Montag, 15. Juli 2013

Halil Xani: Mahi nga lufta


Humor ga Halil Xani (1)

1. Ne koder te qyqareve
Gjate ofenzives se forcave serbo-çetnike, ne veren
e vitit 1998, nje familje nga Drenica shkoi ne Prishtine.
Kur u paraqit ne Keshillin e Emergjences, ata pasi e
shikojne nje liste, i thone:
-E kemi nje shtepi te lire ne Koder te Trimave, mund
t`ju vendosim nese doni?
-Jo- ua ktheu drenicaku- mua ma gjeni nje shtepi
ne Koder te Qyqareve, se po te isha trim, une do
te isha tash ne Drenice, e jo ketu.


2. Prej nga je?

Gjate ofenzives serbe te shtatorit te vitit 1998,
ne malet e Qyqavices u strehuan shume familje
nga Drenica. Aty degjova kete dialog:
-Kah te patem oj shoqe?
-Nuk di as vet. Kam qene e martuar ne Polac.
Dy jave ndejta ne Galice, nje muaj ne Dubofc,
dy muaj ne Kolle e qe tri dite jemi ketu ne
bjeshke. E ti a po e din ti tash nga jam?

3. A po qesin?

Gjate luftimeve ne Prekaz, ne mars te vitit
1998, disa gra e femije erdhen ne lagjen tone.
Baqica i kishte mjele lopet dhe hyri ne shtepi.
Njera nga grate mysafire e pyet:
-A po qesin? Baqica duke aluduar tek lopet, i pergjigjet:
-Po valla, po qesin boll.
-Uh, qyqet na, done me ardhe edhe kendej-ia kthei ajo.
-Qysh mori qyqet na, çka kishin me pi femijte?
-Uh, gru, gru, une mendova mos po gjuajne shkjete.

4. Kjo me nuk durohet

Ne nje fshat, diku ne Kosove, banoret kishin
ikur para ofenzives serbe dhe ishin fshehur
ne nje mal. Ata, nga mali i shihnin shtepite duke
u djegur nga kumbaret e deridjeshem serbe.
Kur shkjete hyne edhe neper kopshtet me perime
dhe shkatrruan edhe serrat, njeri nga ata bertiti:
-Vellezer, kjo me nuk durohet. Kush eshte i gatshem
te vdese, le te vije pas meje.

5. Do ta ndajme oborrin

Nje familje nga Drenica, me nje kerr femije,
ia mesyn Mitrovices dhe vendoset tek nje
familje e cila e pranon me ngrohtesi.
Pas pak ditesh, drenicaku kishte blere derrasa.
I zoti i shtepise e pa duke i shkarkuar dhe e pyeti:
-Çka po te duhen ato derrasa, o lum miku?
-Burre, vendosa ta ndajme oborrin. Shume femije,
po perzihen e besa edhe po lazdrohen.

6. Mos i qaj tapetat

Njeri nga Drenica gjate luftes se 98-es ishte
vendosur ne nje familje ne Mitrovice. I zoti i
shtepise e kishte pritur mire, por nje dite
ishte ankuar tek mysafiri se femijte kishin
nisur t`ia shkatrrojne tapetat ne mur.
Drenicaku ia ktheu:
- Qysh bre nuk po te vjen marre, mua ma
kane djegur shtepine e nuk u be nami e
ti ankohesh per tapetat, leri burre femijte
le te luajne.


7. Veturen po e blej une

Nje familje kishte ikur nga lufta dhe ishte
vendosur ne Mitrovice. i zoti i shtepise
nuk kishte qene edhe aq i forte ekonomikisht,
por kishte vendosur ta mbante me shpenzime
te vetat. Kur iu harxhuan parate, ai i tha mysafirit
se kishte vendosur ta shiste veturen. Ky fare trimi
e kishte pasur nje duç marka me vete, por qe nuk
e kishte shpenzuar asnje cent, po i thote:
-Veturen po e blej une, sa e merr tjeterkush.

8. Keta kane vdekur, jo une

Nje ushtar i UÇK-se nga Dervari ishte plagosur
rende gjate luftimeve te ofenzives serbe te
shtatorit ne Qyqavice. Kur e gjejne disa shoke
e terheqin prej aty dhe e vendosin ne nje vend
te sigurt, i lajmerojne edhe shoket tjere.
Derisa vijne te dytet, ushtaret i ze gjumi,
kurse ushtari plagosur nuk mund te flinte nga
dhembjet. Me te arritur, ata e pyesin:
-A nuk ke vdekur, a?
-Jo, une jo, por keta shoket-iu pergjigjet
ushtari ne shaka.


9. E kam neme viçin

Ne Prekaz te Poshtem, derisa ishte si zone
me e lire, ishin vendosur disa familje nga
fshatrat ku ishte me rrezik nga luftimet.
I zoti i nje shtepie qe kishte shume mysafire
e kishte prere nje viç. Pas dy ditesh aty
shkoi edhe nje nip nga Gllobari.
Daja po i thote nipit:
-Rras mish se e kam prere ate viçin qe
i thosha te hengershin qente.

10. A e biem pulen o babe?

Njeri kishte pranuar ne shtepi disa te
zhvendosur. Nje mbremje derisa hanin darke,
çka kishte qelluar, nje femije po i thote te
zotit te shtepise:
-A e biem pulen o babe?
-Jo, jo, prit edhe pak!
Mysafiret merrnin ngapak, por nuk largoheshin,
duke menduar se njemend do te bijne edhe pule.
Prit e prit, pasi pula nuk erdhi, ata u larguan
nga sofra.
Atehere plaku i tha atij femijes:
-Bjere babo tash pulen!
Pasi i hengri trohat e bukes, pulen e perzune perjashta.

11. Uji ne benzineGjate luftes, Qirezi ishte ende zone e lire
dhe e kontrolluar nga UÇK-ja. Aty behej
njefare tregu dhe njerezit furnizoheshin
me artikuj te ndryshem.
Njeri duke shprazur nje kanister me
benzine, e mbante ombrellen siper kapakut
te rezervoarit per te mos rene pikat e shiut.
Njeri duke e shikuar kete skene i tha:
-O lum jarani, hiqe ate ombrelle, se uji ka hyre
moti ne kanister.

12. O babe, hajde ngjitma bishtin
Derisa Besimi punonte ne hapjen e istikameve
te UÇK-se ne Polac, kishte thyer bishtin e kazmes.
Kur kthehet ne shtepi, e sheh te atin duke qendruar
me nje fqi.
Nga larg e therret e i thote:
-O babe, hajde ngjitma bishtin!

13. Kemba ne fyt
Gjate luftes edhe Bilalli nga Polaci, nje kohe
te gjate me familje kishte qendruar ne luginen e
Tushiles, ne nje tende najloni.
Nje natje i kishte thene gruas:
-Allahile, a mundesh me i ra ne fije nje endrre
qe e kam pare mbreme?
-He, hajerli qofte- ia ktheu e shoqja.
-Gati me ka dale shpirti, disi njefare trau me
kishte rene ne fyt dhe ma zinte frymen-ia ktheu ai.
Nderkaq, ajo duke qeshur ia ktheu:
-Mos u ben merak, se nuk ka qene tra,
por ishte kemba ime.

14. Andej ka perplot Police

Njefare Sadiku nga Kozhica, nje dite ishte
nisur kembe per ne Polac. Diku ne rruge e
takon njerin me veture qe shkonte ne drejtim
te Qirezit. Ai u ndal dhe e pyeti plakun:
-A mund te shkohet per ne Qirez?
-Çfare Qirezi, more burre, andej nga Beçiqi,
po vijne forca te shumta. Ai e ktheu veturen,
e mori edhe plakun dhe kur arriten ne Polac,
Sadiku po i thote atij:
-Mua ndalma ketu se e kam nje moter e po
zbres e ti nese ke ndonje pune shume me
rendesi, shko ne Qirez, se ndoshta me kane
bere syte se s`ka police.

15. O ti njeri u kall
Ne kodren Te Lisat e Xanit ne fshatin Polac,
nje kohe te gjate ka qendruar nje punkt i
policise serbe. Ata dite e nate gjuanin me
arme te ndryshme, kurse fshataret veshtronin
mos po vijne me afer.
Nje grua, nje dite po i thote te shoqit:
-O ti njeri, u kall !
-Ai turrevrap nga dera e oborrit, te shikoje
mos po digjet fshati, kurse e shoqja ia pret:
-Jo, jo, nuk u kall fshati, por…

16. Dikush po lype hu ne kete shtepi
Njeri qe e kishte shtepine afer me ate ku
ishte vendosur njefare komisioni i emergjences,
nje dite duke kaluar prane murit te oborrit te
vet, i verejti dhjetra kuti te shprazeta te
gullashit. Shkoi ne shtepi dhe iu drejtua se emes:
-Nene, dikush po lype hu ne kete shtepi. Si ben
qe tinez te hahen gullashat e neve po don me
na bi ne bark pasuli i emergjences.
-Jo, djali i nenes, nuk jane ata gullashat tane,
po ata po i gjuajne mbi mur ne oborr tonin.

17. Do te vdesim te gjithe
Gjate kohes se bombardimeve te NATO-s mbi
caqet serbe, njerezit e paten shume veshtire
nga sulmet e parreshtura te forcave serbe.
Nje plak qe i kishte humbur shpresat se do te
shpetonin gjalle, iu thote disa ushtareve te UÇK-se:
-Edhe nese shpetojme nga granatat, te gjithe
do te vdesim nga uria.
-Jo, axhe, liria eshte afer, dy jave mbahemi
me qumesht.
-E pastaj- ç`bejme?- tha plaku.
-Pastaj edhe dy jave e shtyjme me mish, i presim lopet.
-Jo, jo, te gjithe do te vdesim- kembengul plaku.
-Ishalla akshami nuk na pret-ia kthu njeri.
Atehere plaku u kthjellua pak e tha:
-Mos bre djale, mos fol ashtu, a e din qe e kemi
zotin, ai na ruan e na shpeton.

18. Rojet e lara n`gjak te lopes
Dy ushtare te UÇK-se nje mbremje kishin dalur
ne roje. Shoket e tyre ne “shtab” per nevojat e
ushtareve kishin prere nje lope aty ne oborr.
Kur filluan gjuajtjet nga punkti i policise serbe,

19. Çka po sheh?
Nje ushtar i UÇK-se qe kishte dylbi perpiqej
t`i percillte fluturimet e avioneve te NATO-s.
Nje shok i tha:
-A po sheh diçka?
-Po-iu pergjigj ai-piloti e ndezi nje dunhill,
kurse une e ti po pime dushk mali te mbeshtjelle
me leter te thaseve.

20. Abeja ia sosi prapanicen policit
Kater pese shoke, ushtare te UÇK-se kishin
zene pozite te mire perballe nje punkti te policise
serbe, por nuk kishin arme te tjera pos
kallasheve. Ata gjuanin ne drejtim te policise,
por pasi qe plumbat nuk arrinin deri atje, policet
ua shplonin prapanicen dhe talleshin me ta.
Pas pak aty arrin Bekim Berisha-Abeja dhe kur
i sheh te merzitshem i pyet:
-Çka keni, mos iu kane mbytur xhemite ne deti?
-Jo, i thane ata-por keta kallashet tane nuk po
na bejne pune.
-Hajt gjuani ju njehere-iu tha Abeja.
Ata gjuajten, kurse polici qe u zhvesh, me nuk
u ngrit ne kembe, nga snajperka e Abese.



20. Abeja ia sosi prapanicen policitKater pese shoke, ushtare te UÇK-se kishin
zene pozite te mire perballe nje punkti te policise
serbe, por nuk kishin arme te tjera pos
kallasheve. Ata gjuanin ne drejtim te policise,
por pasi qe plumbat nuk arrinin deri atje, policet
ua shplonin prapanicen dhe talleshin me ta.
Pas pak aty arrin Bekim Berisha-Abeja dhe kur
i sheh te merzitshem i pyet:
-Çka keni, mos iu kane mbytur xhemite ne deti?
-Jo, i thane ata-por keta kallashet tane nuk po
na bejne pune.
-Hajt gjuani ju njehere-iu tha Abeja.
Ata gjuajten, kurse polici qe u zhvesh, me nuk
u ngrit ne kembe, nga snajperka e Abese.

21. Ma kishte pire lopa ujin

Njeri prej Klines se Poshtme, gjate luftes,
kishte pasur shume njerez ne shtepi, qe kishin
ikur nga fshatrat tjera. Nje dite i thote te
shoqes qe t`ia voke nje kusi uje per t`u pastruar.
Te hyje ne banjo ne shtepi i vinte turp nga grate
e huaja qe ishin mysafire, po i thote te shoqes
t`ia dergoje kusine ne ahur. Ajo ashtu edhe veproi.
Pas pak, ky me sapun e peshqir ne dore, shkoi ne
ahur dhe saora doli pa u pastruar. E shoqja e pyeti
pse doli aq shpejt e ai ia ktheu:
- O, ma kish pi lopa ujin.

22. A po mundesh me ike o vella

Vellai teper i merakosur per fatin e familjes
ne Kosove, therret te vellain ne telefon nga Zvicra.
-A jeni gjalle o vella?
-Po, po gjalle jemi edhe pak.
-A po mundeni te ikni neper male, o vella?
-Po ikim ngapak, po ikim por jo aq larg sa ti
o vellau i jem trimi.

23. S`e vrau shkaun qe pinte birre

Zuke Dajakut i kishin thene shoket
se do t`ia jepnin nje snajperke, po qe
se do ta vriste nje shka qe shihej nga
larg ne oborrin e vet.
Zuka e pranoi kushtin, por kur permes
dylbise se snajperkes e verejti se
shkau po e pinte nje birre, iu tha shokeve:
Burra, une nuk mund ta vras. Qenka duke
pire birre. Gjynah.

24. A po ta hane lopet kashten o mik

Nje grup te rinjsh nga Polaci, duke
bredhur nga fshati ne fshat, u bie
rruga edhe neper Braboniq. Afrohen te
nje shtepi, therrasin dhe kerkojne leje
qe ate nate me shi ta kalonin ne plemen e
tij me kashte.
-Jo, valla nuk mund t`u bej konak,
se nuk ma hane lopet pastaj kashten.
-Ishte pergjigjur i braboniqsi.
Pas dy-tri ditesh, keta te rinj, duke u kthyer
nga Kotorri per ne Mitrovice, e shohin plemen
rrafsh me toke dhe te zotin qe sillej andej
pari e pyeten:
-Apo ta hane lopet kashten, o lum miku?


25. Shoket e Bunkerit, nuk i ze tash as kulla e Ademit

Nje grup gazetaresh ishin ofruar tek
bunkeri ku kishte qendruar Adem Jashari
para e gjate luftes. Pasi i bene disa
fotografi po e pyesin nje vendes.
-E dini ju zotri, kush ishin shoket e
Adem Jasharit qe kane qendruar ne
kete bunker?
-More zotni gazetar, siç po e shihni
ketu eshte bukur ngusht, por siç po
flasin tash njerezit, ata qe kane
qene ne bunker me komandantin,
tash nuk i ze as kulla e Jashareve.


26. O ti djale, merr edhe ti najsen !

Lufta kishte mbaruar. Naimi nga Drenasi
qe kishte qene luftetar i UÇK-se, ishte
kthyer nga mali ne shtepi. Mezi kishte hyre
brenda nga kuterbimi i nje qeni te vrare kahere,
po brenda gjeti nje grua me disa femije duke
marre gjesende.
Ajo duke mos e njohur, i thote Naimit:
-O ti djale, merr edhe ti najsen se ketu paska gjithçka!

27. T`parat le te vijne ato qejane kalle

Pas luftes, nje dite ne shtepine e shendetit
ne Skenderaj para ordinances se mjekut
pritnin perplot njerez.

Mjeku, pa te keq, por duke dashur t`iu jep
perparesi pacienteve me shtepi te djegura,
del e thote:
-Ju lutem burra, lironie rrugen per grate qe jane kalle.


28. Perde per ahur

Pas luftes, ne nje shitore te tekstilit, ne
Skenderaj, hyn nje fshatar nga Llausha
dhe i drejtohet shitesit:
-Ju lutem, a keni perde per dritare te ahurit?
Shitesi: ( duke e shikuar me habi)
-Çka po thua lum jarani, njerezit nuk po
kane te blejne perde per shtepi e ti thua per ahur.
-O burre, une nuk kam shtepi,
por me duhet perde per dritaren e vogel
te ahurit qe e kam adaptuar per banim,
se po te kisha shtepi s`do te
merzitesha fare per perde.
29. Hiqmi keto shkina prej oborrit

Pas mbarimit te luftes, njeri i kishte
“ gjetur” ne nje fshat te serbeve
disa lope te mira, aso bardhezi. I merr
e i qon ne shtepi, po ato nganjehere hynin
edhe ne oborret e fqinjve. Nje dite fqiu po
e therret te zotin e lopeve e po i thote:
-O kojshi, aman hajde hiqmi keto shkina
prej oborrit se s`po mund t`i shoh me sy!

30. O babi, po ecen kapela e UÇK-se

Nje familje nga Runiku ishte kthyer
prane shtepise se djegur. Derisa te
rriturit perpiqeshin te bejne pak vend
per te hyre brenda nje voglush 4 vjeçar
uante neper oborr. Kur e kishte verejtur
nje breshke, ai me ze te larte e kishte
thirrur babain:
-O babi, eja shih si po ecen nje kapele e UÇK-se.

31. Shtepite kabriolet

Pas mbarimit te luftes, ne pjesen
jugore te Mitrovices, derisa ecnim me
Hamdi Miftarin, nje serb nga
Runiku qe shkonte nen percjelljen e
KFOR-it, prej se largu po e pyet Hamdiun:
-Komsho, a din qish i kena shpijat atje ne Runike?
-Aaaa, komsho, mos vet, shume bet, sikur
tonat, kabriolet-iu pergjigj Hamdiu.

32. Serbet pam-pam

Gjate ofenzives se shtatorit te vitit 1998,
Hilmi Xani, nje ushtar i UÇK-se, ishte
plagosur rende ne malet e Qyqavices.
Pas luftes shkon ne Tirane per nje
kontroll tek mjeket italiane. Duke hyre
ne porten e spitalit, njefare aparati nisi
te fishkelloje. Roja e ndali. Hilmiu
nxjerr nga xhepat gjithçka qe kishte,
por aparati prape fishkellonte.
Hilmiu atehere nisi t`iu shpjegonte italianeve:
-Serbet, pam-pam, dhe bente me dore nga kemba.
Kur e fotografuan ne aparat te rentgenit, i thane:
-Ti vertet arme nuk paske, ama pam-pam municion po.

33. Me ta thye edhe tjetrin krah

Njeri nga Rezalla gjate luftes e kishte thyer krahun.
Dikur vone, pas lufte shkon te mjeku ne Prishtine.
Kur hyn brenda, mjeku po e pyet:
-Me ke je axhe?
-Me nje djale kam ardhur-iu pergjigj i rezallsi.
-S`po te pyes per djalin, po a je me Rugoven a
me Thaçin- vazhdoi mjeku.
-Jooo, ne Drenica jemi te gjithe me Thaçin-i tha ai.
-Qenka mire me ta thye edhe tjetrin krah-ia ktheu
mjeku me nervoze.

34. Plaku dhe kriteret per shtepi

Nje plak nga Rezalla kishte shkuar te
ankohet pse ende nuk ia kishin ndertuar
shtepine e djegur. Nje anetar i komisionit
komunal po i thote:
-Mixhok, per t`i plotesuar kriteret per
shtepi, ti duhet te kesh femije nen 5 vjeç,
s`duhet te kesh lope, s`duhet te kesh
toke, traktor apo dike ne boten e jashtme.
-Demek- tha plaku me nervoze-sipas jush
une po u dashka te jem i vdekur dhe t`i
plotesoj kushtet per varr, a ?

35. Hyri KFOR-i, na u paska luajt nena

Nje plak po e sheh nje mocanikun e tij
duke ikur ne drejtim te malit.
-Ou, ndalu burre e mos u tut se kane
shkuar serbet, ka ardhe KFOR-i, erdhi liria, mos ik !
-Liria ka ardhe per ty se mua m`u paska luajt nena,tha plaku i cili nuik kishte qene bash i rehatshem.



Huazuar nga ALBANUR.EU

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen