Sonntag, 21. Juli 2013

Dr.Ymer Dishnica, i sakrifikuari i madh.

Ymer Dishnica (1912-1992), ka qenë një nga fig0urat më simpatike, më të mençura, më fisnike dhe një nga udhëheqësit kryesorë të PKSh dhe LANÇ-it. Ai u lind në fshatin Dishnicë më 21.2.1912, 4km afër qytetit të Korçës.

Ymer Dishnica është moshatar me pavarësisë kombëtare dhe është bir i denjë i një familje me tradita të shquara atdhetare e cila i ka dhënë Shqipërisë pesë dëshmorë, përfshi edhe një vëlla të doktor Y. Dishnicës. Ai është një nga veprimtarët më të shquar antifashistë frankofonë të Shqipërisë. Njerëzit si Y.Dishnica kishin cilësi të ralla kulturore, komunikative e propagandistike bindëse. Ai ishte i aftë të bisedonte bindshëm me njerës të natyrave dhe karaktereve të ndryshme. I edukuar në një ambient fshatar por edhe qytetar si Korça apo Evropian si Parisi dhe Franca kishte aftësi bindëse të çuditëshme. Agjitator i jashtëzakonshëm i tipit të ri antifashit Ymeri e kuptonte me lehtësi hallexhiun nga fshati, qyteti apo aleatët e huaj. Ai nuk ishte njeri i nënështruar dhe nuk ndjente komplekse inferioriteti ndaj askujt, sidomos ndaj përfaqësuesve të aleatëve. Me përfaqësuesit e forcave kundërshtare të djathta, doktor Ymeri bisedonte pa kërcënime dhe fyerje dhe ishte në gjendje të kuptonte kompromisin nga nënshtrimi. Ministri i Shëndetësisë i qeverisë të parë demokratike shqiptare. Antar i KQ dhe Byroja Politike e PKSh, antari Këshillit të Përgjithshëm Antifashist Nacional Çlirimtar. Besnik i kauzës antifashiste dhe komuniste dhe bindjeve të tij të cilat i kishte pëqafuar që shumë kohë para formimit të PKSh kur ndodhej në Francë. Ky personalitet i shquar i kapaciteteve të mëdha, i cili i kalonte përmasat e Shqipërisë, me integritetin e tij intelektual e moral. Më pas, Ymer Dishnicën e përjashtuan nga KQ i PKSh dhe Byroja Politike dhe kështu filloi kalvari i tij i gjatë i të përndjekurit politik.

Arsimin fillor e nisi në vendlindje dhe përfundoi në Korçë, ndërsa arsimin e mesëm me rezultate të shkëlqyera e përfundoi në Liceun kombëtar francez të këtij qyteti (1932). Pas kësaj Ymer Dishnica u nis për në Francë ku do të studionte pë tetë vjet në Universitetin e Lionit dhe më pas atë të Parisit për mjekësi (1932-1941), duke u lauruar e specializuar për patologji. Y. Dishnica nga natyra ishte njeri intelektual me kërkesa dhe kapacitete të larta kulturore. Ai në ato vite kurrësesi nuk mund të mos vizitonte Tyleritë dhe muzeumin e famshëm të Luvrit sidhe muzetë e shumtë të Parisit dhe qyteteve të Francës. Arkitekturën klasike dhe moderne të Francës. Ai vizitoi teatrot dhe galeritë e shumta të arteve të „kryeqytetit të botës„. Paralel me studsimet ai nuk mund të mos vizitonte pyjet dhe parqet e rrethinave të Parisit, brigjet e plazhet e lumit Sena e tj. Por ai ishte edhe një militant komunist që i përqafoi idetë e majta në Francën antifashiste e cila ishte ngritur e gjitha në këmbë për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë e kërcënuar nga fashizmi italian, ai fankist spanjoll dhe nazizmi gjerman. Në Evropë po frynin e rërat e barutit të luftës dhe po buçisnin oshëtimat e artilerisë dhe aviacionit. Gjatë qëndrimit në Francë doktori i ri ka qenë për tetë vjet anëtar i PKF dhe drejtues i komunitetit antifashist shqiptar. Gjatë qëndrimit në Francë, si njëri prej drejtuesve të atij komuniteti sëbashku me Nako Spirun, Qamil Çelën, Sejfulla Maleshovën, Dhori Samsurin, Gogo dhe Kozma Nushin e shokë të tjerë, ka organizuar protesta të fuqishme në mbështetje të popullit spanjoll kundër rebelimit fashist të Frankos dhe mbështetjes të vullnetarëve shqiptarë që luftonin në Spanjë si: Mehmet Shehu, Skënder Luarasi, Petro Marko, Mane Nishova, Asim Vokshi, Justina Shkupi që ka punuar spitalet dhe infiermieritë me doktor Betynin e famshëm, „Mjekun e tre kontinenteve” e shumë të tjerë. Madje pati edhe shumë dëshmorë nga luftëtarët shqiptarë. Ymeri ka pritur e përcjellë vullnetarët shqiptarë për në front. Të parin ndër ta ai ka takuar Petro Markon e më pas edhe të tjerët. Gjatë ditëve të prillit 1939, kur trupat fashiste italiane pushtuan Shqipërinë, Ymer Dishnica me shokë, emigrantë, puntorë dhe studentë shqiptarë që bëheshin disa qindra, organizuan manifestime të fuqishme dhe shkruan protesta e panflete të fuqishme në gazetat dhe revbistat e emigracionit shqiptar dhe atij të huaj sidhe botuan në shtypin antifashist francez.

Duke qenë një nga aktivistët veteranë të Grupit Komunist të Korçës me kulturë të shëndoshë evropiano -perëndimore që mbante lidhje të rregullta me Atdheun, kthehet në Korçë si mjek i kualifikuar por edhe si antifashist me përvojë, hap klinikën e tij mjekësore private para se sa të themelohej PKSh. Në këtë klinikë kryheshin më shumë aktivitete politike antifashiste klandestine dhe takime pune partie me antarët e grupeve atdhetare, se sa vizita mjekësore.

 Kishte filluar LANÇ e popullit shqiptar për jetë a vdekje. Shumë shpejt policia sekrete e pushtuesve ra në gjurmët e aktivitetit politik të doktor Ymerit, kështu ai ishte i detyruar të kalonte në ilegalitet të thellë. Angazhohet në një aktivitet shumë të dendur e të rrezikshëm si kuadëri kryesor në veprimtarinë drejtuese të Qarkut të Korçës dhe në këtë kohë u kooptua si antar i KQ të PKSh. Në Konferencën e Parë ANÇ të Pezës më 16 .9. 1942, Ymer Dishnica si delegat i PKSh, luajti një rol të rëndësishëm organizativ, sidomos në marrëdhëniet e ndërsjellta me personalitetet nacionaliste. Në Pezë ai u zgjodh antar i Këshillit të Përgjithshëm ANÇ të Përkohëshëm. Ymer Dishnica gjatë kësaj kohe shpalosi fuqishëm të gjithë talentin e kapacitetet e tij inelektuale dhe organizativo-teorike. Në Konferencën e Parë të Vendit të PKSh (1943) u shqua për zotërimin e aftësive oratorike brilante. Më 4.7.1943 në Labinot të Elbasanit, doktori zgjidhet antar i Shtabit të Përgjithshëm të UANÇSh. Në mbledhjen e rëndësishme të Mukjes, e cila i filloi punimet në shtëpinë e Insan Toptanit në fushën e Tiranës ku më von u strehua edhe koloneli angles Nikols i plagosur rëndë në këmbë edhe ku vdiq si rezultat i gangrenës së pashërueshme dhe më pas i zhvilloi punimet në muajin gusht të vitit 1943 në Mukje. Ymer Dishnica, kryetar, Mustafa Gjinishi dhe një delegacion i gjerë që përfaqësonte forcat e majta dhe Frontin NÇ, kurse Ballin Kombëtar e krysonte Mitat Frashëri dhe një delegacion po aq i gjerë sa ai i Frontit NÇ, biseduan gjerë-gjatë për ploblemet e Luftës së përbashkët kundër pushtuesit dhe Shqipërisë etnike, çka binte ndesh me synimet e Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës si emisarë të PK Jugosllave dhe J.B.Titos pranë KQ të PKSh që drejtonte Luftën në Shqipëri. Pikërisht për qendrimin korrekt në këtë mbledhje, u akuzua për oportunizëm dhe u ndëshkua vetëm doktor Dishnica, ndonse delegacioni i majtë përbëhej edhe nga disa personalitete me shumë influence të LANÇ-it, i qëndroi besnik platformës së miratuar me kohë nga KQ i PKSh. Në Plenumin e Helmësit (maj,1944), ku nuk ishin të pranishëm as gjysma e antarëve të KQ të Përhershëm të PKSh, çka përbën një shkelje të rëndë procedurale të organeve të partisë dhe paramendimin për të akuzuar dhe ndëshkuar vetëm personin e Y.Dishnicën. Gjithsesi, LANÇ-i vazhdonte e ky personalitet i mençur dhe i shqur i saj, vazhdonte të militonte, tejet i angazhuar, në organet e LANÇ-it dhe ai drejtonte sektorët që i ishin ngarkuar dhe së bashku me mikun e tij të zemrës profesor Sejfulla Maleshova, i jepnin gjallëri dhe hare çdo tubimi apo aktiviteti politik të LANÇ-it me qëndrimi me tyre gazmor dhe intelektual. Në Kongresin e Parë Antifashist Nacional Çlirimtal të Përmetit (maj 1944), u zgjodh antar i Komitetit Antifashist Nacional Çlirimtar për shëndetësinë, që kishte atributet e një Qeverie të Përkohëshme Popullore. Më 22 tetor 1944, në qytetin e Beratit u emërua ministër i Shëndetësisë i Qeverisë Demokratike të Shqipërisë e cila hyri në Tiranën e çliruar më 28 nëntor 1944. Paralel me punët dhe aktivitetin e përditshëm që ishte shumë i ngjeshur sepse në Shqipëri po ngrihej gjithçka nga e para në jetën sociale, së bashku me profesor Sejfulla Maleshovën, doktor Ymer Dishnica, Dhimitër Shuteriqi, poetin Mark Ndoja, publicistin Shefqet Musarai, shkrimtarin Petro Marko por edhe me At V. Prenushin, Andrea Xegën, Dhimitër Paskon, Nexhat Hakiun, Sterjo Spasen, Vedat Kokonën, Selaudin Toton etj, një pjesë e të cilëve më pas u burgosën dhe u persekutuan, krijuan për herë të parë në Shqipëri, Lidhjen e Shkrimtarëve dhe morën vendim të botohej revista “Bota e Re”, “Letërsia jonë” etj. Kjo bashkësi ishte me prejardhje jo vetëm nga PKSh dhe LANÇ dhe nga e majta sepse deri atëhere ishte treguar një qëndrim sektar, çka ishte e vërtetë. Pikërisht ato ditë, Sejfulla Maleshova së bashku me doktor Ymer Dishnicën, pritë deri në mesnatë, në sallën e kinema kosovës, shkrimtarin sovjetik me famë botërore Ilia Erenburg, të cilin e shoqëronte dramaturgu fërngjisht folës Hetem Haxhiademi. Por kjo shkëndijë demokracie dhe lirie sociale siç ishte Lidhja e Shkrimtarëve të Shqipërisë, Sindikatat apo bashkimet Profesionale, Shoqata e Miqësisë Shqipëri-Rusi e cila fillimisht kishte kryetarë: Zëveëndëskryeministrin shqiptar gjeneral lejtenat Koçi Xoxe, antarin e Byrosë Politike Nako Spiru, Hysni Kapo, Tuk Jakova e të tjerë, u mbyt shumë shpejt nga regjimi diktatorial.
Në vitin 1947, Ymer Dishnica, për shkaqe thjesht politike, shkarkohet nga detyra e ministrit të Shëndetësisë dhe lihet në dispozicion të ministrisë së Punëve të Jashtme në një punë të dorës së fundit ky inelektual dhe antifashist brilant. Me dëshirën e tij, doktori heq dorë përfundimisht nga politika, veshi bluzën e badhë të mjekut patolog dhe filloi punën në spitalin e Tiranës (1948) dhe punonte si pedagog në shkollën e mesme mjekësore. Më 2 janar 1950, me vendim të posaçëm dëbohet familjarisht nga Tirana për në Berat ku punoi si drejtor i Drejtorisë të Shërbimit Shëndetësor, në spital dhe në ambulancën e qytetit. Në qershor të vitit 1955, për ironi të fatit, me porosi të vetë kreut të piramidës partiake, arrestohet dhe dënohet me gjashtë vjet heqje lirie me akuzën për agjitacion e propagandë kundër shtetit!!! Pas një viti, me ndërhyrjen e njeriut që ndihmoi shumë financiarisht për krijimin e PKSh, xhaxhait të tij Esat Dishnica, i falet dënimi i mbetur (!), por kjo “falje” u shoqëru me një tjetër vendim çnjerëzor të Komisionit të Dëbim-Internimeve. Ky organizëm vrastar stalinisto-enverist e internon doktor Dishnicën në qytetin e Beratit për një afat pesë vjeçar. Y. Dishnica, ndonse i internuar, pra i persekutuar politik, ishte njeriu më i vlerësuar, më i respektuar nga populli i thjeshtë i qytetit dhe pacientët e tij të shumtë. Gjithsesi, ai mbeti familjarisht atje ku ishte, i izoluar dhe i mbikqyrur ashpër nga organet e Sigurimit të Shtetit, deri në kohën e përmbysjes të diktaturës së Enver Hoxhës dhe klikës së tij. Doktor Dishnica, ndërkohë ishte shumë i kujdeshëm, studionte dhe lexonte literature profesionale të përparuar të kohës, por edhe i ndiqte me vëmendje e kujdes situatat politike të kontinentit. Ai, gjithsesi e ndjente shpresën e madhe të demokracisë dhe liria politike dhe sociale, e cila me gjithse me shumë vonesë, po vinte më së fundi edhe në Shqipëri. Personaliteti i madh shqiptar Y. Dishnica, mundi më së fundi të kthehet i lirë në Tiranë në vitin 1995, i lodhur por optimist. I përndjekur, por i pa përkulur nga shtypja e gjatë

 Në vitin 1994, me gjith moshën jot ë re, zgjidhet kryetar i Organizatës së Bashkuar të Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të Popullit Shqiptar . papajtuar me diktatorin. Pse? Sepse me E. Hoxhën, divergjencat e doktor Dishnicës kishin filluar shumë herët dhe ishin të papajtueshme, diktatori njerëzit si personalitetet e tipit të Y.Dishnicës, me një integritet dhe pavarësi mendimi shembullore, nuk mund t’i duronte si bashkëpunëtorë, ndaj edhe i eliminoi apo i sakatoi fizikisht një nga një, por nuk mundi kurrë t’i mposhtë moralisht as atëherë kur i burgosi për një kohë të gjatë apo i pushkatoi fizikisht.

Doktor Dishnica si rezultat i aktivitetit të tij të jashtëzakonshëm antifashist dhe luftarak, ka qenë i zgjedhur deputet i Kuvendit Popullor që në legjislaturën e parë dhe i nderuar me shumë dekorata urdhëra dhe medalje të RPSh dhe të vendeve të tjera aleate. I nderuari Y. Dishnica vdiq në gjirin e familjes i qetë dhe i respektuar nga familjarët, të afërmit, miqtë, shokët, veteranët dhe luftëtarët e LANÇ-it më 22.9.1998. Shoqëria shqiptare humbi kështu një njeri emblematik, të edukuar, të shkollur, të përkushtuar dhe të kulturuar në shkallën më sipërore që do të kujtohet për një kohë shumë të gjatë dhe do të zerë vendin e merituar në panteonin e nderit të kombit shqiptar.

Autori i këtij studimi biografik, është prej pionierëve veteranë më të vegjël të LANÇ- it sidhe prindët e tij, kanë pasur rastin e lumtur ta njohin nga shumë afër këtë personalitet të shquar e të veçantë të LANÇ-it sidhe e kanë pasur mik familjar të nderuar që kur u kthye nga studimet universitare nga Franca dhe koleg të prindërve të tij, të cilët gjithashtu kanë qenë luftëtarë antifashistë të orëve të para që nga koha e para pushtimit fashist e deri në momentin që doctor Ymer Dishnica u nda nga jeta.

Prof. As. Dr. Gjergj P. TITANI

Burimi: cdodite.com

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen