Montag, 15. Juli 2013

Halil Xani: Të bëmat e Dautit

Humor nga Halil Xani (3)

1.  Dauti e zuri lepurin me dore
Para shume vitesh, gjate nje dimri, kishte
rene nje bore e madhe. Duke qendruar
ne ode, Dauti iu thote te pranishmeve se po
dilte ta zinte ndonje lepur. Pas pak, ai vertet
u kthye me lepurin e gjalle ne dore, te cilin
e kishte zene ne bore, ne kopesht, aty afer
shtepise dhe e hengren per dreke..


2. O Murat pritma qenin

Mursel Gjinofci ka qene dhenderr yni
dhe vinte shpesh te ne. Njehere qellon
ne ramazan e shkojne me i fale taravite
ne xhami. Ate mbremje hoxha kishte
thene se eshte gjynah ta trembesh e ta
frikesosh njeriun. Pasi i falin taravite, Dauti
shpejton dhe arrin i pari ne oborr e po i pret
pas nje dardhe te madhe. Kur arrijne, Murseli
ndalet e don te derdhe uje aty afer
dardhes, kurse Dauti n`ate moment lehe si qen.
-Murseli nga frika bertet:
-O Murat, mule pritma qenin se me hengri.
Kur e marrin vesh se ishte Dauti, Murseli po i thote:
-Daut bre, shpejt e harrove vajzin e hoxhes
se eshte gjynah ta frikesosh njeriun.


3. Me buke e pa buke

Gjate viteve te gjashtedhjeta, Dauti
se bashku me disa nga Kozhica shkon
ne Maqedoni per te punuar. Dalin
ne vendin ku shiteshin argatet dhe
merren vesh me nje pronar vreshte
qe te punojne disa dite tek ai. Sipas
marreveshjes, i zoti i vreshtes duhej
t`ua qonte edhe buken. Para se te
shkojne ne pune njefare Aliu, iu thote
qe diten e pare te hane shume buke,
ne menyre qe diteve te tjera t`iu sjelle
edhe me teper.
Ne diten e pare, kur e pa i zoti i
vreshtes se sa buke hanin ata, iu tha:
-Qe nga neser, do te punoni me buke te juaj!
Te nesermen, ata shkojne ne pune vetem
me nga nje buke nen sqetull.

4. Ode e mire me pshurre

Shkon Dauti te dajet ne Shallc, ne nje
darke te odes se re. Kishte aty pleq e
hoxhallare e kendonin edhe mevlud.
Pasi mendohet pak, Dauti i thote dajes:
-Vallha, more daje, per hajr te qofte
oda se te paska rene e mire dhe e mbare,
po çka koka mire me pshurre nga dritarja.


5. Per hajr bajrami

Te daja tjeter, Dauti shkon ne fjale nusje.
Ne mengjes, sipas zakonit, mesiti qohet
e ia ben perhajr dajes, e pastaj me
radhe te gjithe te pranishmit. Kur daja
vije te Dauti, ai i thote:
-Daja Murat, per hajr te qofte bajrami !
-Hajr paq nipash, po cili bajram, i madhi a i vogli?


6. Dauti te dajte n`dasem

Ne nje dasem te dajte ne Shallc, Dautit
dikush nga dasmoret ia kishte futur ne
xhep nje gote te çajit, atje ku e kishin
marre nusen. Ai nuk e kishte diktuar
derisa kishte daluar te kerceje, aty
ne nje kopesht ku ishin dasmoret. Kur e pa
se ka gote ne xhep ai e nxori dhe e perplasi
per trupi te nje dardhe te vjeter. Prej aty
dolen qindra anza, te cilat u versulen mbi
dasmoret dhe i bene pike e pese.


7. Daje, te gjithe ishit bere kuaj

Kur shkon njehere ne Shallc, Dauti
takohet me dajen Rexhe. Pasi kishte
kuptuar se shumica prej dajeve i kishin
hequr qete e kishin blere kuaj, i thote:
-Daje, po me vjen mire, te gjithe ishit
bere kuaj.


8. Laj dardhat

Ne treg te Mitrovices, Dauti e sheh nje
daje duke shitur dardha. Dauti i mbush
xhepat dhe kur don te largohet, atehere
daja i thote:
-Daut, laj dardhat! Dauti niset kah çeshmja,
kurse daja i thote:
-Jo, jo, me uje, po me pare.


9. Dauti i hengri gjashte buke te tezja

Dauti kishte shkuar mysafir te tezja
ne Vernice te Vushtrrise. Ne mengjes,
tezja kishte nisur t`i piqte buket e elbeta.
Ajo e piqte nje, Dauti e hante. Keshtu,
me ngapak kripe, i hengri qe te gjashtat.
Kur Ukshini, burri i tezes, zgjohet nga
gjumi e kerkon buke, tezja i thote te
priste derisa t`i piqte te tjerat, se te
parat i kishte ngrene Dauti.


10. Hallven e hengri Dauti

Nje nate te madhe, pasdarke, Dauti
shkon n`kojshi me ndejte. E shoqja e
Seferit ia ofron taven me hallve, e
Dauti e hengri krejt. Ne mengjes,
kur Seferi kerkon pak hallve nga e
shoqja, ajo i pergjigjet:
-Vallahi, pati mbreme mjaft, por ka
qene Dauti dhe e hengri krejt.


11. Qel ti babe

Para shume vitesh, Dauti se bashku me te
vellain dhe babain nxirrnin cunga ne nje mal
te cilin donin ta shnderronin ne are. Dauti
fliste diçka, kurse babai i tij, i cili vertet
nuk kishte floke, po i thote:
-Daut, qel ( cunga) mos fol!
-Qel ti, babe-ia ktheu Dauti.


12. Autobusi ne ler

Derisa Dauti punonte ne ndermarrjen
bujqesore “Produkti” e udhetonte me
autobus, nje dite e kishte harruar bileten
mujore ne shtepi. Ne teposhteze te Polacit
dalin kontrolloret dhe e zene pa bilete.
Kur ata e pyesin perse nuk e ka nxjerre
bileten, ai ua kthen:
-Me falni se e kam harruar mujoren ne
shtepi, po nuk behet nami, le ta leshoje
shoferi autobusin ne ler, asgje nuk harxhon,
perse te paguaj bilete tjeter.


13. Ndryshimi ne pension

Pasi ishte ndare nga bashkesia familjare,
Dauti del nje dite ne Skenderaj. E takon
postieri dhe ia jep nje leter te te vellait.
Ai e hap, e lexon dhe e kupton se letra
ishte nga gjyqi dhe fjala ishte per dy muaj
burg per vellain qe e kishin zene pylltaret
ne mal.
Kur shkon ne shtepi i thote te vellait:
-Ketu eshte nje vendim per nje ndryshim
ne pension dhe duhet ta ndajme se
bashku. Kur ai kundershton, ky ia jep duke
i thene:
-Ia pafsh hajrin, i ke dy muaj burg!


14. Qeshni lope qeshni

Kur une hyra ne pune ne shkollen e Qirezit,
nje nate i ftova shoket ne darke. Disa qe e
njihnin Dautin si hokatar, i thane t`iu tregoje
se si ka vllaqite vet me vllaqe te therres, pasi
qe nuk i kane shkuar mire lopet.
Ai iu rrefeu, se si i ka lidhur lopet e u ka vene
talle te hane, te cilave duke vllaqitur iu ka thene:
-Qeshni lope qeshni.
Mysafiret nisen te qeshin me te madhe, e ai
e perseriste prape ate “Qeshni lope qeshni”


15. Kishe lopet jane ketu
Ate nate qe i kisha arsimtaret mysafire,
disa qe nuk e njihnin mire Dautin u preken
pak nga fjalet e tij “Qeshni lope qeshni”,
por gati i harruan ato, kur pasdarke Dauti
shkoi t`iu merrte ushqim bagetive dhe me
koshin perplot sane hyri ne ode dhe iu drejtua
me fjalet:
-M`falni burra, mendova se lopet jane ketu.


16. Dauti i ka derdhe kazanat

Hashim Xani e martonte nje djale. Kishte
bukur shume dasmore.
Njeri nga nipat me te vjeter i tha Hashimit
se nuk kishte mjaft mish.
Hashimi i tha:
-Ka pasur mjaft mish, po Dauti i ka derdhe kazanat.


17. Ju dhefsha n`te

Hashimi ishte duke ndertuar nje WC ne
fund te oborrit te Dautit. Derisa ishin
duke punuar erdhi Beka prej Kllodernice
dhe ne vend se t`iu thote puna e mbare, iu tha:
-O ju dhefsha n`te.


18. Tungatjeta-jo, jo

Duke shkuar per ne Skenderaj, Dauti
takohet me Avdullah Veliun, i cili vinte nga
drejtimi i kundert me bashkeshorten.
Ai i thote Dautit tungatjeta, kurse ky ia kthen:
-Jo, jo!
Kur e pyet me vone Dautin perse i kishte
thene ashtu, ky i pergjigjet:



Burimi ALBANUR.EU

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen