J'accuse !
"I urrej viktimat, që i respektojnë ekzekutuesit e tyre !" (Jean-Paul Sartre)
Specialistët e
trashëgimisë Kulturore,njëkohësisht anëtarë të /Forumit për Mbrojtjen e
Trashëgimisë.) denoncojnë një akt barbar që ka ndodhur në Kepin e Rodonit, ku
është shkulur një basoreliev disa-shekullor që ata e identifikojnë me
krye-engjëllin Mikael (Mikel / Mëhill), ose sikurse thotë historiani Ulqini një
objekt pagan. Redoni ilir zinte një hapësirë shumë më të gjerë në bregun lindor
të Adriatikut se sa territoret e qytetit të Durrësit.
‘Edhe pse për
shekuj me radhë, kjo kala arriti ta mbronte vetminë e saj tragjike, edhe falë
një basorelievi të krye-engjëllit Mikael, i cili me shpatë në dorë mbante larg
saj hordhitë barbare, kjo kala nuk mundi ti rezistojë gjatë ditëve të sotme.
Krye-engjëlli Mikael e mbrojti kalanë e Skënderbeut nga otomanët, nga
venecianët dhe nga banorët e zonës
përreth, që të
mos i shkulnin gurët për shtëpi. Krye-engjëlli Mikael për çudi arriti të
shpëtonte edhe nga komunizmi, sistem i dhunshëm ndaj simboleve fetare. Dhe, sot
në korrik të vitit 2013-ës, statujën arritën ta shkulin nga muret e Kalasë së
Skënderbeut. E shkulën mu në hundën e shqiptarëve, të cilët për të mbrojtur
kulturën e tyre, kanë krijuar edhe institucione’. J'accuse !
Kyçi (elementi
tjetër i rëndësishëm i relievit) tregon se Rodoni (Redoni) ilir, krahas
perëndisë së detit, ishte edhe perëndi e natyrës dhe udhëtarëve, perëndi
mbrojtëse e tregtisë, kaq e zhvilluar në këtë zonë.
Me vjedhjen e
artit, kulturës po na e vjedhin edhe historinë. ”Që aty te lumi
duket, mbi një kodër, Kisha e Shën Spasit ose Kisha e Gogëve (e vllehëve) si i
thotë populli. Kjo ka historinë e saj. Sërbët e kanë djegur disa herë në kohën e
Turkut, se vllehët nuk pranonin gjuhën sërbe në kishë. Ka atje disa varre të
vjetër, me kryeshkrime greqishte që mund të na shërbejnë si dokumente historike
për të vërtetuar se pjesa më e madhe e popullsisë sërbe e Prizrenit është, në
realitet, një popullsi shqiptare-rumune e sërbizuar përmjet kishës, dhe e cila,
dikur, ka dashur të rrojë jetën e vet kombëtare.”(Në Prizren, midis të vdekurve
dhe të gjallëve, Mitrush Kuteli) dhe diku më largë te Bajrakli Xhamia: ”Ja, të
gjithë të vdekurit të këtushëm që flenë nën shenjën e komplikuar të svastikes
ariane në trajtë dielli, që i patën sjellë dikur të gjallët, me bujë e me lot.
Pastaj u ardhi radha edhe atyre të ikin nga kjo botë – si na ka për të ardhur
edhe neve, nesër – dhe mbetën të shkretë.”(po aty).
I nderuari
Mitrush Kuteli -Ne jemi viktimat, që i respektojmë
ekzekutuesit tonë ”Mëndimi i
përgjithshëm i popullit tonë, sikurse i cdo populli tjetër, vetëm ai është i
pagabueshëm” pohonte Frang Bardhi .” Gjithashtu nuk mund të mos merret në këtë
rast si një dokument shumë i rëndësishë dashuria e pa besueshme e epirotëve
ndaj Skënderbeut, sepse ,me siguri ata nuk do ta kishin dashur aq tej masës
sikur Skënderbeu të mos kishte qenë epirot. Kjo është e qartë sepse epirotët
nuk luftojnë me qejf nën një prijës prej kombësije të huaj.Dhe që e kanë dashur
sa s´ka më ku të vejë, duket sheshit nga puna se ushtarë e tij shumë shpesh
hidheshin në rreziqet më të mëdha për të mbrojtur vetë Skënderbeun. ”(F.Bardhi
1636). Çdo popull e njeh për bukuri zanafillën e vet. Dhe ne?
”Më 17 Qershor
13, në Shipskë, Voskopojë në Kishën e
Shën Gjergjit , u vodhë ikonostaset e drurit dhe ajo e arta,si dhe shumë
gjëra të tjera me vlerë kulturore.
Ne muajin
Mars 2013 nga Kisha e të gjithë të Shenjtërve në Himarë
e ndertuar në vitin 1775 , u vjedhën në shtyllat e një ikonostasi te shekullit
18-të.Shkurt ”013 , Kampi i Spaqit në Mirditë me të gjthe që kishte u bart në
hekurishte për riciklim.Dhjetor 2012 , ikonat në Kishën e Shën Premtes të bëra nga Onufri , u vjedhën.”
Vidhet arti ,vidhet trashëgimia ,vidhet historia. Lista e vjedhjeve është e gjatë .( http://ekphrasisstudio.com/art-theft-is-a-crime-stop-looting-heritage-in-albania/ )
Chicago Tribune(janar 1994) me dhëmbje raporton : ÄShqipëria është shumë e pasur me pasuri arkeologjike, janë mbi 300 qendra të tilla arkeologjike që e tregojnë historinë e këj vendi që nga parahistoria. E tërë historia u bart në Greqi ,Itali Gjermani. Ikonat me vlerë prej 5 million $ u zhdukën nga Manastiri i Ardenicës ” J´accuse !
“Një komb që në
përpëlitjet e tij identitare fillon dhe shuan kujtesën historike të vlerave dhe
idealeve që e kanë krijuar është i destinuar për tu kthyer në një masë amorfe
popullate mbi të cilën mund të kryen gjithfarë eksperimentesh . “(D. Koçi)
J´accuse !
Fahri Xharra
Gjakovë, 29.07.2013
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen