Montag, 15. Juli 2013

Halil Xani: Gazetaria si pervoje

Humor nga Halil Xani (2)
1. Shkronjat e vogla

Redaktori i nje gazete, i thote korrespondentit:
-Ju lutem, ju do te me verboni me ato shkronja
aq te vogla me te cilat po shkruani.
-Z. Redaktor, une vet jam i vogel, gruan e
kam te vogel, rrogen po ashtu te vogel, e
si mund te bej perjshtim e t`i shkruaj
shkronjat me te medha-i pergjigjet korrespondenti.

2. Qente ne radio

Gjate diteve te para te punes ne Radio Mitrovice,
mora per detyre nga redaksia ta zhvilloj nje
bisede me nje drejtor te nje shkolle
te mesme ne Skenderaj. Intervisten e mbarova,
nderkaq pjesen hyrese e kisha lene ta kryej ne
shtepi. Duke e montuar ate pjese, UHER-i im
regjistroi nje te lehur te forte te qenve mu
ne mbarim te fjalise: “Degjues te nderuar
ne vazhdim do te ndiqni biseden qe zhvilluam
me drejtorin NN”.

3. Ti ketu e atje

Nje te shtune isha gazetar kujdestar ne Radio.
Per te arritur me heret ne shtepi, emisionin
“ Ngjarjet e dites” ,te ores 16,5o minuta e lash
te incizuar ne shirit dhe ia dorezova teknikut.
Kur arrita ne Skenderaj, hyme me disa shoke
ne çajtore. Ne ora 16,50, une fillova t`i jap
lajmet ne radio, kurse njeri nga tavolina tjeter
me shikonte me habi e duke i ferkuar syte:
-A po me bejne veshet, apo je ti duke i dhene
lajmet-me tha.
-Jo- i thash, nuk po te bejne veshet.
-Atehere a po me bejne syte, apo je ti edhe
ketu-ma ktheu. E si eshte e mundur
ti ketu e atje, pernjeheresh?

4. Nuk kam treme, pasi jam me ty

Ne radio, shpeshhere e realizoja edhe nje
emision per femije. Nje dite kisha ftuar mysafir
Agim Gashin nga Kryshefci, i cili shkruante
vjersha per femije.
Para se te hyjme ne studio, i them Agimit:
-A po ke treme?
-Jo, me tha-pasi jam me ty e njihemi kahere.


5. Vetem karrigen mos ma ze!

Ne kohen kur isha korrespondent i radio
Mitrovices, ne Skenderaj, nuk kisha
zyre as telefon. Gjendesha si mundesha.
Nje dite shkova ne zyren e Sadri Hajres,
te cilin e kisha shok shkolle, e qe atehere
ai ishte sekretar i BVI-se per punesim.
Derisa ai shkoi ne nje zyre tjeter per
nje pune, une e e dergova nje raport ne radio.
Kur u kthye i thash:
-Me fal, ta shfrytezova pak telefonin.
-More sa per telefon, fol edhe me Amerike
nese ke nevoje, por te lutem vetem karrigen
mos ma ze- ma ktheu.


6. Po e rrezojme nje shtepi

Gjate dimrit te vitit 1985 pati rene
nje bore e madhe. Atehere punonim ne
nje zyre me Xhavit Çitakun. Ne raportuam
disa here per demet qe kishte shkaktuar
bora. Nje dite, s`kishim asnje ngjarje.
-Ç`po bejme sot-i thash Xhavitit.
-Paj, po e rrezojme edhe nje shtepi-ma ktheu.


7. Me mire kah ky berllok

Ecnim rruges neper qytet me Hamdi Miftarin.
Papritmas ai me terhoqi per dore andej
kah nje grumbull berlloku.
-Perse po na shtin neper kete berllok?-i them.
-Me mire te hyjme neper kete berllok, sesa
te takohemi me ate berllokun qe po vije drejt
nesh!- ma ktheu ai.

8. Mbledhja e mbyllur

Ne komitetin e atehershem te mbrojtjes ne
Skenderaj, mbahej nje mbledhje. Ne gazetareve
na thane se nuk ben te marrim pjese, ngase
kjo mbledhje ishte e mbyllur pasi ishte e nje
rendesie te veçante.
Pas mbledhjes, Sadriu po i thote Hamdi Miftarit:
- Çfare gazetaresh jeni ju qe ju perzune nga
mbledhja, ne te cilen u be fjale per blerjen e
dy maskave mbrojtese.
Hamdiu ia priti.
-E po çfare burri je ti, kur te nderruan nga
Kryesia, me nje femer, bile edhe ajo, grua shterpe.

9. Kafja pa sheqer

Shkuam nje here me Hamdi Miftarin
te nje drejtor. Ai na priti mire, por e hetuam
se s`deshi te na ofronte kafe me arsyetimin
se nuk kishte sheqer.
Hamdiu po i thote:
-Ne i pime kafete edhe pa sheqer.

10. Ekspozita

Me Hamdi Miftarin nje here trokitem
ne deren e shtepise se kultures ne Skenderaj.
Portiri e hapi deren vetem pak sa per t`u
marre vesh me neve. Hamdiu e pyeti:
-Perse bre vella dera mbyllur ne pike
te dites, mos keni rene ne bela me kend?
-O vella, eshte hapur nje ekspozite e po
vijne njerezit, po e bejne korridorin pa fshi,
hajt thash t`e mbylli deren me mire-
ishte pergjigja e portirit.

11. Ma blej kete majmun

Nje pasdite, dolem ne qytet me kolegen
Sebiha dhe me djalin e saj. Duke i shikuar
vitrinat, djali i vogel u ndal e nguli kembe:
-Mami, ma blej kete majmunin ne vitrine !
-Jo, biri i nenes, se me beheni pastaj dy-ia
ktheu Sebi.

12. Rrugedalja mbi rrethoje

Me Xhavit Çitakun shkuam te Rexhep Rushiti,
i cili asokohe ishte drejtor i ne fabrike. Pasi
qe punet ne kete kolektiv nuk shkonin edhe
aq mire, e punetoret iknin ne shtepi kur t`iu tekej
po i them:
-Z. Drejtor, ku eshte rrugedalja?
-Mbi rrethojen e telave-m`u pergjigj.

13. A ka ndonje te re

Para deres se kryetarit te komunes, une e
Xhavit Çitaku takojme sekretareshen e
kryetarit.
E pyeta ate:
-A ka ndonje te re sot ketu?
-Pse a e vjeter po te duket ty kjo a- nderhyri
Xhaviti.

14. Pulen e hame, ryshfetin jo

Pas luftes siguruam nje zyre me Kajtaz Gecajn
e Bekim Kastratin, por telefon nuk kishim.
Nje dite po i themi nje tekniku te postes si me shaka:
-Sa po kerkoni te na e siguroni nje linje telefonike?
-Ne nuk e hame ryshfetin- na e ktheu.
-Atehere, pasi nuk e hani ryshfetin, a ben
te shkojme ta hame nje pule bashke?
-Eh pulen ben, na tha.

15. Gruaja nuk eshte golf

Nje dite ne zyre erdhi nje koleg. Mua e
Kajtazit na tha:
Sot nuk jam ne pune. Erdha vetem sa t`
ju shoh se nuk kam kohe te rri , e kam
lene gruan tek hyrja e nderteses.
-Mos u frikeso se nuk ta merr askush,
ajo nuk eshte golf-ia ktheva.


16. Ramtamtamin na e le neve

Ne kombibusin e TMK-se, ishim perplot gazetare
qe shkonim per ne Runike, ku do te vazhdonte puna
ne aksionin e pyllezimit te siperfaqeve te zhveshura.
Nje kolege nga Prishtina ia mori kenges:
Ou moj Shqipni, mos thuaj mbaro-i-ova, e pastaj
vazhdoi me ram, tam, tam, ram, tam, tam. Une i thash asaj:
-Ti vetem vazhdo te kendosh, ramtamtamin na e le neve!

17. Ju ne burg une punoj per juve

Une perkohesisht isha i papune, ngase u nderpre
dalja e gazetes ne te cilen punoja si korrespondent
nga Skenderaj. Gati çdo dite dilja ne qytet dhe takohesha me koleget. Nje dite Isa po me thote:
-Po na akuzojne lidhur me nje shkrim dhe po na
kercenojne me burg. A do te vish te na vizitosh
nese na burgosin?
-Jo- i thash-nuk do te kem kohe, ngase
atehere do te punoj ne vend te juajin.

18. Dy rreshta nje faqe, nje faqe dy rreshta

-Kajtazit mjafton t`ia tregosh ngjarjen me dy rreshta,
e ai ta mbush nje faqe, po i them Ises.
-Mua-tha- mjafton te ma japesh nje faqe, prej saj i bej
dy rreshta.

19. A ka ketu xharrah

Kolegut Adem Metes (korrespondent i Kohes Ditore) i kishte shkuar nje komision i KEK-ut dhe pasi nuk e kishin gjetur ne shtepi ia lene porosine qe te paraqitet ne zyret e KEK-ut, ose do t`ia keputnin (rrymen). Me te kuptuar per kete, Ademi shkon atje, hyn ne zyre dhe iu thote:
-Une erdha kush eshte ketu xharrah qe don te ma keput, ja ku jam.

Huazuar nga ALBANUR.EU


Keine Kommentare:

Kommentar veröffentlichen