Shkruan Agim Gashi
Fotoreportazh me antarët e klubit "KRAHBARDHI" - Düren - Ferizaj
Më 20.07.2013 më thirri Nderim Mehmeti nga Ferizaji që jeton e punon në Düren të Gjermanisë. Pas përshëndetjeve të zakonshme më tha:
-Baca Agim, të lutem të na vish në një ndej që do ta organizoj unë për nderin tend dhe mysafirëve tjerë që kam ftuar.
Pranova të shkoj se shumicen i njihja dhe se këta djelmosha e burra në moshë, janë njerz që me djersen e tyre arriten të jenë vetvetja e që kombit e atdheut ti qesin hije të bardhë pas asaj të zezes që ia qiten hajnat, drogagjitë, plaçkitsit e çka jo tjeter. Për këtë arsye në Evropë buregjet janë të mbushura me të burgosur shqiptar, ndersa Zvicra kerkon edhe gardien shqiptar.
Këta njerz, siç është Nderim Mehmeti - Ferizaj - Düren, Bashkim Bejtullahu - Vushtrri-Düren, Xhevat Gajtani-Ferizaj-Koblenc, Agron Hasani-Ferizaj-Neuss, Remzi Zekolli, Zaim Osmani e Mustaf Marevci - Ferizaj - Düren.
Këta njerz janë të dashuruar në familjen e tyre, punën dhe pëllumbat. Nderimi kishte një mori pëllumbash, por edhe tjerët tregonin për pëllumbat e tyre. Këtu të pushonte shpirti nga politika, ndasitë partiake, nga thash e themet e ndryshme. Këtu në klubin e tyre që e kishin emruar “Klubi KRAHBARDHI” - Ferizaj - Gjermani, flitej për fluturimet e pëllumbave, akrobacionet e tyre, rrotullimet në qiellin e hapur dhe ramja pingule duke u sjellë nga lartësitë e mëdha e duke treguar se sa pëllumbi është vetërarë duke u sakrifikuar për ramjen nga lartësitë deri edhe një kilometer. Pëllumbat e Nderimit, por jo vetëm të nderimit, kishin fituar trofe dhe kishin hyrë edhe në librat gjermane mbi thyerjet e rekordeve të ndryshme.
Shpeshherë u mundova ta kthej biseden edhe nga jeta dhe hallet tjera, por bisedat për pëllumbat skishin të sosur. Të dashuruar në fluturimet në lartësi të pëllumbve shqiptar në qiellin e Evropës, në rrotullimet dhe artin e lëvizjeve në hapsirë, më bëren të ndjehem krenar. Sonte në këtë mbrëmje ishte atdheu ynë me pëllumbat e bardhë nga Dardania, me mishin e pregaditur me saç, me çajin e mrekullueshëm, me bostanin me zemër tejet të kuqe e të ëmbël dhe me sanxhakun e prushit ku vehej tepsia. Dikur vonë kur më nuk mund të fluturonin pëllumbat, dikujt i ra ndërmend se unë e kisha edhe sharkinë time me vete.
-Hajde tash ti pëllumb Baca Agimi këndona një këngë për pëllumbat!
Nuk thash jo sepse e dija që pas disponimit me miqësinë e krijuar dhe artin e pëllumbave në fluturim, edhe unë do ta bëj një këngë për pëllumbat. Mora sharkinë dhe fillova këngën:
O flutroni pëllumba të Dardanisë
Për hater të Evropës dhe të Gjermanisë.
O fltroni pëllumba të bardhë shqipëtar,
Dashuri e miqësi, botës me shpërndrë.
Fluturoni pëllumba me krah bilur
Qiellin e atdheut, mos e harroni kurr.
Fluturoni pëllumba me krahët e lirisë
Për hatrin e Kosovës dhe Shqipërisë. etj,
Pas kësaj kënge dhe duartrokitjeve fillova këngën “Kthimi i Skënderbeut në Krujë“ që u përcoll me shumë interesim. Këndova edhe për Jusuf Xhelilin, Hajredin Pashen etj.Dikur vonë pasi që pëllumbat kishin rënë në gjumin e thellë pas fluturimeve në qiellin e hapur të NRW-së, edhe ne duke u përshëndetur u shpërndamë me shpresë se do të takohemi prap, jo vetëm në Düren por edhe në qytetet tjera të NRW-së.
Kur u ktheva në banesen e vetmuar, isha në disponim. Mendova dhe thash me vete: puna e ndershme e puntorëve tanë në shtetet e perëndimit, nderon kombin e atdheun. Duhet që disa të marrin shembull tek të mirët.
Düren, 21.07.2013
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen