Mittwoch, 31. Juli 2013

Transfigurimi estetik i dritës


Nga PREND BUZHALA

[Arti figurativ i piktorit Idriz Berisha pas luftës]
 
Idriz Berisha është njeri ndër krijuesit tanë, i cili e ka ruajtur të pandërprerë komunikimin figurativ me publikun artdashës. Ky krijues figurativ ,nga Dobërdoli i Klinës,me krijimtari figurative merret aktivisht që nga fundi i viteve ’60-të,kur ishte nxënës i shkollës së mesme të artit figurativ në Pejë.

1.
Deri më tash ka hapur 20 ekspozita personale, ndërkohë që ka marrë pjesë në dhjeta ekspozita e aktivitete kolektive përmes SHAFAK dhe Shoqatës rajonale te artistëve të Pejës,të krijuesëve figurativ SPEKTRI të Klinës etj.
Për punë të suksesshme në krijimtari, ka marrë shumë shpërblime kombëtare e ndërkombëtare si;
-Çmimin’’Agim Ramadani ‘’- Cyrih[2006],shpërblimin e NENTORIT ne Pejë,shpërblimin ‘’Flaka e Janarit –Gjilan [2004],shpërblimin nga SALLONI I NËNTORIT –Prishtinë-2011, shpërblimin PUNËTOR I VITIT PËR KULTURË-KLINË, shpallet PIKTOR I VITIT 2012 nga Akademia Alternative’’PEGASI’’, Kosovë-Shqipëri etj.
Secila ekspozitë e tij e pas luftës , vjen me energji të përtëritura krijuese.
Vërtetë, Serbia kishte menduar se me anën e rrëmbimit të institucioneve të Kosovës; se me dëbimin e krijuesve në ekzil të brendshëm shpirtëror apo në ekzil jashtëm; se duke ua shkatërruar, më në fund, gjatë luftës vprat e duke i likuiduar edhe krijuesit aty këtu,do të zhdukte çdo gjurmë krijimi, ashtu siç i ndodhi edhe Idriz Berishës, tek iu dogjën mbi 300 vepra krijuese,një pasuri e konsiderueshme e ekzemplarëve të ndryshëm kulturor e etnografikë, biblioteka, albume, katalogje etj. Por nuk ndodhi krejt çka mendoj barbaria kundërqytetruese e shekullit që e lamë pas .Deri të ringjallja e madhe për artin, as idetë,as idealet për liri e krijimtari.
Prandaj këta kapituj sa tragjikë e tronditës,aq edhe krenarë,aq gjallërues e aq frymëzues nuk kishte se si të mos e gjenin edhe njëherë shprehjene tyre figurative në krijimtarinë artistike të Idriz Berishës. Krijuesi nuk ka mundur, pra, ta anashkalojë kobin e tragjiken e rëndë qe rëndoi dhe e rëndon ende botën e njeriut tonë me gjurmët traumatike të luftës. Figurativisht, dorëshkrimi artistik-piktural i Berishës ligjëron për këto travaja e ankthe, për furtunat e luftës,për fytyrën e përgjakur të sajë.
Si një kredo e artistit,aty shquhen edhe nënshtresat artistike të shpalimit të epopesë së luftës, të triumfit e të ecjes vertikale e krenare të këtij populli në hapësirat e veta të lira e në hapësirat e pushtuara të lirisë. Fryma e rezistencës së tillë nacionale na shfaqet të cikli domethënës ‘’GURËZIM’’, me qëndrimin triumfal të figurave,me realizimin e veprave përmes një kompozicioni të rregullt, me shprehje qe konvergjojnë gjithnjë aspektin e sajë konstruktiv, me anë të vijës së disiplinuar që shkon kah gjeometrizmi real.
Kështu, ciklet e reja’’LOJA’’(vizatime),’’VARRET KRUSHQVE’’, ,,REFLEKSIONE’’ janë vazhdimësi e krijimeve të para luftës,tashmë në kodin e ri artistik-tematik. Kjo ripërtëritje krijuese nba shfaqet e shpalohet tani edhe me ciklin ‘’FRYMË AMËSIE, tek e bart po at dritë shënjë figurative të paraluftës,po at dritë e ndriçim të ndezur ngjyrash, veçse tanimë përmasa të reja. Ky univers i ri krijues e vë në qendër njeriun. Gjithnjë në hullinë e këtij mendimi,duke i përvijuar këto veçori të artit të Berishës,nuk është e çuditshme pse ky univers,me protagonistin e tij,njeriun e ka përmasën ripërtëritjes nga njëra anë dhe përmasën e dramës tragjike nga ana tjetër. Në kujtesën e piktorit janë ruajtur të freskëta e të gjalla indi i kohëve që kaluam, ind që e gjen formësimin e transfigurimin e vet estetik në çartizmin karakteristik. Ç ‘është e vërteta,ky besim krijues të vetvetja e ka rrugën e përvojën e tij të gjatë e të pasur krijuese prej disa dekadash, kur ishte nisur rrugës së artit si grafist,degë të cilën e diplomoj në Akademinë e arteve, por gjithnjë duke e shquar edhe prirjen e tij për në lëmin e pikturës. Fryma përshkruese në pikturën e Berishës ka diçka syreale, qe përkufizohet me apstrakcion psikologjik modern. Ç’është e vërteta ,arti modern,sikundër janë poezia dhe piktura, do të shquajnë gjithnjë këtë lidhje e ndërlidhje me realitetin, pra këtë lidhje me jetën vetë,do të thoshim.
Së pari, pra jepen shenjat krejt reale mandej krijuesi e koncepton realitetin e dytë, at të brendshmin, përjetimin,apo psikologjizmin modern.
Sado që mbizotëron aty - këtu një gamë e gjerë e shqetësimeve të botës bashkëkohore,është ngjyra ajo që e fisnikëron hapësirën dhe që e vë drejtpeshimin e tërësisë kompozicionale të tablove.
Ngjyrat e shquajnë tendencën e ndriçimit, siç është e bardha e plisit, si shenjë e amshueshme etnike, apo ngjyra e kaltër e ujit të Drinit të bardhë me reflekse mbresëlënëse e me semantikën e hapësirës etno-gjeografike estetike,apo si hartë shpirtërore.
Edhe tani krijuesi e ka ruajtur atë evokim – imazh të pashkëputshëm nga cikli i paraluftës ’’RRUGËTIMI I DRINIT TË BARDHË’’ e që u dogj nga soldateska serbe. Se arti triumfon,prandaj,mbi shkretërimet e hirin e hirin e kohëve,janë dëshmi edhe këto vepra artististike të Idriz Berishës.

2.
Nëse në krijimet e paraluftës,grafikat-portrete,pikturat e punimet tjera figurative,qe si motiv kanë figurat historike të Skënderbeut,Sylejman Vokshit,Avdyl Frashërit,Shtjefën Gjeçovit,Nënë Ajshes, Hasan Prishtinës e Nënë Terezës e shumë tjera. Motivet qe simbolizojnë triumfin si frëngjitë,loja e shqipeve,e tema shqetësimi për popullin në variacione figurative ,pejsazhe te dremitura te vendit tonë,përbejnë vetëm disa nga hulumtimet e pandërprera të komunikimit vizual të Berishës;edhe pas luftës puna krijuese e tij është dëshmi jo vetëm e krijuesit të palodhur ,po edhe dëshmi,që për t’i quar përpara e për t’i arritur vlerat figurative,duhet gjurmuar shumë mundësi e rrugë individuale si krijues.
Artdashësit do ta mbajnë në mend temën e trajtuar gjatë të ciklit ‘’Rrugëtimi i Drinit të bardhë’’.Në kabllot e tij regjistron,rrëfen,thur e ligjëron me gjuhen figurative për odisejaden e pafund historiko-kombëtare;Drini është një vijë figurative ,po edhe vijë tragjike –dramatike e çasteve etnike –sociale në hartën shpirtërore të ekzistencës e në hartën e kreacionit të rrugëtimeve të lirisë ,të legjendave,të gurëve etnik,të ujërave që shënojnë kozmogoninë shqiptare. Pejsazhet asociative-figurative e kanë ngacmuar vazhdimisht imagjinatën krijuese të këtij piktori.
Pra ,pos hapësirave të jashtme,të shohim se si krijuesi i shpreh vizionet e tij të hapësirave të mbyllura,në të cilat shquhet,si shenjë figurative,pikturimi i frëngjive tradicionale shqiptare,që ta përkujton Harkun Triumfal.
Nga këto harqe depërton drita. Drita shtegton në pikturat e Berishës nga dekada në dekadë. Të duket sikur drita,në sfondin e tragjedive tona historike ka depërtuar qoftë edhe nëpërmes një hapësire të ngushtë,;nëpërmes këtyre ngushticave ekzistenciale shqiptari e ka vështruar botën për rreth,herë me grykën e pushkës e herë me syrin e jetës .Prandaj,kudo,këto piktura –cikël i karakterizon figura e Shqiponjës,ky simbol etnik e nacional shqiptar.
Shqipet përpëliten,e luajnë herë vallen tragjike e herë-herë krenare synojnë
Vazhdimisht diçka;ato frymojnë lirshëm edhe kur janë në ngushtica të çfarëdollojshme. Në raste të tjera piktura i regjistron e i zë ato në përpëlitje e shqetësime të pafund. Drita sikur e ndjen thyerjen nga ngjyrat e pjekura e të murrme-ngjyrë toke. Krijuesi nuk lë pa rrëfyer e pa paraqitur ornamentikën popullore e elementeve të etnopsikologjisë shqiptare .Kurse shenja figurative e dritës përfiton refleksione të reja ,të një piktori tashmë meditativ në kohë e hapësirë.

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen