Freitag, 26. Juli 2013
Cikël poetik nga Fran Ukcama
FRAN UKCAMA
NË BETOSHË DUA TË SILLEM
Në Betoshë dua të sillem,
Atje, ku me lindi nana,
Korrënit, lulnajë, të ngjitem,
Veç të ha një grusht me skamna..
Të hurb ujë te Kroni i Panjës,
pastaj t` puth pragun e trollit,
pak freski Fushës Ukcamës,
tjetër gja s`i desha Zotit!
Kur të kthehem Toskës, poshtë,
marr dhe falmen prej katundi,
në çarranik bludën e ftohtë,
porcekën dhe nji lugë druni!
Një bojli, nji man i hapun,
shprishin shpirtin, të hanë udhëtarët,
a po më njeh sot kjo Sukë Stani,
ku lashë thonjtë si dishmitarët !
Ku përgjaka gjuj e brryla,
ku Ajkunes nanës zojë,
i thosha, ulu tokes se u mbyta,
dua pak sicën në gojë!!
Ajo lugë, ajo bludë,
tamli i nanës më mbajti gjallë,
Dua Betoshën, si asgja kurrë,
Se prej Asaj, jam ky që jam!!
KRYQET MBI VORRE
Krokllima e nji korbi mbi arren e moçme,
bari dhe lulet mbi një bojë,
kryqet e lodhuna aty mbi vorre,
shpirtin e trishtun ma kthyen në blojë..
Aty poshtë dheut jetojnë të shumtit,
e ngrihen naten shetitin trojet,
t`i takoja pak do ndihesha i lumtun,
te krojet e katundit, të kuvendoja..
As kullat e rrenueme, me çeprat keputuna
dhe arat e dikurshme kthye në dushkaja,
nuk ndihen te vetmueme as gjollet e lmueta,
se mbi njëzet breza aty rrojnë Tëparet!
Kryqe mbi vorre kthye në murana,
po grryej kujtimit, atje mbi Soishtë,
e pyes ndritpaset, a dini ku asht nana,
me thanë:- per ty, ne udhë sot asht nisë!
MEZHDAVE ME MAHNIMË ZOGU
Dil o shpirt , o shpirt i lodhun,
dil në fresk mes potologu,
potologu , lulzë e zogëz
ndje fishkllimën e një zogu..
Dil o shpirt, o shpirt burgosur,
vuajtjesh në kafaz krahnori,
kujto jetën e pasosur,
bridh, mos rri , se rrudhet moti.
Mezhdave sofër koncertesh,
nën një kumbull, nën një mollë,
ku një krua këndon mes dertesh,
një qershizë po shkrinë në gojë..
Dil o shpirt krisur në heshtje,
shkruaj vargun rrasës flakur,
po më the ti: -Jam në një ndezje!
Unë të gjegjem: Nuk ças plakjen!
NË KODER MBLEDH MANAFERRA
Sa të rrekem me torishta,
torishta ku rriten rrëna,
dal te kodra mbi Sojishta,
edhe mbledh manaferra..
Mes ferrnajes ku s`ka fund,
tjerr mendimet si lamsh leshi,
ma mirë mana në katund,
se ta la trunin te sheshi..
Diçka bio do të has,
një legjendë, tej potologu,
shpirtit m`i fal frymë edhe gaz,
kënga e trishtun e një zogu!!!
Abonnieren
Kommentare zum Post (Atom)
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen