Mittwoch, 24. Juli 2013

Poezi nga Nehat Jahiu


NEHAT JAHIU

MODA

Modën duam, për ta ndjek
Në Evropë të shkojmë pa brekë
Do të nisemi tani menjëherë
Vendin do ta kemi atje përherë.

Do të turremi turr e vrapë
Që mos të humbim asnjë hap
Do të vëmë gjithëçka në qafë
Rrugëve do të ecim cullakë.

Ashtua ashtu na e lyp "moda"
Kështu po kërkoka Evropa
Sa më parë të çveshemi lakuriq
Qimet të na duken si iriq.

Urra, urra të gjithë gra e burra
Sa më shpejt të dalim te ura
Nëpër bërlloqe e nëpër gropa
Sa më shpejt se po na pret Evropa.


UJKU DHE PARTITË

Ujku mbetë ujk gjithmon
Ujku vetëm qimen e ndrron
Po ca politikan tanë
Qimen e mbajn atë që kanë
Veçse lehin
Atje ku hanë
Bëjnë ,
Ç, bëjnë e natë e ditë
Ndërrojnë partitë.


PSE E HËNGRËN MINISTRIN ?...

Një ministër asaj ane
Kur i thanë:
-S,kemi bukë
U përgjigj:
-Hani banane
Pa iu turrën
Varg e vistër
Dhe hëngrën zotin ministër.


KUR DO ECIM.VALLË,NË KËMBË?

Rrofshin ca ministra tanë
Hyp e zbrit në aeroplanë
Duke shëtitur tërë dynjanë
Thonë mileti
Nëpër dhëmbë:
-Mor po këta ministrat tanë
Që po rrahin tërë dunjanë
Me veturë e aeroplanë
Kur do ecin, vallë,
Në këmbë?...


NA E BËN DIMRIN VERË

Kur vjen dimri e bie vera
Mblidhen njerëzit në oda
Pijnë një shishe çaj rusi
Fjalën na e merr Lalushi
-Pa dëgjoni, o milet!
-Fol,o zoti deputet
-Për sa kohë më keni mua
Qofshi burr
A qofshi grua
Do jetoni në Liri
Në bollëk demokraci
Do keni dhe ca uri
Uri dhe varfëri
Po njeri s'do t'ia dijë
Kur larë përmi kryet e tij
Ka pra një njeri me ment
Ka një goxha deputet
Zoti ua bëft kësmet
Veç dëgjoni
Mos lejoni
Që disa palo milet
Ta hedhin
Me këmbë përpjet!


ASGJË BOTA NUK HUMBET

Një gjë bën ,
Një tjetër, thotë
Pa po mburret
Edhe thotë:
-S'ka or s'ka, si unë në Botë,

Po të jetë kjo e vërtetë
(Ishalla kështu të jetë)
Bota asgjë nuk humbet.


PLESHTPI DHE JORGANI

Dajë Hardhuci ,i shkreti
Në mend të miletit mbeti
Se njëher prej mukajetit
Për të shpëtuar prej pleshtit
Dogji jastëk dhe jorgan
Por e qeshën dhe e shanë
Sepse pleshti gjallë mbeti.


KURRNACI

Kur erdhi dikush troket në derë
Del kurrnaci
Në penxhere
Dhe thërret:
-Oj ty zonjë, apo zotri
Të lutem,
Mos trokit fort
Se ta dish
Zotëria jote
Dera është prej kompensate
Dhe sa herë që trokëllin
Atje hahet, bëhet vrimë.


GJELKOKOSHI

S'jam i pari
As i fundit
Jam i madhi
I katundit
Thonë:
-E paske kokën bosh
Unë u them:
Ju qenkeni qarahoshë
Se unëjam një gjelkokosh.


HONORARET

U këputen, duke shkruar
Ca me këmbë,
E ca me duar
Vargjet e tua,
Si ugare
Se shkruan
Për honorare


FIKU

Shpejt e shpejt ky lum miku
Na iu ngjite majës te fiku
Falë shokut,
Falë mikut.

Veç një gjë ti mos harro
Kur të shembesh prap mbi dhe
Sa më lartë të jesh ngjitur
Aq më shumë do të thërrasësh
Do bërtasësh…


 
KAÇURRELE, KAÇURRELE

Kaçurrele, kaçurrele
Ti siç ishe .
Ashtu ngele
Në shkollë
Një herë s'shkele
Vetëm flokët
Ç'mi përdredhje
Buzët,
Faqet
Seç mi lyeve
Po kurkujt nuk i pëlqeve.


TË QESHËN,TË BËNË NUSE

Të qeshën, të bënë nuse
Të dhanë byzylyk gushe
Pa të çuan jashta shtetit
U bëre gaz i miletit
Se harrove moj e shkretë
S,ka në botë si vendi i vet.



DEMOKRAT,ARISTOKRAT

Ti më hiqesh demokrat
Demokrat aristokrat
Po ç'e do se spaske fat
Sepse shteti dhe mileti
Kur fiton demokracia
Thërrasin me zë të lartë:
-Demokratët ,aristokratë
Që ke rënë në korrupsion
Për millet më nuk mendon.


SEÇ PO BËHEN TRANSFERIME

Se ç,po bëhen transferime
Nga një zyrë në zyrën tjetër
Po prap ecët me të vjeërën
Se drejtora,revizore
Tërë kjo kompani me horra
Kur lëshojnë zyrën e vjetër
E kalojnë në zyrën e tjetër
E kanë si zakon si gjithë
Që jastëçkën e karriges
E mban të qepur në bythë.

HALLET E DEPUTETIT

Ka edhe deputeti halle
Në fushën elektorale
Ku e ftojnë në takim
Se nuk di i shkreti fare
Në çfarë fushe
Në çfarë male
E ka zonën elektorale?

Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen