Montag, 15. Juli 2013

Poezi për fëmijë nga Fran Ukcama


Fran Ukcama

ULET GJYSHJA NË LAPTOP

Iku gjyshi për pak kohë,
të shlodhë trurin iku kot,
gjyshja ngul e shkul me mua,
na u ul në laptop..

Gjyshi tej në Itali,
bën vizita , xhaxhi e bredh,
gjyshja ketu në Shqiperi:
- Ku je plako pse nuk del!

-Ketu jam të daltë pas koke,
a ke pa dynja me sy,
Ma e ambla e kesaj bote,
nuse moj më je ti!!

-Shih, plako, mos harxho,
leri ti alafrangat,
duket se po më terbo,
të pelqyen italiankat!

Ç`thua mo, të rëntë e mira,
po keto ti ç`i pate,
njëmijë më keso rruspira,
nuk e nderroj sorrën labe.

Ua, kur ishe ketu,
ti më thoje thellëzë mali,
tani larg ti je harbuar,
po hedh vickla si mizë kali.

Qesh andej, qesh kendej,
nipër e mbesa me gallata,
gjyshja inerrnet mberthej,
sa del dita, sa bie nata..

Gjyshi tej dredh mustakun,
he mo se shaka bëra,
po ti ketu, trego zemren,
ketu moooj je e tëra!!

 
 
 

FEMIRI ME GJALLËRI

Një fetë bukë, vaj dhe kripë,
një domate vënë përmbi,
turr e vrap hyp e zbritë,
një femijëri me gjallëri..

Nëpër pëmë , në rrugica,
sheshe, lagje mes pallatesh,
vajzat si xixa luanin viza,
djemtë me luftra, tehe shpate..

Dhe diku kërciste topi,
herë në mur, herë në xham,
gjyshi nga baçja na ndoqi,
gjyshja: - Ç`bëno, more aman!

Eh sa kova uji mbi koka,
hedhur nga kati i pestë,
lagjia, ziente çmendej bota,
herë zbathur, veshur thjeshtë..

Sot, oh sot në interrnet,
ulur në lodra vandak,
ikën lekët erë më erë,
veshur firmato sapllak..

Ku janë sheshet, ku janë parqet,
ku janë fushat e futbollit,
femijtë trashur, rritur barqet,
s`duket kund fmiria sotit.

 
 
 

KUSH MA BËN XHAMIN ME PIKA

Kanarina, kanarina,
pse ma bën xhamin me pika?
Ti lodron, unë te kuzhina,
rahat sqepi nuk të rrika!

Unë gatuaj, hajt avazi,
ti më gjuan prej kafazi..
Lyp ushqim të erdhi vakthi,
gati moj, e ka gati!

Unë patate, ti ha mal,
dhe përpara sa më del,
prej gëzimi bishtin dredh,
spruco uji po më hedh!

Aty rri dhe nuk leviz,
ti ma bëre xhamin pis,
rri rehat e mos u grrise,
bukuroshe je si mise!!

Merre lecken, hajt, pra hajt,
merre shishen e hidh spraid,
pastrojmë xhamin ngat e ngat,
punetorë, zog harrakat !
 
 
 

AJO QAN SE ISHTE NËNË

Qan në lagje rrugë e parqe,
qan e shkreta për nën henë,
pesë voglushe ia morën paqe,
qan e shkreta , qan si nënë..

Qan ham, ham e nuk pushon,
sillet rrotull e bën kuje,
herë nga poshtë yjet veshtron,
te kolibja shkon bën lutje.

Kush ia preku, kush i mori,
ata ishin si kërthijë,
qene është, nga krahrori,
ia shkulen si femijë..

Prandaj qan e nuk pushon,
lyp të vegjëlit cak më cak,
o shpirt vogël, o mizor,
si s`të erdhi keq aspak..

Si s`u preke s`u zorite,
ku i hodhe, mes sikletit,
se ajo që qan në plepishte,
nënë është, nga soji i qenit!!
 
 
 

LERE LAPTOPIN
E KAPE GJILPERËN

Nëna qe ka gjitone hënën,
nga dritarja i flet me gaz,
i thotë meses, kape gjilprën..
 pa me ndiq në punë nga pas.

Gjithë diten mbi laptop,
i qorrove sytë e ballit,
pajën kush do ta bëj top,
si do shkosh te dera e djalit..?

Kapi penjtë, zere grepin,
mos me rri me paqe e puqe,
futju punes mbi gjergjefin,
se do mbetesh vajze tutkune.

-Çke moj gjysh, o sherbete,
mos mendo për pajën time,
ka plot magazina e sende,
moderrne me zbukurime..

Iku koha me baule,
me triko fustane e rrecka,
sot moj gjyshe, me dy funde,
qefi vjen qysh e don jeta..

-Pika, mendjes , çka thotë mbesa,
lakuriq me kengë, muzikë
u bu bu, si po vjen jeta,
nuse pa pajë ,pa prikë..

- Ha, ha, qeshi Besa,
qeshin shoqet , shkojnë në disko,
gjyshja drithet, pa, pa, pa,!
Prej inati nis thur triko!!
 
 
 

ALIENET NUK ERDHËN
SE JANË FRIKACAKË

Në dhjetor nuk u duken,
nëqiell, jo aspak,
alienet nuk erdhën,
 se janë frikacakë..

Ikemn në Mars,
a mos në Jupiter,
kujtuan se Toka,
tatëpjeten po e merr..

Ata aq të trembur,
kishin qënë çudi,
sa nuk dolën ta presin,
as Vitin e Ri...

Dilni, o mij qielli,
me disqe e falanga,
ne po ju presim,
t`u fusim në pranga

Jo ,jo po bej humore
të kota keto llafe,
ejani në oborre,
të hamë sufllaqe..

Ejani e losim,
pa frikë pa droje,
t`u qerasim me qofte,
e sunxhuk Kosove..

Të hamë bakllava,
pite e fli, me nge
pastaj edhe ne,
miq vijmë atje..

Atje në hapsira,
galaktikash të tjera,
do vini në dimer,
a kur të dal pranvera?!!
 
 
 

NUK KA GJUMË
SHTEPIA JONË

Një robot soj japonez,
cep më cep po fluturon,
herë i fikë, dritat i ndez,
 nuk ka gjumë shtepia jonë..

Herë divanit, herë shtratit,
kercen hop e bën zollum,
gjyshin pickon te cepi i ballit,
gjyshes në vesh i hedh ujë..

Ky robot ardhur prej larg,
që gervish faqet e murit,
që pantoflat hedh në tavan,
është dhurata e Hermulit..

Cerr, cerr, cerr, telefoni,
gjyshja po e dridh pallatin:
- Hemi, eja si të doni,
merre se na luajti djalli!!

Po roboti me komandë,
sa dëgjon fjalët nga pas,
gjyshes i hidhet në qafë,
dhe e puth plluç e pllaç!

-Ah, të kam thënë moj plakë,
mbylle gojën ,mos fol hiç,
japonezi djall me namë,
për tre javë ka mesuar shqip!!
 
 
 

TURP PER DHINË

Ua, mami si s`ka turp,
dhia del cullak pa mbathje,
po ky cjapi dallkauk,
mban edhe gosha mustaqe..

Si nuk skuqet as nuk zverdhet,
keci që rri pa pampers,
kakërdhia si hedh te sheshi,
nuk shikon fare anash.

Pse o ma nuk ka rroba,
për kecush , dhi a cjap,
a do marresh ca të ngrohta,
që ne kemi në dollap.

Me vjen turp si ato ikin,
dhe krekosen lakuriq,
shikoo bubin ua viçin,
qenkan çmendur gjithë o gjithë!

Qesh mami me ha-ha-ha,
-Degjo Gimi, biri im,
te njerëzia turpe ka,
kafsheritë janë tjeter fis!!
 
 
 

LARA E JEP TAMLIN NË QYTET

Se Nushi e lyp tamlin të fresktë,
Lara hypen në autobuz,
shkon për ditë në qytet..

Te lulishtja pranë pallatit,
femijtë si zogjë te stolat,
Lara i mbush bidonat..

Lara kthehet prap në fshat,
do të hajë bar të butë,
Nushi te rritet po don qumshtë..

S`lodhet lara as një ditë,
me udhetimin që rrefehet,
se punon dhe gëzon dhe defrehet..

E pyta sot në mbrambje,
nesër ma jep përgjigjen,
a do e marrë me vete viçin?!!!
 
 
 

KUSH IA HËNGRI
ÇIZMEN BABAGJYSHIT

Erdhi babagjyshi erdhi,
po u ndal edhe poshtë ures,
i dha bukë një lypsari,
miu la koren e bukes,
dhe u sul me dhëmbë së pari,
çizmen e majtë përlau..

Babagjyshi kur u zgjua,
nga një gjumë me ënderime,
ua, thirri i trishtuar,
çka ka psuar qizmja ime?

Këcen miu nga parmaku,
si shejtani bishtgjatë,
-Unë e kollofita, gjysho,
se me le pa dhuretë!

Qeshi gjyshi, qeshi miu,
qeshen lypsarë e ngrimë,
ai udhen prap e nisi,
me një çizmë dhe një opingë!!


CICRIMAT

 Ciceron telefoni,
në ballkon edhe zogu,
unë rend t`i kap i pari,
për të dy po më djeg malli..

Telefoni kap për filli,
se pas tij po më flet nipi,
një herë nipi , pastaj mbesa,
ballin tim e mbulon vesa..

Kur mbarojnë me cicërima,
më thërret dhe kanarina..
e keshtu ma ngjallet dita,
zemra si zjarr me xixa!

Vrap e vrap, ulje e ngjitje,
emocione dhe stërvitje,
me të tre, qeshim, gajasem,
nuk po gjëj kohë që të plakem!



NË KASOLLEN E HUMORIT

Hyjmë me breshka dhe zhapikë,
ne kashtoren anes detit,
barcaleta endim gjithë,
njeri me një fije kashte,
ngacmon veshin, qeshë dhe ikë..

Vjen një lopë ha plot me ëndje,
nëpër rërë lekurë shalqini,
dhe një gic zhgërryen në zhuka,
mbi slozhon ka hypyr qingji..

Dallget vijnë, pastaj shkojnë,
gumëzhin deti mbi shkëmenj,
plazhi ynë, na afron,
dele dhi dhe peshkaqen..

Se ketu kercet gallata,
me qeros me nastradin,
për nën henëz ,kur vjen nata,
ndezim zemëra ,fantazitë..

Në kashtoren e humorit,
ku humori nuk ka anë,
ja ashtu, kot se kotit,
peshku vjen vetë në tigan..

Vjen dhe delja në mengjes,
qumeshtin e sjell në gjijë,
ne shpesh luajmë indianin,
bajmë surratet me thengjijë..

Keshtu iken, s`pushon vera,
aventura e gazmore,
s`ka si plazhi ynë me zhuka,
me bageti e me pushonjes,
ku zgjerohet hop e hop,
bahet si kacek krahnori,
pak prej uji, pak prej jodi,
por se shumti nga humori!!



HËNA DHE TOLLUMBACJA

Mbesa ima me emri Iljana,
pret në dritare sa të dalin hëna..
Po një natë hëna nuk di ku u tret,
mbesa e mërzitur pa gjumë mbet...

Te cepi i dritares,degëza na vjen,
era nis e luan me krahet e paprerë,
pas pak si me magji siper na sjell,
buzegazen e ndritur, tollumbacen e verdhë..

Fshiu lotetet e qeshi, sa e pa Iljana,
me klithma thirri:-Erdhi, erdhi hana!
ne qetesi ra shtepia, aty kah mesnata,
vogelushja engjellore, iku nëpër ëndërra!!




UJQËRIT A MA HANË ANDËRREN
Ah, te stani mi kodrinë,
mes ahishtes e pres natën,
yjet prej qielli po bien,
unë i pres ta zbusin andërren..

Në torishtë dridhet ogiçi,
tringëllima lëshon kumbona,
ujqërish s`pushojnë ndër imshta,
lypin mish në orë të vona...

Auuu, shtillen ulurima,
lugines, kupës së qiellit,
ndezim zjarre t`i hutojmë,
s`po mbajnë ma hekurat e qenit..

Për nën plafin e dhintë,
dridhen si zogjë njomëzakë, zemrat,
kemi frikë nga ujku i bjeshkes,
a mos vallë i kafshon andërrat..

Eh, kjo ka ndodhë ka kohë,
dikur, në stan te Vorri i Fratit,
tash , unë gjysh, në vjeshtë të vonë,
mbledh kujtime mes asfaltit!!!!!!!!!!!!!!



MOS M`I PREK SHËNJAT E KOMBIT

Kam një za, kam një emer,
kam një vendlindje për be,
kam një tokë dhe një qiell,
unë e kam një Atë e dhe...

Kam një gjuhë të ambel mjaltë,
me të gjithë më bashkon,
kam zakone dhe tradita,
kam ma të shtrejtin, quhet Komb!

Kam flamurin kuq e zi,
shqiponja krenare në mes,
e kam hymnin për liri,
zemrën time flakë ma ndez!

Kam heronjë edhe deshmorë,
gjak e jetë i dhane ketij dheu,
mbi të ghithë lavd e kurorë,
i ka në ball Skenderbeu!!

Mos m`prek shënjat e Kombit,
pasha besën kurrë nuk të fal,
për t`i dal zot , unë, trollit,
bahem det e bahem mal!!




ABETARE
 Oh sa herë kemi kënduar,
moj e bukura abetare,
xixllonjat sa t`i duam,
duam lulet në livadhe..

Ti na rrezatove zemrën,
nëpër breza gurrë kristali,
ne, te ti i kemi emrat,
gjyshi, gjyshja, babi mami..

Kurdoherë, te ti, perkulem,
por si bleta në tërfonja,
me deshirë, aty ne ngulem,
mesojmë tingujt edhe shkronjat..

Kah është Kombi anëmbanë,
ku janë shqiponjat krenare,
flitet veçese gluha amë,
aty je ti Abetare!!

Ah, faltorja ku ne falem,
gjithë me shpirt, pa dallim,
je simboli atedhetar,
krenaria e kombit tim!!




LOJË NË DHOMA

Sapo hy te dhoma e parë,
gjej maçokun push bardhë,
i mërzitur, sy palarë,
ë, ë, ë me të qarë!

Sapo hy te dhoma e dytë,
bubi kisht mbyllur sytë,
i vetmuar s`reagon,
ka kaluar depresion..

Sapo dal në ballkon,
kanarina nuk këndon,
ka mbyllë veshët me gazetë,
numeron yjet dhe retë..

Pse ky vaj, kjo shurdhi,
çka ka ndodhë në shtepi,
gjyshja , gjegjet te lesa,
ehu, iku nipi, iku mbesa..!!!

Ku është gazi, bukuria,
hallakama, gjurulldia,
ka ra heshtja, qetësia,
harrimi edhe vetmia...

Gjyshi kapi tupanin,
bum-bum- bam, çau tavanin,
ngrihuni merrni vallen,
kulla nuk rron ,kurrë pa kangën..

NIsi bubi me ham-ham,
maçoku hidhet në tavan,
cicërimat , kanarina,
vallen e mori gjyshja...

Ah, ja pra, jeta kallet,
lumi ecën , nuk ndalet,
yjet luajnë vrap e vrap,
nip e mbesa vijnë prap!!!
 

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen