Dienstag, 16. Juli 2013

Varri i një shqiptari të panjohur në Austri


KUSH E NJEH SHQIPTARIN
ISMAIL TIRANA?

Jan të shumta rastet e emigrantëve shqiptare që kan ikur nga regjimi i eger komunist dhe nuk jan kthyer kurr më në Shqiperi. Madje, shumë syresh kan vdekur e jan varrosur në vendet ku ata kan migruar dhe nuk është interesuar më askush për ta. Njëri nga ata mund te jetë edhe Ismail Tirana, i lindur me 1920 diku në Shqiperi. Ismaili ka vdekur ne vitin 1985 ne St. Georgen im Attergau (Oö) të Austrisë dhe është varrosur në varrezat e kësaj qyteze.
Ne, rastësisht dëgjuam të flitej për të. Nga kureshtja, vizituam varrezat e kësaj qyteze dhe u bindem se ajo çka degjuam ishte e vërtetë. Në fund të varreve pushonte trupi i bashkekombasit tonë, Ismail Tirana. Në varr shkruar keshtu:”Ismail Tirana, Albanien, 1920 – 1985” dhe asgjë tjetër. Me qenë se nuk ka pasur kush të përkujdesët për të, thuhet se ceremonia e varrimit është kryer nga bashkia e qytezes St.Georgen im Attergau, sipas zakoneve të vendasve.
Askush nga bashkëatdhetaret nuk dinte të na tregoj më shumë për Ismajlin. Si dukej, askujt nuk i kishte shkuar mendja të merrej më këtë qeshtje. Duke menduar se familjaret e emigrantit Ismail Tirana, mund të mos kenë informacione për të, fotografuam varrin dhe vendosëm ta publikojme rastin.

PS: Shkrimit ia bashkangjitem edhe dy fotografi të varrit të emigrantit, Ismail Tirana.

Haxhi Muhaxheri

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen