Donnerstag, 18. Juli 2013

Fehmi Berisha: Poezi kushtuar Çamërisë


DUA TË KËRCEJ
VALLEN E OSMAN TAKËS

Ngjeshur në fijen më të hollë të kujtesës
Lëviz me dhimbje nën ullirin plak
Afrohem pran rrënjëve të tij
Degët e thyera kullojnë gjak...

Lidhë fijet e mallit flokëve të shekullit mizor
Siç lidhi Zerva kokat e burrave patriot
Në shiritin e zi të historisë
Që ende sot në shekullin njëzetenjë
Nuk po lidhen fijet e arsyes
Penjtë e dashurisë janë ndryshkur ndër varre...

Ngjeshur në fijen më të hollë të dhëmbjes
Shëtis njollave të ajrit të murrmë
Ngjyratë janë shpërbërë në koleksion të heshtjes...
Në bahçen e bilbilave dëgjoj këngën e Celo Mezanit

Eh, ç`më pihet një gotë raki,mendjen të turbullojë
Dua të kërcej vallen e Osman Takes...
E kostumi është mykur, ka kohë që nuk vishet...

Ku jeni o vëllëzër Cam,eni të këndojmë së bashku
Në sheshin e Adem Jasharit e Zahir Pajazitit
Fjala më çelë nga thellësi e shpirtit

Na bashkon gjaku,gjuha,kënga,ideali,
Kosovë e Camëri jemi një!

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen