dhe në këtë përballje dhe në labirintet që futem shpeshherë duhet kemi kujdes nga të papriturat.Çdo njeri në trajektoren e tij bartë shumë çka të bukur, të zakonshme, të pazakonshme, të gëzuar e ndonjëherë edhe të hidhur. Këmbëngulja e njeriut për të parë botën ndryshe për t’i dhënë shtysë aty ku mbetemi, për të përjetuar atë që e kalojmë në hapërimet e kohës nuancohen me pigmente nga më të ndryshme të jetës. Se si njerëzit e shfaqin atë ndjenjë të mikrobotës së tyre përballë një kozmosi të pafund, natyrisht se njeriu duhet të jetë lidhur forcërisht me rrënjët e jetës dhe identitetit të tij.Identitet që nuk krijohet brenda natës e as brenda ditës, nuk krijohet duke bërë fjalë, por duke bërë vepra. Ai tani është gjysh, jo vetëm pse i do nipat e mbesat e tij. Ai tani është një i ri në vitalitet përkundër moshës që po troket epiteti i pensionerit. Ne nuk do të ja numërojmë vitet, po do të ia numërojmë veprat. Nëse Gjilani dha shumë krijues të mirëfilltë të cilët pa diskutim,emra të tillë lakohen me mburrje ku më shumë e ku më pak, por se prania tyre tregon se Gjilani dhe gjilanasit, dinë ta ndërtojnë artin si koncept, si mjeshtëri dhe si pasion dhe se ky gërshetim krijon dhe vazhdimisht ka krijuar një infrastrukturë me trase të fortë, për të cilën gjeneratat vijuese, jo vetëm që do të kenë fatin t’i lexojnë, t’i admirojnë, por edhe letërsinë e tyre ta marrin edhe si diçka funksionale, qoftë në ndërtimin brezave të artistëve të rinj, qoftë edhe në fushën studimore letrare.
Një emër jo pak i lakuar, po i cili me prezencën e ti po bëhen mbi tri dekada, punë intensive, pa e lëshuar lapsin asnjëherë nga dora . E dora e tij e pa lodhur, e pa mërzitur ofron plotë njëzet e pesë vepra letrare.Dhe në këtë karvan letrash me siguri është gjysma e punës. Se ç’aromë letërsie mbolli në kopshtin e tij, shkrimtari i cili di t’u jep akullore me borë fëmijëve midis dimrit, shkrimtari mitin e “ Rozafës” e ngjallë me emrin saj edhe në Prishtinë edhe në Gjilan edhe kudo, por tani me një besë tjetër me sa më shumë libra dhe me sa më shumë vlerë, tani më veç edhe u zbulua emri i tij, për kë tjetër pos për shkrimtarin Ramadan Mehmeti . Po kush është në të vërtet ky poet që me pak fjalë do ta shtjellojmë profilin e tij. Ai erdhi në jetë këtu e gjashtëdhjetë e pesë vite më parë në një fshat të bukur, që i ngjan një para lagje të Gjilanit, Livoç i ultë, erdhi në shtatorin e viti 1948. Duke se pasioni për letërsinë lindi qysh herët tek ai, mbase në psherëtimat e para. Aty ku do të ulej të mësonte ABC- ën, aty do t’i hedh shkarravinat e para, pa e kuptuar se një ditë, ai do të bëjë emër dhe emri tij qëndron edhe do të qëndroj në banka shkollore edhe atëherë kur ai, nuk do të jetë fizikisht. Shkollimin fillor do filloj dhe do ta kryej, aty ku erdhi në jetë edhe ku i pëshpëriti fjalët e para, pra në fshatin e lindjes.Mandej për të vazhduar shkollimin e mesëm në Prishtinë dhe Fakultetin Filologjik, dega gjuhë dhe letërsi shqipe në Prishtinë.
Gazetaria dhe shkrimet letrare e bënë një emër më ndryshe, duke i dhënë impulse letrare sa gazetarisë aq edhe letërsisë, atë do ta gjejmë në të gjitha gazetat dhe revistat me vlerë në Kosovë e gjetiu.
RULETI RROTULLUES QË SJELL KRIJIMTARI ME VLERË
Ndonëse krijimtarinë e tij dhe spontanitetin e botimeve e kishte filluar edhe më herët, Ramadan Mehmeti , do të hyj në këtë rrugë serioze në një moshë të pjekurisë fizike edhe letrare. Se jeta ka shumë epitete, se jeta ka shumë fshehtësi dhe ato fshehtësi, disa prej tyre zbërthehen, shumë prej tyre mbeten prore enigmë, qoftë nga këndi metafizik, filozofik, letrar e çfarë tjetër.Poetet nuk kërkojnë asgjë më tepër se jeta të jetë në shërbim dhe transformim të asaj çdo ditë pritet të bëhet bukur e më bukur, por ndonjëherë pritjet, peripecitë e tanishme dhe të shkuara, të vënë në dilemë ku dhe si t’i adresojmë dhe ndoshta çdo pagëzim është i mangët, apo i tepërt ndaj poeti librin e parë do ta titulloj “ Jeta pa titull” ( 1977).Një pauzë për një kohë dhjetë vjeçare.Dhe akumulimi i tij në planin letrar shërbeu për të nisur rrugëtimin e tij, më të fuqishëm dhe më me produktivitet. Ai nga atëherë deri tani e do të vazhdoj të shkruaj e të shkruaj,ama bota e tij do të zgjerohet në disa zhanre dhe kjo planimetri që tangjenton me një organizim jo vetëm individual, por edhe më të gjerë dhe se spektatorët e tij i vendos gjithkund edhe në skenë edhe në natyrë,ata dëgjojnë zërin e poetit i cili është një refleksion asimetrik, sepse ai thotë se koncerti do të jetë i heshtur, por këtu heshtja e tij shpërthen, shpërthen nga fjala e tij për të deklamuar edhe zogjët në degë edhe fëmijët në shkolla, kështu çdo operë poetike trumbeton poetikën e tij në evulim të titulluar “ Koncerti i heshtjes” 1987.Dhe fati sillet ndonjëherë rreth nesh herë me shpejtësinë e dritës e herë me ecje të breshkës.A është jeta një lojë që sillet vërdallë nesh.Kush e di?! Edhe mund të jetë, ajo ka brishtësinë e vet po ka edhe kënaqësinë, por del fitues e ndonjëherë e humbëse dhe dëshpëruese , por këtë më së miri e thotë poeti në librin e tij “ Loja e Ruletit” botuar më 1994 dhe ribotuar në 2006.Duket se ai ende ngre dolli, duket se ai është i dehur, bohemin që e shijon jetën vazhdimisht në shoqërimin e gotës në kafenenë e tij ku gjendet strehë zemra e tij e tillë çfarë ishte edhe e madhe edhe e drejtë. Ai megjithatë kishte shumë shokë, që nuk e linin vet, ai iku nga kjo jetë por kujtimet shkuan shumë por kush do ta thotë më mirë jetën e tij në vargje se poeti Ramadan Mehmeti e pra lexojeni librin “Requime për Mirko Gashin” 1997.Ai të njëjtin vit bënë një kthesë tjetër troket në shpirtin e më të vegjëlve, provon dhe ndjen se duhet madhështia e vargjeve.Të vegjël kanë botë të madhe, botë e cila do përkushtim edhe në lojë edhe nënë komunikim edhe në bashkë udhëtim mes të rriturve dhe të vegjëlve, poezia e tij ndërton ëndrra të bukura edhe pse për kohën kur shkruan librin ishin të trishta. Ai ndërton poezinë e tij ta ndjejnë atë, e jo ta shikojnë me një sy. Ndonëse kishin kaluar dy dekada nga krijimtaria e tij poeti e merr në supe e tij këtë pjesë të letërsisë për t’ia kthyer buzëqeshjen lexuesve të vegjël edhe atëherë kur i mungon një libër të tillë poetik e boton më 1997 të titulluar “ Ti je i vogël”.Poeti bëhet i madh me veprën e tij, por poeti mbetet i madh kur atë vlerë e ruajnë dhe përkujtojnë edhe nxjerrin në shesh, për ata që nuk kanë pasur mundësi të njohin dhe ta lexojnë në gjallje.Një poet që sot nuk është në mesin tonë, por metafora e tij, është e një dimensioni vërtet të veçantë, siç ishte ajo e Beqir Musliut.Në secilën nga poezitë e tij.Ai nuk është por ai ringjallet çdo ditë nga pak dhe vepra tij jeton çdo ditë e më shumë. Andaj atë ringjallje poetike doemos edhe poeti dhe miku i tij e kujton e sintetizon përmes vargjeve,e lartëson si një përmendore të lartë të pamposhtur para asnjë acari të kohëve të brishta, ai qëndron në vertikale përmes përmbledhjes poetike eskluzive të poetit Ramadan Mehmeti të botuar pak vite pas vdekjes pra më 1998.librin “ Ringjallje”
A janë të çmuar gurët e atdheut, sigurisht se po, ai mund të jetë i vogël në pamje, ai mund të jetë në formë edhei papëlqyer, por konstrukti i tij ndjehet kur je larg vendlindjes dhe sikur të merr malli për çdo gur që të del para dhe ja si e përjetojnë këtë mall fëmijët, poeti e ndjen këtë mall të tyre dhe më së miri e shpreh përmes vargjeve të përmbledhjes poetike “ Te guri i atdheut” poezi për fëmijë botuar në vitin 2000.
Simbolizmi i korbave gjithënjë ka qenë i frikshëm edhe në ngjyrë edhe në pamje, errësira saj nuk ka dhënë hapësirë për fluturim të qetë në qiellin e lirisë së kaltër. Kësaj here poeti provon atë ndjenjë që populli i poetit ishte i vërshuar nga fatkeqësitë njëra pas tjetrës se ç’semantikë sprovash përpëliten në ato vite të cilët korbat i kishin sjell në ato fluturime të pazakonshme, më së miri mund t’i lexojmë tregimet “ Fusha e Korbave” 2000.
Çdo zemër komunikon me një zemër tjetër dhe ky relacion forcon ndjenja të njerëzve mes veti, shton buzëqeshjet, largon trishtimet thurin ëndrra, shpalosin ndjenja, kalohet nëpër ura të komunikimit në dy skaje të ndryshme që plotësojnë njëra-tjetrën aty ku mbetet e zbraztë ajo zemër.Kështu flasin vargjet e poetit në librin e tij të titulluar “ Zemrat bëhen ura” 2002.
Dhe mëkatet të zgjojnë, kur ato rreshtin në pafundësi,mëkatet të mbajnë pezull në çdo stinë, apo dashuritë nuk njohin stinë. Se zemrat gjithënjë provojnë dy ekstremet të ftohëtin e zemrës dhe të ngrohtësinë e shpirtit, për të gjitha këto poeti më së miri i thotë në librin e tij me përmbledhje poetike “ Mëkatet e zgjuara “ 2004.Se ndonjëherë shpirtrat rrinë karshi njëri- tjetrit në dy brigje të cilët kërkojnë të puthiten e nuk munden dot, kërkojnë të flasin me njëri tjetrin, por u mbyllet goja, por ajo heshtje shpërthen dhe ata shpirtra fluturimthi nisen në drejtim të njërit tjetrit, bashkohen thurin kurorë jetën me baticat dhe zbaticat e saj se çfarë më shumë na thotë me lirikat e tij Ramadan Mehmeti e shohim në librin e tij “ Brigje shpirti “ 2004. Cili është diagrami i asaj ecje , në cilin numër të panjohur ndalet ruleti për të plotësuar lojërat që dinë të sillen ndonjëherë djallëzisht duke kaluar ura e brigje, por megjithatë mbeten një pikë gjirme në shpirt, poeti në 2006 vjen me ribotimin e dytë të përmbledhjes poetike “ Loja e Ruletit “
Ç’testament le gjyshi, kujt ia lë atë nipit, apo mbesës, si lexohet ai, me gjuhën e dhembjes apo me gjuhën e mburrjes, ai lë zogjtë të fluturojnë, kush ia ndalë fluturimin e tyre, a sillet ujku t’i tremb fëmijët në lojën e tyre të padjallëzuar, ku fshihen ëndrrat e fëmijëve e shumç çështje të tjera të vargëzuara I gjejmë, ku tjetër pos në testamentin e gjyshit e ato nuk janë përralla, ato janë shumë dëshira të thurura ëmbël në vargjet poetit pikërisht në përmbledhjen poetike “ Testament i gjyshit” 2006.Shumë herë korbat tentuan që t’ia ndalin hovin dhe flurimin e qetë atyre zogjëve të Kosovës, asaj bote të vogël në fizik, por të madhe në shpirt, edhe fëmijët ndjenin kundërmimin e asaj mjegullnaje e cila çdo ditë i fuste thellë e më thellë, pa e ditur se ku dhe kah po shkojnë. Ai varg shtegtar i zogjëve, apo fluturimi tyre herë-herë mbetej në gjysmë, duke ia plagosur korbat krahët dhe shpirtin,poeti Mehmeti, sikur futej thellë në shpirtin e çdo fëmije e ndjente se në zemrat e tyre zihej diç e rëndë, ishin plagë të pashpjegueshme, por shihej se e pikëllonte ajo plagë më së miri poeti e thotë këtë në vargjet e tij në librin “ Kur pikëllohen zogjtë” 2007.Dëshmitë e kohëve historike të cilat në syzheun historik, shpalosin dhembjet dhe përjetimet nga më të ndryshmet, sa do që ato vite tani duken të largëta, por asnjëherë të harruara.Dhe të tilla përjetime u dëshmuan në vokabularin e krijuesve u sintetizuan me dijen shkencore dhe letrare.U tha ajo u duhej të thuhej.Që në kujtesën historike ato gjenerata ikën pa dashjen e tyre, por me forcën e atyre korbave, ata ishin gjyshërit tanë, ishin prindërit tanë, ishin familjar e shumë çka tjetër, ama ishin të tanët.Ishin qelizë e gjakut tonë të cilët në kujtesën historike s’ka se si të mos njihet ndryshe, pos si masakra e Gjilanit e kohës së luftës së dytë botërore.Kjo dramë asnjë moment nuk u harrua edhe nga letrarët, nuk harrua edhe nga poeti Ramdan Mehmeti, këtë dramë herë e solli në vargje e herë në prozë. Kjo prozë e gjatë e një tragjedie, jo vetëm historike,por edhe letrare i sjell lexuesit më pranë asaj që ka ndodhë, për lirinë e vendit që natyrshëm shkoi gjatë kohë e që duket se liria e këtij vendi mori edhe shumë të tjerë po nga Gjilani, madje deri në ditët tona.Rrëfimet e kësaj ure që nuk lidhi brigje, por shembi koka, shkrimtari gjithë atë dramë do ta sjell në mënyrë më të kompletuar përmes dramës së realizuar “ Ura e maskatarit “ 2007.Kur njeriu luan me ndjenjën e dikujt vetëm pse mundet, çfarë relacione komunikimi dhe bashkëveprimi do të mbesin. Kur njeriu humb sinqeritetin përballë njeriut që e ke afër, çfarë ndjenja do t’i sjell palës së dëmtuar, ku do të mbetet krenaria e rrejshme e palës që bënë këtë gjë vetëm pse mundet. Sa kontraste të tilla rrëfehen në këtë jetë. Shkrimtari Ramadan Mehmeti e ndjen këtë dhembje të palës së dëmtuar se poeti ka ndjenjë, por nuk e falë atë që shkakton këtë dhembje , madje e ironizon para lexuesit duke i thënë
- Jo, njeri ti nuk ke shpirt, ndaj larg,je me ndjenjë të poshtëruar.
Më shumë rreth kësaj do të lexojmë në veprën e tij tragjiko- komike me titull “Poshtërimi i ndjenjës”2007.
Nuk e di nëse mund të thuhet dhuratë nga të tjerët për të, apo dhuratë nga ai për lexuesit.Një rekapitullim pune krijuese, në një vit jubilar të tij, kur brenda fizikut të tij shënohen plotë gjashtë dekada, një ndjesi e veçnatë, kur miqtë dhe dashamirë të artit përcjellin dhe sintetizojnë edhe përmbledhin gjithë atë që jep nga shpirti, sigurisht se nuk është gjë e vogël.Ky nuk është vetëm një libër, sepse në të janë shumë libra e në ato shumë libra, radhiten brenda kopertinave të një librit vargje të cilat e bekojnë autorin, si krijues dhe bekojnë lexuesin si gjurmues.Falë Anton Nikë Berishës në vitin 2008, vjen përmbledhja përzgjedhur poetike nga poeti Ramadan Mehmeti me titull “Bekimi i gjurmëve”.Shkrimtari Ramadan Mehmeti në gjitha ato vepra ka shkruar atë që e ka ndjerë, ajo muzë e tij e pashtershme sa herë është rrokullisur ka sjell diçka të veçantë dhe me vlerë.Ai këtë mundësi ua ka lënë në dorë të gjithë atyre që e lexojnë.Dihet mirë se lexuesit janë të shtresave dhe niveleve të ndryshme intelektuale. Por këtë rast është fjala, jo vetëm për lexues të rëndomtë, por lexues me begrandë qoftë si krijues, si studiues letërsie, apo kritik me emër. Natyrisht se secili nga këta emra si : Prend Buzhala,Resul Shabani,Mehmet Kraja, Dr. Ibrahim Rugova, Kadri Rexha, Abdullah Konushevci, Ramadan Musliu, Dr. Sali Bashota,Dr Faik Shkodra,Ilijaz Prokshi, Gani Xhafolli, Dr.Emin Kabashi, Hasan Bunjaku,Shpend Halili,Ali Olloni, Memetali Rexhepi, Ragip Sylaj, Qerim Ujkani, Beqir Musliu. Dr Shqyri Galica , Ibrahim Kadriu, Petrit Palushi,Zejnullah Halili, Dr Xhevat Sylaj, Ibrahim Ibishi,Adem Abazi,Dr Nebi Islami, Rrahim Sadiku,Njazi Ramadani,Dr. Anton Nikë Berisha, sollën më ndryshe përsiatjet e tyre letrare, kritike e studimore të gjitha të botuar më parë nëpër gazeta e revista të ndryshme, por fal kritikut Prend Buzhala, lexuesit do të njihet në mënyrë më të determinuar.Ai i përmbledh në një libër voluminoz, por të veçantë i titulluar “Tekstament letrar” botuar 2008.Në çdo pentagram vihen nota dhe ato nota saktësojnë melodinë, ajo melodi thur këngë të bukura për jetën, për zemrën për shpirtin e secilit veç e veç. Po në pentagramin poetik, çfarë vihet.A ka më mirë se poezia t’i paraprijë këngës së zemrës dhe si vjen ajo melodi zemre, kush dhe si e lexon.Këtë radhë do ta lexojë melodinë poetike në një pentagram rumun, sigurisht lexuesit të pasionuar të letërsisë shqipe, kë tjetër pos poezisë së Ramadan Mehmetit në gjuhën rumune, ata do t’i ndjejnë më afër vargjet e zemrës duke e lexuar librin e titulluar “Pentagrama inimii” “Pentagrami i zemrës” botuar në Bukuresht 2009.Kujt mund t’i thotë me epitetin “Të kam zog” e ndjen se i fluturon në degë ai zog, ai ndjen se ai zog nuk shkon lartë, sepse pikërisht ai zog do të kthehet përsëri në pëllëmbën e gjyshit.Mund të jetë një nip pak lazdrak, apo një vajzë pak çapkëne, mund të jetë një nip fluturak, apo një mbesë si sorkadhe dhe të gjitha e shumë më shumë poeti i thotë përmes vargut në librin e tij “Të kam zog “2010. Duke harmonizuar vlerat dhe duke sjell vargjet të cilat kanë mbetur në sirtarët e tij në pritjet për të parë dritën e botim, ato do të shpalosin një zemër poetike.Etapa do të krijojnë një sfond shtesë, por edhe zemra do të mbushet me nostalgji poetike, krejt kjo duke lexuar vargjet poetike të përmbledhura në librin “ Harpa e zemrës” 2011.
Një gjë që më ra në sy, që poeti duket çdo vit ka thënë, ka shkruar dhe ka përmbledhur në prozë apo poezi gjatë viti me një ose dy botime, duket se në njëqind vjetorin e pavarësisë së shteti shqiptar, bënë një kthesë pak më ndryshe se në vitet paraprake, ai për lexuesit e tij të shumtë, sjell tri përmbledhje poetike edhe atë dy përmbledhje për fëmijë dhe një për të rritur. Aty nuk e ka vetëm verën ku fëmijët mbushin përplot kaushët me akullore, ai akullore i jep edhe dimri, po pak më ndryshe në të shton edhe pak borë, ai shetit me nipa e mbesa jo vetëm në Kosovë, madje shkon për një kafe edhe në Tiranë edhe në Durrës. Ai i sheh shtrirë fëmijët në plazh, jo vetëm duke pushuar por edhe duke lexuar e luajtur.Shumë çka tjetër do të lexojmë në librin e tij me poezi “Bora me akullore “2012.Se shumë tregime dhe përjetime në gëzime e hidhërimi, çaste pritje dhe ikje, përqafime dhe plotë jetë, po ku ato do të realizohen në një shesh. Aty do të takohet nxënësja me mësuesen, poeti me lexuesin, fëmijët me shpendët aty tek sheshi, aty ku flitet lirshëm shqip, sepse aty ka bë çerdhe aty te përmendorja e Skënderbeut një shqiponjë që u flet ëmbël fëmijëve, u tregon përplot ngjarje, përmes tregimeve të shkrimtarit Ramadan Mehmeti, ua lexon qetë – qetë librin me tregime “ Sheshi i Shqiponjës” 2012.Të gjithë e shikojmë hënën lartë e ndonjëherë edhe kërkojmë mbështetjen e saj e dimë se nuk na dëgjon, ama lutjet ia bëjmë edhe kur humbë në errësirën e qiellit edhe kur shfaqet përsëri e mrrolur apo e gëzuar. Ne themi shumë për të ajo asgjë, të paktën poeti dhe prozatori i ynë e sjell mbi tavernë ia tregon tregimet e tij që do t’i shfaq në këtë njëqind vjetor të shtetit shqiptar për lexuesit e tij një libër të shkruar në vargje, por me përfillje strukturore të prozës moderne dhe ky gërshetim i prozës poetike do t’i kënaq lexuesit duke e lexuar këtë libër ama tani në dritën e hënës. Edhe ajo ka hise aty e tillë është titulluar “Hëna mbi tavernë” 2012 .
NË VEND TË PËRFUNDIMIT
Ky nuk është fundi, shkrimtari me vitalitetin e tij do të shkruaj ende, do të thotë ende shumë çka edhe për lexuesit e vegjël edhe për lexuesit e rritur. Do të shfaqet përsëri me diskurs të ri krijues.Krijimtaria e Ramadan Mehmetit është tani e konsoliduar mjaft mirë. E dëshmon puna e tij ai dhe krijimtaria e tij, nuk do të lexohet vetëm shqip, nuk do të lexohet vetëm në trojet shqiptare, ai do të lexohet edhe në gjuhë tjera. Ai dhe letërsia e tij do të vlerësohet jo vetëm me fjalën që e thonë kritikët, por çmimet e marra tregojnë kush në të vërtete sjell ruletin,jo për fat, por për vepra që në diagonalet e letërsisë pikë mbështeten, jo në egon për të pas më shumë volum artistik, po përmes atij volumi, të thotë ndryshe dhe me vlerë artin letrar.
SHTOJCË:
Ramadan Mehmeti sipas studiuesve dhe kritikëve letrar
Dr Ibrahim Rugova: “Pjesa dërmuese e librit është poezi personale, pa figuracion poetik. Rrëfimi i drejtpërdrejtë, edhe kur flet për çështje të përgjithshme. Poezia në vargun e gjatë sikur i përshtatet nervit poetik të poetit”
Nga “Strategjia e kuptimit “Rilindja 1980
Kadri Rexha: “...Ramadan Mehmeti është poet që ka talent, të cilin e dëshmoi në start dhe prej të cilit pritet “
“Bota e re “1978
Resul Shabani:”...Mund të pritet një krijues me ambicie letrare të cilat mund të na befasojnë me rezultate, po kaq mund të themi këto ambicie janë prezantuara para publikut”
“Flaka e vëllazërimit” 1977
Akd Mehmet Kraja: “Elegjia “Gastarbajterësh”, dëshmon se poeti e ka të fiksuar objektin e këngëtimit, është më i zhdërvjelltë”
“Rilindja “1977
Abdullah Konushevci: “Poezia e Ramadan Mehmetit në përgjithësi megjithëse se vuan nga disa dobësi herë- herë elementare si, bie fjala nuk ka ndonjë pasuri dhe freski të pritur të fjalorit poetik, nuk ka ndonjë imazh perceptibil dhe afektiv dhe ndonjë ritëm adekuat , prapë në aspektin tematik është një libër i suksesshëm....”
“Bota e re “1980
Ramadan Musliu: “... Lexuesi që do ta kuptoj , që do të identifikoj shenjat e kësaj poezie , duhet ta heq aureolën e hedonistit , sepse kjo poezi kërkon përqendrim;impresiviteti i saj është i flashkët,por ekspresiviteti më i zëshëm”
“Rilindja “1987
Dr Emin Kabashi: “... Prandaj poezia e tij shtron problemin e leximit , po të rikrijimit të kuptimeve dhe si e tillë mund të thuhet se është një poezi e hapur e cila gjakon absoluten”
Prishtinë 1993
Prend Buzhala: “... Krijimtaria letrare e Ramadan Mehmeti tashmë është bërë vepër e receptueshme, e pranueshme, vepër e testamentit, Më saktë një testament letrar, pa u mbyllur asnjëherë, sepse testamenti kërkon lexime që nuk prajnë asnjëherë”
“Tekstament letrar “2008
Dr Sali Bashota: “Vëllimet poetike të Ramadan Mehmetit sikur i ngjajnë një udhëtimi ku herën e parë ringjallet ndjenja poetike e cila përbrenda e cila ka fshehtësinë e vet për të shpërthyer dhe herën e dytë funksionalizohet meditimi lirik...”
“Tekstament letrar “2008
Beqir Musliu: “ Poeti shpiku edhe shumë zbulime të tjera , u njohedhe me një vokabular sodomikpër ta ndërtuar poetikën e tij mbi një tragjedinjerëzore të këtij shekulli, krejt këtë e pa dhe e ndjeu si një lojë ruleti”
Nga kopertina e librit “ Loja e Ruletit” 2006
Azem Shkreli : “... Ngjasimet motërzuese në këtë tufë përkujtimore lirikash , nuk janë të rastësishme dhe nuk ndodhin me pahir , ato veç sa pikëzojnë shenja veçantish ttë njërit e të tjetrit poet duke e bërë të veçantë edhe këtë libër “
“ Rilindja “ Prishtinë 1997
Dr. Faik Shkodra: “ ... Pra këto efekte autori i arrin kur ngjarjet i vendos e i zhvendos nga koha në kohë , nga vendi në vend dhe nga individi në kolektivitet. Të gjitha , pra dëshmojnëse kemi të bëjmë me një përmbledhje të suksesshme si në planin përmbajtësor ashtu dhe në atë artistik e stilistik”
Nga libri “ Nga tradita tek e sotmja “ dhe revista “ Doruntina “ Kumanovë
Dr. Agim Deva: “... Ramdan Mehmeti është poeti fisnikërimit shpirtëror të fëmijëve i edukimit të paimponueshëm të tyre , dhe këtë e bënë përmes një vokacioni estetikisht të sendërtuar , që ka qetësin e vet , por edhe vrullin e revoltës nëse ky i duhet zhvillimit motivor “
Kumtesë e lexuar në një orë letrare, Klinë 2002
Gani Xhafolli : “...Ramdan Mehmeti edhe veprat për të rritur me bukurinë dhe thellësin e fjalës artistike e ka dëshmuar se është mjeshtër i vargut të bukur”
Recension libri , Prishtinë 1997
Ibrahim Kadriu : “Shqetësimet e tij poeti i shtron natyrshëm me figura që zgjojnë intersimin e tij, me motive që provokojnë kërshërinë dhe me një varg që komunikon këndshëm me lexuesin”
“Bujku”1998 Prishtinë
Dr Xhevat Sylaj : “...Poeti Ramdan Mehmeti i këndon atdheut në ditët më të vështira , kur ishte sulmuar nga barbarët “
“Koha ditore “ 2003.Prishtinë
Ragip Sylaj: “...Po kështu përveç vjershave në kushtim të atdheut , autori këngëtonedhe në dramën tonë të fundit , veçanërishtërmes përjetimit të të vegjëlve, të cilëve edhe iu dedikohet ky libër
“ Tekstament letrar” fq 187 , 2008 , Prishtinë
Memetali Rexhepi: “... Ngado që të shkojë, Ramdan Mehmetin, poezia do ta shoqëroj”
“ Sogjetime” 1994
Petrit Palushi: “ Drama “ Ura e Maskatarit” e Ramadan Mehmetit , është drama e dëshmisë dhe e refleksionit dhe si e tillë bënë pjesë në ato vepra serioze që regjistrojnëërmes mjeteve të artit një kohë dhe ngjarje të caktuar”
Dr Nebi Islami: “... Ramdan Mehmeti përmes shkrirjes mikrotematike dhe motivore shtjellon tragjizmin e një ploje dhe vazhdimësinë e sicilave dhe karridbave të fati kolektiv dhe individual si dëshmi të flijimeve në rrugën e mbijetesës”
Recension fq. 91-95 , v 2007 ,
_______________
Marrë nga "Agmia"
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen