Montag, 15. Juli 2013

Halil Xani: Edhe pulen edhe lulen


Humor nga Halil Xani (5)

1. Lopa eshte e re

Njeri e qet lopen ne treg per ta shitur.

Afrohet nje bleres e i thote:
-E mire po me duket lopa, po mos eshte pak e vjeter?
-Jaaa, ta jap me garancion se s`ka mbi 4 vjet.
Kur e bene pazar, çobani qe ishte edhe ai aty,
ia nisi vajit e tha:
-Po me dhimbset, se qe tete vjet e kam ruajt ne fushe.

2. Shume paske ngrene

Ne nje ode burrash, gjate nje ndeje, Murseli po i thote
nje nipit te vet qe ishte nje barkmadh:
-Çka ke n`ate bark?
-Mut!-iu pergjigj ai.
-Vallha, boll shume paske ngrene.
Kur Murseli e pyet edhe Hashimin,
ai per te mos i thene si Imerit, i thote se
ne bark ka bineq, kurse Murseli kete e pyet
se me ke i kishte.

3. Ou hajde merre edhe viçin

Njeri kur shkon pasdarke ne ahur,
veren se dikush ia kishte vjedhur lopen.
Ai nga nervoza, del ne sokak dhe duke
menduar se hajni ende eshte diku afer,
bertiti:
- Ou, hajde burre merre edhe viçin
se eshte i vogel, po bertet, gjynah.


4. S`mund te dal se po bie shi

Shkoi njeri i Skenderajt per ta regjistruar

makinen ne Mitrovice
Me dokumente nen sqetull, kur hyri tek referenti,
ai i tha se duhet ta sjelle edhe makinen, per t`ia
shikuar numrat.
Ky turrevrap u kthye dhe serish shkoi, por kur i
tha atij referentit se tash e ka sjellur makinen, ai iu pergjigj:
-Me vjen keq, nuk mund te dal te makina, se po bika shi.

5. Lum ti per djalin

Bisedojne dy shkrimtare nga Drenica:
I pari,( teper i nervozuar):
-Merreni me mend, djali ma dogji
doreshkrimin e romanit te fundit.
I dyti: Sa vjeç eshte djali?
I pari: Trevjeçar.
I dyti: Lum ti per djalin, aq i vogel,
te dije çka eshte per stufe.

6. Zemra

Nje plake nga Murga i ankohet kardiologut
ne Skenderaj:
-Mbarova, doktor, vdiqa nga zemra.
Doktori: Mos u beni merak, zemra
do t`ju punoje si sahati sa te jeni gjalle.


7. Kembet mocanike

Nje plak nga Baksi duke u mbajtur ne kerrute,
hyn te mjeku, ne Shtepine e Shendetit ne
Skenderaj dhe i ankohet se ka dhembje
te medha ne njeren kembe. Mjeku i thote:
-Nuk eshte çudi. Vitet i kane fajet.
-Po, z. mjek, edhe kjo kemba tjeter eshte
mocanike me kete tjetren, por nuk po me dhemb
- i pergjigjet plaku.

8. Falli ne shpatull te pules

Pasi hane darke, njeri i thote nje plakut:
-Allahile, a priton me ma kqyre kete shpatulle
t`pules, çka po me thote, se ti kogja merr
vesh ne to. Ai po e kqyre e po i thote:
-Qysh pi shoh une, ti e paske nje lope plle
e po dojka me te pjelle se shpejti.
-Po, vallha ia qellove ia ktheu ai.
Pas pak ditesh, lopen ia hengri ujku ne mal,
e ky i zoti i lopes shkon te ai fare falltori
e po i thote:
-Ma hanger ujku lopen, nuk me doli si me pate thene!
-Burre, une nuk mujta n`shpatull ta dalloj
a eshte ujk a viç pas lope, veç diçka e shihja
qe po i shkonte pas.


9. Paska ndjelle kob per krye te vet

Plaka: -O ti njeri!
Shimi: Hoj, more, çka te miren kie?
Plaka: Jo, une jo, as te mire as te keqe,
po pula qe po knon si knus.
Shimi; Eee, çka thojne?
Plaka: Vallha qysh kam nie, thojne ndjell
kob per te zotin e shpise.
Shimi: Per te zotin e shpise?! Bjerma qat sakice!
Plaka: Çka pi do o njeri?
Shimi: Bjerma sakicen, e mos e zgjat shume,
se kjo pula qe po knojka si knuse, nuk paska ndjell
kob per mu, te zotin e shpise, po per krye te vet.

10. Mua m`i jep para

Nje grup shokesh hyjne ne nje kafiteri.
Njeri prej tyre iu tha shokeve:
-Folni, çka deshironi te pini?
-Birra, po çka, u pergjigjen njezerit,
pos Ukes, i cili tha:
-Mua ne vend te birres m` i jep para.

11. Kujdes minat!

Ne oret e hershme te mengjesit,
inspektoret komunale kishin marre
nje aksion per ndalimin e puneve ne
ndertimet pa leje ne qytetin e Skenderajt.
Ne shume dyçane e shtepi banimi ( pa leje)
kishin vendosur shirit te verdhe.
Kur njefare Dushi, u ngrit e deshi ta
hap deren, e shoqja i bertiti:
-Ngadale se na qove ne ajer, a
s`po i sheh shiritat e minave.

12. Me ka humbur qeni

Sheremeti nga Klina e Mesme,
nje natje ishte zgjuar heret dhe
kishte dale ne ara. Kur takohet me
nje fqi ai e pyet:
-Çka je dale kaq heret?
M`ka hupe qeni bre e ka qene
shume i mire, se baben nuk e kisha lype.

13. A e shkeu maqorri gazeten

Njeri shkon per kryeshendosh.
Oda ishte e vogel e ne dritare
ne vend te xhamit kishte gazete.
Kur hyri ai qe ishte bukur trupmadh,
maçorri qe ishte nen stufe u tremb,
s`pati nga t`ia mbaj, i ra gazetes
e doli perjashta.
Ky u ngushtua e nga hutimi iu drejtua burrave:
-Burra a e shkeu maçorri gazeten a,
zoti iu lashte shendosh.

14. Edhe pulen edhe lulen

Syle Xani nga Polaci, pasi kishte dalur
ne pension, shkonte shpesh nder miq per vizite.
Pothuajse askund nuk shkonte pa te shoqen
Ajeten, te cilen e kishin lene pak veshet.
Nje dite shkojne ne Makermal.
Ata te shtepise e dinin se Ajetja i do fort
lulet dhe flasin nder vete qe te mos harrojne
t`ia japin nje, kur te nisen per ne shtepi.
Ajo nga levizjet e gojes, mendoi se
ata po flasin per pulen, e iu tha:
-Jo, jo, per neve mos preni pule,
nuk jemi jabanxhi.
Keshtu Syla e Ajetja e hengren pulen,
por te nesermen e moren edhe lulen.

15. A po flet baci Syle

Baci Syle nje here pati shkuar te djali
i dyte ne Norvegji. Nje dite e pyeta
Sadikun a po flet Baci Syle.
Ai m`u pergjigj:
-Po more po flet, bile edhe po ece.

16. Dhembi i qenit

Oda ishte perplot burra. Meshkuj
te shtepise e mysafire. Avdyli nga
Rezalla, duke e lekundur me gisht nje
dhemb, i ngeli ne dore. Ia dha te birit e i tha:
-Shko ne shtepi e jepja nenes kete dhemb
e thuaj se eshte i ujkut.
Djali ashtu veproi, por e ema ia ktheu:
-Gjuaje diku ne oborr, djalin i nenes,
se ky nuk eshte dhemb i ujkut por i qenit
e s`te duhet gje.

17. Une prej Muçibabe, e ti ?

Ne minjere kishte shkuar nje punetor i ri.
Pas dy-tri ditesh i vjetri po e pyet te riun:
-Nga te patem, lum miku?
-Nga Muçibaba-i pergjigjet ai, e ti?
I vjetri duke menduar se ai po tallet
me te, ia ktheu: -Une prej Muçinane.

18. Kah shkon ky autobus ?

Nje grua paksa e shtyre ne moshe,
kishte zbritur nga fshati ne qytet.
Ne satcion te autobuseve ajo qendronte
si e humbur, ngase nuk dinte te lexonte.
E pyeti nje djale qe ishte aty afer:
-Djalo, kah shkon ky autobus?
-Autobusi a, udhes po kah mendove ti,
per qiell a?-iu pergjigj djali i pasjellshem.

19. Oj nene e lava buallicen

Nje djale shkon te bunari per te marre uje.
Aty e sheh nje buallice, per te cilen mendoi
se eshte e tyre. E lau mire e mire dhe deshi
ta qonte ne ahur, por ajo nuk hynte. Shkoi e I
tha se emes:
-Oj nene e lava buallicen, po s`po mund ta ngujoj.
-O bir, buallica jone eshte brenda, kjo qenka
e huaja-ia ktheu e ema.

Burimi: ALBANUR.EU

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen