Ka bërë një zbulim që beson se do të jetë revolucionar për
ndriçimin, pasi kostoja e tij është fare e vogël, ndërsa jetëgjatësia e
baterisë shumë më e madhe se sa ato standardet. Naser Rahmonaj, nga
Kosuriqi i Pejës, që deri në vitin 1991 kishte
shërbyer në ushtrinë ish-Jugosllave, si teknik aviacioni, thotë se kombinimi i
telave të bakrit, magnezit dhe ujit të kripur, mundësojnë prodhimin e një
baterie ie cila mund të qëndrojë deri në gjashtë muaj.
Naser Rrahmonaj zbulimin e tij tanimë e ka vënë në jetë, duke ndriçuar kishën Foshka e Shenjtë
në fshatin Batvaçi të
Istrisë në Kroaci. Nëse zbulimi i Rahmonajt
matrializohet dhe vihet në jetë
duke e shndërruar në
prodhim industrial, atëherë bateritë që ne sot përdorim, do t’i përkasin të
kaluarës. Bateritë e Rahmonajt, nuk ndotin ambientin dhe mund të jenë në
funksion për të gjitha shërbimet sikurse bateritë standarde që ne sot përdorim.
E më e rëndësishmja e gjithë kësaj, ato
janë edhe me jetëgjatësi më të madhe se sa bateritë aktualete.
“Bateritë e tanishme nëse i përdorni në një ndriçues xhepi të
4.5 voltëve do t’u ndriçojnë 4 orë pa ndërprerë me intensitet të njëjtë. E njëjta
bateri që unë kam zbuluar do të ndriçonte 10 ditë pa ndërprerë”, thotë Rahmonaj
në një bisedë për IP Magazinë.
Edhe më të vlefshme
dhe premtuese, këtë lloj baterie e bënë kostoja e lirë e prodhimit. Ai thotë se
mund të duket qesharake, por për ta ndriçuar një objekt nuk nevojitet më shumë
se sa disa tela bakri, pak magnez nga hedhurinat dhe ujë të kripur. Rahmonaj
tregon se ka pasur disa kontakte me kompani të cilat do të mund ta çonin
përpara zbulimin e tij, ndërsa patentën thotë se do t’ia falë njerëzimit. Nuk
është fare modest kur thotë se por synim ka edhe çmimin Nobel.
Përveç Kroacisë, atje ku tashmë prej vitesh ndërton të
ardhmen e tij dhe të familjes, Rahmonaj shpreh dëshirë që zbulimin e tij ta
funksionalizojë edhe në Kosovë. Siç shprehet ai,“Dua ta ndriçojë Kosovën”. “Do
të dëshiroja që qeveria të më jepte dritë të gjelbër, që të hapja një fabrikë
ku përveç të tjerash do të punësoheshin njerëz të cilët do të prodhonin një produkt
që do të eksportohej në tërë botën”.
Nëse institucionet, qofshin ato kroate apo kosovare, nuk
interesohen për zbulimin e inovatorit Rahmonaj, kjo nuk do ta dekurajojë për ta
çuar përpara atë për të cilën ai beson se është eardhmja e baterive. Planifikon, që të paktën me vetiniciativë, të ndriçojë rrugën e lagjen ku jeton, që ky të ishte një shembull i cili do të mund t’i bindte skeptikët, se ajo për të cilën ai po flet është një e
vërtetë e pamohueshme.
Naser
Rrahmonaj që nga viti 1991 e ka lënë punën e ushtarakut dhe i ështe përkushtuar
shpirtërisht fushës së studimeve dhe kërkimeve shkencore. Puna e tij vetmohuese
ka sjelle edhe rezultate te kënaqeshme. Kësisoj, ai pas një përkushtimi
profesional ka bërë një mori zbulimesh të cilat kanë zgjuar edhe inbteresimin e
qarqeve te ndryshme shkencore dhe mjeteve te informimit. Njëri nga zbulimet qe
ka bere bujë te madhe ishte edhe ai për formën e ndërtimit të amortizerit
magnetik. Ky zbulim i kërkuesit shkencorë Naser Rrahmonaj mund ti shërbej shumë
industrisë automobilistike. Prandaj,
prodhuesit e automobileve veç kanë filluar të interesohen për zbulimin e radhës
të shkencëtarit me prejardhje nga Kosova, Naser Rrahmonaj, i cili është duke
pritur marrjën e patentës edhe për këtë zbulim mjaft të rëndësishëm.
Huazuar nga reporteri.net.
Sqarim: Mestitujt dhe pasuesi i fundit me nentitullin "Kërkues i apasionuar shkencorë" është vendosur nga redaksia.
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen