Mittwoch, 3. Juli 2013

Fran Ukcama: Motive Myzeqare


SI CUNG VERRI NË UDHËKRYQ

Ky cung verri në udhëkryq,
Mes shiut, eres edhe diellit,
Po lypë, i shkreti, mbetun qyq,
Sa mund e shpresë ka njeriu !

Ky cumrak pre këmbet shyt,
këtu në fshatin Verri,
dorën, garuzhde, para shtrin,
dhe më ngërthen portret i tij.

Për një kafshatë zvarrë heq udhën,
Një makinë shket, e një frenon,
Dikush bën, uuu, e kokën tund,
Një tjetër hedh , një lek, një copë!

Dhe unë vikas në shkretëtim,
Nga larg, a duket ky hero ?!
Kushtrim i lëshoj shtetit tim:
- Mbijetak, varfërin e shpeto!!!


 KY MYZEQARI MJEKËRR ZHUKË

Ky myzeqar që del prej gjoli,
varken diku e ka mrehur,
epik epokash, jetuar lodhshëm,
që ruajti nderin, fenë dhe besën..

Dhe u bë një me det e qiell,
tokën e mbarti nën opinga lekure,
ky myzeqar me synin si diell,
në djepin e fushës u përkund..

Se ai flet me heshtje pylli,
ftohtësi në sy, po prush në shpirt,
ky myzeqar në shtigje më nisi,
zot Myzeqeje, shekuj feniks!

Mjekra e sterdjegun, bërë si zhukë,
zverdhun mustaket prej duhani,
ulun mendueshëm mbi nji cung,
në grushtin si marinë, themele vatani

 BUKUROSHJA E FIERIT

O ma kishe moj shtepinë, o moj në fund të Fierit, moj goca e berberit,
ti i mban mbi gersheta e sa çelur, vesatuar hijeshë me rrezet e diellit,
ma more moj mendjen ti e bukura e dheut, dredhur shatin si vetima e qiellit,
rreshqet ti në valle, gezimit e qejfit, si moj si ngjala, ngjala moj e Semanit,
syri yt me lara i çmenden djemët me gushën e bardhë moj si topi i sheqerit..
Ndalu moj një çast te shtegu i ylberit, të puth buzë e faqe, trandafile mëngjezit !


GJURMË NË APOLLONI

Arkeologët lypin gjurmë,
në rrënoja me statuja,
unë gjë tjetër ,jo, nuk mund,
kujtoj vitet ku desh humba.

Ku desh humba në visare,
që ti kishe brenda shpirtit,
tash pyes lisat ngrit mbi varre,
ku është zana, që më iku.

Iku tutje shtegut të henes,
puthjet , ledhet m`i la pas,
tash mbi gur, në krah të kënges,
ndjek një yll , që rend me vrap.

Herë si yll , her xixellonjë,
m`i ndez ndjenjat përseri,
embëlsoj, qershinë në gojë,
mbeta helm, humbëtar pa Ty!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen